“Qytetarët e protestës s’janë kriminelë, situata zgjidhet ndryshe”

March 31, 2018 16:47

“Qytetarët e protestës s’janë kriminelë, situata zgjidhet ndryshe”

Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar përmes një deklarate për protestën në ‘Rrugën e Kombit’.

Noka tha se qytetarët e Kukësit janë të revoltuar për taksën, por nuk janë kriminelë. Ai tha se gjendja e agravuar në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën e “Rrugës së Kombit”, dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe me ushtrim dhune.

Deklarata e deputetit Flamur Noka

Qytetarët e Kukësit dhe zonave përqark janë të revoltuar dhe po ngrenë zërin për dënimin që u ka bërë qeveria, duke u vënë taksë për rrugën nga e cila varet mbijetesa e tyre.

Ata janë qytetarë të varfër që po ngrenë zërin për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, janë sipërmarrës të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, që janë viktima të korrupsionit qeveritar.

Por Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të kokainës Agron Xhafaj, i akuzoi ata sot si njerëz të krimit.

Banorët e varfër të Kukësit janë kriminelë? Sipërmarrësit e vegjël janë kriminelë?

Deklarata kërcënuese e Xhafajt është provokim i ulët dhe malinj ndaj qytetarëve të ndershëm. Fatmir Xhafaj nuk tremb dot njeri, sepse njerëzit e ndershëm nuk tremben nga qeveritarët e korruptuar dhe të inkriminuar që vjedhin dhe grabisin.

Me policë nuk mbrohet dot vjedhja se do të jenë policët të parët që do të braktisin Xhafajn, Ramën dhe hajdutët e tjerë. Detyra e policisë është të mbrojë qytetarët dhe jo vjedhjen.

Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të Rrugës së Kombit dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe me më shumë dhunë.

Sot eshte koha të shfuqizohet menjeherë tarifa e ‘Rrugës së Kombit’ e cila duhet të paguhet nga fondi prej 200 milionë euro që u merren shqiptarëve çdo vit me taksën e qarkullimit.

Kërcënimet e Edi Ramës dhe bandës së tij grabitqare nuk trembin askënd.

I bëjmë thirrje të mos guxojnë të provokojnë më tej qytetarët, sepse zemërimi i tyre do t’i marrë përpara.

s.a/dita

March 31, 2018 16:47
Komento

11 Komente

  1. MH March 31, 17:06

    Njerezit e ndershem nuk djegin e nuk plackitin.Te ndershmerit zbatojne ate qe i’ua lejon e drejta e protestes.Djegiet sjellin fukarallek.Kush do ti baje shpenzimit e restaurimit.Nese protesta arriti zgjidhjen e mos pageses.Ne rregull.Po damtimet pse te krijohen.Keshtu i bie te penalizohen te gjithe ato qe kryejne vepra me shkelje penale.Demokracia vec lirise ka dhe rregullin ligjor qe do e zbatoj qeveria.

    Reply to this comment
  2. Turp qe dilni ne skene more kriminel March 31, 17:12

    Kriminele je ti me saliun dhe lulin qe keni 28 vjet qe vidhni dhe shkatrroni dhe ngrini trushplaret per te justifikuar vjedhjen tuaj.

    Reply to this comment
  3. gjergji March 31, 17:24

    POPOOOOOO gjenetikisht populli I kukesit e tropojes me perjashtime te ralla dhe e tropojes jane kriminel

    Reply to this comment
  4. ana diana March 31, 17:27

    Kto jane ato skenaret qe i dini mire ju. Fut 10 veta qe te bejn gjullurdi. Jepi nga 1000€ dhe rrini te qet se do e bejn ata zullumin.

    Reply to this comment
  5. Isi March 31, 17:27

    Mezi priten te dilnin ne konferenc kta. Bravo. Tani ikni dhe i jepni leket atyre qe ben rremujen se ju vetem per kto gjera jeni

    Reply to this comment
  6. Skerdi March 31, 17:32

    Si nuk u lodhen njeher kta te PD me kto gjera duke percar shqiptaret. O antishqiptar boll me kto gjera more aman. Boll e shfrytezuat popullin.

    Reply to this comment
  7. FORSTER March 31, 17:35

    O agjent I Serbit po cfare lidhje ka kokaina me shkaterrimin dhe djegien e materialeve te popullit ,o kriminel I kombit por po u vien fundi o kelyshe te “SERBIT”dhe s’dini cfare te beni me super k/minelin e vendit Sali-Serbin qellimi I te cilit eshte qe ta diege shqiperine edhe njihere si me 97-ten ku ju zagare ja realizoni qellimin ketij me ata uliganet qe I paguani dhe fshihi mbrapa droges te vellait te Fatmir XHafes apo Saimir Tahirit se keta nuk jane te afte tiu fusi ne burgun qe u be ne Rec-te-SHkodres .

    Reply to this comment
  8. vlora March 31, 20:07

    Ky f.nokeee.eshte vertete nje panonjak shpellash. ben vetem te “Fortin’ ne llogari te salikatilit dhe lulushe “matematikanit”(7 x 7 = 42!!!ha ha ha.karagjoz klasik.Degjova edhe monika cizmen,dhe mu kujtua fatos nano qe ….nejse Shqiperia e ka te keqen nga brenda.PD-ja eshte cakalli,dhe ajo e lsi-se eshte tellalli.turp,dhe njeherazi fatkeqesi qe Shqiperise i kane rene keta vemje per hise.Rama.vazhdo.vetem nje gje mos e harro.Shtetin po e ben per Ne dhe jo per rrumpallaxhinjte e sali bashe monike kryemadhit…

    Reply to this comment
  9. Zeri Aresyes March 31, 23:43

    Po Flamur Noka kriminele jane ata qe demtojne pasurine e perbashket. Po ju tani jeni bere me diplloma si te shkaterroni vendin keni 28 vjet dhe nuk pushoni. Por ju ka ardhur fundin mos kini merak ty Sale s,Lulushit Monka cizmes me gjith sorollop. Ju djemte plangprishes te shqiperise.Ju vetem tym e rremuje doni qe te largoni vemendjen nga korrupsioni juaj. Zoti Rama do te bej shtet dhe sigurisht juve dhe trushpelareve qe i bleni me leke se keni me thase nuk ju pelqen.Po ska vend ne bote qe nuk paguan per ate qe perdor more derr.Po ti je hedh gurin dhe fsheh doren gjarper i poshter i serbise.

    Reply to this comment
  10. alphade March 31, 23:54

    Muli, ata vertete,ashtu sic thua Ti,nuk jane kriminela por
    kur kane ne krye nje kriminel si Ti,pa dashjen e tyre edhe
    Ata frymezohen nga Ti,per te ngjajtur Ty per t’u bere kri-
    minela dhe cfare kriminelash ?!

    Reply to this comment
  11. tz April 1, 03:37

    me keqardhje por duhet thene se te keqen shqiperia e ka patur gjithmon me te pa beset VERIOR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*