Qipro, polici i plagosur: Kanë qenë më shumë se 3 shqiptarë

June 29, 2016 14:16

Qipro, polici i plagosur: Kanë qenë më shumë se 3 shqiptarë

Polici qipriot që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth 1 javë më parë ku shqiptarët ekzekutuan biznesmenin qipriot, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka folur për hetuesit duke dhënë informacione të vlefshme.

Sipas mediave lokale, polici i plagosur tha se autorët kanë qenë më shumë se 3 persona, 5 të tillë. Bëhet fjalë për 3 të armatosur dhe ndoshta dy shoferë. Këto janë dyshimet e hetuesve qipriotë, shkruan SYRI.net

Polici i plagosur, i cili natën e ngjarjes ishte në tavolinë me shënjestrën por nuk ishte në detyrë, tha se një truprojë serb i biznesmenit qipriot që u vra, u soll në mënyrë të çuditshme. Ai shtoi se truproja serb kishte vetëm 1 muaj që kishte filluar punë, shkruan SYRI.net.

“Bodigardi serb foli në telefon, tha se ishte një vajzë. E dëgjova të thoshte ‘ne jemi këtu’, pastaj mori një SMS në celular dhe u ngrit menjëherë dhe tha se do të shkonte në tualet. Pas pak pashë një person jashtë në një rrugicë dhe filluan menjëherë të shtënat. Pastaj pashë dy burra të tjerë që erdhën me kallashnikov, hynë në restorant dhe filluan të qëllonin drejt tavolinës.

Njëri prej tyre shkoi tek Kalopsidioti (biznesmeni i vrarë) i cili ishte i shtrirë në tokë dhe vazhdonte ta qëllonte. Polici tjetër së bashku me gruan dhe fëmijët e tyre ishin fshehur poshtë tavolinës për t’u mbrojtur, por në fund polici u qëllua. Gruaja shkoi për ta mbrojtur, por autori e vrau edhe atë. Më pas autorët u larguan”, thuhet në dëshminë e policit që mundi të shpëtonte nga masakra me 4 të vdekur. Sa i përket dyshimeve për bodigardin serb, polici shtoi: “Kur ndaluan të shtënat, truproja serb u kthye nga tualeti, nuk u duk i mërzitur, që logjikisht duhet të ishte”.

Ka dyshime dhe zëra që thonë se porositësi i vrasjes është i lidhur me aktivitetet e biznesmenit qipriot në Ohio të SHBA, ku viktima kishte studiuar dhe jetuar deri në vitin 2004. Hetuesit mendojnë se ekzekutimi është pjesë e një rrjeti kriminal të shtrirë në Greqi, Shqipëri, Qipro apo dhe në Serbi. Njëri nga vrasësit shqiptarë, Jani Vogli mbteti i vdekur nga të shtënat me armë, ndërsa Aleks Burreli është identifikuar si një nga autorët e tjerë dhe është në kërkim.

June 29, 2016 14:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*