Qyprilinjtë

June 27, 2017 11:34

Qyprilinjtë

 Nesip Kaçi*

Nesip Kaçi

 Kur perandoria kishte ndalur zgjerimin e kufijve të saj dhe ndodhej para kolapsit, kur tatëpjeta osmane kishte arritur kulmin, anarkia, ryshfetet korrupsioni kishin kapur shtetin, kur intrigat, komplotet, grackat, thashethemet, hakmarrjet bënin kërdinë dhe kur vrasjet mizore të qeveritarëve të vlefshëm etj., po e çonin atë pranë greminës, më 15 shtator 1655 ajo kaloi në duart e sadrazemit shqiptar Mehmet Pashë Qypriliut. Në fillim me dorë të hekurt ai goditi korrupsionin: ryshfetet, vjedhjet, anarkinë, intrigat në strukturat e perandorisë, kryengritjet e shumta që kishin paralizuar vendin, deri dhe Pallatin, që çuan largimin nga froni të Sulltan Deli Ibrahimit (të çmendur) dhe vrasjen e vëllait të tij të madh Osmanit të tretë. I takonte tani Sulltan Ahmetit të IV, shtatëvjeçar të vihej në krye të perandorisë. Kjo i dha dorë Qësem Sulltana Hanëmit, gjyshes së tij, më e famshmja dhe më e përfolura grua e historisë osmane, të marrë në dorë frenat e Portës së Lartë, që e futi Pallatin në një anarki të tejskajshme. Gjatë kohës trevjeçare që ajo ishte numri 1 i Portës së Lartë, gjithçka shkoi së prapthi, korrupsioni kapi çdo hallkë të sistemit dhe perandoria shkoi në prag të greminës. Pas vrasjes së saj vendin ia zuri Hatixhe Sulltana Hanëm, nëna e Sulltan Ahmetit të IV, që ishte ende fëmijë, e cila në kërkim të një sadrazemi të aftë dhe të fortë për të drejtuar perandorinë, brenda një harku kohor, ndërroi dhjetë Vezirë të Mëdhenj, deri sa këtë funksion ia besoi dhe ia ngarkoi më 15 shtator 1655 Mehmet Pashë Qypriliut, të cilit i la dorë të lirë për veprim. Këtu fillon periudha e

qeverisjes së familjes së Qyprilinjve, e cila i dha Portës së Lartë dhe Perandorisë Osmane sadrazemët më të suksesshëm, që i kthyen shkëlqimin e dikurshëm të Sulltanëve të mëdhenj. Qyprilinjtë, që kanë qeverisur perandorinë mbi 70 vjet në shekullin e XVII janë këta:

Qyprili Mehmet Pasha 1578- 1661, Fazëll Ahmed Mustafa Pasha 1635-1656, Fazëll Mustafa Pasha 1637-1691, Kara Mahmud Pasha 1634-1683, dhëndri i Mehmet Pashës, Kiblelizade Mustafa Pasha, kunati i Qyprilinjve, Admiral Mustafa Pasha-dhëndër i Qyprilinjve, Damat Numan Pasha-djali i madh i Mustafa Fazëll Pasha, Amxhazade Hysein Pasha, kushëriri i tyre, Sijavush Pasha, i afërmi i tyre, etj., të cilët e shpëtuan atë nga një rrëzim total, shtetit i dhanë gjak, e ringjallën.

Pushteti i Qyprilinjve ka qenë më i fortë dhe më efikas nga autoriteti i sulltanëve të asaj kohe. Pashallarët e besës fisnike shqiptare shpëtuan edhe “kryet e Sulltanëve”, Perandoria Osmane erdhi në vete dhe u ngre në këmbë përsëri.

 

Pak histori për Vezirin e Madh Qyprili Mehmet Pasha

I lindur më 1578 në Köprü (shqiptohet Qëpry) të Anadollit (Köprü, në shqip përkthehet Urë).

Familja e tij ishte nga fshati Roshnik (Rostnik) i Beratit dhe kishte mërguar në Anadoll. Punën e tij në Pallat ai e filloi kuzhinier me ndërmjetësinë e Khosrev Pashës, boshnjak, pas ca kohe emërohet sipahi në Köprü, ku dhe martohet me bijën e Jusuf Pashës, që quhej Aishe. Më pas, kur Khosrev Pasha mori detyra të rëndësishme në ushtri dhe kur pak më von u emërua Vezir i Madh, e caktoi Qypriliun Mehmet në krye të Thesarit. Me vrasjen e Khosrev Pashës ai shërbeu

sanxhak-bej në Qëpry (Köprü).

Më pas atë e thërresin përsëri me punë në Stamboll në detyra të rëndësishme, për aftësitë që shpalosi në funksionet e kryera e gradojnë Pasha (gjeneral) dhe pas kësaj kreu disa detyra delikate si guvernator i Tripolit dhe më pas Myteselim i vilajetit të Damaskut. Në moshën 75 vjeç i ngarkohet detyra e lartë e Vezirit të Madh të Perandorisë, të cilën e kishte pranuar me këto kushte: 1. Propozimet që do t’i paraqiten Padishahut të pranohen me njëherë. 2. Në shërbimet e tij do të jetë i lirë. 3. Ndihmësit dhe administratorët do t’i zgjedhë ai vetë. 4. Të mos u vihet vesh thashethemeve. Pasi këto kushte i pranoi nëna e Sulltan Muratit të IV-t, Hatixhe Sulltana Hanëm, duke iu zotuar se do t’i lihej dorë e lirë në qeverisjen e Perandorisë,

pra i gjithëpushtetshëm, ai mori në dorë frenat e Perandorisë. Në fillim ai shtypi mizorisht, kryengritjen dhe lëvizjen që e kryesonin krerët fanatikë të një sekti mysliman, të cilët ishin pasues të Mahpejqer Qësem Sulltanës. Në vazhdim në janar 1657 shtypi pamëshirë rebelimin e spahinjve dhe shkaktarin kryesor të këtij rebelimi, Sheik Selimin, e mbyti në Bosfor. Ai urdhëroi të varej publikisht në litar Patriarku i kishës greke, i cili i kishte shkruar Vojvodës së Vllahisë të

shpallte rënien e Islamit. Me grusht të hekurt ai goditi dhe luftoi me efikasitet korrupsionin: ryshfetxhinjtë, vjedhjet dhe hajdutët e veshur me pushtet, plaçkitjet, komplotet, vrasjet e qeveritarëve të ndershëm dhe të vlefshëm, anarkinë kudo që shfaqej në strukturat e perandorisë, shkelësit e ligjit, alkolikët, tregtinë e paligjshme të duhanit që vinte nga Amerika nëpërmjet Rusisë etj. Me masa të rrepta rivendosi rregullin dhe qetësinë në Pallat dhe në gjithë dominimin perandorak otoman, numri i të ekzekutuarve gjatë qeverisjes së tij kapi shifra të larta, 35. 000 vetë. Të tjera burime citojnë se kjo shifër i takon vetëm vitit të parë të qeverisjes. Spastrimet nga të paudhët, i bëri për të shpëtuar shtetin nga dekadenca ku ishte futur sepse ky shtet kaq i madh, sipas tij, nuk mund të rronte me zullume. Spastrime të tilla kishin bërë edhe sulltanët paraardhës të fuqishëm, si sulltan Murati i parë, sulltan Mehmeti i parë – Fatiu i tmerrshëm, etj, si masa të nevojshme për rifuqizimin e shtetit dhe rimëkëmbjen e perandorisë.

Pasi mposhti e nënshtroi kundërshtarët e brendshëm dhe rivendosi qetësinë në Pallat dhe në vend, Veziri i Madh iu kthye armiqve të jashtëm. Fitoria e venedikasve në Kios pak kohë më parë kishte qënë një goditje shumë e rëndë për fuqinë detare otomane.

Qyprili Mehmet Pasha, duke e konsideruar flotën ushtarako-detare si një forcë të madhe në rikthimin e shkëlqimit të mëparshëm, i përqendroi të gjitha energjitë në rimëkëmbjen e saj dhe kur u bind se ia arriti këtij qëllimi u ndesh me flotën e Venedikut në Dardanele që komandohej nga admirali Mokenigo dhe e shpartalloi krejtësisht. Në fillim flota osmane pësoi humbje të ndjeshme, por falë një gjyleje të qëlluar nga bregu, që goditi depon e municioneve të anijes së admiralit, që vrau edhe vetë admiralin, flota venedikase mbeti pa komandant dhe pa municione dhe u thye keqas. Veziri i Madh shpërbleu topçiun që i dhuroi fitoren dhe oficerët që luftuan trimërisht por njëkohësisht ekzekutoi një numër të madh oficerësh të lartë mbi të cilët ranë

