Qytetar nderi…Kush?

April 16, 2018 13:42

Qytetar nderi…Kush?

 

Nga Bedri Islami

Bexhet Pacolli, zëvendëskryeministër dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, qenka shpall qytetar nderi në Kukës.

Pikërisht në rastin e përkujtimit të eksodit të madh të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

Nuk e di se çfarë lidhje ka zoti Pacolli me eksodin e shqiptarëve dhe aq më shumë me mikpritjen e banorëve të Kukësit ndaj tyre.

Pacolli, me gjithë respektin për postin e tij institucional, ku, thënë sinqerisht, nuk duhej të ishte, as ka pasur lidhje aso kohe e as nuk ka lidhje sot me eksodin biblik të shqiptarëve, as me mikpritjen, që nuk ishte vetëm në Kukës.

Eksodi i shqiptarëve ndodhi në pikun e ofensivave të jashtëzakonshme, barbare serbe kundër shqiptarëve në pikun e luftës në Kosovë, kur, nga njëra anë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës po zgjerohej me dërgimin në luftë të rreth 5 mijë vullnetarëve nga shtetet europiane, dhe, nga ana tjetër me sulmet e vazhdueshme të Aleancës Veri – Atllantike ndaj forcave ushtarake e paraushtarake serbe të Millosheviqit dhe forcave të sigurimit shtetëror serb të Stanishiqit, dajës së serbo boshnjakut Fazlliç, mikut të Bashës dhe të Berishës.

Shpallja qytetar nderi nuk është në qokë që i jepet kujtdo dhe kushdo mund ta marrë, jo nga përkushtimi , por nga posti që mban.

Vërtet, sot, Bexhet Pacolli, është zëvendëskryeministër i Kosovës dhe ministri i Jashtëm i saj, por në ditët e eksodit të madh ai ishte vetëm një biznesmen, i cili, aso kohe e ndoshta edhe më tej se ajo kohë, bizneset më të fuqishme i bënte me repbulikën ruse, me vendet e ish Bashkimit Sovjetik, dhe, për më tepër, i njohur si mik përsonal i vëllait të Millosheviçit, ish ambasadorit serb në Moskë. Përmes këtij të fundit, janë bërë edhe bizneset më të rëndësishme, që në kohën e ish presidentit Jelcin.

Pacolli, sot, mund të jetë gjithçka, nesër, si është nënshkruar brutalisht dhe pa asnjë sens politik, mund të jetë edhe Presidenti i Kosovës, por qytetar nderi i Kukësit nuk ka përse të jetë.

Sepse nuk kishte asnjë lidhje me atë që ka ndodhur.

Në kohën e luftës ai ishte një biznesmen, ndaj të cilit ishte gjithnjë droja se më shumë do të mbështetej tek forcat politike serbe, se sa tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Deklaratat e mëpasme të ndonjë përfaqësuesi të UÇK-së, për lidhjet e Pacollit me këtë strukturë, jo vetëm që nuk janë të vërteta, por fshehin thjeshtë interesa financiare, ndaj një biznesmeni të madh, që kokën e kishte në Serbi, trupin në vendet e ish=Bashkimit Sovjetik dhe e mendonte politikën si një pasha turk.

Jo rrallë po bëhen shpallje të tilla, që duhej të ishin vërtet nder për atë që i kushtohet, por që në fakt janë vetëm lëvizje politike, nganjëherë të pështira. Kohë më parë, Mitrovica shpalli Lulzim Bashën qytetar nderi. Ky i fundit do e ketë shkelur Mitrovicën vetëm kur mblidhet fakte në kuadrin e Gjykatave të UNIK-ut, ku edhe shërbente. Ka edhe komuna të tjera që e kanë bërë këtë, e jo rastësisht, menjëherë pasi u emërua si lideri politik i PD-së. Ishte dhe është si një investim në të ardhmen, nëse ndonjëherë ky njeri, Basha, do të drejtojë këtë shtet, dhe përmes “qytetarllëkut” do të kenë përfitime financiare.

Shpallja e Pacollit qytetar nderi mund të ishte për gjithçka tjetër, por jo për këtë rast, jo për këtë ngjarje madhore përbashkuese të shqiptarëve, rast në të cilin, i nderuari, Pacolli, as nuk ka patur kontribut, as nuk ka qenë pjesë dhe, për më tepër, asaj kohe ai ishte kundër ndërhyrjes së Natos në Kosovë.

Nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse edhe “Shtëpia e Verdhë”, diku në Mat, të shpallë “Banor nderi” pikërisht Lulzim Bashën, sepse, përmes operacioneve të tij, e bëri të njohur.

April 16, 2018 13:42
Komento

9 Komente

  1. Besniku April 16, 14:09

    Shume dakort me sa shkruan z. Bedri Islami.
    Eshte nje problem shume negativ I kohes, qe persona me veshjei pushteti, ne kundershti te plote me Natyren e Traditat e popullit, kane legalizuar antimoralin, antishqiptarin, antishtetin.
    Sa e sa njeres te tille si Pacolli, pa asnje merite, e ndoshta perkundrazi, me vlera negative, si nje person qe ka vene pasurine nepermjet nje biznesi te dyshimte,jo vetem ne etike ligjore e profesionale, por dhe i dyshimte ne lidhjet me persona te deklaruar armiq te Kosoves e Shqiperise, jane vleresuar nga pushteti. A mund te harrohen ndonjehere valle dekorimet qe sakati nga trute u dha armiqve dhe krimineleve te ketij vendi??!!
    Kurre jo!!!!
    Por do vije dita kur çdo gje do te vihet ne vend, se gjykimit te popullit nuk i ka shpetuar kurre asnje e asgje.
    Ajo vonon, por nuk Mungon

    Reply to this comment
  2. Shpurti i sklavit April 16, 16:04

    Kuksi shpirt sklavi shkon aty ku esht paraja nuk njohin parim tjeter. Po thot njeri po thon te gjith t tjeret

    Reply to this comment
  3. A April 16, 17:44

    O BEDRI ISLAMI, cile duhet te kishin bere QYTETAR NDERI, mire jo BEHXHET PACOLLI, mos duhet te kishin bere langaraqin EDI RAMA.
    I cili deri tani e ka treguar vehten qe eshte kundra KOMBIT SHQIPTAR se kerkon me cdo kusht te ndaje me nje takse ndarese rruge me 10 EVRO vajtje – ardhje
    shqiptaret e kosoves me ato te vendit ame te Shqiperise.
    Ne nje kohe qe ka 28 vjet qe politika Evropiane per here te pare ka qene dhe eshte ne favorin tone.
    Kurse derdimeni karagjoz EDI RAMA i fut kesaj politike si tradhetar qe eshte shkopinj dhe gure neper rrota. Tung.

    Reply to this comment
    • Shtaza Mark Ujk April 16, 18:56

      “A” , eshte barazim ekuacioni me shpellarin Vicidolas te UDB ! Tani , agjentura serbe dhe greke , nuk ka asnje ndrojtje dhe del hapur kunder shqiptareve, duke u fshehur vetem mbas nje shkronje “A”, ose cfardo tjeter ! Felliqesira , pa asnje logjike njerezore , u mjafton vetem abetarja me shkronjat e saj ! YYYYYT……. , plehre serbe ! Zoti Bedri e argumenton bindshem mendimin e tij , qe ta kuptojne edhe gomare si puna jote , po ti , me cfar na bind per kafsherite e tua ?!

      Reply to this comment
  4. mari April 16, 18:00

    Zoti Islami e vertete kjo qe thoni,por ka edhe shume qe duhet thene per mikun e ruseve dhe serbeve….

    Reply to this comment
  5. PSE ? April 16, 18:59

    Ja pra , ky eshte gomari qe kuksianet kane zgjedhur ne krye te bashkise , qe i digjet “xhani” per banoret e Kuksit !!!

    Reply to this comment
  6. Lili April 16, 21:34

    Pyetja eshte a u pyeten qytetaret e kukesit per kete,apo Njeshi vendosi kryeneveti siç ndodh n’albanistan?
    Ne kete rast jam me Autorin e shkrimit, kjo eshte turp per Kuksin edhe zbeh gjithe veprimtarine perkujtimore,sidomos kur te kesh parasysh kuksianet e vertete qe kane vepruar aq shume ne pariz bruxelles per kosoven, edhe jam nje prej tyre qe turperohet kur mendon se kush nderohet sot nga Kukesi.

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic April 16, 21:55

    Problemi kryesore i Demokratve kudo qe jen ne pushtet Lokala apo qendrot ata kan nje mision. Te largojne sa me shume luftetaret nga vlersimet qe do te meritonin gjat luftes dhe sote ne Liri.!
    Kjo ndodhe edhe tek vet Clirimtaret, kure Ramushi shpall qytetar nderi Bashen hetuesin qe e dergoi ne Hage per krim lufte kunder njerzimit sipas tyre e deri atej akuza per tregtim organesh te robeve te luftes.! Ja pra se deri ku arrijne krahemarrja e pacifistev te ndyre.!

    Reply to this comment
  8. lec kakashi April 17, 02:34

    — z. BEDRI ..!!
    — Bexheti, edhe ne se ska ndihmuar direkt ,…. ka ndihmuat indirekt. — Me sa me kujtohet , ne ate kohe per Bexhetin qarkullonte lajmi qe ish martuar [nuk di sa e vertete] me kekgetaren Italjanen me origjine shqiptare ANA OKSCAR [HOXHA]. …AJO NDA PLAZHET E ITALIS BERI NJE DEKLARATE KU DENONTE MILOSHEVICIN DHE MBESHTESTE LUFTEN E UCK…Aty afer saj ka qene dhe Bexheti ku po i tregonte NE NJE VIDIO KUKSIN , PAK TE DUKET KJO TY….. [ me duket se ne ate kohe sa ishin ndare … por pak rendesi ka]….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*