Qindra të rinj i bashkohen FRESSH te Liqeni, Majko: Ju jeni motori i fitores

Redaksia Online June 10, 2013 14:27

Qindra të rinj i bashkohen FRESSH te Liqeni, Majko: Ju jeni motori i fitores

Mbrëmë në një aktivitet tek Amfiteatri i Liqenit Artificial me qindra te rinj i jane bashkuar FRESSH në njësinë 5.  Mes muzikës dhe politikës, deputeti i Partise Socialiste të njësisë 5 dhe njëkohësisht i pari i listën së qarkut në Tiranë, Pandeli Majko, u është drejtuar të rinjve të FRESSH për të udhëhequr Partinë Socialiste drejt fitores së 23 qershorit.

Majko u shpreh i bindur se kjo fitore do vijë me të rinjtë dhe për të rinjtë. Majko gjithashtu foli për rëndësinë e qarkut Tiranë si motor i fitores së socialisteve në të gjithë Shqipërinë. Majko nuk la pa përmendur njësinë 5 ku sipas tij, nis “shpresa” për fitoren e madhe të socialisteve shqiptare.

Kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali foli për rolin e jashtëzakonshëm që luajnë të rinjtë e FRESSH në organizimin, frymën dhe fitoren e Partisë Socialiste.  Ajo tha se të rinjtë duhet të marrin vendin që u takon në hapësirën politike shqiptare për ta ndryshuar atë përfundimisht.

Spiropali gjithashtu tha se “Rilindja nuk është slogan, por ide, vizion, ëndërr, që buron nga burrat e gratë e Rilindjes së më shumë se një shekulli më parë që Shqipërinë e donin më shumë së veten dhe të cilët i paraprinë konsolidimit të vetëdijes kombtare dhe shtetit shqiptar.  Ne kemi të njëjtën ëndërr, një Shqipëri me rrënjët thëllë në tokën tonë të begatë, dhe me fytyrë nga Europa. Ne Shqipërinë e duam për t’i dhënë dhe jo për t’i marrë”.

Redaksia Online June 10, 2013 14:27
Komento

22 Komente

  1. Flogerti June 10, 14:44

    Jetojmë në një shoqëri ku problemet s’kanë të sosur. Një pjesë e mirë e së ardhmes sonë, padyshim që varet nga ne të rinjtë. Ne duhet medoemos të tregojmë se jemi një pjesë tepër e rëndësishme vendimmarrëse për fatin e vëndit, e kjo e treguar në disa drejtime, siç është votimi dhe kërkesa e llogarisë ndaj të zgjedhurve për të na shërbyer. Por që të jesh i sukseshmëm, më parë duhet të dish mirë së ç’është e jotja, e kjo varet nga disa faktorë ku ne të rinjtë duhet të ingranohemi më shumë.

    Reply to this comment
    • bashkimi June 10, 14:45

      Në shoqeritë perëndimore të rinjtë mund të mos merren dhe aq shumë me politikë, por duhet te kemi parasysh se ata i kanë kaluar fazat e tranzicionit. Ata jetojnë në vënde ku meritokracia ka udhë të hapura dhe s’vihet ne asnjë moment në dyshim. Ata jetojnë në ato vende ku ligji sundon, e drejta udhëheq dhe të zgjedhurit(qeveritarët) shërbejnë në të mirë të vëndit pa guxuar të”luajnë” me vullnetin e popullit.

      Reply to this comment
      • Alesia June 10, 14:46

        Ata të rinj janë aq të motivuar sa shteti s’guxon te luajë me ta, por përkundrazi investon tek ata më të mirën e mundshme pasi, e duan vendin e tyre, të ardhmen më të mirë, shtetin e barabartë e zhvillimin e shoqërisë. Këta të rinj të cilëve jo pa qëllim unë po ju referohem, janë mëndjehapur dhe përballë interesit të tyre s’vene kurrësesi indiferencën. Në vëndin tonë ishte po kjo rini me ëndrra, me deshirë për liri, me zjarrin në deje për një Shqipëri si gjithë Europa, e cila 2 dekada më parë arriti të thyente diktaturën e pashoqe.

        Reply to this comment
    • andi June 10, 15:11

      gjithe te rinjte i kane dhene nje pergjigje saliut dje , duke i treguar se jane lodhur duke degjuar genjeshtra per 8 vjet rresht , i treguan gjjyshit qe ky vend pas 23 qershorit do te rilinde dhe jo me katragjyshin, po me edi ramen si kryeminister…

      Reply to this comment
    • toni June 10, 15:39

      rinia do i japi nje mesim zotit sali se nuk mund te vazhdojne me me kete qeveri genjeshtare dhe te plakur qe nuk vlen per asgje, qe po e con vendin perseri ne komunizem ose me sakte ne diktature

      Reply to this comment
    • e June 10, 15:55

      Majko eshte njeriu qe e frymezon rinine shqiptare! ai eshte njeriu qe ka bere dhe do beje ndyrshimin midis te gjitha paleve! esht njeriu qe te rrezaton miresi dhe siguri tek politika! i uroj me te mirat!

