Qytetari ankohet për ALUIZNI-n, Rama – drejtorit: Hajde këtu ti. Deri nesër t’i kesh zgjidhur hallin

July 24, 2017 10:59

Qytetari ankohet për ALUIZNI-n, Rama – drejtorit: Hajde këtu ti. Deri nesër t’i kesh zgjidhur hallin

Një tjetër qytetar ka rezultuar me fat në takimet e kryeministrit Rama. Gjatë dëgjesës në Shkodër, qytetari i është ankuar Ramës duke i thënë se ALUIZNI i ka dhënë lejen, por i ka tjetërsuar objektin.

Pasi dëgjoi shqetësimin, Rama kërkoi të fliste edhe drejtori i ALUIZNI-t, i cili fatmirësisht ligjërisht ishte brenda hapësirave të tij ligjore.

 

Megjithatë Rama i kërkoi që ta zgjidhë çështjen deri nesër në orën 4.

Qytetari: Mua ALUIZNI më ka tjetërsuar pronën.

Rama: Është këtu drejtori? Hajde këtu ti.

Drejtori: E njoh rastin. Ndërtimi i Maxhitit është nisur fillimisht me leje ndërtimi dhe më pas është shkelur leja dhe ka bërë një kat tjetër. Problemi që nuk kemi mundur ti zgjidhim është që leja është marrë e certifikuar në ZRPP dhe në këtë moment nuk është më kompetencë e jona që ta anullojmë. Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme është nisur një grup auditi dhe ka dalë në përfundimin që është objekt social dhe ekonomik. Ne nuk mund të ndërhyjmë dhe kjo zgjidhet me rrugë gjyqësore.

Qytetari: Ti përgjigje ke kthyer, por ti e di që me rrugë gjyqësore unë që nuk e zgjidh kurrë.

Rama: Drejtori ka të drejtë. Ti ulu me drejtorin e hipotekës dhe bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni njeriun. Je kundër kësaj që po them unë?

Qytetari: Kam ngrenë kolpo.

Rama: Po edhe kolpo edhe në diell. Do tia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në 4 më ço mesazh që u zgjidh problemi.

Drejtori: Dakord.

Qytetari tjetër: Kam dhënë numrin dhe nuk vijnë të shohin shtëpinë për të bërë legalizimin.

Rama: Thuaj drejtorit edhe njëherë.

Drejtori: Është një nga 25 mijë aplikuesit. Në fillim të 2014 janë bërë 1 mijë legalizime. Deri më sot janë bërë 7 mijë. Ne do përpiqemi meqë po e qan hallin dhe unë do e vë në lëvizje menjëherë.

July 24, 2017 10:59
Komento

3 Komente

  1. Arben July 24, 14:25

    KESHILLAT E LAGJES.

    HAHAHAHHAHAHAHAHA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK DHE

    DEBIL.

    I KERKON VETE MASHTRIMET, NUK KA FARE

    CUDI, QE DERI ME SOT I KA GJETUR ME

    PERPIKMERI

    Reply to this comment
  2. MH July 24, 15:05

    Ja keshtu ngrihet shteti shtet.Duke filluar nga kryezyra e ankesave.Ma e fuqishme se kryezyra e qeverise.Por pa shaka jeni ne rruge te drejte.Sepse ne ate vend nuk ka nji pellembe vend pa xhemba.

    Reply to this comment
  3. Mark uk July 25, 09:16

    Te lumt na per kryeminister qe kena!?Te marrin masa tu zgjidhin hallet e popullit e jo te bej shou me nga nje indivit te paracaktuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim