Qokat me dekoratat dhe një histori nga Parlamenti i Zogut

November 25, 2017 02:50

Qokat me dekoratat dhe një histori nga Parlamenti i Zogut

I nderuar z.Kryeredakor

Kur lexova shkrimin e mikut tim Xhevdet Shehu, “Qokat me dekorata” (Botuar tek “Dita”,  më 24.11.2017) mu kujtua një moment sinjifikativ por dhe pikant nga Parlamenti i “kohës se Zogut”, por kur Zogu ynë porsa ishte (vetë) bërë Mbret..dhe siç ka patur gjithmonë figura komike, jago dhe Zylo (siç i quante i madhi Dritëro Agolli) në një rast solemn ku Mbreti i sapo zgjedhur foli në Parlament i duhej mbeshtetje dhe brohoritje pra apologjia e parlamentarëve që shihte se rrinin ftohte sidomos partia e opozites me Fan Nolin në krye… ndersa Iljaz Vrioni thoshte ç’ne mbret ky me 5 ha pyll në Burgajet të Matit kur unë kam gjithë Beratin dhe Lushnjen etj….!!

Por askujt nuk i ka shkuar ne mend se kjo Shqiperia jone do te behej dhe me qesharake sot ne shekullin e ri dhe do të bëhej President i Republikës Bujar Nishani!

Do të gjenden gjithmonë tek ne servilë dhe njerëz pa shtyllë kurrizore. Në ndonje rast këta kanë dhe bekground kulturor, por s’kanë tharmin e njeriut dinjitoz.

Ky është rasti i dekorimit të Bujar Nishanit nga Ago Nezha.

Po çfarë ndodhi atë ditë në Partlamnetin e kohës Zogolliane, 1928..?!:

U çua deputeti i Beratit Ferit Vokopola dhe tha “recitoi” një lëvdatë në frome poeme për Mbretin Zog duke thënë: “Rrofsh e qofsh o mbreti ynë, shpëtimtar i mëmëdheut, brez pas brezi u kujtofshë, si stërnip i Skënderbeut..” (!)

Por kishte burra ajo kohë. Pasi dëgjoi këtë Fan Noli u ngrit pas tij dhe nga podium i Parlamentit tha: Këte që tha z.Vokoppla per mbretin tone unë do ta thosha kështu: “Rrofsh e qofsh o mbreti ynë, frymezues i perparimit, brez pas brezi ju kujtofsh, si stërnip i Nastradinit”.

Pas kësaj gajasi gjithë Parlamenti.

U ringrit Zogu dhe tha: “Deri më sot e kemi njohur Imzot Nolin si njeri serioz dhe të ditur, por sot e njohëm edhe si shakaxhi”.

Sidoqofte Zogu nuk ishte aq qesharak sa Bujar Nishani.

Kjo kategori janë vemje apo urithë të kohës sonë demokratikase.

Mehmet Metaj

November 25, 2017 02:50
Komento

5 Komente

  1. Si e dekoroi Zog krimineli ,At Dom Gazulin ?? November 25, 06:37

    KUSH KA QENE
    DHE DERI KU KA ARRITUR
    LIGESIA KOZMIKE
    E BAJRAKTARIT ANALFABET
    AHMUT ZooGOLI
    NDIQNI SEKUENCAT E MEPOSHTEME:
    .
    Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “speciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”.

    Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme:“Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë:

    “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…
    .
    E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’ Europa orientale, Boulder, 1984.)
    Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah
    Luigj Gurakuqit,
    Avni Rrustemit,
    Fan Nolit,
    Bajram Currit,
    At Gjergj Fishtës,
    Hasan Prishtinës,
    në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 Dom Gjoni u zgjodh deputet.
    Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta,

    “Ky babën gjaks,
    gjyshin katil,
    stërgjyshin mizuer…
    hasëm të kulturës…”;
    ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik:

    Ahmet Zogu,
    nipi i Esat Pashë Toptanit,
    dhandrri i Shefqet Verlacit,
    kunati i Ceno bej Kryeziut,
    një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes.

    Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë.

    Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952.

    Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë.
    Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrtë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak.

    E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, Katolikët e Maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”.

    Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin.

    Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit.
    Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli:

    Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar!

    Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit!
    Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.
    Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen.

    Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?!
    Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë.

    Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët.

    Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të Fesë, por si politikanë.

    PROCESI I VARJES TE DOM GAZULIT ME URDHER TE ZOGUT

    Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij Prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja!

    Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. Na ishim të gjithë të përmalluem fort.
    Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun!– Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927”

    ZOGU ” I FAL JETEN ” NJE TE VDEKURI NE LITAR

    Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, pasi u sigurua që prifti dha shpirt dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën….
    .
    Ky ishte Ahmut Zogu qe i ngriten turkoshaket & naziberishistet te stacjoni trenit
    nje permendore
    qe duhet kthyer ne shurrtore

    Reply to this comment
  2. Niko Shpiragu November 25, 16:27

    Te paditurit jane edhe te pafytyre se duan te duken me shume se te tjeret. Zogu u be mbret ne 1928 dhe Fan Noli kishte ikur qe ne dhjetor 1924 kur erdhi ai imbeshtetur nga mbreti i jugosllavise. Fan Noli nuk u kthye me , kurse nje pjese e opozites se tij u kthye me Italine fashiste ne 1939 si Mustafa Kruja, Ali Kelcyra e tjere. Ju jeni shume i pa ditur dhe mesoni ne fillim pak histori para se te shkruani. Nuk mar ne mbrojtje Zogun se ai ka qene me palacua i Shqiperise, por eshte turp te kerkosh te dukesh i ditur me barsaleta ose genjeshtra kaq te trasha. Mendoj se ne artikuj te tille edhe komisioni redaktues i gazetes duhet te tregoje pak vemendje.

    Reply to this comment
    • dd November 25, 18:13

      zoti Shpiragu,

      E kapa dhe une kete gafe te pafaleshme por nuk i vura rendesi…

      Noli nga dhjetori 1924 nuk u duk me ne Shqiperi dhe Meto Metaj ka humbur shume pike…..ne fakt dhe ne artikullin per Trebeshinen doli bllof..
      .
      Megjithate Noli e ka thene kete shprehje por MM e vuri ne kohe te gabuar.

      Pershendetje me nje nga poezite brilante te Nolit qe ben fjale per vrasjen e Bajran Currit qe tropjanet e Sali Bythishes nuk i bene as varrimin por e moren Hasjanet dhe e cuan ne Krume..

      Kur tufani e shthuri fenë,

      Kur tirani e krrusi atdhenë,

      Mi një brek të Dragobisë

      Priret Flamur’ i lirisë.

      Atje nisi, atje mbaroi,

      Atje krisi, atje pushoi,

      Rrufe-shkab’ e Malësisë,

      Në një shkëmb të Dragobisë.

      Vendi dridhej, ay mbeti

      Se s’tronditej nga tërrmeti,

      Dif dragoj i Dragobisë,

      Trim tribun i vegjëlisë.

      O Bajram, bajrak i gjallë,

      More nam me gjak në ballë,

      Te një shpell’ e Dragobisë,

      Yll’ i rrall’ i burrërisë.

      Thon’ u shtri e thon’u vra,

      Por ti s’vdiqe, or Baba,

      As te shkëmb’ i Dragobisë,

      As te zëmr’ e djalërisë.

      As je vrar e as po vritesh,

      Legjendar Ante po rritesh,

      Dithiramb i Dragobisë,

      Tmerr, panik i mizorisë.

      Me Zjarr Shenjt’ u ndrit kjo shpellë,

      Gjer në qjell u ngrit Kështjellë,

      Për çlirimn’ e Shqipërisë,

      Katakomb’ e Dragobisë.

      Reply to this comment
  3. Fatmiri November 25, 17:40

    Pershendetje Metaj ! Te pergezoj per shkrimin .Historit me mbreter e presidenta s’kane te sosur , por edhe humori qe i ka shoqeruar eshte i pa fund ! Ja edhe disa vargje te mija qe i bejne “jehone “dekorimit “te Agos nga Nishani!
    Ago Nezha nga Dukati,t
    nje deshire te madhe pati ,!
    te kish fame e dekorata ,
    dhe rropatej dit e nate !
    te medhenjve per nga mrapa .
    Ul kurrizin serviloset ,
    se durimi nuk i soset ,
    Kudo ndodhet , si shejtani .
    ndaj e donte dhe Nishani.
    Po me shume nuk e duroi ,
    dhe ne fund e dekoroi!?

    Reply to this comment
  4. Fatmiri November 25, 17:41

    Pershendetje Metaj ! Te pergezoj per shkrimin .Historit me mbreter e presidenta s’kane te sosur , por edhe humori qe i ka shoqeruar eshte i pa fund ! Ja edhe disa vargje te mija qe i bejne “jehone “dekorimit “te Agos nga Nishani!
    Ago Nezha nga Dukati,
    nje deshire te madhe pati ,!
    te kish fame e dekorata ,
    dhe rropatej dit e nate !
    te medhenjve per nga mrapa .
    Ul kurrizin serviloset ,
    se durimi nuk i soset ,
    Kudo ndodhet , si shejtani .
    ndaj e donte dhe Nishani.
    Po me shume nuk e duroi ,
    dhe ne fund e dekoroi!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*