Qokat me dekorata

November 23, 2017 11:04

Qokat me dekorata

 

Xhevdet Shehu

Takova para pak ditësh një mikun tim të mençur, një intelektual vlonjat që po nxitonte për diku tutje Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të kodrave të liqenit artificial.

– Për ku kështu? e pyeta.

– Atje po bëhen dekorime,- më tha dhe bëri me dorë nga Muzeu Historik Kombëtar. – Ago Nezha po dekoron Bujar Nishanin… Ika se mos më turpëronin edhe mua duke më dhënë ndonjë dekoratë… Më mirë të jem vetëm e të dëgjoj cicërimat e zogjve dhe të shikoj rënien e gjetheve…

Zhvlerësimi i dekorimeve në këtë vend ka marrë përmasa hiperbolike në kufijtë e të pabesueshmes. Ky inflacion i dekoratave ka historikun e tij duke u bërë një dukuri shqetësuese, deri edhe turpëruese vitet e fundit. Ai që ka ndikuar për zhvlerësimin e dekorimeve më shumë se çdokush tjetër para tij është pikërisht Bujar Nishani. Jo vetëm për numrin rekord të dekorimeve, mbi një mijë gjatë mandatit të tij, disa fish më shumë se çdo paraardhës i tij, por mbi të gjithë për dekorimet politike dhe të turpshme duke dekoruar njerëz të damkosur si kriminelë dhe për veprimtari antishqiptare. Të tilla ishin dekorimet me tonelata për rreth 400 diversantë, ish të arratisur politikë dhe ish-kriminelë lufte, që zbarkuan me parashuta e me nëndetëse në vitet ’50 të shekullit të kaluar me sponsorizim anglo-amerikan për të përmbysur regjimin që ishte vendosur në Shqipëri nga fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore. Nuk po merrem me këtë temë, pasi në ‘DITA’ e kemi trajtuar gjerësisht qysh në kohën që ndodhi ky akt presidencial. E prekëm shkarazi ditët e fundit në replikën që bëmë me regjisorin dhe shkrimtarin Pëllumb Kulla për një shkrim ku vihej shenja e barazimit midis Mark Dodanit dhe Hamit Matjanit.

Në atë kohë këto dekorime të Nishanit u quajtën dekorime të turpit kombëtar. E për të justifikuar aktin e tij, ish-presidenti dekoroi më pas ata që mbrojnë tezën e “luftës civile” në Shqipëri, një tezë sa antihistorike dhe antishkencore, aq dhe qëllimkeqe për të mbajtur përherë të ndezur zjarrin e përçarjes midis shqiptarëve.

Pak histori

Më 19 nëntor, Shoqata “Labëria” (“Nder i Kombit”) dekoroi Shkëlqesinë e Tij Bujar Nishanin, ish-Presidenti i Republikës, si “Personalitet i Shquar i Labërisë”.

Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar ne prani të shumë personalitete shtetërore dhe të kulturës dhe një numri të madh qytetarësh. Pas fjalës së kryetarit të Shoqatës prof. Ago Nezha, Zotria e Tij Bujar Nishani mbajti një fjalë emocionuese si bir i denjë i Labërisë. Grupet folklorike “Bejkë e Bardhë”, “Çipini” etj kënduan këngë polifonike, artistët Mirush Kabashi e Bujar Asqeriu, recituan poezi atdhetare nga treva e Labërisë.

Ndërsa dy vjet më parë, Bujar Nishani Presidenti i Republikës,i akordoi dt. 18/12/2015, nr. dekreti 9369 Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria” Dekoratën  “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për ndjenjën e lartë patriotike, për forcimin e unitetit kombëtar dhe frymën e solidaritetit dhe harmonisë pa dallime partiake, për forcimin dhe përparimin e demokracisë, si dhe për ruajtjen e pasurimin e traditave, zakoneve, kulturës dhe folklorit të trevës së Labërisë”.

Presidenti Nishani nderoi Prof. Dr. Ago Nezhën me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” “Për veprimtari të pasur krijuese, për kontribut të çmuar si publicist dhe veprimtar shoqëror dhe për angazhimin e treguar në lartësimin e vlerave atdhetare, etnokulturore të trashëgimisë, si dhe në pasqyrimin e traditave, kulturës dhe historisë të trevës së Labërisë”…

***

Ta ketë bërë me kokën e tij këtë dekorim Ago Nezha? Nuk dihen hollësitë, por fakti që dy vjet pasi u dekorua si “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” presidenti i shoqatës “Labëria” dekoron ish-presidentin e Republikës lë ca hije dyshimi…

Prej disa muajsh Bujar Nishani nuk është më president. Shoqata “Labëria” e kryesuar nga Prof. Ago Nezha bëri qokën e radhës. Nderi me nder shpërblehet, thonë andej nga Labëria. Por nga reagimet që kemi pasur këto ditë ky dekorim i Nishanit nga zoti Nezha nuk është pritur mirë andej nga ajo krahinë që e dallon qartë nderin nga turpi dhe që e di më mirë nga të gjithë se cilët ka në panteonin e nderit të historisë së saj të lavdishme. Bujar Nishani, përveç dekoratave, nuk ka spikatur për ndonjë kontribut për vlorën dhe vlonjatet. Si president e politizoi si askush institucionin e lartë dhe është lehtësisht më i kritikueshmi nga të gjithë presidentët shqiptarë të pas vitit 1990. Bujar Nishani ka qenë një ushtar besnik i Sali Berishës dhe një kukull në duart e tij. I tilli mbeti deri në fund dhe vazhdon të jetë me deklarimet që bën herë pas here. E dihet se çfarë hataje i bëri Vlorës dhe gjithë Shqipërisë Sali Berisha, tok me ushtarët dhe besnikët e tij në vitin 1997. E atëherë, përse duhej nderuar Bujar Nishani nga shoqata Labëria? Me sa di, kjo shoqatë ka dekoruar vite më parë edhe Akademikun Rexhep Qosja. Nuk e di si mund të ndihet Prof. Qosja kur të marrë vesh lajmin e dekorimit të Nishanit njëlloj si ai… Ose gjithë ato personalitete të shquara që nuk i mungojnë Vlorës në shekuj.

Prandaj dhe kishin plotësisht të drejtë vetëranët e Vlorës dje në letrën që i dërguan gazetës ‘DITA’ lidhur me dekorimin e Nishanit. Ata e shprehnin fare hapur zemëratën e tyre ndërsa shkruanin se “Për çfarë meritash nderohet ish-Presidenti me një titull të tillë: për dekorimin e bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazifashistë?! Për rehabilitimin dhe ngritjen në piedestal të tradhtarëve e të kriminelëve?! Për hedhje balte e denigrim të LANÇ, luftëtarëve të saj dhe dëshmorëve?! Apo për shërbimin si ushtar besnik që i bën shefit të tij, kriminelit Sali Berisha, urdhrat e të cilit zbatonte ky ish-sh President kukull. Kemi respekt për drejtuesit e Shoqatës “Labëria”, por ky veprim i papeshuar e ul shumë kredibilitetin e tyre dhe i turpëron.”

Si fisnikë që janë vlonjatët nuk e kanë parë Nishanin vetëm në raport me Vlorën e Labërinë, por me gjithë Shqipërinë. Por ndoshta ata edhe mendojnë se me atë zhvlerësim që kanë marrë dekorimet në këtë vend, kjo ishte një qokë krejt e pavlerë. Sepse shikohet se cili dekoron dhe kush dekorohet. E, andej nga Vlora thonë një fjalë në kësi rastesh “Vari teneqenë…”, ku, ata që i duan më shumë se çdokush dekoratat, sa me cinizëm aq dhe me përbuzje, i hedhin në kosh të gjitha dekoratat…

***

PËRGJIGJE GRUPIT TË VETERANËVE

Në respekt të grupit të veteranëve të LANÇ, vlonjat, Kryesia e Shoqatës Kulturore Atdhetare Labëria “Nderi i Kombit”, bën sqarimin e më poshtëm:

Ne si shoqatë i mirëkuptojmë të gjitha reagimet dhe opinionet e disa prej veteranëve lidhur me vlerësimin që ju bë ish Presidentit Z. Bujar Nishani. Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria, nuk ka profil politik. Ajo, është gjithëpërfshirëse, pa përkatësi politike dhe vlerëson dhe nderon të gjithë ato personalitete kombëtare të Labërisë dhe jo vetëm, që i kontribuojnë personaliteteve të Labërisë apo komunitetit Lab. Shoqata Labëria në 12 Dhjetor feston 26 vjetorin e krijimit të saj. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë qenë në krye të shtetit President të krahut të majtë e të djathtë, por asnjëri prej tyre nuk është kujtuar të vlerësoj apo të nderoj fshatra, krahina, apo heronj e patriot të Labërisë që kanë dhënë jetën në luftërat për liri, pavarësi, çlirim kombëtar e shoqëror. Është i vetmi President në vitet e demokracisë që ka pasur një ndjesi dhe ndjeshmëri të veçantë të shprehur me veprime konkrete, më shumë se kushdo tjetër për trevën e Labërisë. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij, ka treguar vëmendje, prokupacion dhe përkujdesje që të zgjedhë e veçojë ngjarje historike me karakter patriotik, si dhe figura e liderë që kanë treguar heroizma në gjatë luftërave për liri e pavarësi. Mjafton të sjellim në vëmendjen Tuaj se ka dekoruar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” fshatin “Drashovicë”, Kaninë, Krahinën e Himarës dhe Shoqatën Atdhetare Kulturore “Labëria”, në jubileun e 24-tët të krijimit të saj. Krahas tyre ka dhënë tituj nderi disa grupeve polifonike si “Mjeshtri i Madh”  grupit Çipini, Jehona Labe,Argjiro, e Gjirokastrës,  Treshes së Dukatit dhe titullin “Naim Frashëri” disa fshatrave si Tragjasit, Grave të Tërbaçit,  Velçës, Vranishtit, Drashovicës, Kaninës, e shumë grupeve të tjera. Njëkohësisht ka vlerësuar e nderuar me dekorata e tituj të lartë me dhjetëra figura të shquara të luftës, krijimtarisë dhe polifonisë labe që do veçoja disa prej tyre, në pamundësi ti radhisim të gjithë. Është nderuar me titullin “Kalorës i Urdhrit Skënderbeut”poeti i perlave popullore Lefter Çipa,  “Mjeshtër i Madh”, Neço Muko himarioti, Koço Çakali, Haxhi Dalipi, Petrit Ruka,Tomor Lelo, Fatosh Liko, Nazif Çela, etj. Presidenti Nishani ka nderuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Tafil Buzin, Rrapo Hekalin, 12 anëtarët e Komisionit të Luftës së Vlorës, si dhe Osman Haxhiun, Sali Vranishtin, Murat Miftar Tërbaçin, Ahmet Lepenicën, Zigur Lelon, Sado Koshenën, etj.

Për të gjitha këto nderime të larta, e të tjera që nuk mund ti radhisim në një material prezantues, Shoqata Kulturore Labëria, tashmë “Nderi I Kombit”, e vlerësoi Z. Nishani me titullin personalitet i Shquar i  Labërisë.  Nuk është e drejta jonë si shoqatë të vlerësojmë karrierën e tij politike, as veprimtarinë e tij si President i Republikës. Ne e kemi parë në optikën e qëndrimit të tij ndaj krahinës së Labërisë, që është treguar si askush tjetër nga presidentët paraardhës, në vlerësimet që referuam më lart.  Qëndrimi dhe vëmendja që ka treguar në vazhdimësi ndaj Labërisë, si bir i saj, mund ti ketë sjell dhe Z.Nishani një kosto politike te partia që militon, por ky fenomen nuk është objekt vlerësimi i Shoqatës tonë.

Shpresojmë që kur ti analizoni me mendim të kthjellët dhe gjykim të ftohët, gjithë veprimtarinë e Z. Nishani, do na jepni të drejtë dhe mirëkuptoni, se kemi vepruar objektivisht pa oportunitete dhe pasione preferenciale. Edhe ata që nuk do reflektojnë me këto argumenta,koha do ti sqarojë.

Me respekt për grupin e veteranëve dhe të tjerë që janë në të njëjtën njësi vale në gjykimin e këtij veprimi.

KRYESIA E SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE LABËRIA “NDERI I KOMBIT”

 

November 23, 2017 11:04
Komento

28 Komente

  1. Rasim Ramohito November 23, 11:34

    A e njihni Ago Nezhen. Besoj se jo. Qe ta njihni dhe ta vleresoni ju rekomandoj te lexoni “doktoraturen” e tij te mbrojtur ne Universitetin Bujqesor te Tiranese me nje teme diku afer” mendimet e Shokut Enver mbi emulacionin socialist ( thash perafersisht sepse nuk ja vlente ta mbaja ne mendjke ate pacavure). Ago Nezha eshte antipodi i labit, ai person nuka asgje te perbashket me nje bir te Laberise. Ai pa medyshje mund te quhet jashteqitje e Laberise, prandaj mos e merrni seriozisht cdo veprim te tijin. Po cuditem sesi Shoqata Laberia e mban ende si emer ne krye. Shpresoj shume te reflektojne.
    Per Ju patriotet e mi, Veterane te Vlores, mos u merzisni por te gezoheni se keshtu pastrohen hauret tona nga plehrat si Ago Nezha duke u vetzhvleresuar. Ju uro jete te gjate. Shkelqimin e historise se Laberise nuk kane cti bejne as Bujua e as Agua.

    Reply to this comment
    • Jaho Lunxheria November 23, 18:10

      Respekte Z.Ramohito per komentin e qarte. Laberia do te ndihej e turperuar duke pasur “personalitet te shqyer” me falni te shquar Nishanlliun e PeDes qe sla kolaboracionit e tradhetar te kombit pa dekoruar. Turpi i historise te mbulofte o Ago Haleja.

      Reply to this comment
    • Ardiani January 7, 05:04

      Zoti Ramohito Rasim Zotin Ago per mire apo per keq e njef gjithe shqiperia dhe ben vete vleresimin per te
      Po’ per ty plehre kush je?
      Jashteqitja e tragjasit?

      Reply to this comment
  2. DOKLEATI November 23, 11:41

    Po, Nishani ishte i njohur si presidenti shqiptare i dekorimeve. Po ashtu si dikure “kral” Nikola qe i blente sherbetoret ne Malese me dekorata, ashtu edhe Nishani ( me keshilla the pajtim te Berishes) i belente votuasit per Partine demokratike.

    Devalvimi dhe politizimi i dekoratave shteterore ne kohen e Nishanit te Sallehit ju hupi plotesisht vleren.

    Reply to this comment
  3. Visari November 23, 11:47

    asnje llogjike nuk ka ne reagimin e kryesise se shoqates Laberia. Me kot shton dhe percaktorin “Nderi i Kombit. Te gjitha dekoratat qe ka dhene Nishani jane pa vlere, nuk afrohen as fletat e lavderimit qe jepen nxenesve te dalluar ne shkolla.” dekora. Nishani me Nezhen kane vepruar reciprokisht, me ndero ti sot mua se te nderoj une ty neser.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit November 23, 12:20

    megjithate grupi polifonik “40 hajdutët e Vlorës” i kendon Bujarit si i ka hije trimave:

    lajm i madh o për vatanin,
    lule mo lule,
    po nderojmë Bujar Nishanin,
    lule, mo lule.

    O Nishan o trim me fletë
    lule, mo lule
    hodhe Italinë ne detë,
    lule, mo lule.

    Reply to this comment
    • mirel November 23, 19:08

      Grupi polifonik “40 ballistat e Vlores”.
      Ata ja marrin kenges tani dhe shkruajne historine me bejte dhe qoka.
      Heronjte e vertete kendonin me ze dhe me pushke

      Reply to this comment
  5. Lisi November 23, 12:36

    Xhevdet Shehu !
    Jam 1000% me ty . Edhe më i ashpër të ishe me këto vemje !
    Servilët e djeshëm janë edhe më të pështirë sot . Mutësirat e kësaj shoqate dhe të disa shoqatave të tjera të fshatërave labe , nuk ka det që t’i lajë . Këta nuk janë pëfaqësuesit adekuatë të labërisë , këta janë plehërat e labërisë , janë zvarranikë të ngjitur në krye të shoqatave , duke u lëpirë , duke u hequr zvarrë . Këto prostituta politike duhet përzënë urgjentisht , ata janë turpi i labërisë , janë mish i huaj në trupin e labërisë krenare !

    Reply to this comment
  6. Labushi ne mergim November 23, 13:31

    Pika ju rafte. Legena.

    Po Zigur Lelo Sali Vranishti e Sado Koshena jane “Heronj te Populli”.
    Nuk ka cti jape me shume neofashisti e neonazist nishani. Ai qe sla Diversant e koolaboracionist e sabotator pa dekoruar.

    Skeni turp. Ptu .
    Ceta e parepartizane mbante emrin e trimit e kreshnikut Zigur Lelo.

    Ju mbureni me dekoratat e nishanit. I ka ndyer ata Heronjt e Popullit. Kush e di si kthehen ne varr qe prej asaj dite.

    U ju hengert tenja o zot i zini dhe ne goje, nderi i kpmbit nga nishani e ballistet e berishes.

    Reply to this comment
  7. Musa Labi November 23, 13:42

    Ago Nezha ky fare sua.
    Qe ta laje ndonje perrua
    Me shoqaten Laberia
    I ben nder sojit te tija.
    Luan, me shoqaten tallet
    Mercenareve u falet.
    Dekoraten qe i dha Bujari
    Si ta harronte i marri,
    Ago Nezha dereziu,
    I kthen nderin, cfare lepiu.

    Reply to this comment
  8. Labi nga Vlora November 23, 13:59

    Ago Nezha,pasi i mbijetoi tranzicionit dhe mori dhe disa tituj shkencore ne kete kohe te turbullt dhe u blindua ne kryesine e shoqates “Laberia” dhe pasi u embelsua nga handikapati i shquar yni,ish-presidenti i dekorimeve me lopate,me dhe pa vend dhe qe me te drejte mund te thuhet se dekoratat e ketij muti jane si fletet e lavderimit qe merrnin ne shkolledikur nxenesit ne baze te notes mesatare, vendosi ti ktheje nderin te paaftit me dhe pa mustaqe Nishano-Berishes.Pergjigja qe keta u kthejne veteraneve,duke renditur paralelisht dhe disa dekorata qe jane dhene per disa fshatra etj etj eshte sic i themi ne vlonjatet “te lash mutin me shurre” E para,ato dekorata edhe po te mos jepeshin nuk do benin ndonje ndryshim per aktivitetin dhe historine e atyre zonave.E dyta,nese e kane merituar, me te drejte jane dhene dhe nuk ka nevoje qe meqe ai dekoroi psh.Himaren dje,duhet perfaqesuesit e Himares,etj sot t’i japin Nishanit pa nam dekorate sot.Dhe e treta,ky person pa identitet,lavjerres,vetem vegjetoi ne presidence dhe nuk e rriti vleren e institucionit te presidentit,por e demtoi,duke bere qe te cilesohet se presidenti me i paafte i gjithe periudhes se pranzicionit.duke e shndrruar presidencen ne shtojcen e shqupit te kryekriminelit Sali Berisha,i cili laberine,
    Vloren dhe jugun ne vecanti “e donte shume” dhe i dilte ne enderrr vazhdimisht.Perfundimisht Ago Nezha,i cili,te pakten une nuk e di se cfare aktiviteti te shquar ka bere per tu dekoruar,nuk e meriton me te jete ne krye te kesaj shoqate te nderruar,e cila mbart gjithe krenaarine e laberise nder vite.Ago Nezha per mendimin tim ka degraduar.Duhet,kryesia e kesaj shoqate ta shkarkoje kete derdimen lavjerres,i cili nuk ka sens politik jo e jo,por as shoqeror.Ne te kundert,kjo shoqate,dmth kryesia e saj ,do behet per ti varur teneqene.

    Reply to this comment
  9. Dodona mbi Tomorr November 23, 16:00

    Gazetarit Shehu ! Nishani si vazhdus i denje i Saliut qe e vendosi ne ate post , ndoqi te njejtat menyra te Sali berishes , duke dekoruar servilet te tipit Ago nezha , qe ne vitet 97-98 e deri mbas viteve 2000 i lepihej Lufter Xhuveli per ndonji vend ne qeveri .dhe Ky qe i afronte servilet se i duheshin e mbajti Agon si “propangandist” partije ne te ashtuquajturen shtepi botuse te librit bujqesor , ku Agua botonte “veprat ” e tija. Ky njeri me servilizmin e neveritshem te tij me habiti kur mora vesh se ishte vene ne krye te shoqates se nderuar” Laberia”Vemje te tilla i ngjiten trupit te shendoshe te pemeve te bukura dhe i krimbin frutat .Bujar Nishani , duke e njohur kete moster e dekoroi me figuren me te larte te kombit dhe ky ishte nji shperdorim i pafalshem i tij ne kete fushe . Dhe Agua nuk mund te mos ja shperblente atij nderin e madhe ; ashtu sic u perpoq te bente me nji servilizem te pashoq edhe ne perurimin e vepres se Mojkom Zeqos , por ketu nuk e pati ate “sukses “qe deshironte .Njerez te tille si Nishanet e Agot vetem sa e shemtojne mjedisin tone edhe pa keto ” ndotje” , te reduar me lloj lloj mbeturinash.

    Reply to this comment
  10. luzati November 23, 17:32

    Ky eshte turpi qe i behet nje shoqate me tradita atdhetare dhe qe perdhoset nga A.Nezha eshte turp.Duhet qe kryesia e ter mblidhet dhe ta shkarkoje kete njeri ,

    Reply to this comment
  11. Haka Tekizoti November 23, 17:34

    Përgjigjja e medemek kryesisë së shoqatës “Labëria” është tejetej gomarllëk. Sidomos me “shfajsimin” se është shoqatë jo politike dhe nuk analizon veprimtarinë politike të atyre që u jep nga një fletushkë mirënjohjeje. Kjo do të thotë se ajo “kryesi” mund t’i bëjë temenara me shkrim cilitdo mut muti apo armiku të kombit nëse ai i ka bërë ca lajka shoqatës, ca fshatrave e ca njërëzve me vlera të Labërisë. Nga ana tjetër, ç’mund të jetë një shoqatë atdhetare, pra sa atdhetare është, kur nuk gjykon atdhetarizmin e atyre që do t’i çmojë si burra të mirë???!!! Kjo është një logjikë e nivelit mizerje. Turp për të gjithë, nëse me këtë përgjigje dhe me bëmën ka qenë dakord e tërë kryesia, sepse kjo tregon se janë të tërë pa kokë.

    Reply to this comment
  12. Arber I November 23, 18:10

    Shoqata “Laberia” duhet te mblidhet urgjentisht dhe te shkarkoje servilin Ago Nezhen si servil te kriminelit Sali Berisha; te hajdutit dhe kurvarit Lufter Xhuveli dhe te Bujar Nishanit, bashkepuntorit te Berishes ne “aksidentin” e Kosta Trebickes, kur ishte Minister i Puneve te Brendshme.

    Reply to this comment
  13. mirel November 23, 19:11

    Historia e Shqiperise po katandiset qe e shkruan cdo lavir qe gjen rrugen te beje miq, dhe Ago Nezha nuk eshte ndryshe.
    Fatkeqesisht koha kalon dhe veteranet dhe heronjte e vertete te Laberise dhe te Vlores po shuhen pak nga pak.
    Mbijetojne vemjet si Ago Nezha.
    Veteranet e mbetur duhet ta diskreditojne dhe te mos e pranojne me Ago pordhen ne organizate.
    O shoke veterane, bejeni dhe mos prisni dekorata.

    Reply to this comment
  14. Po,Po November 23, 19:13

    Sepse Ago Nezha e ata rreth tij , jane te nje kallepi me ish presidentin me kot dhe me servil te Saliut . Eshte vertet per te ardhur keq , se ne c`duar te felliqura ka rene
    “Shoqata Laberia” !
    Faleminderit zoti Xhevdet , per gjithe sa thua ketu .

    Reply to this comment
  15. Novruz Limaj November 23, 20:17

    Te pergezoj zoti Xhevdet Shehu per analizen e turpit te Ago Nezhes e mbi te gjitha per imoralitetin e tij ne kete dekorim. Akoma nuk na ka ikur shija e hidhur qe perjetuam kur e pame ate ne TV. Turp i madh e faqe e zeze te dekorohet nga shoqata “Laberia” ish presidenti Nishani, njeriu qe ka provokuar e nervozuar te gjithe laberine me karshillekun e tij ndaj luftes antifashiste e ndjenjave patriotike te kesaj krahine duke dekoruar kriminelet e saj gjate e pas luftes. Keto sjellje te shoqates Laberia meritojne vetem neveri nga cdo labe i ndershem dhe distancim ndaj saj. Leberit intelektuale, patriote e te ndershem duhet te shkarkojne Ago Nezhen qe ka fyer gjithe laberine dhe te riorganizojne shoqaten e tyre per te vene ne vend nderin e moralin e saj te njollosur prej tij qe nuk la njeri pa ju dhene kartona meritash me firme e vule te Agos ne kembim te nje tarife lekesh qe i duhen Agos.. turp.
    Reagimi i veteraneve duhet te pasohet nga te gjithe ne leberit dhe te mos ndalojme deri sa te realizohet riorganizimi i kesaj shoqate.

    Reply to this comment
  16. Mëno November 24, 00:00

    Ballisteve u shkojne qokat, por me veteranet duhet nje fare sinqeriteti se ata i kane njohur ballistet qe ne embrion dhe u kane treguar rrugen per ne mergim. Sqarini jo vetem eshte i pasakte, por eshte sa intrigues aq edhe injorante. Laberia dhe lebrit jane armiqe te servilizmit, te karshillekut dhe te mendjemadhesie e kapadaillekut. Qenia ne kryesi te shoqates eshte nje besim qe u kane dhene nje grup personash dhe shperdorimi i besimit ne kesi rastesh eshte i demshem se krijon perçarje. Ju mund ti qirasni me ndonje gode raki, mund ti merrni ne shtepit tuaja por jo ne emer te komunitetit te Laberise. Bemat e Nishanit dhe te Nishaneve jane te njohura, u a kame bere te qarta ne nje leter te hapur, prandaj personalizimin tuaj merreni
    persiper privatishte e jo ne emer te Laberise. Sa kaq ja leme kohes ta gjykoje.

    Reply to this comment
    • Ardian January 7, 05:00

      Me nder zoti Meno qe jeni dhe aq shume i ditur na tregon qe partizanet u kane treguar vendin ballisteve?
      Nga e di o i ditur?
      Ndriçona pak o mendje larte?

      Reply to this comment
  17. Sulo Hasoduka November 24, 09:57

    Turp per Shoqaten Laberia. Nje qen si Ago Nezha vetem kshu mund te angullije. Une heq dore nga cdo aktivitet i saj pergjersa ne krye eshte Boshi, Servili i mesiperm.
    Pajtohem jo vetem me gazetarin, por dhe me komentuesit qe e shohin kete thagme te bandillit Nezha si nje gje te zakonshme te tij.

    Reply to this comment
  18. Mehmet Metaj November 24, 20:52

    Ky shkrim i mikut tim Xhevdet Shehu, më kujtua një moment sinjifikativ por dhe pikant nga Parlamenti i “kohës se Zogut”, por kur Zogu ynë porsa ishte (vetë) bërë Mbret..dhe siç ka patur gjithmonë figura komike, jago dhe Zylo (siç i quante i madhi Dritëro Agolli) në një rast solemn ku Mbreti i sapo zgjedhur foli në Parlament i duhej mbeshtetje dhe brohoritje pra apologjia e parlamnetareve që shihte se rrinin ftohte sidomos partia opozites me Fan Nolin në krye..ndersa Iljaz Vrioni thoshte ç’ne mbret ky me 5 ha pyll në Burgajet të Matit kur unë kam gjithë Beratin dhe Lushnjen etj….!!
    Por askujt nuk i ka shkuar ne mend se kjo Shqiperia jone do te behej dhe me qesharake sot ne shekullin e rid he do të bëhej President i Republikës dhe Bujar Nishani..Por ja që gjenden tek ne gjithmonë servile dhe njerëz pa shtyllë kurrizore pamvarësisht se ne ndonje rast këta kan dhe bekground kulturor..por s’kan tharmin e njeriut dinjitoz..siç është dhe dekorimi nga Ago Nezha i Bujar Nishanit…
    Po çfarë ndodhi atë ditë në Partlamnetin e kohës Zogolliane, 1928..?!:
    U çua deputeti i Beratit Ferit Vokopola dhe tha “recitoi” një lëvdatë në frome poeme për Mbretin Zog duke thënë: “Rrofsh e qofsh o mbreti ynë, shpëtimtar i mëmëdheut, brez pas brezi u kujtofshë, si stërnip i Skënderbeut..” (!)..Por kishte burra ajo kohë..pasi dëgjoi këtë Fan Noli u ngrit menjëherë pas tij dhe nga podium i Parlamnetit tha: këte që tha Z. Vokoppla per mbretin tone unë do ta thosha kështu: “Rrofsh e qofshe o mbreti ynë, frymezues i perparimit, brez pas brezi ju kujtofsh, si stërnip i Nastradinit..”..dhe pas kësaje..gajasi gjithë Parlamenti u ri-ngriti Mbretin Zog dhe ai tha” Deri më sot e kemi njohur Imzot Nolin si njeri serioz dhe të ditur..por sot e njohëm edhe si shakaxhi..”..!
    Por sidoqofte Zogu nuk ishte aq qesharak sa Bujar Nishani..se kjo kategori janë vemje apo urithë të kohës sonë demokratikase..

    Reply to this comment
  19. Niko Shpiragu November 24, 21:01

    Nje shkrim qe e vlen te lavderohet. E inkurajoj gazetarin Xh. Shehu te vazhdoje me shkrime te tilla qe rrahin me zemren e qytetareve te ndershem e patriot qe jane shumica dremuese ne kete vend te dashur me emrin Shqiperi. Sa per pacavuren me emrin Nishani, do tu lutesha atyre njerezve te mrekullueshem te Laberise se lavdishmei qe te mos brengosen fare se cfare mund te presin nga nje lepires i Saliut e te tjere si ai me emrin Ago e ndonje tjeter i pafytyre si ai. Ne se “legjendari” Nishani do ta kishte kaq ne zemer Laberine sic pretendohet nga ajo shoqata e mesiperme,atehere le te na thone ata c’beri ky njeri kur “balozi i zi ” me emrin Sali dergoi mercenaret per te ber genocid ne Vloren e Laberise dhe dergoi avionet me lende helmues kimike. Le te zeme se s’kishte c’te bente, por perse nuk u zemerua e te distancohej nga ai, por ngeli sherbetori me besnik i armikut me te madh te Laberise. Pra duke i sherbyer krye armikut te Laberise, vet shoqata me po te njejtin emer e dekoron ate. Une e vleresoj shume kete krahine, por do t’ju thosha mohoeni kete shoqate ose te pakten ndryshojani emrin dhe vijani Shoqata “kuislinge” ose ndonje emer tjeter qe ajo e meriton me se miri. Them kuislinge se duke nderuar palacon qe dekoroi ish kuislinget dhe ish diversantet, Nishani eshte vet nje kuisling dhe duke nderuar ate vet shoqata duhet te marrin edhe emrin sipas funksioneve qe kryen. Perbuzini ata lolo sepse t’i sherbesh nje legeni si Nishani patjeter duhet te jesh lolo. Une nuk jam lab, por po u them juve te nderuar leber se vesi me virtytin mund te jene bashke per nje kohe, mundet qe edhe vesi ndonje here te dalin me ne pah, por tek e fundit virtyti do te fitoje. Per Shqiperine dite me te mira do te vine dhe njerez si Nishani e kompani do te hidhen ne kazanin e pleherave. Pergezime gazetarit.