përgjegjësitë për humbjet e mëparshme. Si rivendosi dhe pasi i ktheu prestigjin e humbur perandorisë në det, ai e përqendroi vëmendjen në tokë. Marshimi drejt Polonisë i princit të Transilvanisë Georg Rakocki II, me mbështetjen e Voevodëve të Vllahisë e Moldavisë, që prekte direkt interesat e Perandorisë Otomane e vuri në lëvizje Qyprilinë për të ndalur marshimin Rakockit II dhe për ta zënë atë. Si përgjigje Veziri i Madh, me të shpejtë rrethoi dhe mori Janovën, por Rakocki II, nga frika kishte ikur dhe hyrë në Austri.

Një kryengritje e drejtuar nga krerë të lartë të perandorisë e detyroi Qypriliun të kthehej sërish në Anadoll, ku kundërshtarët e tij të brendshëm ishin gjallëruar dhe kishin ngritur krye nga frika se mos binin pre e hakmarrjes së tij, për arsye të mosbindjes që treguan ndaj Portës së Lartë. Ai ekzekutoi krerët më kryesorë të kryengritës si dhe një mijë vetë nga shtatëmijë mbështetës të kësaj revolte. Pas kësaj Veziri i Madh shtypi me dorë të hekurt dhe me po atë forcë, që kishte treguar dhe më parë, revoltën e Mehmet Pashës në Egjipt dhe atë të Mustafa Pashës në Antalia. Në një letër që i dërgonte një miku të tij, Qypriliu i shkruante: Nëqoftëse kozakët e Zaparozhes do të sulmojnë qoftë edhe një nga fshatrat e pashallëkut të tij, do t’i bënte copash, që kështu t’u jepte një mësim të mirë dhe të tjerëve.

Gjatë pesë viteve, një muaj e 15 ditëve, që Mehmet Pasha Qypriliu qeverisi perandorinë, ai arriti të çrrënjosë anarkinë dhe korrupsionin, t’i kthente shtetit pushtetin, hierarkinë dhe disiplinën, aq të nevojshme në administratën e stërmadhe otomane. Ai hyri në histori edhe si një ndërtues i madh me kështjellat strategjike në derdhjen e lumit Don dhe në brigjet e Dnieprit në Ukrainën e sotme. Ai ndërtoi një numër të madh xhami, shkolla, dyqane në Janovë, Rudnik, Tarakli etj.

Veziri i Madh vdiq më 31 tetor 1661. Ai, nga shtrati i vdekjes i propozoi dhe i mori pëlqimin Sulltanit të ri për ta zëvendësuar i biri i tij i parë Qyprili Ahmet Pasha, propozim që u pranua. Ai ka lënë si këshillë për pasardhësin: mbaje thesarin plot, mbaje veten dhe ushtrinë gjithnjë të zënë.

Qyprili Mehmet Pasha ishte me temperament luftarak, por kishte një natyrë dhe sedër të ndjeshme. Një herë ambasadori i Francës në Stamboll, De la Haye, i nisur nga mendimi se Qypriliu shumë shpejt do të zëvendësohej nga një Vezir i Madh tjetër si paraardhësit e tij të shumtë, nuk i kishte dërguar ende dhuratat e zakonshme sipas protokollit. Veziri i madh, që e mësoi motivin e mosdërgimit të dhuratave, u ndje tej mase i fyer dhe i ofenduar nga një mungesë e tillë respekti dhe nën pretekstin e spiunazhit përmes korrespondencës diplomatike, dha urdhër që fillimisht të rrihej me shkop djali i ambasadorit dhe më pas i arrestoi dhe i futi në burg at e bir. Delegacioni që dërgoi Luigji i IV për të hetuar në vend nderin e Francës, gjithashtu u trajtua në mënyrë fyese, si rezultat i këtij incidenti Franca prishi aleancën me Perandorinë Osmane dhe nisi të ndihmonte hapur Venedikun në mbrojtje të Kretës.

 

Qyprili Ahmet Pasha (1635-1676)

Djali i parë i Qyprili Mehmet Pashait, shërbeu kryevezir 15 vjet, më 1659 u emërua vezir (ministër) dhe u gradua mareshall, ndërsa më 1661, pas vdekjes së babait të tij, filloi shërbimet kolosale si kryeministër, udhëheqës i mençur, riorganizoi ushtrinë, ndreqi punët e shtetit. Kryeministri më i suksesshëm i familjes Qyprili.

I shkolluar në Stamboll me mësues privatë në familje, Qyprili Ahmet Pasha, në fillim kreu shkollë fetare por ajo nuk i plotësoi kërkesat e tij dhe hyri në administratën shtetërore, ku në Damask fitoi famë dhe dashurinë e popullit se i lehtësoi banorët nga taksat që vështirësonin jetën e tyre. Ai trashëgoi nga i ati eksperiencën e tij në qeverisjen e perandorisë. Tre muaj pasi erdhi në krye të perandorisë, ai u përball me një nga problemet më të vështira, siç ishte ai i Transilvanisë, që e zgjidhi përmes fitores së janarit 1662, pa qenë nevoja të vihej vetë në krye të ekspeditës ushtarake. Në një kohë që pritej të fillonte sulmi kundër Venedikut, ai si strateg

ushtarak që ishte, hoqi dorë nga kjo fushatë dhe filloi fushatën kundër Austrisë, forcat e së cilës shqetësonin dhe sulmonin fortesat e perandorisë përgjatë kufi rit. Në bisedime me përfaqësuesit austriakë Qypriliu kërkoi shkatërrimin e një kështjelle të porsandërtuar në veri të Hungarisë, tërheqjen e trupave austriake nga Transilvania dhe rivendosjen e tributit prej 35 mijë florinash, të cilin austriakët e kishin paguar, që nga koha e Sulejmanit të Parë deri në vitin 1601.

Kërkesën e fundit austriakët nuk e pranuan dhe Qypriliu sulmoi dhe mori kështjellën e Nove Zamku-t si dhe ngarkoi oficerët e tij të lartë të merrnin disa fortesa të tjera. Veziri i Madh e vendosi shtabin në Beograd për t’u hedhur kundër austriakëve në verë. Rënia e Nove Zamku-t tmerroi Europën Perëndimore dhe i detyroi habsburgët që nën drejtimin e Montekukulit të kërkonin organizimin e një koalicioni kundër Perandorisë Osmane. Këtij koalicioni iu bashkua Kisha Katolike, Spanja, disa princa gjermanë dhe një forcë mbështetëse nga Franca. Nga njëra anë vazhdonte bisedimet për paqe me ambasadorët austriakë, nga ana tjetër Veziri i Madh vendosi ta tërhiqte Montekukulin në betejë pranë fshatit St. Gotard. Ai nisi një pjesë të forcave të tij përmes një ure dhe u duk sikur punët po shkonin mirë për ushtrinë osmane, por më pas ushtarët e Vezirit të Madh u sprapsën dhe u tërhoqën. Të dyja palët pësuan humbje të mëdha, por më e rëndë humbja ishte për ushtrinë osmane, pasi ishte thyerja e parë pas një seri fitoresh. Mirëpo atë që nuk arriti ta fi tojë në fushën e betejës Qypriliu Ahmet Pasha e arriti në tavolinën e bisedimeve.

Dhjetë ditë pas betejës ai nënshkroi Traktatin e famshëm të Vasvarit, i cili favorizonte dukshëm Perandorinë Otomane. Pasi kaloi dimrin në Beograd Veziri i Madh u nis drejt Stambollit, për të inspektuar fortifikimet në Dardanele, që e bëri nën shoqërinë e Sulltanit.

Megjithëse kishte probleme me shëndetin Qyprili Ahmet Pasha, me mbërritjen në Stamboll iu përvesh punës për marrjen e ishullit Kandias, që për vite me radhë otomanëve iu kish shkaktuar humbje të rënda. Pas një rrethimi të gjatë e të mundimshëm Qypriliut iu dorëzuan 80 çelësat e dyerve të kështjellës dhe të qytetit të boshatisur.

Në vitin 1672 Veziri i Madh i shoqëruar nga vetë Sulltani, kryesoi një fushatë kundër Polonisë në mbrojtje të Kozakëve, të cilët i ishin drejtuar Portës së Lartë për ndihmë. Në betejat e para Qypriliu korri disa fi tore të rëndësishme por më pas u mund nga Sobieski në Khotin dhe Lemberg, por edhe këtu, Veziri i Madh, atë që nuk e arriti në fushën e betejës, e fitoi në tavolinën e bisedimeve, ku nënshkroi Traktatin e Zuravnos, që i linte Perandorisë Otomane Kaminiecin, Podolinë dhe pjesën më të madhe të Ukrainës.

Qypriliu Ahmet Pasha në gjendje të rënduar shëndetësore vdiq në moshën 41 vjeç tre ditë pas nënshkrimit të traktatit. Ai, ashtu si i ati i tij, do të përmendet për ndërtimet e shumta si dhe për lidhjen e ngushtë me artin dhe letërsinë, sekretari i tij personal ishte një ndër shkrimtarët më të mirë të asaj kohe në Perandorinë Osmane.

Bibloteka e Qyprilinjve që përfundoi së ndërtuari dy vjet pas vdekjes së Vezirit të Madh është sot një nga bibliotekat më në zë të Stambollit. Me nismën e tij për të ndërtuar një kompleks kopshtesh përballë Pallatit të Sulltanit ai thirri nga Italia Xhakomo Torrelin, i cili ishte një nga artistët më të mirë të asaj kohe.

 

Qyprili Karamustafa Pasha

Pas vdekjes së Qyprili Ahmet Pashait, sulltan Mehmeti i IV emëroi bashvezir (kryeministër) Qyprili KaraMustafa Pasha-në, djali i adoptuar i kalorësit Uruç, që Qyprili Mehmet Pasha e kishte rritur në familjen e vet dhe e kish martuar me një nga vajzat e tij. Ai, pothuaj, nuk u shqua për asgjë në karrierën e tij, bënte një jetë të shthurur, në haremin e tij mbante 1500 gra-dashnore, që i ruanin 700 zezakë të tredhur. Gjatë qeverisjes së tij fitoi të drejtën e “qytetarisë”

praktika e vjetër e shitjes së ofiqeve, që çoi në rritjen e korrupsionit në administratën shtetërore. Në këtë periudhë ushtria ruse i mori dhe i shkëputi Perandorisë Otomane, Ukrainën, duke shkatërruar ushtrinë osmane.

Qyprili KaraMustafa Pasha më 1683 ndërmori rrethimin e dytë të Vienës, por një forcë ushtarake polake e drejtuar nga Jan Sobieski, papritur e sulmoi ushtrinë osmane në shpinë dhe Viena nuk ra në pushtimin otoman. Që këtej KaraMustafai u kthye në Beograd, me urdhër të Sulltanit iu pre koka dhe iu dërgua Mehmetit të IV në Stamboll në një tepsi të argjendtë.

 

Qyprili Fazëll Mustafa Pasha ( 1637-1691

Shërbeu kryevezir dy vjet e tre muaj, biri i dytë i Qyprili Mehmet Pasha dhe vëllai i Qyprili Ahmet Pasha, i mirë edukuar në medrese, vezir i zgjuar, ra dëshmor në luftë. Më 1689 u emërua kryeministër nën Sulejmanin e II në një periudhë shumë të vështirë për perandorinë pas humbjeve të thella në Hungari, Poloni, tërheqjes së flotës otomane nga Mesdheu. Ai bëri

reforma rrënjësore në sistemin e taksave dhe të financave të shtetit, ai dhuroi sasi të mëdha parash dhe shembulli i tij u ndoq gjerësisht nga të tjerët, për rimëkëmbjen e ushtrisë dhe flotës. Po kështu ai mori masa për përmirësimin e jetës së rajasë të krishtere, gjë që dha frute në radhët e të krishterëve, rajatë grekë braktisën Venetikun dhe iu bashkuan Portës së Lartë.

Kur në Fronin Perandorak hipi sulltan Ahmeti i II, ai i besoi Qyprili Mustafa Pashait një fushatë ushtarake në përmasa të mëdha kundër austriakëve. Ushtria osmane dhe ajo austriake u vunë përballë njëra-tjetrës pranë qytetit të vogël Salankamen, ku megjithë humbjet e rënda, austriakët e fituan betejën. Midis të vdekurve të shumtë nga kampi osman, mbeti i vrarë dhe Veziri i Madh, Qyprili Mustafa Pasha.

 

Qyprili Amxhazade Hysein Pasha ( ?-1702)

Ishte nga familja e Qyprili Mehmet Pashait, shërbeu kryeministër 4 vjet 11 muaj dhe 16 ditë, (1697 deri 1702), burrë shteti i mençur dhe i drejtë, dha dorëheqjen. Ishte djali i vëllait të Qyprili Mehmet Pashait, ishte shumë i mençur dhe energjik, arriti të largonte dhe shkulte austriakët nga Sava, futi përsëri fl otën osmane në Detin e Zi dhe në Mesdhe, punoi dhe arriti të bëhet konferenca e paqes në vitin 1699 në Karlovac të Kroacisë, ku Veziri i Madh shkoi dhe u takua me përfaqësuesit e Austrisë, Venedikut dhe Polonisë. Konferenca e Karlovacit rezultoi

mjaft e favorshme për otomanët, sepse Perandoria Osmane futi përsëri nën influencën e saj Bosnjën Serbinë, Vllahinë, Moldavinë dhe pjesë të më mëdha të Hungarisë dhe Greqisë, duke i dhënë fund luftës 16 vjeçare, që kishte filluar me dështimin e KaraMustafa Qypriliut në rrethimin e Vienës. Pas një viti edhe rusët u detyruan të nënshkruajnë një traktat paqeje me Portën e Lartë. Në vazhdim Qyprili Amxhazade Hysein Pasha qetësoi gjendjen brenda perandorisë, shtypi kryengritjet në vendet arabe, Egjipt dhe Krime, si dhe reduktoi forcën e jeniçerëve dhe vazhdoi e thelloi reformat administrative e financiare.

Më 1702 për shkak të intrigave në oborin perandorak, Veziri i Mençur dhe i kompletuar dha dorëheqjen dhe pas tre muajsh vdiq në mënyrë misterioze. Gjatë pesë viteve të qeverisjes së tij reformoi administratën, përforcoi ushtrinë, rimëkëmbi e riorganizoi flotën detare dhe bëri

shumë ndërtime.

 

Qyprili Numan Pasha

I biri i Fazëll Mustafa Pashait, u emërua Vezir i Madh më1710, u përpoq t’i bënte të gjitha punët vetë, dështoi dhe pas 2 muaj e 2 ditë u largua.

 

Qyprili Abdulla Pasha

Djali tjetër i Fazëll Mustafa Pashait, më 1703 u emërua në postin e zëvendësit të Vezirit të Madh, komandoi një ekspeditë ushtarake në Persi në vitin 1723 dhe pushtoi Tabrizin. Më 1735 drejtoi një fushatë tjetër në Persi dhe mbeti i vrarë në betejën e Bagaverdit.

 

*Ish Ambasador ne Turqi

 

 

June 27, 2017 11:34
Komento

12 Komente

  1. anticensurë25642654 June 27, 13:51

    ec krenari ec!!
    nesip kaçi na paska shkruar sikur të ishte më osman se osmani nga i cili e morën emrin osmanllinjt!!një krenari që dhe turku i sotëm nuk do ta manifestonte kaq ballëhapur!!
    qyprilinjtë paskan bërë namin për krenari të turkut o nesip!!
    uraxhinjt nuk kanë bërë asgjë për shqipërinë e shqiptarët o ish ambasador në osmanlistan!!
    shko mor pirdhu ti e shkrimet e tua!!

    Reply to this comment
    • Paul Tedeschini June 27, 15:41

      Turpi i mbetet gazetes DITA qe publikon shkrime te tilla ku vertetohet se shqiptrat ishin sherbyes te Perandorise Osmane.

      Asht pikrisht kjo ARSYEJA qe Europa bani mire me coptimin e trojeve shqiptare, qe te mos formohej ne Ballkan nji Turqi e Vogel Osmane.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 June 28, 10:43

        nuk ma merr mëndja këtë të të dytën,pavarsisht se për të parën jam pothuajse i një mendimi me ty!!
        arsyeja e dytë është e thjeshtë si një e një bëjnë dy!!
        shqiptarët kishin përballë shtete të unifikuar,shtete që nuk vinin në diskutim unitetin e tyre të brëndëshëm,por kërkonin hapsira më të mëdha jetike!!shqiptarët,jo vetëm në atë kohë,por dhe më parë e akoma sot,ishin të përçarë të shitshëm dhe interasaxhinj fisnor!në ndarjen e kufijve fituan ata që ishin të bashkuar si gërku dhe sërbi,shqiptarët lesh ekoqe dhe në shumicën e kohe¨s duke punuar për të dy fqinjët veriore e jugor përfunduan kështu si janë sot!!
        edhe sot, përveç politikës folklorike,ne jemi po aq të përçarë!!
        nëse ne do të kishim qënë të bashkuar!?do të kishim fituar pavarsinë para sërbëve dhe gërkut dhe shqipëria kishte për të qënë tjetër!!lidhja me turkun kishte për tu zhdukur shekuj më parë!!
        kjo dobësi të bën që të parnaosh atë që e kemi zakon ne shqiptarët:TË KEQEN MË TË VOGËL!!
        nuk ka të bëjë me besimin fare!!shtete edhe më fetare se ne,bile islamike,janë kundër turqisë!bile shumë më të egër se shtetet jo myslymane!!duke filluar me arabinë saudite,egjyptin dhe irain!
        ti si krahu i kundërt i fondamentalizmit fetar i sheh në një drejtim!!ti nuk sheh shqiptar dhe turq!!ti sheh kristian dhe myslyman or pule!!
        mua si shqiptar dhe ateist më bën përshtypje mënyra tuaj e të vlersuarit të ngjarjeve!!shumica vë në radhë të parë një besim dhe jo tërë morinë e zakoneve,gjuhës gjakut dhe lidhjeve farefisnore!!besim që ju bën të quani vëlla një njeri në anën tjetër të botës dhe armik, kundërshtar vëllain,komshiun njeriun që ka një gjak me ju!!

        Reply to this comment
        • Paul Tedeschini July 1, 09:49

          Ti thue: “…ti sheh kristian dhe myslyman…”.

          Islami (i muslimanve qe e ndjekin, epse ka edhe nga ato musliman qe nuk e ndjekin) nuk asht besim fetar, por asht TEO-KRACI. Don me thane pushteti i sundimtarve i mbeshtetun nga kleri musliman ne baze te parimeve arabe te shekullit te VII.

          Ky koncepti i teokracise asht perjetsimi i sundimtarve dhe perdorimi i muslimanve te thjeshte si mbrojtes i sundimtarve pa kurrefare te drejtash personale. Muslimani qe len islamin, vritet ne baze te vete parimeve islame.

          E kundreta ndoshe per nji kristjan qe len kristjanizmin. Askerkush nuk i thote gja, sepse asht primi i TE DREJTAVE TE NJERIUT. E njajta gja edhe per ateistin si ti. Ti je i lire te besosh apo te mosbesosh. Ne sistemet islamike ty do te vritshin per apostazi, por shiqyr qe je ne Europe.

          Prandej islami (me muslimant qe e ndjekun) asht kundra TE DREJTAVE TE NJDERIUT dhe i jo i perputhshem me parimet europiane.

          Islami me hoxhallart jane kanceri i popullit europian shqiptar. Ketu nuk asht puna beson apo nuk beson. Ketu asht thelbesore aspekti LIGJOR/KUSHTETUES.

          Reply to this comment
  2. Arben June 27, 15:26

    RAST I RRALLE NE HISTORI NE TE GJITHE BOTEN.

    I PARI, DJALI I TIJ DHE NIPI I TIJ, TE TRE KISHIN QENE VEZIR TE MEDHENJ (EKUVALENT ME KRYEMINISTER) TE PERANDORISE SE PERBOTSHME OSMANE.

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 27, 19:38

    Cfar .ute shqiptari eshte,ky eshte ma turk se turqit.

    Reply to this comment
  4. sali Serbi June 28, 20:38

    Ky eshte nje studim historik interesant qe nuk ka pse politizohet apo keqinterpretohet. Gjykimi apo komenti mund te jepet per vlerat historike qe ka jo per tifozllek mejhanesh.

    Reply to this comment
  5. katarakti June 29, 13:40

    As nuk e lexova fare shkrimin. Per çfare na hyjne ne pune keta qiprilinjte, kur nuk kane bere asgje te mire per Shqiperine. I kane sherbyer turkut njelloj si Ballaban Pasha. Iu shofte emri nje here e mire. Vetem dumbabistet dhe pasuesit e Haxhi Qamilit ngrohen nga ky palo shkrim.

    Reply to this comment
  6. MOHIKANI June 29, 18:53

    jesusi vdiq e u rinqjal
    ship ndroj jet
    zoti flet ship
    edhe ki kuprili shiptare lindi
    arnaut i zoti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*