“Ka interesa për një tollovi të përgjakshme në Shqipëri e Kosovë”

May 16, 2017 10:52

“Ka interesa për një tollovi të përgjakshme në Shqipëri e Kosovë”

Dje në ‘DITA’ u botua pjesa e parë e intervistës me Akademikun Rexhep Qosja, ku u trajtuan zhvillimet politike në Shqipëri dhe problemet e krijuara nga çadra e opozitës në bulevard. Pavarësisht se për këto çështje është shkruar jashtëzakonisht shumë, mendimi dhe vizioni i Profesor Qoses është i veçantë, ka një peshë tjetër dhe dëgjohet me nderim.

Dje publicisti i njohur Ymer Minxhozi më thoshte: Këto që thotë Profesor Qosja te ‘DITA’ i mendojnë edhe të tjerë, disa i diskutojnë nëpër tryeza, por ai (pra Profesori) i artikulon qartë dhe me një guxim të madh ua thotë me zemër në dorë bashkëkombasve të tij që i do si rrallëkush tjetër, ndaj dhe adhurohet aq shumë nga shqiptarët… Pikërisht kjo është merita edhe e gazetës ‘DITA’ që interviston Rexhep Qosen, por mendoj se edhe Profesori ka zgjedhur gazetën e duhur ku të shprehet…

Në këtë pjesë të dytë të intervistës me Profesorin jemi ndalur tek zhvillimet më të fundit politike në Kosovë dhe Maqedoni. Pse deklaron Prof. Qosja se në Kosovë është rrënuar çdo sistem vlerash. Të drejtën e sundon padrejtësia! Të vërtetën e sundon gënjeshtra! Sinqeritetin e sundon mashtrimi! Besën e sundon pabesia! Ndershmërinë e sundon prishësia! Parimësinë e sundon leverdia! Përgjegjshmërinë e sundon paskrupullësia! Të moralshmen e sundon dhe e sfidon paturpësia. Xh.Shehu

 

(Klikoni këtu për pjesën e parë)

Ndërkohë në Kosovë ka një debat nëse Republika më e re në Ballkan do të ketë ushtrinë e saj. Cili është mendimi juaj për këtë çështje afro 18 vjet pas çlirimit të Kosovës?

-Si çdo shtet, edhe shteti i Kosovës duhet të ketë ushtrinë e vet. Dhe, ushtrinë e vet mund ta krijojë si do vetë, me ligj, me ndryshim a pa ndryshim të Kushtetutës. Dhe, kur do  vetë. Ushtrinë e saj Kosova duhet ta krijojë me shumicën e votave të deputetëve në Kuvendin e saj, domethënë pa të drejtën e asnjë grupi të pakicave kombëtare që me votat e veta prej grupi ta suprimojë vullnetin e shumicës e kjo domethënë ta suprimojë demokracinë. Shtetet që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, me faktin pse e kanë njohur, nuk kanë të drejtë as juridike, as demokratike e as etike t’i vënë kushte se si do ta krijojë ushtrinë e saj.

Shkatërrimi i sistemit të vlerave

Prej më shumë se dy vjetësh Kosova bashkëqeverisej nga dy parti në dukje opozitare me njëra-tjetrën, sikurse janë LDK dhe PDK. A ishte normale që Kosova të vazhdonte të qeverisej nga një koalicion i tillë?

-Jo, nuk ishte normale. Dhe, nuk ishte normale që Kosova të sundohej siç po sundohej prej një koalicioni që e përbënte edhe një parti që me të gjitha mjetet jo vetëm politike ishte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej së cilës është krijuar PDK-ja. Dhe, ky mospajtim, në të vërtetë kjo kundërshti thelbësore midis tyre në kohë të luftës, kohë pas kohe shfaqej edhe gjatë qeverisjes  së koalicionit deri tash. Marrëdhëniet midis tyre ishin tepër të papastra për të qëndruar aq gjatë bashkë dhe është e habitshme si qëndruan deri tash. LDK-ja gjatë i ka furnizuar ndërkombëtarët me dosje plot shpifje kundër komandantëve dhe, në përgjithësi, kundër UÇK-së dhe formimi i Gjykatës speciale është rrjedhojë sidomos e këtyre dosjeve. Nganjëherë këtë punë të pistë, njerëz të saj, gazeta e portale të saj, e bëjnë edhe sot! E dëgjuat një ditë kryeministrin e Kosovës, kur Ramush Haradinajt, pak para se të arrestohej në Francë, ia përmendi Liqenin e Radoniqit.

-Ramushi  me këtë rast paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: “Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestojë Isa Mustafën”…ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka të burgosur të “popullit”!

Meqenëse marrëdhëniet e ndërsjella të këtyre dy partive ishin siç ishin para luftës e gjatë luftës, nuk është e çuditshme pse marrëdhëniet e tyre të sotme dhe sundimi i tyre i sotëm ishte i padurueshëm, shumë. Në të gjitha pikëpamjet. Të gjitha këto dhe disa shkaqe të tjera, bënë që kjo qeveri më në fund të përmbyset dhe të çohet në plehun e historisë.

Por, shkaku kryesor për përmbysjen e kësaj qeverie ishin dy mosmarrëveshjet në thelb kundër kombëtare të nënshkruara para dy vjetësh, të cilat Kuvendi i Kosovës nuk i pranoi. Njërën prej tyre e quajti të paligjshme Gjykata Kushtetuese. Qeveria prandaj ishte e paligjshme qe dy vjet.

Si e shihni gjendjen e përgjithshme në Kosovë sot, Profesor?

-Ajo që më së pari bie në sy dhe ndihet në politikë, në Kosovë, sot është mungesa e sistemit të vlerave! Në të vërtetë në Kosovë është rrënuar çdo sistem vlerash. Të drejtën e sundon padrejtësia! Të vërtetën e sundon gënjeshtra! Sinqeritetin e sundon mashtrimi! Besën e sundon pabesia! Ndershmërinë e sundon prishësia! Parimësinë e sundon leverdia! Përgjegjshmërinë e sundon paskrupullësia!Të moralshmen e sundon dhe e sfidon paturpësia. E të tjera! Në Kosovë sikur po legalizohet një i ashtuquajturi racizëm social: shpërfillja e të varfërve, shkelja e të drejtave të punëtorëve prej punëdhënësve privatë, kurse në sektorin shoqëror shfrytëzimi i punëtorëve të varfër prej disa punëdhënësve privatë, pasiguria e përgjithshme e tyre – e të varfërve, e të shpërfillurve, shpunësimi i lehtë, i paarsyeshëm i atyre të paktëve që janë punësuar!

Kosova është institucionalisht e bllokuar prej egoizmit të kastës sunduese, e cila përfaqëson veten, interesat e veta e jo popullin.

Sa lojën, sa komedinë, sa tragjikomedinë e luajnë sot në Kosovë oligarkët politikë shpesh në bashkëpunim me oligarkë financiarë! Sa hajnin, sa horrin, sa mashtruesin, sa zhvatësin, sa falsifikatorin, sa rrogëtarin e sa të padinjitetshmin e të padinjitetshmen i kanë ngritur ata në partitë e tyre, në pushtetin e tyre dhe në diplomacinë e tyre të quajtur diplomaci e Kosovës! Njëri prej këtyre sundimtarëve të kastës politike- kryeministri kishte krijuar shtabin e tij me të cilin i përndiqte, i përgojonte, bënte çmos që t’i komprometonte intelektualët e opozitarët e tjerë, partiakë, që merrnin guximin ta kritikonin. A keni dëgjuar dhe a e keni parë ç’thonë e ç’bëjnë kundër disa intelektualëve abrashët e rrogëtarët e tij, nënministrat, këshilltarët, zëdhënësit e tij, tëcilët për dy ditë nënshkruajnë dyzet kontrata ryshfet!

Në Kosovë është legalizuar nepotizmi si mbeturinë shumë  e dëmshme e primitivizmit!

Në Kosovë korrupsioni është bërë sistem!

Korrupsioni ka privatizuar gjyqësorin! Në të vërtetë nepotizmi ka privatizuar Kosovën, ka zhvlerësuar e përvetësuar pasurinë e saj materiale, ka zhvlerësuar e fyer pasurinë e saj shpirtërore dhe të merituarit e saj.

Profiti ka shkretuar shpirtin e njerëzve politikë e njerëzit e politikës po shkretojnë Kosovën!

Gjithë këto të këqija në Kosovë e kanë dëmtuar fort kontekstin e kulturës dhe të qytetërimit! Asnjëherë kultura, krijimtaria shkencore dhe ajo artistike nuk janë shpërfillur e nuk janë fyer sa sot, fyer në shumë mënyra, prej kësaj politike. Është krijuar përshtypja se kasta politike e shpërfill, e fyen kulturën, e shpërfill krijimtarinë shkencore e artistike sepse e shqetësojnë meritat kombëtare të krijuesve të shquar të tyre.

– Nuk janë të paktë ata që mendojnë se “çadra” në bulevard komandohet nga një dorë që komandon fijet për destabilizim jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni. A mendoni edhe Ju se ekziston një skenar i tillë, domethënë një skenar antishqiptar?

 -Si intelektual që merret me trajtimin e njëmendësisë dhe të dukurive të saj politike, shoqërore, kulturore, unë nuk mund të di për ato që bëhen fshehurazi, domethënë unë nuk mund të di nëse ekziston a jo farë skenari i sigurimeve antishqiptare. Por, unë e di se këto që po ndodhin sot në Shqipëri me të madhe u përgjigjen interesave kundërshqiptare të disa shteteve dhe të disa qarqeve politike në Evropë dhe në Ballkan. E kjo do të thotë se dikush, nga jashtë, është fortë i interesuar për farë tollovie të përgjakshme në Shqipëri e në Kosovë. E Shqipëria sot është më e plagosshme se Kosova – në Kosovë është Bonstilli.

Parlamenti maqedonas u përgjak ditë më parë, ndërsa një shqiptar u zgjodh kryetar parlamenti. E konsideroni këtë një zhvillim pozitiv apo negativ?

-Mendoj se kriza në Maqedoni, që disa po e quajnë vetëm politike, nuk është vetëm politike, është dhe etnike – maqedonaso-shqiptare, është qetësuar momentalisht, por nuk është zgjidhur. Kur dhe në ç’mënyra krejt do të shpërthejë rishtazi kjo krizë unë nuk mund ta di.

Marksi gjenial dhe armiqtë e tij mediokër

Papritmas ditët e fundit u hap dhe një debat për Karl Marksin. Prof.Fatos Tarifa bëri një shkrim të veçantë për këtë temë. A mund ta konsiderojmë atë, pra, Marksin, një mendimtar e ekonomist fare të parëndësishëm si u tha, gati një mediokritet, dhe një fatkeqësi që i ra Shqipërisë në gjysmën e dytë të shekullit XX?

-Karl Marksin mund ta zhvlerësojnë si mediokritet vetëm mediokritetet. Profesor Fatos Tarifa e botoi një shkrim me mjaft të dhëna, me mjaft shpjegime e me vlerësime, që e dëshmojnë rëndësinë mendore dhe rëndësinë humane të veprës së Karl Marksit. Gjykimeve të tij historiko – letrare për veprën letrare të autorit që e nxiti debatin për Marksin u mungon, ndërkaq, karakteri shkencor. E ato ishin pak fjali. Nuk merret parasysh në ato gjykime se vetëm historia do ta tregojë nëse do t’u shpëtojë pjesa më e madhe e veprave të atij që i shqiptoi ato naivitete për Marksin, kushtëzimeve politike e ideologjike staliniste të cilave u ka shërbyer aq shumë ai.

Marksi ka krijuar teori të re për zhvillimin historik të njerëzimit, teori të re për zhvillimin shoqëror, teori të re për zhvillimin e kapitalizmit. Teori të reja nuk krijojnë mediokritetet po gjenitë. Gjykimet e tij për kapitalin po i dëshmon edhe koha jonë. Karl Marksi jo vetëm në një vit është zgjedhur njeriu i shekullit në Britaninë e Madhe. Mendimet e Marksit e kanë lëvizur historinë botërore, prandaj shumë nga krijuesit dhe intelektualët më të mëdhenj botërorë ishin ithtarë të tij, apo adhurues të tij. Mjerisht Marksi dhe marksizmi janë shtrembëruar dhe janë keqpërdorur prej  ithtarëve të tij në një varg vendesh komuniste. Nuk e ka thënë rastësisht, prandaj, ai vetë, pra Marksi, se kurrsesi nuk do të pranonte të ishte anëtar i ndonjë partie marksiste!

Intervistoi Xhevdet Shehu – Vijon

Nesër do të lexoni:

Çfarë mendon Profesor Rexhep Qosja për debatin mbi ndalimin e filmave të prodhuar në kohën e socializmit

Zgjatimet komuniste në filma dhe zgjatimet staliniste në letërsi e arte

Pse shkrimtarët, studiuesit dhe artistët më të mirë të së kaluarës vazhdojuni më të pëlqyerit edhe sot e kësaj dite?

