Qytetet ku ia vlen të blesh shtëpi jashtë

March 20, 2016 08:32

Qytetet ku ia vlen të blesh shtëpi jashtë

A ia vlen më të investosh në pasuritë e paluajtshme? Jo gjithmonë dhe jo në çdo vend. Shkaqet se përse industria e ndërtimit po jep shenja lodhjeje kanë të bëjnë me ngadalësimin e rritjes së ekonomisë kineze, rritjes së normave të interesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rënies së fuqisë blerëse në nivel botëror.

Po çfarë do të ndodhë gjatë këtij viti me këtë treg? Ekspertët e agjencisë së famshme londineze të pasurive imobiliare “Knight Frank” janë përpjekur të përllogarisin nivelin e rrezikut në ato qendra që deri më sot kanë qenë më të kërkuarat në botë.

 

Metodologjia

Studimi i agjencisë “Knight Frank” merr në vlerësim dhjetë qytete dhe dhjetë elemente rreziku. Për çdo kryeqytet vlerësohet ndikimi në tregun lokal të pasurive të paluajtshme. Klasifikimi final ka ardhur si rezultat i rrezikut mesatar ndaj dhe bëhet fjalë për vlerësime.

 

Faktorët e rrezikut

Faktorët e rrezikut të analizuara nga “Knight Frank” janë dhjetë: ngadalësimi i ekonomisë kineze, rritja e normave të interesit në SHBA, vështirësitë e tregjeve në zhvillim, ngadalësimi i ekonomisë lokale, ngadalësimi i ekonomisë botërore, krizat gjeopolitike dhe konfliktet, niveli i rregullimit të tregjeve, stabiliteti i monedhës kombëtare, rënia e çmimit të naftës dhe lëndëve të para, rritja e të ardhurave të disponueshme. Edhe qytetet e përfshira në studim janë dhjetë: Londra, Nju Jorku, Majami, Parisi, Monako, Singapori, Sidnej, Shangai, Hong Kongu e Gjeneva.

 

Parisi, Singapori e Hong Kongu

Këto janë tre metropolet ku për vitin 2016 rreziku i investimit do të jetë i lartë. Parashikohet që çmimi i pasurive të paluajtshme do të mund të bjerë, përkatësisht me 3%, 3,3% e 5%. Kryeqyteti francez ka nivelin më të lartë të rrezikut për shkak të pothuaj gjithë faktorëve, por ai që rëndon më shumë është gjeopolitika. Në Singapor rëndon vetëm faktori i normave amerikane të interesit, ekonomia lokale dhe rregullimi i tregut të brendshëm. Hong Kongu, përveç problemeve të Singaporit, ka edhe atë të gjeopolitikës.

 

Sidnej

Pavarësisht reduktimit të çmimeve me 5% në krahasim me vitin 2015, Sidnej mbetet një nga qytetet më të lakmuara. Në metropolin australian, vlera e shtëpive do të duhet të rritet me 10%, ndërsa dy faktorët që mund të ndikojnë në uljen e tyre janë ngadalësimi i ekonomisë kineze, vend në të cilin Australia eksporton shumë, si dhe reduktimi i çmimeve të lëndëve të para.

 

Monako, Nju Jork e Shangai

Edhe në Monako, Nju Jork e Shangai, pritshmëritë për të investuar janë të mira. Nëse në dy kryeqytete, çmimet parashikohet të bien me rreth 5%, në Shangai rritja mendohet të jetë në nivelin 4%.

Nëse Monako e Nju Jorku kanë ruajtur stabilitet në këtë treg në 24 muajt e fundit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Shangain ku të ardhurat u rritën me 10%. Në dy kryeqytetet e para tregu ka pësuar reduktim për shkak të problemeve gjeopolitike, ngadalësimit të ekonomisë botërore, normave të interesit, stabilitetit të monedhës kombëtare.

 

Gjeneva, Londra e Majami

Modeste mund të cilësohen performancat e tregut imobiliar në Gjenevë, Londër e Majami. Në Gjenevë, tregu parashikohet në stanjacion, por kjo vlerësohet si sjellje pozitive duke marrë në konsideratë faktin se 2015-a u mbyll me shifrën negative të

-3%. Rënia i dedikohet kryesisht rregullimit të tregut, rënies së materialeve të lëndëve të para dhe naftës, si dhe stabilitetit të monedhës kombëtare.

Londra dhe Majami parashikohet të shënojnë rritje me 2%. Kryeqyteti britanik mund të ketë ecuri pozitive nëse ndikimi i ngadalësimit të ekonomisë kineze do të jetë më i kufizuar falë edhe liberalizimit të mëtejshëm të tregut.

Në Majami, rreziqet më të mëdha vijnë nga rritja e normave amerikane të interesit, qëndrueshmëria e dollarit, dobësimi i ekonomive në zhvillim, si dhe rritja e kufizuar e të ardhurave. Megjithatë mund të thuhet se Londra është më e qëndrueshme se Majami. Në volum, tregu i pasurive të paluajtshme në Londër u rrit me 50%, ndërsa në Majami u ul me 50%.

March 20, 2016 08:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim