Qosja: Jozefina Topallit i duhet vënë fre

Redaksia Online April 20, 2013 08:58

Qosja: Jozefina Topallit i duhet vënë fre

Akademiku Rexhep Qosja thotë se po ta fitojë sërish Berisha pushtetin, për Shqipërinë do të ishte një katastrofë historike.  “Ky ndërrim pushteti i sjell Shqipërisë shumë gjëra, shumë kontribute , veprime të dobishme dhe masa të nevojshme për zhvillimin e saj. Sepse po të fitojë i njëjti njeri pushtetin për Shqipërinë do të ishte katastrofë historike”, shprehet ai për “Shekullin”.

Qosja kritikon edhe mënyrën e komunikimit të kryeparlamentares Topalli me deputetët e opozitës.

“Përse i thoni zonjë, zonjat nuk flasin ashtu. Kjo nuk është gjuha e zonjave , kjo është gjuha e  rrugaçeve. Shikoni, ata që flasin me këtë  gjuhë në Parlament nuk e kanë vendin në parlament. Duhet të dëbohen prej parlamentit. Por, unë mendoj  se një grua që flet në këtë mënyrë në Parlament, si flet në shtëpi dhe tek fqinjët e vet? A ka kush t’i vejë fre  kësaj gruaje që të mos flasë  ashtu? Kudo, kudo ajo do të kishte fre dhe s’mund të fliste ashtu. E kur them fre, me këtë figurën fre nënkuptoj gjithçka”, nënvizon Qosja.

Qosja thotë se pavarësisht suksesit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, për Edi Ramën nuk është e njëjta gjë në qeveri, megjithatë “do të doja ta perceptoj si një prijës politik që shumë më tepër këshillohet e bashkëpunon, merr mendimet  e bashkëpunëtorëve qoftë edhe të partive të tjera të koalicionit dhe jo vetëm të koalicionit”, thotë akademiku i njohur kosovar. Për të koalicioni i PS me LSI-në është i nevojshëm dhe i domosdoshëm dhe padyshim që do të jetë suksesshëm.

Redaksia Online April 20, 2013 08:58
Komento

1 Koment

  1. Titi April 20, 09:35

    I nderuar z Qosja per grate si puna e Topallit gjyshi im ka pa thane Ska burre ajo Pra ato frena duhet ti vihen nga shpia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*