Qosja: Berisha të largohet, po e çon vendin në humnerë

June 5, 2013 17:11

Qosja: Berisha të largohet, po e çon vendin në humnerë

Akademiku Rexhep Qosja, në një intervistë për gazeten Epoka ne Prishtine, thotë se Shqipërisë i duhet rotacioni dhe largimi i kryeministrit Sali Berisha, pasi mbi të gjitha ai po e çon vendin drejt humnerës ekonomike.

“Mendoj se Shqipërisë shumë, jashtëzakonshëm shumë, i duhet ndërrimi i pushtetit, që politikanë e analistë në Tiranë po e quajnë rotacion. Dhe, mendoj kështu jo vetëm për shkak të gjuhës së urrejtjes, gjuhës fyese, gjuhës konfliktnxitëse të kryeministrit; dhe mendoj kështu jo vetëm pse kryeministri i Shqipërisë i ka bashkuar, në të vërtetë i ka mbledhur në një, në të vërtetë i ka uzurpuar të tri pushtetet; dhe mendoj kështu jo vetëm pse mandatet e ish- kryetarit dhe tani kryeministrit të Shqipërisë janë të shënuara me disa tragjedi që e bëjnë politikisht dhe juridikisht përgjegjës; dhe mendoj kështu jo vetëm pse ai në vazhdimësi, me mashtrime e me gënjeshtra, e manipulon dhe fyen vetëdijen e qytetarëve shqiptarë; dhe mendoj kështu jo vetëm pse Partinë Demokratike të Shqipërisë e ka bërë parti private; dhe mendoj kështu jo vetëm pse në gjuhën e tij, në sjelljet e tij, në pushtetin e tij, në mendësinë e tij nuk ka asgjë bashkëkohore, evropiane. Mendoj kështu, para së gjithash, për shkak se e ashtuquajtura politikë e tij ekonomike është politikë e pa rend, e pa sistem, e pa strategji, e pa logjikë; politikë e improvizimeve, që do ta çojë Shqipërinë në katastrofë ekonomike! E keni vërejtur besoj se në çka e mbështet ai fushatën? E mbështet në rrugët. Kudo e kurdo flet për rrugët, të shpeshtën e herëve duke tre-katërfishuar kilometrat e tyre! E mbështet në pranimin në NATO thuajse ai është i merituar për pranimin e Shqipërisë në NATO e jo NATO-ja që për arsye politike, strategjike e të tjera iu ka dashur Shqipëria. E mbështet në heqjen e vizave dhe në integrimet evropiane thuajse ato janë varur a varen prej tij. E mbështet në heqjen e vizave të qytetarëve të Shqipërisë nga ana e SHBA-ve thuajse ato viza do të hiqen për të gjallë të tij? E mbështet në supergënjeshtrën: do të bëjmë gjithçka për!

Sot edhe politikanët më varfër të arsimuar e dinë se një shtet është i fortë, i përparuar jo në qoftë se e ka ushtrinë dhe policinë e madhe, por në qoftë se ka ekonomi të zhvilluar dhe punësim të madh. Sot edhe politikanë pa ndonjë kulturë të veçantë e dinë se qëllimi më i rëndësishëm, qëllimi i qëllimeve zhvillimore të një shteti është: PUNËSIMI I NJERËZVE. E kryeministri i Shqipërisë pothuajse nuk ka me çka tjetër t’u dalë parasysh votuesve shqiptarë përpos me rrugët. Rrugë! Rrugë! Rrugë! Dhe me rrena! Rrena! Rrena! Rrena! Rrena të pambarimta! E me çka tjetër t’u dalë? Me çka tjetër t’u dalë kur politika e tij ekonomike e ka lënë Shqipërinë pa ekonomi të vërtetë, e ka shtuar pabarazinë midis njerëzve duke e shtuar edhe numrin e të varfërve.

Jam thellësisht i bindur se gjithë këtë gjendje dëshpëruese do ta ndryshojnë ata që fushatën po e bëjnë me programin RILINDJE. Natyrisht në qoftë se i fitojnë zgjedhjet që meritojnë t’i fitojnë, që është në interesin e përtashëm dhe në interesin historik të Shqipërisë e të Kosovës që t’i fitojnë këto zgjedhje,” shprehet Qosja.

I pyetur nga gazetari se si i komenton disa deklarata se ai i ka personale sulmet ndaj Berishës, Qosja shprehet: “Si mund të kenë raporte të mira një despot, dhunëtar e gënjeshtar me gjuhën dhe dhunëtar e mesjetar me veprimtarinë e tij politike, dhe një intelektual që jetën dhe veprat shkencore, letrare e publicistike ia ka kushtuar Lirisë: lirisë së mendimit, lirisë së fjalës, lirisë kombëtare. Dhe, natyrisht të Drejtës”.

June 5, 2013 17:11
Komento

11 Komente

  1. kelmendasi June 5, 17:49

    O Qose rregullo Kosoven se ne votojme me mendjen tone jo tenden.Nuk ke kercik ta shpetosh Ramen nga humbja jo

    Reply to this comment
  2. ARTAN BUSHI June 5, 18:22

    I kerkoj ndjese DOKTOR PROF .REXHEP QOSE per injorancen e parakomentusit dhe i them FALEMINDERIT qe perpiqet ti hapi syte bashkombesve te mij .Me respekt Artan Bushi ,ITALI .

