Qosja, letër studentëve: Mos prisni të tërhiqet Rama, pranoni dialogun

December 17, 2018 20:45

Qosja, letër studentëve: Mos prisni të tërhiqet Rama, pranoni dialogun

Profesor Rexhep Qosja, ka reaguar nga Prishtina rreth protestës së studentëve në Tiranë.

Në një letër të hapur drejtuar këtyre studentëve, dhe të postuar në facebook, ai thotë se e përkrah protestën e tyre.

“Ju ftoj të mos e lejoni përdorimin e protestës suaj prej partive politike”, thotë mes të tjerash prof. Qosja.

Ndërkohë shton: “Ju ftoj të pranoni dialogun me Shtetin”.

Postimi i plotë:

STUDENTËVE PROTESTUES TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË

Të dashur studentë,

I përkrah kërkesat tuaja, E përkrah protestën tuaj.

Puna, politika, veprimtaria, krijimtaria e neve, baballarëve dhe nënave Tuaja, janë bërë e po bëhen për ju. Jeta jonë ka kuptim, ka vlerë dhe mund të quhet etike vetëm në qoftë se i shërbejmë të mirës suaj, të sotmes dhe të ardhmes suaj. Juve, dhe vetëm Juve, jua lëmë Vendin, Shtetin, Kulturën, Historinë tonë.

Të gjitha këto, Ju do t’i bëni më të mira, më të çmuara, më të dinjitetshme se ç’kemi arritur t’i bëjmë ne. Ju ftoj të jeni të vetëdijshëm, të ndërgjegjshëm dhe nderues për përkushtimet tona. Ju ftoj të mos e lejoni përdorimin e protestës suaj prej partive politike.

Mos lejoni që protesta juaj të përdoret kundër reformave evropianizuese tashmë duke u bërë në Shqipëri. Ju ftoj të pranoni dialogun me Shtetin, që shumë e shumë më gjatë do të jetë Shteti i brezit Tuaj. Dhe, ju ftoj të pranoni këtë dialog për tri arsye:

E para, për arsye se Qeveria në krye me Kryeministrin Edi Rama i ka pranuar kërkesat tuaja.

E dyta, për arsye se duke e pranuar dialogun ju do të dëshmoheni ata që duhet të jeni, ata që jeni: brezi që do të mirësojë, që do të pasurojë, që do të modernizojë demokracinë ende shumë të re në trojet tona. Mbroni kërkesat tuaja para shtetit në mënyrë demokratike! Prej dialogut ju, ju jeni ata që do të përfitoni përvojën e duhur: përvojën në sajë të së cilës do të jeni në gjendje që prej shtetit dhe universiteteve autonome të kërkoni sendërtimin e plotë e të përhershëm të kërkesave tuaja.

E treta, për arsye se kërkesat tuaja duhet të fillojnë të sendërtohen prej çastit kur do të bëhet dialogu. E sendërtimin e tyre duhet ta fillojë, ta kryejë e ta institucionalizojë Shteti: Shteti me institucionet e tij e me universitetet autonome.

Mos e pritni tërheqjen e kryeministrit Edi Rama prej kërkesës së stërzgjatur për dialog: mos ia jepni këtë dhuratë të demokracisë, po merreni Ju, lartësojeni humanizmin tuaj, kulturën tuaj demokratike me të. Dhe, ashtu forcojeni shpresën tonë, besimin tonë në Mendjen e pasardhësve tanë.

Uroj që kërkesat tuaja, vetëdija juaj, protesta juaj të ndikojë edhe në vëllezërit e motrat tuaja studentë në Kosovë, të cilët kanë hiç më pak arsye se Ju për të protestuar e për të kërkuar më shumë prej universiteteve e prej Shtetit.

Me nderime e me dashuri,

Juaji Rexhep Qosja

Prishtinë, 16.12.2018

 

December 17, 2018 20:45
Komento

42 Komente

  1. Marrë nga Moikom Zeqo December 17, 20:52

    ZOTI QOSJA
    Refuzimi i komunikimit është komunikimi më i fuqishëm

    E reja e kësaj proteste, ndër të tjera është REFUZIMI I NEGOCIIMIT. Për mendimin tim kemi të bëjmë me një dukuri të re, tejet sfiduese.

    Por KY mosnegocim nuk është një refuzim i dialogut; në të vërtetë është shprehja më inteligjente e dialogut që bën rinia shqiptare me krejt realitetin, me krejt elementët institucionalë dhe vetë popullin e saj.

    Shumë e lehtë të mendosh se kjo rini në këtë mënyrë “nuk njihka rregullat normale, madje edukuese, të sjelljes së mirëkuptuar, për të bërë një dialog”. Madje, gjithashtu, dinakërisht “refuzimi i dialogut”, bëhet fjalë për dialogun me qeverinë por dhe me opozitën mund të krijojë lehtësisht gjoja idenë e një rinie gati infantile, të paqytetëruar, që nuk i di dhe nuk i njeh rregullat e komunikimit. Pra një rini “pa kode të komunikimit”.

    Kjo është një akuze e rreme, e neveritshme. Nuk ka komunikim më të madh. Nuk ka formë më të qartë të protestës për të treguar se një komunikim i tillë nuk është gjë tjetër veçse një forme shumë e fuqishme e kundërvënies ndaj “ç’komunikimit, të betonizuar të pushtetarëve mediokër”.

    Si kanë vepruar të gjitha qeveritë qoftë të PD-së qoftë dhe të PS-së? A nuk kanë krijuar një refuzim real dhe human të komunikimit pra dhe të dialogut me popullin e tyre dhe kryerisht me shtresat e varfra pra dhe me rininë shqiptare?

    A nuk ua kanë imponuar pa i pyetur fare studentët (duke alambikuar “debate të rreme”) ligjin tashmë të dështuar të Arsimit të Lartë?

    A nuk i kanë manipuluar studentët me korrupsionin e frikshëm dhe në të vërtetë me shkatërrimin dhe degradimin e paimagjinueshëm të Universiteteve Publike?

    Ku është kuptimshmëria e dialogut të pushtetarëve në këtë pikë?

    Pse këta pushtetarë që e krijuan këtë katrahurë pa kërkuar asnjë falje dhe pa bërë asnjë reflektim serioz, pa dhënë dorëheqje me një këmbëngulje psikopatike paskan ende të drejtën natyrore, gati të lindur, apo të drejtën mesenike për të bërë tashmë një dialog?!

    Reply to this comment
    • Nafizi December 17, 22:44

      Me vjen keq Moikom !
      Te kam lexuar e vleresuar shume here, por sot nuk jam me ty. Jam me Prof.Qosen.
      Vertet refuzimi i komunikimit eshte nje lloj komunikimi dhe percjell nje mesazh, i cili ne rastin tone perkthehet se studentet nuk kane besim te dialogojne me z. Rama. Por vetem kaq.
      Dhe, rri te rrijme, ata ne nje ane dhe shteti e populli ne anen tjeter. Nderkohe, nje pjese njerezish u vijne pas avazit studenteve, pa e kuptuar dhe vete se perse.
      Ne analize te metejme, lind pyetja cfar duhet te beje populli – masa qindra mijshe qe ka besim te Kryeministri, te mbaje vesh studentet dhe te rrije ne kryqezime te duroje tekat e monstrave politike Meta-Berisha-Basha ?
      Dialogu dhe komunikimi ne demokraci jane te nevojeshem, jo vetem kur ke goje, sy e veshe, por edhe kur, per fat te keq te mungojne keto.
      Mbetem dashamires i yti.

      Reply to this comment
    • Babalja December 17, 23:42

      Mokiomi shkruan gjithmone bukur, por kete here edhe per mua nuk ka te drejte.

      Reply to this comment
    • Martin December 18, 00:33

      e cka po te duhet o profesor me fut hundet edhe mqto ane? A s’po t’duket ka ardh koha me thith ndoj cingar e me pa mos po le dielli ma i kuq se duhet a hala? Grahiu bre burr dhive e gzo ndoj lek cka tka tepru, mos e dhit vedin edhe ntej kufinit

      Reply to this comment
  2. Aleksander Thana December 17, 21:02

    Falenderime profesorit te nderuar Rexhep Qosja.

    Reply to this comment
  3. PO , PO December 17, 21:05

    Respekt të veçantë për të nderuarin , profesorin , akademikun dhe SHQIPTARIN E MADH , REXHEO QOSJA ! Jetë të gjatë me shëndet të plotë dhe pleqëri të lehtë , i dashur profesot !

    Reply to this comment
  4. Lexues December 17, 21:11

    Sraf i mrekullueshem i gazetes Dita.
    Faleminderit shumë per shkrimet dhe analizat e shkelqyera. Përqafime, shokë të të njëjtit ideal: të QYTETARISË dhe SHQIPTARISË! Ç’t’i bësh? Po vuajmë zhgëngjimin më të thekshëm të pritshmërive dhe shpresave që kishim te një kryeministër, i cili, edhe gjuhën e bukur amtare, e shkruan më keq se ky popull që e votëbesoi! I rroftë narcizizmi butaforik! Përshëndetje të thellëzemërta, vëllezër të “D(R)ITËS”!

    Reply to this comment
  5. ahh more December 17, 21:23

    E rendesishme eshte qe kjo proteste te mos perfundoje ne mendjent e rinise si nje deshtim i ri.
    Sepse shpresa dhe fryma qe ngjalli kane nevoje te jetojne.
    Nese jo, ne Shqiperi do ngelen vetem Rama, Luli dhe soji i sorollopi i tyre qe kane mundesi te vjedhin dhe te rrojne mire.
    Te tjeret do ikin nga syte kembet.
    Nese vdes fryma e shpreses qe keta legena mund te mposhten, atehere vdes gjithcka. Do shtohet pesimizmi dhe jo 60 perqind po 90 perqind do duan te ikin sepse forcohet mendimi qe kurre, dhe me asgje nuk ndryshon ai vend dhe ajo klase politike.
    Nuk di sa e kupton profesori inderuar dhe komentuesit kete gje kaq me rendesi

    Reply to this comment
  6. MH December 17, 21:33

    Ja u hodhi poshte te gjitheve intelektualve,historianve etj etj filozofit,analizat qe kontribuat per te mos dialogue me kryeministrin.Nuk perfillet dialogun.
    Ore kur nuk doni te dialogoni me kryeministrin.Pse i bani protest kryeministrise dhe ministrise se arsimit.Sepse e dini qe vetem keto dy institucione te shtetit i japin rrugezgjidhje protestave tuaja.At’here uluni dhe dialogoni.kjani hallet qe ju mundojne e ti zgjidhni me rruge institucionale.Ne cdo moment populli asht me ju sepse ju jeni te popullit dhe pjese e popullit.
    E vetmja ane pozitive e juaja asht mos pranimin e partive dhe mos kalime ne veprime ordinere me djegie,vjedhje e shkatrime te prones shtetrore dhe private.E vetmja ane negative asht mos pranimi i dialogut.
    Si ta kuptojme neve por dhe ju vetveten me keto veprima ne ekstrem te kunderta qe i shoqroni.Origjinal si nji femije i eksituem qe rrin ne shie e bore.Kerkon te gjeje strehim e ngrohtesi, e ftojne per strehim dhe kundershton.Dhe vashdon te qendroj ne shie e bore pa pushim.
    Nji vrejtje:
    A thue mos i nderuemi Rexhep Qosja asht nen nivel kulturore qe nuk shifet askund fjale filozofike e terminologji e citate nga mendimtare te medhej te planitit.Por thjesht,shkurt e kjarte fillim e deri ne fund vetem e vetem puro shqip.
    Lume atdheu qe te ka o i nderuemi madheshtor Rexhep Qosja!!!

    Reply to this comment
  7. s.g. December 17, 21:43

    Dhe kështu është mendimi i akademikut të një mendët e jo si ai zotnija ma heret me referate të kohrave të komitetit ky është komunikim akademiku e jo analizë hiperanalizë mistifikim filozofim… ne themi shkurt-shqip rrofshë prof.Qosja

    Reply to this comment
  8. mirel December 17, 22:42

    E qose e
    Edhe me serbet, beni dialog thua, dhe jepeni veriun..

    Reply to this comment
    • ganiu December 17, 23:00

      Shumë të drejtë, para ca kohësh tha se duhet të mendohet për rregullim kufijsh me serbinë. I të njëjtit mendim më Thaçin dhe Ramën.

      Reply to this comment
      • Kur ke inat pi uthull. December 17, 23:54

        Mireli me Ganiun e duan Shqiperine dhe Kosoven me shume se Hshim Thaci dhe Qosja. Moret vesh o popull? Pa na thoni pak ku keni luftuar ju ne 98-99?

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 December 18, 10:49

          mua ma merr mëndja se e duan më shumë!!
          prandaj pi uthull sa të duash!!
          që të dy,nuk përfitojnë asgjë as nga kosova dhe as nga shqipëria!
          që të dy nuk jetojnë në shqipëri,për ganiun jam i sigurtë,por dhe mireli më duket se nuk jeton!
          pra që të dy edhe shkrimet i kanë falas!
          kurse si harshimi dhe qosja paguhen nga taksat e kosovës dhe këta tanët nga ato tonat!!
          kaq mjafton për ty??

          tashti për prof qosen!
          zotëri përse duhet “DIALOGU” kur ai që e kërkon i quan të drejta kërkesat e studentëve???????
          unë personalisht nuk shoh ndonjë arsye për këtë kërkesë,por më tepë për mos poltësimin e 8 kërkesave që i quan të drejta!!
          përse,meqënëse i quan të drjejta nuk i plotëson dhe më pas të fillojë e të rregullojë,me dialog a pa dialog dhe ato të tjerat që ai thotë se studentët nuk i kanë paraqitur!pra të fillojë një rindërtim të arsimit shqiptar!!
          zoti qosja është hera e dytë që po mbroni ide të çmëndura pretendentësh për diktatorë!!
          të parën keni mbrojtur thaçin i cili ka shkelur rregullat dhe kompetencën që ai ka si president!
          sot po përpiqeni të shuani një fillim ndërgjegjësimi të popullit shqiptar!po përpiqeni të shuani një protestë të drejtë,e pranuar dhe nga K/ministri i shqipërisë!
          kapeni pas një karremi sikur të ishit një peshk dhe jo një profesor nga ata që shqiptarët mbajnë shpersat!jo vetëm ditore por dhe shpresa për dekada të tëra!!
          si duket nuk jemi në një nivel që të nxjerrim elitë intelektuale!!elita mbetet vetëm e arsimuar!!
          stomaku jua bllokon inteligjencën!

          Reply to this comment
          • Tartufi December 18, 15:01

            Ti e ke me [stomaku jua bllokon inteligjencen ]
            Une then se [ Titizmi jua bllokon radaken ]
            Qelbersidheku I mendjes qendron gjithmone tek ndergjegjija e formuar [ jashte lirise ]
            Sot kane te drejte te bashkohen dhe Titistet dhe Hoxhistet dhe Salihistet dhe Ballistet dhe Skrapalinjte me lirine e ketyre studenteve kunder mashtrimit te ketij
            kllauni qe eshte ky,,, qe ju jep te drejte te gjitheve te bashkohen kunder deshtimit Pa u bashkuar te gjithe nuk e dhjesim dot kete deshtim .Le te perfitoje kush te doje nga mashtruset,,,, ky eshte mesim qe neser te dhjesim ate qe do te vije dhe sa te filloje te na mashtroje do ta dhjesim te gjithe bashke ,,, qe ne ditet e para te tentatives per mashtrim . Ai popull qe meson nga deshtimi eshte veshtire te mashtrohet .

    • Vatra December 17, 23:27

      E dinë mirë Qosja e kemi veriun e Kosovës ne edhe a do ta kemi dhe si do ta kemi

      Reply to this comment
  9. Nafizi December 17, 22:48

    Me vjen keq Moikom !
    Te kam lexuar e vleresuar shume here, por sot nuk jam me ty. Jam me Prof.Qosen.
    Vertet refuzimi i komunikimit eshte nje lloj komunikimi dhe percjell nje mesazh, i cili ne rastin tone perkthehet se studentet nuk kane besim te dialogojne me z. Rama. Por vetem kaq.
    Dhe, rri te rrijme, ata ne nje ane dhe shteti e populli ne anen tjeter. Nderkohe, nje pjese njerezish u vijne pas avazit studenteve, pa e kuptuar dhe vete se perse.
    Ne analize te metejme, lind pyetja cfar duhet te beje populli – masa qindra mijshe qe ka besim te Kryeministri, te mbaje vesh studentet dhe te rrije ne kryqezime te duroje tekat e monstrave politike Meta-Berisha-Basha ?
    Dialogu dhe komunikimi ne demokraci jane te nevojeshem, jo vetem kur ke goje, sy e veshe, por edhe kur, per fat te keq te mungojne keto.
    Mbetem dashamires i yti.

    Reply to this comment
  10. ganiu December 17, 22:48

    Veza apo pula?
    Dhe në këtë rast, “dialogoni” që ti merrni, përndryshe mbete pa gjë? Nëse thonë se janë të drejta dhe se janë gati ti plotësojnë, përse duhet “dialoguar”?
    Pasi të jenë plotësuar atëherë mund të flitet për tu përmirësuar edhe më mirë, por jo me politikën, por me specialistë të fushave të caktuar dhe në fund ti propozohen politikës për ti sanksionuar me ligj.
    Për mendimin tim “dialogu ështënjë grackë për të manipuluar grupin përfaqsues. Rama do të bëj atë që i bëri Saliu në maj të 2010. Kur e çoi tek restoranti, Kronodili, dhe e nxori pa ngrënë.

    Reply to this comment
    • s.g. December 17, 23:31

      Nëse kërkesat sociale plotësohen pse duhet vazhdu protesta me kalu si tinzarqe në politike ndoshta

      Reply to this comment
    • Xxx December 17, 23:50

      Po çgrace mo Sillo? Pse u iku sheshi nga vendi studenteve? Do i haje dialogu? Po sheshin aty e kane nuk ja mer kush. Le te ulen te flasin se mund te shtoje edhe ndonje tw mirw me shume ai i gjati dhe ne sy ti lene afat. Po nuk ja plotesoi tw dalin ne shesh ata e gjithw populli. Jeni bere paranojake te gjithe. Po sikur ashtu e po sikur ashtu. Do na e fusi atje e do na i fusi ketu. Po i kane kerkesa ekonomike te vene te ulen po e kane hallin e pd / lsi le te rine se mire jane. Po duan tw rezojne pushtetin te na thone kush do jete zevendwsusi. Ta shohim me pare. Jo keshtu pune kalamajsh.

      Reply to this comment
  11. Lala December 17, 22:57

    Respekt dhe vetem respekt per profesirin e madhe ! AI nuk diskutohet , I NDERUARI I MADH vetem degjohet.

    Reply to this comment
  12. Plaku Xhuxhumaku December 17, 23:28

    Ja edhe nje tjeter nga ata qe e ka pagezuar Serbia.

    Reply to this comment
  13. Amerikani December 17, 23:41

    Nje pyetje i beni vehtes te gjithe.

    A nuk e ndienii vehten me te lehtesuar nqs studentet ulen dhe dialogojne me Kryeministrin?

    Lerini per nje moment interesat personale, inatat dhe antipatite e mendoni . A nuk do ishte me mire qe studentet te bisedojne me Kryeministrin Nje per Nje problemet e tyre dhe dite pas dite problemet e tyre te zgjidheshin njeri pas tjetrit?

    A nui do ishte me mire keshtu se sa t’i shohim studentet te depersonalizuar dhe te perdorur duke bllokuar rruge e duke j’ua bere diten me te merzitshme qytetareve ne pune te tyre?

    Perse duhet te gdhien ne te ftohte edhe aq pak sa jane edhe nqs jane studente forumesh politike ?

    Perse?

    Per interes te kujt?

    Per interes te tyre , nuk eshte.

    As interesi i popullit qe deshiron qetesi. Populli eshte i deshiruar per ndryshim por jo me bllokim rrugesh. As me tensione e ultimatume , Jo. E aq me pak me dhune. Studentet jane te vegjel. Nuk e kane pare 97. As 98. Me te rriturit , Po.

    Populli priste dicka te re nga protesta. Priste ndryshim. Protesta popullit i dha shprese. Nepermjet protestes se studenteve populli deshironte te adresonte gjithe shqetesimet dhe pakenaqesite e veta. Per keta qe jane, e per ata qe ishin. Studentet krahas kerkesave te tyre duhet te mblidhnin dhe shqetesimet dhe pakenaqesite e popullit dhe t’ia adresonin qeverise. Me dialog ose jo nuk kishte rendesi, por me pare duhet te zgjidhnin njerzit me te mire per t’i deleguar kerkesat, shqetesimet dhe pakenaqesite.

    Kete gje studentet nuk e bene qysh ne tre ditet e para te uraganit te tyre ! Ato tre dite ishin ditet me te bukura te ketyre 28 viteve. Ato ishin me te bukura se ato te viteve 90. Ditet me pas nuk jane si ato tre ditet e para.

    Ndoshta studentet ne vijim do ta formesojne dhe perfaqesine e tyre. Nje parti te re me njerez te rinj dhe te ndershem, qe te shprehe jo vetem kerkesat e studenteve por gjithe lodhjen popullore te ketyre 28 viteve nga kjo klase e korruptuar politike majtas, djathtas dhe ne mes.

    Per momentin jam dakort me profesor Qosen.

    Per te plotesuar kerkesat e tyre dhe per qetesine e publikut qe boll halle te dites ka, dialogu eshte zgjidhja me e mire.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 18, 11:11

      jo o amerikano
      “A nuk e ndienii vehten me te lehtesuar nqs studentet ulen dhe dialogojne me Kryeministrin?”,jo dhe jo!!
      sepse bastardi K/ministër flet si e jëma e zeqos!
      a nuk e filloi me “ngelsa” e idiotër??përse e filloi kështu dhe më pas kur i ra bytha në ujë i plotëson të gjitha??
      sepse po të ishin thyer që në momnetin e parë studentët!?ai kishte për ti shkelur me këmbë!ata nuk u thyen dhe për çudi nuk ishin më ngelsa dhe debila,por paskëshin pasur të drejtë!bile aq të drejtë sa de ata vetë nuk e dinin!aq të drejtë sa ato 8 pika ishin shumë pak në krahasim me atë që duhet riparuar, ndrequr në sistemin arsimor shqiptar!!
      përse K/ministri të mos japë shëmbullin se përkulet përpara protestave të studentëve?!e bëjnë president shtetesh që dhe një qime kari ju vlen më shumë se rama!përse duhet patjetër të bllokohet,të atrofizohet e drejta për të protestuar kundër pushtetit,kundër politikës??
      përse duhet penguar të protestohet sidomos nga ana e të pavarurve nga politika??
      SEPSE KANË FIRIKË TI KENË JASHTË KONTROLLIT!!
      prandaj nuk më pëlqen që studentët të shkojnë e të dialogojnë për një gjë të zgjidhur,sepse e ka pranuar si të drejtë,kërkesën e tyre,me kryeministrin!
      do të më pëlqente që K/ministri të jepte shëmbullin!shëmbull që do të tregonte se K/ministri ynë nuk ka frikë protestat,se K/ministri ynë punon për shtetin shqiptar dhe jo për karrigen e tij,se K/ministri ynë nuk është një autokrat që ka frikë nga kërkesat e popullit!
      kështu o amerikono
      mua më duhet një K/ministër që nuk ka frikë nga populli i tij!një K/ministër që ti thotë popullit ngrihu kur ke të drejtë dhe jo një K/ministër që ka “platforma për bashkëqeverisje”fallco e aq fallco sa të vjen të vjellë kur i dëgjon që prezantohen si zgjidhje!
      rasti i studentëve është me të vërtetë një bashkqeverisje dhe pa thonjëza fare!

