“Qirje Saliu, palikari, kastravec…”, të gjitha batutat e seancës së djeshme

November 3, 2017 11:58

“Qirje Saliu, palikari, kastravec…”, të gjitha batutat e seancës së djeshme

 

Çështja “Tahiri” ka qenë sërish kryefjala e seancës parlamentare të ditës së enjte, edhe pse maxhoranca ka ndjekur një strategji të mirëkoordinuar për të devijuar debatin në ngjarje të tjera, si prishjet në Himarë dhe marrëveshja e detit me Greqinë, shkruan Panorama.

Edhe pse Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë kanë tentuar “ta peshkojnë” Ramën në debat për rastin Tahiri, ky i fundit ka hapur çështjen e marrëveshjes së detit, duke akuzuar demokratët se me tubimin në Himarë po i jepnin zë përçarjes dhe penalizimit të integrimit të Shqipërisë.

Gjatë seancës, Lulzim Basha tha se Edi Rama erdhi në pushtet si rilindas, por po ikën si taleban. Kurse Rama ka ironizuar se PD prodhon vetëm “kastraveca” të paeksportueshëm. Gjatë replikës, Basha e ka quajtur Ramën si më i madhi i kastravecëve. Kryeministri ka ironizuar Berishën, duke e quajtur disa herë “qirje Saliu”, ndërkohë demokratët duhet të kërcenin vallen e “palikarit”.

Për Bashën, Rama ishte i gatshëm të zhvishej lakuriq në Parlament për të hequr vëmendjen çështja Tahiri. Ndërkohë që Sali Berisha ka publikuar një video ku Rama fliste në greqisht dhe përshëndeste ish-kryeministrin grek, Xhorxh Papandreu.

Gjatë seancës, Rama i ka quajtur demokratët si “tufë analfabetësh”, kurse Sali Berisha tha se Rama ishte edhe i pashkollë dhe rrihte gjoksin në shenjë mburrjeje.

REPLIKAT NË PARLAMENT

Lulzim Basha: Droga dhe varfëria janë vëllezër siamezë. Nuk është rastësi që Shqipëria sot është edhe prodhuesi më i madh i drogës në Europë, edhe vendi më i varfër në Europë. Sapo Edi Rama nisi zbatimin e projektit të tij kriminal, në Shqipëri ranë investimet e huaja. Edi Rama erdhi në pushtet si rilindas, por po ikën si taleban. Shqipëria e Edi Ramës po u ngjan më shumë shteteve të falimentuara dhe mafioze të Afrikës dhe Azisë. Vetëm në një vend si Guineja mund të ndodhë që familja e të parit të vendit të mund të drejtojë klanet e drogës.

Edi Rama: Lulzim, jepu përgjigje shqiptarëve, nga veriu në jug, brenda e jashtë Shqipërisë, çfarë donte Partia Demokratike, dje, në Himarë? Jepu përgjigje shqiptarëve, pse e bashkove dje zërin e Partisë Demokratike të Shqipërisë me zërin e atyre që nxjerrin bishta, pa asnjë bazë, lidhur me një projekt të Rilindjes Urbane në Himarë. Jepu përgjigje shqiptarëve, çfarë është Himara për ty e çfarë shkeljesh, sipas teje, ka bërë qeveria shqiptare në përpjekjen për ta shndërruar Himarën nga një “Bathore” në det, siç e latë ju, në një gji turistik mesdhetar.

Edi Paloka: Fol për drogën dhe Saje qorrin… Lëre Himarën.

Edi Rama: Jepu përgjigje shqiptarëve, si ka mundësi që Partia Demokratike u shfaq në Himarë, të nesërmen e një letre të kryetarit të opozitës greke drejtuar Bashkimit Europian për gjoja shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Himarë. Jepu përgjigje shqiptarëve, pse Partia Demokratike e Shqipërisë është kthyer në një altoparlant propagande të shfrenuar kundër përpjekjes shqiptare, në bashkëpunim me Bashkimin Europian, për hapjen e negociatave.

Lulzim Basha: Fol për drogën…

Edi Rama: Para se t’u japësh përgjigje, të dëgjova që the se në Shqipëri nuk ka karota, nuk ka domate, nuk ka patate, gjë që e tregojnë shifrat e eksportit. Por ajo që nuk shihet nga shifrat e eksportit është ajo që, në Shqipëri ka një lloj kastraveci që nuk eksportohet, por kultivohet në llumin e politikës e të medias, me burim Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Lulzim Basha: A e shikoni këtë kloun që i thotë vetes Kryeministër që përpiqet t’i ikë pyetjes fondamentale. Përse e zhyte Shqipërinë në krim, përse e zhyte Shqipërinë në drogë, përse e mbushe këtë Parlament me të dënuar nga e gjithë Europa për trafik droge? Ç’punë ka ministri yt me ata që kërkohen për ekstradim? Ja ku e ke eksportin, o më i madhi i kastravecëve.

Edi Rama: E ke gjënë primare që ha…

Lulzim Basha: Ja ku e ke eksportin tënd. Këto nuk janë shifrat e opozitës, janë shifrat e botës. Ja, ky është eksporti yt, droga!

(Edi Rama shkon në foltoren e Kuvendit për të replikuar me Lulzim Bashën, ndërhyn Sali Berisha)

Sali Berisha për Ramën: Në qoftë se kjo strukturë falike, del këtu dhe mbahet me figura falike, unë propozoj ta nxjerrim jashtë.

Gramoz Ruçi: Nuk është procedurë kjo.

Sali Berisha: Ky është propozim për procedurë. Në qoftë se del kjo strukturë falike, ta nxjerrim jashtë.

Edi Rama: Në fakt, të të bësh pyetje ty Lulzim, jashtë programit të gramafonit, është si t’i kërkosh një jukebox-i një këngë që nuk e ka të regjistruar. Je një gramafon tamam si ajo marka “la voce del padrone”. Pyetja që prapë kam është: Çfarë donte Partia Demokratike dje në Himarë? Ky është një shpjegim që duhet ta japësh ti, jo unë. Nuk kam qenë kurrë njeriu që e mendoj se kundërshtarit i duhet thënë antikombëtar, antishqiptar. Unë nuk mendoj që ju jeni antikombëtarë apo antishqiptarë. Ju jeni thjesht njerëz që nuk mbani përgjegjësi dhe si njerëz që nuk mbani përgjegjësi, ju mund t’i bëni shumë dëme, siç ia keni bërë, vendit tonë të përbashkët.

Sali Berisha-Ulsi Manjës: O Ulsi, për çfarë e dëgjoni këtë kastravecin ju..?!

Edi Rama: Ju për hallet tuaja, për interesat tuaja, për luftën tuaj mizerabël për pushtet, jeni gati ta bëni mejdan të luftës politike edhe një çështje që është çështje kombëtare, çështje e Shqipërisë dhe e punëve të veta të brendshme dhe aspirata e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Këtu përgjigju. “La voce del padrone” nuk e ka të regjistruar këtë, merr kohë, përgatitu, regjistroje dhe këndoje këtu.

Edi Paloka: Nuk do ta heqësh vëmendjen nga droga… Harroje.

Sali Berisha: Populli bën dallimin dhe do t’ia tregojë ku e ka vendin. Do ta shihni vetë.

Lulzim Basha: Po të ishe patriot ti, kishe dhënë dorëheqjen ditën kur t’u kapën mushkonjat e para… Ti e ke për borxh të vish këtu dhe të zhvishesh lakuriq para njerëzve, të bësh gjithçka, vetëm që të heqësh vëmendjen nga 1.3 miliardë euro, që minimumi i ke gllabëruar ti dhe një grusht kriminelësh, në kurriz të një vendi të shndërruar në delen e zezë të Europës, të një ekonomie të rrënuar, të një imazhi të shkatërruar. Ti ke mbaruar si Kryeministër. De facto, ti e di fare mirë që qeveria jote ka mbaruar punë me shqiptarët. Ndaj, teatrin e shëmtuar mund ta vazhdosh edhe pak kohë. Në fund të fundit, zgjedhja të takon ty dhe askujt tjetër nëse do ta pranosh rrëzimin e qeverisë tënde ilegjitime institucionalisht, ose me popullin përpara dhe rreth teje.

Edi Rama: Nuk i numërova dot sa sharje dhe fyerje vulgare u dëgjuan…

Edi Paloka: Nuk ishin sharje, por opinion…

Edi Rama: Unë nuk shaj dhe nuk fyej…

Sali Berisha: Pyet ato zonjat, ato ministret kur shan…

Edi Rama: Je njeriu që ke firmosur dorëzimin e një cope territor të Republikës së Shqipërisë, që është një nga arsyet, pse ne kemi sot një dialog të vështirë me fqinjët tanë. Dil këtu Lulzim dhe thuaj shqiptarëve, çfarë donte Partia Demokratike, dje, në Himarë dhe cila është pikëpamja e Partisë Demokratike të Shqipërisë për çështjen, për qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe për zërat që janë kthyer në zëra kundër Shqipërisë, në funksion të një axhendë që nuk është axhendë shqiptare.

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë arsye tjetër për moshapjen e negociatave, përveç faktit që vendi sundohet nga krimi, që qeveria jote është e zhytur në krim dhe e kapur nga krimi. E di unë, e di ti, e dinë këta këtu, e di e gjithë bota. Ti je përgjigjja e të gjitha të zezave. Ndaj largimi yt nuk është thjesht dhe vetëm kërkesa ime. Zgjidhja që unë parashtroj para çdo shqiptari, që do të vazhdojë të jetojë këtu, e mos t’ia mbathë nga sytë këmbët, por është zgjidhja që bashkon çdo shqiptar të ndershëm, demokrat dhe socialist. Për ta perifrazuar me një fushatë amerikane: “You can take a pig, you can dress him up, you can call him Edi, but he is still a pig”. ( Mund të marrësh një derr, mund ta veshësh, mund ta quash Edi, por ai është ende një derr).

Sali Berisha-Blerina Gjylametit: Qesh ti ee? U bëre kryetare e Tiranës tani dhe fluturon.

(Berisha i vendos nga ipad-i video të Ramës që flet në greqisht)

Sali Berisha: Ky është Edi Kristaq Rama duke mbajtur fjalim për Xhorxh Papandreun, antishqiptarin më të madh të rajonit dhe Europës. Ça do i bëj unë tani këtij… Përmende marrëveshjen e detit, do të them kaq. Bëre gjithçka me para dhe korrupsion, anulove një marrëveshje, e cila në 1000 gjykata të dalë për traktatin e deteve, është legjitime…

Gramoz Ruçi: Zoti Berisha ulu, të është fik mikrofoni.

Sali Berisha: Kjo marrëveshje u anulua për qëllimet e një pale të tretë, qëndrim i mirëfilltë antikombëtar me problemet të së cilës po përballen dhe do përballen.

Vangjel Dule: Zoti Ruçi, mos e bëni procedurën lëmsh.

Gramoz Ruçi: Mos më mëso se si drejtohet seanca, se për këtë punë je i vogël akoma.

Edi Rama: Mbasi dëgjuam në mënyrë të përsëritur pllakat e gramafonit, doli vetë “la voce del padrone”. Sali, unë do isha shumë i lumtur sikur të dija edhe greqisht. Për fat të keq nuk di greqisht, siç nuk di dhe shumë gjuhë të tjera. Ajo që nxore këtu, si një zbulim për kazanin e qytetarëve të tu dixhitalë, është fjala përshëndetëse që unë kam bërë në kongresin e PASOK-ut me një video, për pamundësi për të shkuar atje në atë periudhë. The këtu që marrëveshjen e detit e paskam rrëzuar unë në Gjykatën Kushtetuese, e cila votoi 9 me 0. Kurrë nuk ka ndodhur më parë, me para dhe me korrupsion, the këtu ti.

Sali Berisha: Marrëveshje e blerë… E blerë me para në dorë…

Edi Rama: Ndërkohë, edhe një autodeklarim i yti, që ti atë marrëveshje ke dashur, ti atë marrëveshje e ke bërë nëpërmjet dorës tënde në Ministrinë e Jashtme, që sot e ke kryetar partie të komanduar dhe që ti i qëndron asaj marrëveshjeje. Rëndësi ka që shqiptarët ta dëgjojnë këtë. Unë e di që me atë palën e tretë ti ke kujtime të hidhura, por çdo palë e tretë nuk është Shqipëria, nuk është interesi i Shqipërisë dhe të paktën, kur vjen puna te Shqipëria, mos u bëj më grek se grekët, më turk se turqit dhe më ordiner se ata ordinerë që këtij vendi i kanë rënë në qafë me shekuj.

Vangjel Dule: Kryeministri i vendit, kryenarkokultivuesi dhe kryenarkotrafikanti, mbajti një logorre që do të mbahet mend si gjuha e urrejtjes, e përçarjes…

Edi Rama: Zoti Vangjeli, Qirje Saliu, unë nuk di ku i dëgjove zotrote Vangjeli fjalët raciste, ku e pe gjuhën e urrejtjes. Si minoritet të takonte ty të dilje këtu dhe të pyesje Qirje Saliun ç’kishte me të folurën time në greqisht. Ti minoritetin e ke biznes politik. Qirje Saliu se s’ke më Dashin e Havasë dhe je bërë edhe Hava, edhe Dash vetë. Ju vazhdoni bjerini gajdes, ja ku e keni gramafonin. Ju para, ai mbrapa, kërceni palikarin si quhet ajo dhe në fund fare do shikoni se çfarë llogarish do të merrni nga hanxhiu, një për një, siç i keni marrë sepse ato meritoni.

Lulzim Basha: Kështu siç e ka nisur, deri në fund të seancës do heqë dhe çorapet. Por tani filloi të zhveshë gojën duke përdorur fjalë të ndyra në shqip, me pretendimin se po perifrazon greqishte. E gjithë kjo orgji verbale dhe dëmit që ke bërë në 5 vite, ka vetëm një qëllim, të justifikojë fitimin tënd dhe të kupolës mafioze.

Edi Rama: Lulzim, më përmende në mënyrë të vazhdueshme gjuhën time. Nuk e di sa e kontrollon tënden. Të siguroj që në tënden ka shumë arsye për t’u ndjerë të fyer për shpërdorimin e gjuhës shqipe dhe ndryshimi mes meje e teje Lulzim dhe mes gjithë të tjerëve këtu, është: unë mësues për gjuhën time kam Fan Nolin dhe Konicën, ti ke Saliun dhe Monikën.

Flamur Noka: Je një batakçi…

Edi Rama: Ju jeni një tufë analfabetësh.

Sali Berisha: Edhe i pashkollë dhe rreh gjoksin.

Edi Rama: Sali, e ke gjuhën si ndërtim pa leje.

Sali Berisha: Je njeriu më i pashkollë.

November 3, 2017 11:58
Komento

6 Komente

  1. demo November 3, 12:59

    Or malok,ty te duhen diplomat,se te mungon qytetaria!Me diplomat e tua Rama fshin menderen,se ti je kafshe shpelle..Ti je si keta dhjetoristat e Azem Hjdarit,qe kerkojne status persekutimi politik,sepse nuk kane qene KURRRE te tille.

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. November 3, 14:02

    Kjo seance parlamentare verteton katerciperisht se politika e Tiranes zyrtare eshte e kapur nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot,as me pak dhe as me shume.SOVRANI,USA dhe BE-ja e ka puptuar katerciperisht se per nje shtet te se Drejtes,duhet t’i thuhet NDAL skenareve te peshtire te bijve te eterve te diktatures komunite dhe mostrave te saje,ne popzite e opozite i thencin,qe deridhin lot krokodilesh vetem per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Mjaft me,MJAFT.Nje fshat qe duket nuke ka nevoje per kallauzer:thote populli,por per denoncim,hetim dhe ndeshkim me tere fuqine e ligjeve boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tri pushtetet,plus opozite i thencin,ne sherbim te vetes,familjes dhe brezave qe leme pas,pra per nje Shqiperi vertet te lire e demokratike dhe nje bote ne progres njerezor.Kjo seance parlamentare vertetoje dhe nje here se pandeshkueshmeria eshte prone e saje.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trastat pemet e kalbura jasht do t’hidhen,o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata.Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o pjella dhe mostra te diktatures komuniste ne te tre pushtetet,plus opozite i thencin,se drejtesine e kerkon me force SOVRANI,USA dhe BE-ja.Besoni dhe binduni c’do zvarritje apo vonese per rrealizimin e Reformes ne Drejtesi,Vettingut dhe ligjit te dekriminalizimit,ligj qe ju e pshurret ne unison ne ato palozgjedhje parlamentare,nuke beni gje tjeter vetem se i shtoni vetes vitet e heqjes se lirise.Tashme fundi i te kriminalizuarve dhe te superkorruptuarve nga fuqia e pushteteve, eshte i shpejt, i turpshem dhe nje fund pa kthim,ku e djeshmja dhe e sotmja do t’u duket nje enderr dhe e nesemja ne burg ne nje ferr pa fund.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet qe kerkon drejtesi, dhe jo me bashkeqeverisje dhe me boten e krimit e korrupsionit,plus opoziten i thencin sikurse po veprohet akoma dhe sot.Mjaft me,nuke vazhdohet me keshtu.

    Reply to this comment
  3. “greqia” eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar November 3, 14:09

    Si ka mundesi keta “greket” e sotem c’do llafe te pist te shqipes e perdorin ne fjalorin e perditshem ? Pershembull . Qirje. Pal.ikari.Tope Tope. Keto jane pjese e shqipes .Edhe sot akoma veshin breket tona.

    Reply to this comment
  4. Xha Teme November 3, 15:31

    Salushe Katraura e pranoi me gojen e tij qe Marreveshja e Detit me Greqine paska qene e mire por e paska “rrezuar” Edi Rama “me para dhe korrupsion”. Pra antishqiptari vucidolist qe i dhuroi detin grekeve sikur tja kishte lene ne testament vucidolistja qe e polli kete menxyre ka kurajon dhe flet qe ajo marreveshje do te qendroje perseri. Sa here flet kjo qelbesire me vijne nder mend fjalet e Bertolt Brecht te Arturo Ui “barku qe e polli ende nuk eshte shterpezuar”

    Reply to this comment
  5. Vicens November 3, 15:59

    I dhjeri,(Lulzim Sali Berish Basha) shan te permierin, Tahir Sajmirin ! Ky eshte morali i palikareve te PD !

    Reply to this comment
  6. Dodona mbi Tomorr November 3, 16:50

    Po te kerkonin te gjithe Shqiptaret qe banojne ne Greqi kombesi Shqiptare Greket do te dilnin jo minoritet , por pakice kombetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*