    Reply to this comment
  3. kelmendasi June 5, 18:39

    Po me vjen mire qe qorrit Artan Bushit po ja hap syte Qosja .Por drite ne syte e Bushit akoma nuk paska arrite.Kur syte rrine shume mbyllur drita e tipit Qose vecse i verbon perfundimisht.
    Ky akademiku Qose ne Kosove se mbeshtet askush ndersa ne Vlore po asht i pari mes te qorruemve.Jepu Drite qorrave o Qose se drite nuk kane me pa kurre se jane pa sy

    Reply to this comment
  4. Apojo June 5, 19:51

    O kelmendas. A e di ça po flet. Vet pseudonimi qe ke zgjedh te mallkon me gjith soj e sorollop mor ti mort muti shalet se trut ti paska marr. Po vet Kelmend e Tropoj jane Malsi e Gjakoves. Kur s’ta ka la gojen uji Valbones pret me ta la shurra e Sales n’Lanen e TIRANES? Te pabes!

    Reply to this comment
  5. kelmendasi June 5, 20:49

    Apojo
    Kelmendi Masi e Gjakoves?
    Vetem injorantet e historise mund ta mendojne.
    Kelmendi eshte ne Malsine e Madhe.Kelmendi para dyndjes sllave fillonte ne Serbine e sotme ose me sakte ne ate qe quhet Beogradi i Ri ku eshte varri i Titos dhe shtrihej deri ne Kodrat e Rekes sot Kodrat e Ishmit.
    Fjalori yt i piset eshte edukata jote e nje injoranti te ndyre.Kaq mjafton

    Reply to this comment
  6. kalios June 5, 22:06

    Per Prof. Qosen s,ka vlere asnje koment i kujtdo qofte,sepse flasin veprat e tij,per ata qe lexojne e kam fjalen .Mendimet dhe qendrimet e ti edhe per politiken shqiptare dhe lideret e saj te ketyre 22 viteve kane qenq te argumentuara me fakte dhe jo mendime ne ajer per srcilin,si per Nanon,Ramen,Berishen,Meten e te tjere,por ne vecanti ka shprehur mendime kritike me te ashpra per Berishen Cili mund ta hedhi poshte kritiken e Qoses per ofendimet qe ka bere kryeministri per kundershtaret e tij politike brenda parlamentit dhe ne fushatat zgjedhore lokale dhe parlamentare.Ka share e kercenuar sa ka dashur U vrane kater qytetare te pafajshem dhe per keto pergjegjesia e Berishes eshte evidente e pashmangshme,keshtu qe nuk mund te perdorim te drejten tone per te komentuar dhe ofenduar Pof. Qosen qe eshte nje akademik qe i ka dhene kombit vepra qe do te kene vleren e vet,ashu sic do zere vendin e vet ne historine e kombit tone edhe Berisha si nje nga lideret me kontribute per zhvillimet demokratike,por kjo s,do te thote se duhet te jete kryeminister i perjetshem .VETE DEMOKRACIA JETON E ZHVILLOHET EDHE NEPERMJET ROTACIONIT DHE NDRYSHIMIT TE LIDEREVE BRENDA PARTIVE.nE TE KUNDERT DO TE THOTE QE TE MENDOSH SI KOMUNIST PER TE PATUR NE DREJTIM TE NJEJTIN PERSON .pO A NUK U VELEM ME ATE MODEL QE PATEM MBI KRYE NJE eNVER PER 40 VJET.eSHTE ABSURDITET TE PAJTOHESH ME KETE MENDESI,POR SIC DUKET NE SHQIPTARET E PASKERKEMI TE VESHTIRE TE SHKEPUTEMI M NGA FORMIMI QE KEMI MARRE NGA E KALUARA APO TE TRASHEGUAR NGA SHOQERIA JONE QE E PASKERKA TE VESHTIRE TE NDAHET NGA AJO E KEQE E MADHE QE SI FERRE ENDET NEPER KEMBE TONA EDHE TEK SHUME TE RINJ.eSHTE VERTET PER TE ARDHUR KEQ.

    Reply to this comment
  7. Lalushi June 6, 05:38

    Nuk ma merr mendja qe Kelmendasi eshte aq i ngritur sa te te komentoje ne kete menyre per Akademikun Rexhep Qosja. Mbase do ishte me mire qe kur te bejme komente te dime se me ke kemi te bejme. Eshte vertet ftkeqesi kur nuk e di se sa vlen dhe se ku e ke vendin ten ne rresht.

    Reply to this comment
  8. SISAKU June 6, 05:48

    per te gjithe dashakeqet horrat qw urrejnw akademikun prof Rexhep Qosen tw vetmin shkencwtar prodhuws veprash historike-letrare, iu kelyshe te maskarenjve, t’i hani mutin atij burri tw kombit shqiptar.sisaku [email protected]

    Reply to this comment
  9. SISAKU June 6, 05:50

    per te gjithe dashakeqet horrat qw urrejnw akademikun prof Rexhep Qosen tw vetmin shkencwtar prodhuws veprash historike-letrare, iu kelyshe te maskarenjve, t’i hani mutin atij burri tw kombit shqiptar.’

    Reply to this comment
  10. Malo June 6, 11:17

    Ky “Kelmendi” i Sllobodanit po kerkon te na influencoje per pr. Qosen. Une i them se sherbetori apo spiuni duhet te qendroje ne rolin e sherbetorit apo spiunit. Meqene se po i Kerkon Pr. Qoses te shikoje punet e Kosoves, po ky te kujt shikon mos e heq vetes si perfaqesuues i Shqiperise? Edhe pse ne gjithe shkrimin e tij karakteristike eshte injoranca prej sherbetori, perseri duhet te ket kujdes se nuk do paguhet gjithnje. Zakonishte sherbetoret mbasi shtrydhen si limoni hidhen ne kosh te plehrave. Sigurisht aty e ka vendin edhe ky. Dhe duhet ta dije mire se shqiptaret si ne shqiperi edhe ne Kosove nuk kane nevoje per shkrimet e tij, edhe ne rast se eshte ndonje punonjes i larte i administrates.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*