    Reply to this comment
  20. Mehmet Metaj November 25, 11:17

    Kur lexova shkrimin e mikut tim Xhevdet Shehu, mu kujtua një moment sinjifikativ por dhe pikant nga historia jonë tragji-komike nga Parlamenti i “kohës se Zogut”, por kur Zogu ynë porsa ishte (vetë) bërë Mbret..dhe siç ka patur gjithmonë figura komike, jago dhe Zylo (siç i quante i madhi Dritëro Agolli) në një rast solemn ku Mbreti i sapo zgjedhur foli në Parlament i duhej mbeshtetje dhe brohoritje pra apologjia e parlamnetareve që shihte se rrinin ftohte sidomos partia opozites me Fan Nolin në krye..ndersa Iljaz Vrioni thoshte ç’ne mbret ky me 5 ha pyll në Burgajet të Matit kur unë kam gjithë Beratin dhe Lushnjen etj….!!
    Por askujt nuk i ka shkuar ne mend se kjo Shqiperia jone do te behej dhe me qesharake sot ne shekullin e rid he do të bëhej President i Republikës dhe Bujar Nishani..Por ja që gjenden tek ne gjithmonë servile dhe njerëz pa shtyllë kurrizore pamvarësisht se ne ndonje rast këta kan dhe bekground kulturor..por s’kan tharmin e njeriut dinjitoz..siç është dhe dekorimi nga Ago Nezha i Bujar Nishanit…
    Po çfarë ndodhi atë ditë në Partlamnetin e kohës Zogolliane, 1928..?!:
    U çua deputeti i Beratit Ferit Vokopola dhe tha “recitoi” një lëvdatë në frome poeme për Mbretin Zog duke thënë: “Rrofsh e qofsh o mbreti ynë, shpëtimtar i mëmëdheut, brez pas brezi u kujtofshë, si stërnip i Skënderbeut..” (!)..Por kishte burra ajo kohë..pasi dëgjoi këtë Fan Noli u ngrit menjëherë pas tij dhe nga podium i Parlamnetit tha: këte që tha Z. Vokoppla per mbretin tone unë do ta thosha kështu: “Rrofsh e qofshe o mbreti ynë, frymezues i perparimit, brez pas brezi ju kujtofsh, si stërnip i Nastradinit..”..dhe pas kësaje..gajasi gjithë Parlamenti u ri-ngriti Mbretin Zog dhe ai tha” Deri më sot e kemi njohur Imzot Nolin si njeri serioz dhe të ditur..por sot e njohëm edhe si shakaxhi..”..!
    Por sidoqofte Zogu nuk ishte aq qesharak sa Bujar Nishani..se kjo kategori janë vemje apo urithë të kohës sonë demokratikase..

    Reply to this comment
  21. info analitike November 25, 13:07

    Te kenaqin enveristet qe i sulen ish enveristit Bujo. Po me qete more shoke se edhe mesimet e partise po ndjek. Me sa duket per juve kishin vlere vetem medaljet e kumandarit me ato qe po mund te krekoseje lart e poshte lagjeve e qyteteve, madje Saliu edhe doren nuk e lante sepse iak kishte shtrenguar kumandari. Po sa karagjoze paskeni qene more shokeni!!!

    Reply to this comment
    • Tartufi November 26, 18:59

      Po keta nuk jane vetem karagjoze ore info,se per te qeshur ndodh qe bhen te gjithe ne kete mesele,por keta
      jane lamasherija e ketij populli,qe nuk kuptoje nje here ne
      kete te mjere jete te tyre,,,, se e gjitha kjo lamasheri me
      teneqera te vendosura ne xhaketa,jane te gjitha te dala nga raca e tyre lamashe komuniste e te gjytha ngjirave.
      Ketu nuk hin ne mes as fashizma apo nazizma ,vecse ky llumi komunist,qe nuk ka as Din dhe as Iman.
      Te qenurit fashist apo nazist kur je perpara ketij komunizmi kaq te degjeneruar,,,, eshte detyre patriotike
      dhe detyre karshi zotit,se vetem kjo detyre e pastron kete degjenerim te pa krahesuar per te shpetuar popullin tend mjere.

      Reply to this comment
  22. Niko Shpiragu November 25, 15:43

    E habiteshme! Fan Noli iku ne djetor te 1924 pasi erdhi Zogu nga Jugosllavia me ruset e bardhe dhe tani Ju na e paskeni sjelle prap ne krye te opozites ne vitin 1928. Ai ndiqej se bashku me ish opozitaret e tij si L. gurakuqin qe e vrau Zogu ne Pulja dhe shume te tjere dhe prap na paska bere gallata ne parlament. Zogu ishte me maskarai qe ka lindur kjo toke , por ne nuk duhet te ginjejme kaq hapur dhe me paturpesi. Tani po e kuptoj se sa vlere paska dhe shkrimi juaj per Kasem Trebeshinen. Si ka mundesi te shkruani ju ginjeshtra te tilla. Jeni ginjeshtar apo injorant i paditur, zgjidhni njeren nga te dyja. Qeveria demokratike e Nolit erdhi ne fuqi ne qershor 1924 dhe u permbys ne dhjetor 1924 kur u rikthye prap Zogu dhe Noli me shoke iku e s’u kthye me. Keto vargje ty ti kane treguar dhe ti i tregon bajtiava. Ndonjehere tjeter do te na i tregosh kete historine me Nolin se ka ndodhur edhe ne parlamentin e kohes se monizmit ose te Saliut.

    Reply to this comment
  23. Mehmet Metaj November 25, 20:39

    O Zoti Shpiragu, por nje lapsus se kjo ka ndodhur me 1924’en por rendesi besoj ka se eshte e sakte si ngjarje dhe s’di perse flitni me aq perbuzje o njeri “i ditur” por se pari kush je ti qe nuk shkruan dot ne merin tend dhe kerkon te na shitesh per njeri me kulture kur s’ke emer dhe dinjitet njerezor?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*