 

May 16, 2017 10:52
Komento

22 Komente

  1. Arber I May 16, 11:20

    Burre me mend!

    Reply to this comment
  2. Mersin May 16, 12:08

    Kur flet profesor Qosja te gjithe shqiptaret duhet te degjojne me vemendje.

    Reply to this comment
  3. goni May 16, 12:48

    Eshte Burre me mend,dhe ndoshta eshte e vertete qka thuhet.pra si nje amator komentues,i kthej prapsht krejt qka thashe ne nje koment,per Bugajovskin,dhe duke rrespektuar Qosjen them me vete ndoshta mund te ndodhe.Prandaj te behet gati Ushtria,te behet gati Armata e Popullit,ne menyre qe mos te gjindet ne befasi.Piksynimi do te jete kapja e Shkupit,dhe e Nishit.Asnje pretendim per te kaluar vijen e kuqe pertej Nishit!Duke pas parasyshe,grindjet ndermjet Greqise dhe Maqedonise,nuk do te kerkohet Konflikt me Greqine,si dhe duke pas parasyshe Pavarsine e Malit te Zi,qe eshte ne grindje me Serbine,nuk do te kerkohet Konflikt me Malin e Zi!Kapja e Nishit qe do te Jet prijoriteti kryesor,krijon premisa qe ne Maqedoni te shmanget konflikti,duke prure me kembe ne toke luftenxitesit ne Rrepubliken e Maqedonise.Pra siq edhe shihet,do te shmanget lufta ne Shum fronte,duke pretenduar,qe te kthehen ne krahun tone Mali i Zi dhe Greqia,te cilat dhane prova ne pritjen e Emigranteve,ne kohen e luftes,si dhe pritja masive e emigranteve,ne kohen e krizes Ekonomike,pas renjes se Sistemit nga Greqia.

    Reply to this comment
  4. Crusader May 16, 13:15

    Perrallat e Qoses, vetem Edi Rama ben sikur i beson dhe i promovon. Tipik sharlatan Ballkani.

    Reply to this comment
  5. info analitike May 16, 13:30

    Ky eshte bere si kukuvajke ndjellakeqese. Ngaqe nuk ia var me njeri tani jep intervista e mend neper media.

    Reply to this comment
    • ble-ta May 17, 12:55

      Nuk ke faj qe komenton keshtu. Ky burre e ka nxjerre lakuriq serbin kriminel te tropojes qe ti e ke idhull.Shkofshi ne ferr ju te gjithe krimba- fare e keqe e serbise

      Reply to this comment
      • info analitike May 22, 18:51

        Ne ferr shkofsh ti me kete enveristin qe mohon gjakun e mijera shqipatereve te masakruar nga dora gjakatare e enferrit ne bashkepunim me dushanet serbe e malazeze.

        Reply to this comment
  6. MH May 16, 13:49

    Kur flet i madhi Profesor Rexhep Qosja.Te gjithe duhet te heshtin qe te mos na ikun asnji germe,pike dhe presje kaq te cmueshme i ka mendimet qe ka shpreh dhe shpreh per kombin dhe per cdo apsekt tjeter ne interres ne sherbim te njeriut e te njerzimit.

    Reply to this comment
    • info analitike May 16, 20:04

      Kur Qosja flet budallalleqe nuk ka pse te degjohet. Nese qendron brenda lemit te tij te studimit ne rregull po kur fillon e luan luftash atehere i hyn propagandes me te rendomte te militantit partiak. Kjo e ul ate nga akademik ne nje ultras.

      Reply to this comment
  7. shushica May 16, 14:39

    Qosja eshte nje nga themelet e kombit shqiptar ,mendimtari me i madh qe kemi aktualisht….Bashke me M.Zeqon perbejne thelbin e kultures dhe filozofise kombetare…Ata qe i sulmojne me fjalor rrugaçesh….jane nje hiç njerezor..zakonisht jane pinjolle te ish tradhetareve gjate luftes se 2.b.ose mbetjrina te kultures fanatike orientale…

    Reply to this comment
  8. Irdak May 16, 17:54

    Jane te rralle alademiket si i madhi Rexhep Qosja

    Reply to this comment
  9. KORÇARI May 16, 18:24

    Sapo flitet diçka e çmuar për kombin Shqiptar Dalin minjtë e Haleve si puna e Intele..karit si puna e Car..sader-it dhe disa idiotë grekofilë si puna e Mollos- it dhe ndotin duke ngrënë jashtëqitjet e botës dhe akuzojnë çdokënd që është Atdhetar. Rrespekt për Prof.Qosen.

