Qosja dhe akademikët: Shqiptarë, mos u vini më emra të huaj fëmijëve

July 2, 2018 08:59

Qosja dhe akademikët: Shqiptarë, mos u vini më emra të huaj fëmijëve

Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, e cila ka për Kryetar Nderi, Akademikun Rexhep Qosja, duke parë fenomenin e përhapjes së emrave të huaj te fëmijët e sotëm shqiptarë, ka organizuar një takim në Prishtinë me qytetarë kosovarë që kanë emra nga krahina e Labërisë.

Kreu i saj, Ago Nezha tha për DITA se po të heqësh një paralele në sfondin e emrave që kanë shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë, vëren ndryshime të pakrahasueshme. Gjendja civile me emrat e fëmijëve shqiptarë, është e mbushur me emra të huaj.

“Kur ndodhesh në një mjedis familjar apo shoqëror në Shqipëri dhe prezantohesh me emra fëmijësh, do dëgjosh emra italianë, gjermanë, anglezë, amerikanë, rrezik edhe afrikanë, por shumë pak, ose rrallë do dëgjosh emra ilirë.  Shkretëtira shpirtërore, zbrazëtia, çrrënjosja e besimit, mendësitë racionaliste e natyraliste që janë përhapur në ditët tona, e bën shqiptarin e sotëm më të pasigurt, të çorientuar dhe psiqikisht të trishtuar.  Po t’u referohemi kombeve të qytetëruara si Franca, Spanja, Gjermania, shohim se i ruajnë me fanatizëm emrat, gjuhën dhe zakonet e tyre. Franca ka shkuar edhe më tej, duke nxjerrë ligje që nuk lejojnë vendosjen e emrave të huaj në mjedise publike” – tha Nezha për DITA.

Pjesëmarrësit në këtë takim mbanin emra nga gjithë gjeografia e krahinës së Labërisë, duke filluar nga Labëri, Labe, Lab, Labeat-e, Laberion-a,Vlora,Vlona, Aulona,Vlonjat, Vlorian-e, Vloriat-e, Saranda, Delvina, Gjirokastra, Gjirokastrit-e, Gjinokastra, Argjira, Argjiro, Himara,Vjosa, Orik, Çamëria, Shqipe, Shqiponjë, Shqipdon, Shqiprim,  etj.

Takimin e përshëndeti Akademiku Rexhep Qosja, i cili theksoi se: “emrat janë pasuri e madhe kombëtare. Emrat mbajnë vulën e traditës, zakoneve, kulturës, psikologjisë,botëkuptimit, historisë dhe filozofisë popullore”.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, theksoi se: “jo vetëm brezi i vjetër por dhe më të rinjtë e vazhdojnë traditën e emrave me prejardhje nga krahina të Shqipërisë”, duke e ilustruar me një shembull që një nënë e re punonjëse në Ambasadën Shqiptare kishte lindur vajzë dhe e kishte pagëzuar me emrin Vlora.

Ai, deklaroi se: “ vetëm Kosova ka mbi 7000 vajza e gra të quajtura Vlora, që po punojmë të organizojmë një ekskursion në qytetin e Vlorës, siç realizuam me 50 vajza e gra me emrin Saranda që i çuam në Sarandë”.

Një vëmendje të veçantë për të pranishmit pati edhe kumtesa që mbajti historiani i njohur Profesor Pëllumb Xhufi, që shpalosi historinë e Labërisë. Këtë takim e përshëndetën dhe përfaqësuese të komunitetit me emra nga Labëria, si Drejtoresha e Institutit pedagogjik Labëri Luzha dhe gazetaria Saranda Bujupi.

“Emrat dhe gjuha, janë binomi esencial i identifikimit kombëtar, një pasuri kombëtare  që duhet ruajtur e transmetuar brez pas brezi. Por të dy këto simbole, veçanërisht në Shqipëri janë goditur rëndë. Kur takohesh me një europian, aziatik apo afrikanë, nëpërmjet emrit të tij menjëherë e kupton identitetin kombëtar. 

Ky fenomen nuk ndodh në Shqipëri, pasi emrat e fëmijëve tanë janë shartesa e nën shartesa të kombeve, llojeve e racave të ndryshme, që duhet përkthyes ti kuptosh. Ndërsa emrat kosovarë janë një shembull i traditës i vlerave të popullit tonë, që duhet përshëndetur dhe përgëzuar si një trashëgimi kulturore atdhetare.

Në Shqipëri, tendenca për të vënë emra të huaj manifestohet dukshëm jo vetëm te fëmijët, por edhe te institucionet private, lokalet, e deri te emisione televizive.  Kjo është një përgjegjësi e shoqërisë shqiptare, por edhe e qeverive në këto 28 vjet që nuk kanë treguar vëmendje për këtë fenomen që e gërryen pa mëshirë çështjen e identitetit kombëtar” – thotë për DITA, akademiku Nezha.

b.m. / dita

 

 

July 2, 2018 08:59
Komento

15 Komente

  1. shushica July 2, 09:07

    Eshte situate absurde,nuk njihen me femijet….nga cili vend vijne

    Reply to this comment
  2. Agrona July 2, 09:11

    Jo vetem qe i vene emra te huaj, por i vejne dhe emra qe dikur ja vinim qenve. Xhoi, Xhesi etj. Gjermanet jane gjithe ai komb dhe i vene femijve emra gjerman, kurse ne leshmanjozet i veme emra ‘te huaj’,

    Reply to this comment
    • Arben July 2, 11:04

      GJERMANET JANE NE PUNE.

