Qosja: Diskutimet për ndryshime gjuhësore kanë prapavijë politike

Redaksia Online April 19, 2013 10:05

Qosja: Diskutimet për ndryshime gjuhësore kanë prapavijë politike

Akademiku Rexhep Qosja i konsideron diskutimet që kanë nisur për ndryshimet në gjuhën letrare kanë prapavijë politike. Qosja shprehet se në drejtshkrimin e shqipes mund të bëhen përmirësime, por jo të kthehen përjashtimet në rregulla. “Mund të bëhen diskutime për përmirësime aty ku ka vend e aty ku është e nevojshme për gjuhën letrare kombëtare. Por, mendoj se këto diskutime të cilat kanë disa vjet që kanë filluar, kanë një frymëzim tjetër, kryesisht politik. Ata duan që përjashtimet që i kanë bërë autorët e drejtshkrimit t’i bëjnë rregulla, por nuk bëhen përjashtimet rregulla. Duan të rrënojnë rregullat, duke i bërë përjashtimet më rregulla se rregullat. Gjuha standarde është një prej fitoreve më të mëdha kulturore dhe të themi politike e popullit shqiptar. Kjo është historike. S’duhen bërë ndryshime”, citohet Qosja në GSH.
Qosja thotë se përmirësimet nuk duhet në asnjë mënyrë të rrezikojnë bazat dhe tërësinë. e standardit. Sipas tij, nuk mund të hiqet ë-ja e patheksuar, sepse kjo do të ndryshonte kuptimin.

“Gjuha standarde është e hapur ndaj gegnishtes. Unë vetë jam një ndër ata autorë që fus shumë fjalë nga gegnishtja në letërsi, sepse jam rritur atje ku përdoret një ndër të folmet më të bukura të gegnishtes. Askush nuk ka vënë pengesë për fjalët e këtij dialekti. E përsëris se gjuha standarde është e hapur ndaj gegnishtes dhe të folmeve të tjera. Po çelen dyer që janë të çelura”, theksoi profesori.

Qosja e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. “Bashkëpunimi mes dy akademive është shumë i rëndësishëm. Do të duhej të ishte edhe në fusha të tjera e jo vetëm për standardin, sepse nëse ka bashkëpunim vetëm për gjuhën, tregon se diçka nuk është shëndosh”, tha ai. Sa i takon kryetarit të akademisë (Gudar Beqiraj), Qosja tha se është një drejtues i zgjedhur prej pushtetit.

“Kam respekt për të po do të ishte më mirë sikur të ishte zgjedhur nga akademikët e jo nga pushteti”, deklaroi profesori, duke kritikuar më tej akademinë e Prishtinës, që sipas tij, ka një kryetar që përfaqëson nivelin më të ulët të akademisë. “Ajo drejtohet prej një klani lokalist që 20 vjet, e kjo ka lënë pasoja. Ata e kanë kompromentuar akademinë. S’mund të ketë një akademi 12 anëtarë të kryesisë së një partie. S’mund të jetë një akademi e udhëhequr prej 3 gjuhëtarëve në 12 vite, që u lënë vendin njëri-tjetrit”, theksoi ai.

Redaksia Online April 19, 2013 10:05
Komento

10 Komente

  1. mali April 19, 10:20

    As ne politike e as ne shkence nuk po ta varin QOSE, i ke bere nder te madh vetes duke marre persiper gjera qe nuk ke takat t’i ngrejshe.Ke filluar te qahesh mire. Lotim te mbare !!!

    Reply to this comment
  2. taqi April 19, 12:36

    Shqiptari REXHEP QOSE eshte titan mor mal humnera ku ke nder ti te zesh ne goje emrin e tij.Ai eshte maja e heshtes se Shqiptarismes te cilit I urojme te jetoje sa me gjate ne sherbim te interesave kombetare.

    Reply to this comment
  3. ylvi lagavajshta April 19, 13:01

    O mali piciruk! Prof. Qosja asht mal i madh i shqiptareve dhe Shqiperise. O mali (miush) ban mire ti vesh pak gishtin kokes seqe je i palexuem (apo i gjusarsimuem) dukesh menjehere. Perpiqu te lexosh ndoj rresht nga ato qe shkruan PROFESOR EMERITUS Qosja e mbase te vjen turp nga vetja yte e pa shkollueme.

    Reply to this comment
  4. tani April 20, 02:33

    Laje golen ore Qose kur zen ne goje Berishen.Ky eshte turp per ju.Ju jeni Enverist dhe e doni Enverin se kur kishit mijra leke nga Tito qe akoma me ato leke keni shtyre ne nuk kishim as qumesht mjaft me pi e as nje kafe me mbajt shpirtin se cdo familje merrte 100gram kafe ne muaj dhe prisnim te pinim ne ndonje xhenaze.

    Reply to this comment
    • qerosi April 20, 10:46

      Po ai Berisha yt qe i mbante b……… Enverit, çfare ishte? Do te kete qene i djathte, por i fshehur!!! Te kesh qene sekretar partie e te mos ishe Enverist, i bie qe ti te kesh k… e te mos jesh mashkull!

      Reply to this comment
  5. Hasan April 21, 10:28

    Sa ka qene vet ne ligen e gjuhetareve te Enverit qe e kane ndryshu standardin ne 72, nuk ka ba za, edhe pse ai kongres ka qene kryekeput politik.. Ky qe besa, as gjuhetar nuk asht, e s’di cka ka lype ne ate kongres te turpshem. Po, ketij pernjimend nuk mund i merret kurrgja per seriozisht. Asht i huqte sot e gjithe diten, komunist me zemer e shpirt.

    Reply to this comment
  6. studenti April 21, 11:33

    Injoranca eshte e tmerrshme, nje terheqese e instinkteve qe te mban lidhur ne primitivitetin e mendimit ne emer te qenies fisnore te tradites se manipulimit me te.Eshte forca qe te kthen pas nen moton per te ecur perpara.Shihni kundershtimet ndaj politizimeve qe bente tirania dhe sherimin e se keqes me ane te politizimeve qe ben demokracia, ato vazhdojne te jene nje kurth injorance ne te cilin joshet e pergjumur njerezia.Ashtu si ne tirani vazhdon te jene instrumente politike institucionet dhe dituria, shkenca dhe akademia.Por me prapavajtese eshte shpellaria se ciles i jane nenshtruar te gjitha fushat e mendimit e te veprimit ne uje, ne toke e ne qiell; besimi, dituria dhe doemos ajo qe eshte vegla e komunikimit dmth gjuhesia.Nga injoranca vijne te gjitha hilerat si zotesi e keqdashjes per te bere gjithe punet e keqia.Injorantet kenaqen nen brohoritjet turmes;”Poshte dulla, rrofte salia!”.Keshtu siç po vene punet,mjere Shqiperia!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*