      Reply to this comment
    • fjordi June 10, 18:32

      Fitore me date 23! RILINDJE!
      te hedhim poshte njehere e mire saliun dhe grupin e tij
      te fillojme te ndertojme nje shqiperi sic i ka hije!
      VOTO NUMRIN 29!

      Reply to this comment
  2. Banderas June 10, 14:45

    Aleanca Kuq e Zi ne bashkepunim me kompanine turke Eagle Mobile,ka siguruar listen e abonenteve te kesaj kompanie per te na kerkuar konfirmimin tone lidhur me mbeshtetjen apo jo te ketij subjekti politik!!!
    Telefonata m’u be nga numuri 00355 44 500 383!!!

    Reply to this comment
  3. Denisa June 10, 14:46

    -Të rinjtë dhe arsimi
    Teksa politika merret çdo ditë me ne, e me bindjen se ne duhet të merremi poashtu pambarimisht me të, duhet te kemi parasysh se një element kyç për një rini serioze është arsimimi. Një arsim i mirë është poashtu një politikë e mirë, një alternativë e mire, një rrugë shpresëdhënëse. Me arsimin publik merret shteti, pra merren ata politikanë që ne i zgjedhim me votë duke shprehur besimin tonë, vullnetin tonë e për rrijedhojë, lidhim kontratën tonë qeverisëse me politikat që do ndiqen. Një arsimim i mirë do të thotë një shoqëri e shëndoshë. Por ç’ndodh tek ne? Në vëndin tonë meritokracia as si koncept s’përmëndet më nga pushteti, e është vetëm opozita që nga ana e saj ka një program serioz, ( ndoshta i pari deri më sot në Shqipëri) që premton realisht konkurencë të ndershme e punë sipas kapacitetit e jo mikut e rryshfetit. Ka plot raste ku injoranca udhëheq e ku të rinjtë përbuzen. S’do mjaftonte një shkrim për ti përmëndur, por që institucionet e dinë fare mirë këtë fenomen regresiv. Pra, nevojitet arsimim real, për një shoqëri që progreson. E kundërta ndodh me injorancën, e cila mbjell vetëm regres, e ku kushdo mund të të tërheqi për hunde vetëm se ai “dikushi” ka pozitat politike ta bëjë një gjë të tillë. Jo, kjo s’duhet të ndodhi. Për ta shmangur këtë duhet të ndërtohen institucione serioze si në mbarë botën e zhvilluar. Të rinjtë mësojnë çfarë ju jepet shabllon, me pamundësi zhvillimi e me mungesë të theksuar kushtesh për mësimmarrje. Aty ku mendimi kritik është thjeshtë një utopi, s’mund të kemi gjë tjetër veç regresit progresiv.

    Reply to this comment
  4. Erta June 10, 14:47

    Te rinjte jane zgjidhja e vetme per te pasur nje politik te paster e cila drejtohet edhe nga te rinj.
    Partia Socialiste mbetet e vetmja qe i kushton nje vend shume te vecand rinise dhe eshte
    gjithmone e gatshme per ta perfshire ashtu sic duhet e jo per ta trajtuar si nje pjes te parendesishme te politkberjes.
    Vota e rinise eshte per Rilindjen sepse e ndiejm vertet nevojen per te pasur nje ndryshim.

    Reply to this comment
  5. Artan June 10, 14:50

    Shifrat tregojne se dy ne tre te rinj jane te papune. Pjesa me e madhe e shoqerise Shqipetare perbehet nga te rinj ndaj zeri i tyre eshte me rendesi te vecant ne politik dhe vendimarrje.

    Te rinjt kane ngelur peng e keqeverisjes se Berishes.Nje pjese e madhe e gjejn zgjidhjen tek largimi nga Shqiperia dhe te drejt kane ne kete gjendje qe eshte, por me ardhjen e PS dhe Rames ne qeveri kam besimin e plot se kjo gjendje do te permiresohet.

    Shohim qe tani nje angazhim te madh te rinis ne strukturat e PS sidhe shume te rinj qe jane pjese e vendimarrjeve te rendesihme brenda kesaj parties. Esht zgjedhja me llogjike vota per Rilindjen ne menyre qe dhe te rinj te gjejn veten e tyre ne kete shoqeri te drejtuar nga pleq te lodhur.

    Reply to this comment
  6. Renato June 10, 14:51

    Askush tjeter pervec Majkos, Rames e te tjere emra brenda PS nuk kane pasur nje plan kaq te fokusuar sa i takon rinise dhe mundesive te tyre te punesimit. Eshte nje gje shume pozitive te shohesh teksa politike behet atraktive per te rinjt sepse jep nje shembull pozitiv.

    Reply to this comment
  7. Eris June 10, 14:53

    Kane qene te rinjte ata qe e kan vuajtur me shume se kushdo tjeter keqeverisjen e Saliut. Eshte personi qe ndodhet me larg kuptimit te nevojave tona, nderkoh qe retoriken e mbush me premtime te parealizuara persa i takon kesaj moshe. Rama ka treguar gjithmone nje interes shume te vecant kundrejt ketij grupi dhe ka gjithmone i preferuari i moshes se re, dhe i atyre studenteve te pergatitur te cilet duan te kthehen dhe te japin ndihmen e tyre ne permiresimin e gjendjes ekonomike ketu ne Shqiperi.

    Suksese Rilindjes dhe ketyre te rinjve kaq te pergatitur te cilet do te jen neser e ardhmja e vendit.

    Reply to this comment
  8. Klaus June 10, 14:55

    Me ne fund nje program nga PS i cili ka nje seksion te vecant vetem per rinin. Me ne fund nje parti qe nuk ngrurret te perfshij te rinjt ne marrjne e vendimeve te rendesishme dhe qe nuk frikesohet se neser do ti duhet tia lene vendin ketyre te rinjve.

    PS dhe skuadra e Rilindjes po tregojn cdo dite se jane te gatshem te trajnojne brezin e ri dhe tia lene stafeten ne momentin e duhur, e per me teper te beje pjese te qeveris pa me te voglin dyshim se ata do te jene te afte te sjellin ndryshimin brenda qeveris.

    Smund te qeverisemi nga nje plak i lodhur i cili i trembet te rese dhe vazhdon te drejt qeverine me nje tufe njerezish qe vetem politikan nuk mund te quhen

    Reply to this comment
  9. arilena June 10, 14:59

    “Rilindja nuk është slogan, por ide, vizion, ëndërr, që buron nga burrat e gratë e Rilindjes së më shumë se një shekulli më parë që Shqipërinë e donin më shumë së veten dhe të cilët i paraprinë konsolidimit të vetëdijes kombtare dhe shtetit shqiptar. Ne kemi të njëjtën ëndërr, një Shqipëri me rrënjët thëllë në tokën tonë të begatë, dhe me fytyrë nga Europa. Ne Shqipërinë e duam për t’i dhënë dhe jo për t’i marrë”.

    Reply to this comment
  10. arilena June 10, 15:49

    Majko eshte nje nder politikanet me te mire ne shqiperi

    puna nder vite e ka vertetuar ket gje

    dhe jo vetem ai eshte njeri me zemer te madhe, burre shteti me vlera

    Froca Majko Rinia te mbeshtet

    Te gjithe jemi me ty

    Reply to this comment
  11. arbenita June 10, 16:26

    Qindra te rinje e te reja e qindra shqiptare te zakonshem i bashkohen skuadre se Rilindjes sepse duan nje shqiperi ndryshe, duan shqiperin qe meritojn, duna vendin qe u ofron te pakten minimumin jetik per te jetuar dhe jo shqiperin e rrenuar qe i la rrugeve pa pune e pa shprese, shqiperin e katandisur si mos me keq nga dora shkaterrimtare e Kryeministrit ne ikje Sali Berisha.

    Reply to this comment
  12. arsi June 10, 16:33

    Bravo i qoft ketyre te rinjeve qe i bashkohen FRESSH dhe te gjithe shqiptareve te ndershem qe i bashkohen partis socialiste sepse duke u bashkuar te gjithe rreth skuadres se Rilidnjes do te bejme te mudn Rilindjen e shqiperis me 23 Qershor.

    Reply to this comment
  13. AMBRA June 10, 16:52

    Bravo per keta te rinje dhe te gjithe ata qe i bashkohen skuadres se Rilindjes, te gjithe bashke me vote masive mund te bejme te mudur rrezimin e Berishes nga pushtetiper ti hapur rruge shqiperis europiane dhe ndertimit te nje shqiperie qe te rinjt tane meritojn.Rilindje

    Reply to this comment
  14. rei June 10, 18:30

    Te rinjte shqiptare e kane kuptar qe duhet te bashkohen me skuadren qe ka plot energji dhe njrez me vullnet qe do te ndryshojne shqiperin…Rilindje per nje te ardhme me te mire per rinine shqiptare, per me shume punesim per te rinjte qe sot enden rrugeve me diplome ne xhep

    Reply to this comment
  15. blerimi June 10, 19:26

    mbeshtetja nga te rinjte eshte nje vlere qe i shtohet partise socialiste me ne krye figura te shquara si pandeli majko dhe saimir tahiri qe i kane dhene gjithmon nvemendje te vecante rinise, amfiteatri i mbushur si kurre me pare , barvooooo fitore e sigurt te rinjt ju duan duan rilindjen

    Reply to this comment
  16. Leonardo June 10, 19:32

    Duhet të angazhohemi të gjithë nga 18 deri në100 për ti dhënë mundësi këtijë vendi që të rilindë të gjithë votën më 23 të hedhim për Rilindjen E SHQIPËRISË

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*