      Reply to this comment
  14. Niko Shpiragu December 18, 03:12

    Eshte jashte cdo dyshimi qe Profesor Qosja eshte intelektuali me i mire dhe i ndershem shqiptar. Ai nuk u ngjan disa Belulave qer s’kane mend as sa nje adoleshent dhe si rrjedhoje nuk mund te kene ide te qarta e s’mund te te japin keshilla. Beluli me emrin Moikom ben thirrje per rrezimin e qeverise por me menyren e tij as mish as peshk dhe konfuz si nje njeri qe sapo ka dale ne boten e qyteteruar dhe ai atje eshte i fundit ne radhe. Sa turp per Gazeten “Dita” qe ka intelektuale te kalibrit te larte si zoterinjte Malaj, Islami e tjere dhe perdor ose lejon nje mumje egjypti te japin mend. Cdo njeri e ka vene re qe ai s”ka mendimin,, paraqet citate qe pa dyshimin me te vogel i ka mbledhur ne fletore nga ndonje tjeter dhe kurre nuk eshte ne gjendje si i pa afte komplet per te nxjerre citatin e tij si e thoshte nje komentues i nderuar disa dite me pare per te. Mundohet me citate te ngreje unin e tij dhe ne rastin konkret perdor disa te rinj per tu dukur edhe tek ata. Nuk e di ne se ai e kupton qe gjerat do te vene ne vendin e tyre nje dite dhe eshte vetem ceshtje kohe qe s’po zgjidhen se ekzistojne tipa si ai qe shtojne mjegullen. Profesori shume i nderuar Qosja e kap demin nga briret dhe e tregon me fjale te buta se nuk ka zgjidhje pa bisedim, aq me shume kur qeveria eshte e gateshme per dialog. Te gjithe njerezit me dy pare mend ne koke e dine kete qe njera pale nuk mund te ushtroje presion mbi tjetren sidomos kur ajo tjetra perfaqeson nje popull te tere. Kur te thote qeveria eja te bisedojme, po te flet populli shqiptar se ajo perfaqeson ate. Nuk kane te drejte disa studente t’i kundervihen popullit. Populli paguan me taksat e tij dhe ai do te vendosin dhe jo kryenecesia e atyre qe kerkojne e mendojne se gjithcka do te behet si e deshirojne ata me ultimatime. Nuk vendos ai qe kerkon por ai qe paguan. Nuk mendoj se te gjithe studentet jane ne nje mendje, por mendoj se nje grup i tyre, i shtyre nga aktiviste te politikes opozitare e ka planifikuar gjate kete dhe nepermjet studenteve do te rrezoj e qeverine , do te marrin fuqine dhe vendi te shkoje per lesh. Ata , opozita, e dine shume mire se popullit nuk ia hedhin dot, dhe shfrytezojne cdo hasire pakenaqesie per ta shfrytezuar. Kjo eshte e qarte si drita e diellit. Le te supozojme se qeveria do ta eleminoje edhe fazen e dialogut dhe do ti plotesoj te gjitha kerkesat e peticionit studentor nje me nje, atehere mendjelehtet do te thone mbyllet me kaq. Jo or jo. Pestaj do te vije kerkesa per largimin e Rames dhe qeverise se tij. Kjo duket qarte. Ky eshte qellimi i vetem i protestes. Duan te cfuqizohet vullneti i popullit nepermjet disa te rinjeve te radikalizuar ne plazhet e LSI ose PD dhe ne vazhdimisht do te varemi nga pisanjozet e ketyre dy partive hajdute dhe kriminele. Une nuk e simpatizoj aspak nje skizofren si Rama, aq me shume qe ai pefaqeson partine e Ballit Kombetar me te gjithe ballistat e tjere qe ka marre ai ne qeveri. Ai eshte armik i devotshem i se majtes, por kete duhet ta zgjidhin PS ne radhe te pare. Deri sa ai eshte akoma atje me votat e se majtes shqiptare ai duhet te largohet po nga vet ajo dhe jo nga pisat hajdut dhe kriminel te regjur e te deklaruar te LSI dhe PD.

    Reply to this comment
  15. Sazani December 18, 06:59

    Profesor Qosja gabon !
    Akademiku mban nën tutelë adoleshentët që të mos gabojnë , kështu duhet kuptuar ?!
    Jo , jo , tutela që fillon që në familje e ngjitet deri tek akademiku i nderuar , e shëmton rininë .
    Shqipëria e sotme , e mbërthyer për fyti nga një klasë tejet e degjeneruar politike , si djathtas dhe majtas , ka nevojë për rini të vrullëshme dhe jo për rini plakë .
    Rini , je e vonuar , shtro kerkesat politike . Këtë që prisja t’u thoshte akademiku , po ua them unë anonimi !

    Reply to this comment
    • Niko Shpiragu December 18, 16:36

      Sazan: Ne pergjithesi une i kam vleresuar komentet tuaja. Studentet jane njerez qe perdorin leket e popullit dhe nuk kane te drejta politike per te realizur. Ata jane vetem shpenzues dhe jo prodhues. Ne te gjithe boten arsimi eshte me tarifa te larta per studentet me perjashtime te atyre qe jane ne nivele te ulta ekonomike dhe rezultate te larta ne mesime. Gjitjhmone per ndryshime politike ka vetem te drejte ai qe paguan per sistemin, d.m. th. ata qe punojne dhe paguajne taxa. Vetem kur ata e shikojne se parate e tyre po perdoren pa kriter, atehere ata vendosin per ndryshime politike. Pra ata qe paguajne kane detyre te kerkojne llogari per mundin e tyre dhe jo ata qe marrin pa paguar me pare. Me thjesht: populli ben ndryshime polittike dhe askush tjeter. Mendoj se ti e di kete por nuk e kuptoj se perse e ke harruar! Mos eshte ndonje hall personal ose qejmbetje. Mundet, por prap ti duhet ta dish se si do qe te vertitet situata, do behet ashtu sic duhet. Qytetaret pagues dhe votues vendosin per ndryshime politike. Kjo qe thua ti e ndonje tjeter si ty me mend nuk u nderon por perkundrazi…

      Reply to this comment
  16. LORA December 18, 07:30

    Se do t’u bente rixha katranjozve edhe prof .R.Qosja ,nuk e merrja me mend.
    Katranjozet zgjodhen t’i bejne naften auditorit ,tash dy jave , dhe te demostrojne publikisht vetveten si mercenare te qoftelargut.
    Insistimi i tyre ne refuzimin e dores se shtrire te vendimarrjes,per dialog, meriton vetem ndeshkimin e perbuzjes publike.