      SHQIPETARET JANE NE GJUME.

      2013-2018 LARGUAR NGA SHQIPERIA 300,000.

      15% E POPULLSISE, TE MARRESH PARASYSH

      QE JANE PJESA ME AKTIVE QE LARGOHET

      40% E FUQISE BLERESE.

      KUR SHQIPETARET JANE DUKE IKUR TE GJITHE

      NGA KY VEND CFARE VLERE KA TE MERRESH ME

      EMRAT??????!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  3. vasili July 2, 11:00

    Hahaha,vazhdon gallata tragjike me dimensione absurde,ne mocalin arnautas:
    Rexhepi & compani turceli thone:
    Mos vini emra te huaj,por vec nga ´´atdheu ame pushtimi aziatik´´Turqi,sic i kemi dhe ne vet ketu me siper:rexhep,qemal,etj,etj,.
    Jep nje shembull minimal patriotik,por shqiptar ama,:
    Ndro emrin nga rexhep ne ALBAN.

    Reply to this comment
    • Arben July 2, 17:05

      Ky zoteria eshte zedhenesi tipik i arkitekteve

      sllavo-europian te projektit per zhdukjen e Shqipetareve.

      Nje popull qe fle, vdes.

      Allahu Ekber

      Reply to this comment
  4. H July 2, 13:04

    Hapni shkolla fillore per gazetarë, pseudo-intelektualë,moderatorë dhe opinionistët e leshit pasi kanë mbaruar 3-4 universitete me pagese se nuk dine te flasin shqip osa e bastardojne ate.

    Reply to this comment
  5. _!_ July 2, 14:21

    Po emrat e huaj myslimane folen keta Iriret e “kulluar” …si “Rexhep”, “Qemal”, “Daut”, “Hasan”, “Myslim”, “Haneme”, etj. ??

    Reply to this comment
  6. Korabi July 2, 14:33

    Po ca emrash do te vejm ne mhaimut Abdullah zejnullah ermellah

    Reply to this comment
  7. Dodona mbi Tomorr July 2, 14:56

    KY Agua patriot i madh po del !Edhe emrat do t’iu
    diktoi shqiptareve , se edhe vete emer patrioti ka!Nuk e ka marre me kot urdherin “Skenderbe” nga ai president Nishani qe edhe Agua e beri ate “nderin e Laberise” Njera dore lan tjetren dhe te dyja fytyren ose njera dore mban oren dhe tjetra unazen e diamantit!

    Reply to this comment
  8. Iliria e bashkuar July 2, 15:05

    Urime, emrat ilire jane nga me te bukurit dhe te pa shtershem

    Reply to this comment
  9. Pellazgos July 2, 16:47

    Emrat pervec qe jane Identitet,tregojne respektin,dashurine,nderin per Kombin.
    Te jesh shumice myslimane,bijte e atyre qe kishin privilegje dhe tituj nen Perandorine Osmane dhe te thuash qe ne jemi “patriote”,eshte per te vene duart ne koke.
    Shikoni Bregdetin qe nuk kane patur shkolla Greke se i hoqen Sulejmanet si i kane patur dhe i kane emrat.
    Athina,Melpomeni,Aristidh,Pirro,Vasiliqi,Anastas,Dhimiter etj dhe keta Sulejmanet,Hamzate,Rexhepat,Idrizet qe na bejne “patriotin shqipetare” qe sot jane bere si Brazili si Elton,Erion,Elvis,Esuona,Eduart etj.
    Kombi jone eshte Epiri me emrat e Lashte Greke,kjo eshte e verteta.
    Mos u dridhni dhe perdridheni tani qe po zhdukeni si shtet myslimane.

    Reply to this comment
    • Kelmendi July 2, 23:51

      Faleminderit Pellazgos. Parapelqej vrerin e hidhur te armikut tim sesa lajkat e velura te pseudo-pattioteve bashkekombes! Ne fakt ata qe nuk e çmojne dhe nuk e njohin bukurine e te qenit shqiptar e nuk e meritojne te ken emra te tille. Te pjellet e shqiptareve enden neper rruget te trashe e te pashkolluar duke bertitur per krenari e burreri me gojen qe u qelbet injorance. Shqiperija dhe gjuha shqipe veryete jane te vjetra e te lavdishme por për njerez qe luftojne per to, mesojne e studiojne kokeulur. Kurrsesi jo për injorante koktrashe qe e kane me te degjuar e qe pasi u shk….en para e mbrapa per 30 vite u ra nder mënd për identitet

      Reply to this comment
  10. Guri Naimit D(Dh Xhoga) July 2, 17:07

    Me Agronin po jo me Arbenin, qe as emrin qe mban se mbron.
    Iliria e bashkuar mire na uron.Emrat puro shqiptare nga Iliria mbron.Faleminderit.
    natyrisht edhe perjashtime do te kete, nese Ai emri i huaj, emer pergjithesues do jete…

    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*