    Reply to this comment
    • Mollosi May 16, 23:52

      Sa qesharak behesh ore korcar kur me quan grekofil. A ke lexuar ndonjehere ndonje koment timin ku une perkrah Greqine apo Janullen ? Kurre ! Jashteqitjet e shqiptareve (jo te botes) i han ti ore korcar sepse behesh nje perkrahes i islamistit Qose. Ty dhe sojit tend eshte e kote tu thuhet e verteta, edhe kur ajo e vertete eshte e argumentuar me fakte. Eshte shume e lehte qe te bindesh ne akuzat e mia ndaj islamistit Qose. Eshte fakt qe z. Qosja eshte mik i ngushte dhe adhurues i percaresit me te madh te harmonise fetare tek ne. Ate nuk e fsheh as z. Qosja. Biles ai shkon aq larg sa percaresin dhe vehabistin Shefqet Krasniqi e lavderon per “kontributin e tij te cmueshem per ngritjen e vlerave kombetare dhe fetare te popullit shqiptar”. E kush eshte hoxhe Shefqeti eshte shume lehte te dihet. Ke me qindera deklarata te tij kunder Skenderbeut, Nene Terezes, Rilindjes Kombetare. Ke me qindra deklarata te tij ku ai perkrah Sheriatin, lufterat fetare etj. etj.

      Reply to this comment
  10. Shqiptari nga Kosova May 16, 21:18

    Akademik Rexhep Qosja eshte mendja me e ndritur ne trojet tona..! Eshte njeriu erudit, i kulturuar dhe patriot. Njerez te tille i vijne rralle kombit!

    Reply to this comment
  11. Doni May 17, 03:17

    Ah more mjerane qe diskutoni rexhep qosja.
    Cfare te keqe ka thene, apo se Po ju nderon e hap syte me kulturen qe ka.
    Sali berisha ka mare pashaporte ruse, lulqimja e ka hollandezen. Mjere ne ajo pjese qe nuk ka ndjenje kombetare qe ndjek keta kriminela e banden e tyre.
    Ka 27 vjet qe kjo bande vetem shkateron.
    Lereni Edi Rama. Me ato te meta qe ka she te pakten detin nuk na e shiti, ne lufte veri jug nuk na fut, agjent nuk eshte. Cfare doni me teper.

    Reply to this comment
  12. Doni May 17, 03:17

    Ah more mjerane qe diskutoni rexhep qosja.
    Cfare te keqe ka thene, apo se Po ju nderon e hap syte me kulturen qe ka.
    Sali berisha ka mare pashaporte ruse, lulqimja e ka hollandezen. Mjere ne ajo pjese qe nuk ka ndjenje kombetare qe ndjek keta kriminela e banden e tyre.
    Ka 27 vjet qe kjo bande vetem shkateron.
    Lereni Edi Rama. Me ato te meta qe ka she te pakten detin nuk na e shiti, ne lufte veri jug nuk na fut, agjent nuk eshte. Cfare doni me teper.
    Ju FLM

    Reply to this comment
  13. Crusader May 17, 07:25

    Qosja, qose eshte. Ky bicim Islamokomunisti, shikon enderra me armiq, fantazma e UFO dhe kur zgjohet nga deliri i tij, vrapon ti tregoj botes gjerat e frikshme, te cilat behen edhe me kreative nga psikopatia qe e karakterizon. Keta lloj mjerezish, jane ata te cilet mbajne peng dhe manipulojne, mendjet e dobeta ne erresiren e tyre psikopateske, Nuk e kuptoj, por neqoftese dikush do qe te bej viktimen gjithe jeten e tij mizerabel, athere ai ja vlen te jete nje viktime.

    Reply to this comment
  14. Mark uk May 17, 12:41

    Si islamik i thekur qe ashte ky din dicka.

    Reply to this comment
  15. Babkulla May 18, 12:26

    Ne Shkoder thuhet se : nuk tundet Taraboshi nga era ,dhe per analogji po them se s’tundet Qosja nga fjalet tuaja. Kot nuk thuhet se mos te gjykofte njeriu i paditur. Sipas meje R. Qosja , I. Kadareja ! M .Zeqo jane dituria per se gjalli e kombit tone .

    Reply to this comment
  16. Jon May 21, 01:56

    Po edhe kjo Qosja Islamist!!!! gjanem nga ju mbiu kjo ne koke??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*