Qytetarët maqedonas sërish në protesta

April 15, 2016 20:38

Qytetarët maqedonas sërish në protesta

Për të pestën ditë me radhë, qindra qytetarë maqedonas kanë zbarkuar në sheshin qëndror të Shkupit kundër amnistisë së Ivanov për zyrtarët e lartë.

Mbledhja e protestuesve ka nisur prej porës 18:00, fillimisht para Prokurorisë Speciale Publike.

Më pas ata janë zhvendosur para Kuvendit. Në shesh ka prani të shtuar policore.

Shumë qytetarë u bien bilbilave, ndërsa mbajnë në duar flamuj dhe  parulla. Dëgjohen thirrje : “Jep dorëheqjen Ivanov!” dhe “ Mbështetje Prokurorisë Speciale Publike”.

Përveç dorëheqjes së Ivanov, ata kërkojnë edhe fillimin e një proçesi për zgjedhjen e një qeverie teknike e cila do të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të besueshme dhe në të njëjtën kohë për pezullimin e procesit të filluar të shpalljes së zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor.

1234mkd-255223

April 15, 2016 20:38
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*