    Reply to this comment
  17. realisti December 18, 08:43

    I nderuari dhe fort i ndrituri Rexhep Qosja nuk ka gabuar asnjehere dhe kete radhe i ka rene pikes. Por habitem me Z.Moikom.Tek brezi qe po rritet presim te shohim nje model tjeter,jo . Ashtu kemi pasur me bollek deri tani,madje dhe me poshte se mushka. Si mundet te quhesh demokrat dhe te jeshe kunder dialogut. Dialogu ka bere te mundur te pushojne luftra te pergjakeshme e jo nje proteste te munguar prej kohesh. Por duket se kaq shume po na shijon kjo proteste e munguar sa po harrojme e neglizhojme edhe shkakun e protestes dhe aq me keq zgjidhjen e problemeve te studenteve.
    Studentet jane femijet tane.Ata jana e ardhmja.Si jane dhe si trajtohen Studentet sot ashtu do te jete Shqiperia e ardheshme. po te behej nje referendum populli pa hezitim do te votonte ne favor te studenteve.
    Studentet po i japin nje leksion shume te dobishem kastes politike por, edhe per ata eshte nje pervoje shume e mire. Kjo pervoje do te pasurohet dhe me shume nqs i shtohet edhe dialogu. Demokracise po i hoqe dialogun nuk eshte me demokraci.
    Rrofshin studentet! Rrofte demokracia!

    Reply to this comment
  18. yxz December 18, 09:18

    Lora po katranjozet ky popull i ka zgjedhur.Plotesimi i kerkesave ekonomike kerkon te mira materiale-para.Shteti duhet te heke nga dikush dhe tu jape studenteve ,ndryshe nuk pikon nga qielli…

    Reply to this comment
  19. ETHEM December 18, 10:46

    TE LUMT O RILINDASI REXHEP QOSE.E KAM PRITUR MENDIMIN TUAJ POZITIV.SE VETEM S.MILLOSHEVIÇI NUK PRANONTE DIALOG. DHE DIHET KU SHKOI DHE SI SHKOI.
    -TASHME TE GJITGE DUHET TE HESHTIN PAEA R QISES,EDHE M.ZEQO QE DOLI EDHE KUNDER P.XHUFITM.KJO ESHTE FATJEQSIA JONE KU 2 SHQIPETAR NUK I GJEN NE NJE MENDJE..
    -KOHE ME PARE R.QOSE E PRESIDENTI ME I MIRE NE 28 VITE-ALFRED MOISIU KAN DEKLARUARE SE “EDI RAMA ESHTE KM ME I MIRE NE KETO 27 VITE”.UNE SI ISH USHTARAK MADHOR NE MOSHEN E 2 TE LARPERNENDURVE NUK PRANOJ AS BABAN TIM TE MOHOJ MENDIMIN E TYRE E TE ERRESOJ PUNEN 5 VJEÇARE TE E.RAMES,DUKE MBYLLUR TV KUR FLET SALIMILLOSHEVIÇI,LULI,LIKJA APO MONIÇIZMJA.
    -SE NUK KA KM NE BOTE QE TE THOTE”VAZHDONI PROTESTAT DHE EJA TE BISEDOJME. ” PSE:
    1.SE ME DIALOG VIHEN AFATE ZVATIMI E PERSONA PERGJEGJES..!
    2-KM RAMA KERKON REFORME TE TGELLE NE ARSIM SIÇ VEPROI NE DREJTESI.NUK MUND TE DREJTOI UT M.KONI I PD ME 13 LLOGARI BANKARE E PASURI MARRAMEMDESE.PO ASHTU DH.KULE ME 11 VENDE PUNE NE BANKA NGA TIEANA GJER NE VLORE.APO NJE MJEK TGETER ME GJITH GRUA(UA HARROLOVA EMRIN) ME 37 LLOGARI BANKARE.PEA,NE UT DUHET QILIZME. DHE STUDENTET I DIN MIRE PROBLEMET NE UT.KETE PO U KERKON KM RAMA,TE FLASIN HAPT E PA DROJE EDHE PER QEVERISJEN E TIJ.
    -MOS PRANIMI DIALOGUT DO TE THOT SE ATA JANE KAPUR NGA SALIZMI,METIZMI…NGA FRIKA E VETINGUT NE POLITIKE QE NGA VITI 1991 PREJ S.P.A.K & BKH.
    JU LUMT D I T E S QE NA JEP SHKRIME TE TILLA SI TEVR QOSES,P.XHUFIT,ETJ.

    Reply to this comment
  20. Ik o Qose se s'na the gjo December 18, 11:32

    Skenarin e te ber it dialog e kemi par. Pa te shofim pak se si do shkoj kur kryemin. eshte kaq kembengules ne mos realizimin e kerkesave bazile.

    Reply to this comment
  21. MH December 18, 12:41

    Nji proteste si e pa kuptimet.Student po ia humbni lezetin protestes!!!
    Pse keto studentet protestojne para Kryeministrise dhe nuk protestojne para shtatores se Ahmet Zogut.Ahmet karnival aventurieri kam bindjen se nuk do i kerkoje dialog.Ndaj ju ftoj e propozoj te protestoni vrullshem pa hezitim para bustit te tije Naltmadheni!!!
    Pse nuk protestojne para nji kishe Katolike,Ortodokse,para nji xhamie apo nji tyrbe.I deklaroi qe Zoti i ketyre kulteve nuk do i kerkoj dialog por me magjin e Tije me “garanci” mbi 1000% do i plotesoj nga 8 deri ne 8000 kushte qe dhe vete studentet do ngelin goje hapur per kete ndere qe po i ngushellon Perendia e pergjitheshme e unionit pluralismit fetare boterore ku aty brenda gjinden dhe studentet e Tiranes.Ne fund te fundit nese studentet ngelin te pakenaqur edhe nga Perendia,per kete jame i sigurte si ma nalt i ngushlloj nepermjet keti komentit: Zoti iu dhasht mend biro se kenkeni te veshtire per t’iu kuptue e per t’iu ndihmue!
    Pershendetje Niko Shpiragut,une autori i citatit!
    Njikohesisht Mbasi lexova te madhin Rexhep Qosja i kam adresue edhe nji koment te nderuemve si ma poshte:
    I nderuari Moikom Zeqo!
    Historianit Pellumbe Xhufit!
    Une ndjej krenari per krenarin tuaj qe gezoni dhe krenoni kombin.Jeni per tu admirue.Por kesaje rradhe mbi temen e protestes se studenteve.Ju keshilloj te mblidhni gjithesa keni shkrue e perpjek mbi rrethanat e protestes se studenteve.I vendosni me kujdes ne arkivin e shtepise.I ruani per nji dite kur te jeni merzitur per te kalur diten e merzitur ne dite humori.

    Reply to this comment
  22. llaf dibre December 18, 13:13

    Historikisht, ne lashtesi, ne mesjete e ne vazhdimesi, intelektualet e ndritur e te pandritur jane vene ne sherbim te tiraneve, monarkeve, dektatoreve e sunduesve. Me eksperienca jashte kesaj aleance historia eshte e varfer.
    Prof. Qosja, per kaq e keshtu siç moralizon, me ngjan (mbase s’eshte keshtu) si nje saçerdot personal i Edi Rames.
    Moikomi e kaperceu kete krize intelektuale…

    Reply to this comment
  23. MH December 18, 13:34

    Popo,c’na doli pune dhe me ambasadorin e OSBE-se.
    Keshillon qe duhet dialog me kryeminstrin.
    Konkretisht:

    Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Bernd Borchardt ka theksuar sot se është në mbështetje të protestës së studentëve, për sa kohë që ajo është paqësore, por duhet dialog.

    Mbas ambasadorit te OSBE-se pres analistet, filozofet. Mendjendriturit komentagjinje per nji perballje solide te kundert me amabsadorin.
    Nji keshille ne forme vrejtje per studentet.
    Boll u tallet me vetveten.Mos vashdoni te vetetalluni ma shume se do t’iu quejn studenta tutkune.

    Reply to this comment
  24. MH December 18, 15:20

    anticensshurrë25642654
    Ke ba nji koment dhe na ke tregue qe jo vetem ke mend!Por na i shet pa njesi matje.Si thone fjales rifuxho,hudhe e mbush.
    si vijon:
    “mua ma merr mëndja se e duan më shumë!!”
    “prandaj pi uthull sa të duash!!”

    Si ka mundesi .Pse ke mend ore ti anticensshurro25642654.Ik shko e ndro penelinat se je ba me u ndrrue te vejen era sterc perc e ku po di,po ama e qelbur te s’ban.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 19, 09:32

      o copë mishi
      ta kam thënë boll më!!
      e ke vërtetuar se je një copë mishi dhe tashti po kalon në demencë!!
      or gomar me avull,si fillim repliko ku është komneti tim dhe jo në PS(besoj se e di se çdo të thotë.nuk ka të bëjë me partinë socialiste)!
      e në vazhdim kupto ato që shkruaj!!nëse nuk je në gjëndje!?dhe kjo duket sapo lexon rreshtat e para,pyet dikë tjetër!nëse prap nuk i kupton,nëse nuk gjen njeri që të marrë mundimin ti shpjegojë!?
      mos ha mut!është gjëja më e mirë që mund të bësh!!
      o copë mishi ti proverbin”fjala është argjënd,kurse heshtja flori”!??ti e ke shëndruar në “unë ha mut sa plas,po të heshtja do të peshohesha me flori”!
      hesht o idiot!!

      Reply to this comment
  25. Labi December 18, 15:53

    Qosja, quan burre te madh Hoxhen- No koment.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim