Qyteti i gurtë në një këndvështrim të panjohur

September 13, 2018 14:50

Qyteti i gurtë në një këndvështrim të panjohur

Prejardhja e emrit të Gjirokastrës ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike. Sipas legjendës, gjatë rrethimit përfundimtar të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë e gjallë në duart e armikut. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë”.  (Por kjo duket e pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman). Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, argyrokastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët.  Versioni i katërt lidhet sërish me kështjellën që mendohet të jetë nisur së ndërtuari nga prijësi shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha emrin qytetit, Gjino-kastër.

Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar. Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë, Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër.

Zgjerimet e kështjellës janë bërë nga Ali Pashë Tepelena, dhe nga qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesën veriore të kalasë në burg.

Në Gjirokastër gjendet kalaja më e madhe e Shqipërisë. Aty mund të vizitoni Muzeun e Armëve, i cili gjendet brenda në kala, Muzeun Etnografik, i cili gjendet në shtëpinë ku ka lindur ish-diktatori komunist Enver Hoxha si dhe muzeun e ri në shtëpinë e shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.

Në peizazhin gri, mbi të gjitha, shquhet kalaja e lashtë dhe bedenat, shtatë penxheret, Duglla, e cila nga Sheshi i Çerçizit, ngrihet lartë, drejt qiellit. Gjirokastra nuk do të kidhye kuptim apo shkëlqim pa kalanë e saj, që e parë nga shumë këndvështrime i ngjan një vapori në udhëtim.

Gjirokastra ishte një qendër e rëndësishme administrative e shekullit XIX, e populluar nga pronarë tokash që u kishte xhepi të ndërtonin shtëpi-kulla madhështore të fortifikuara. Qyteti ka mbi 500 ndërtesa historike.

Ajo ç’ka e bënë Gjirokastrën goxha të njohur janë vlerat arkitekturale të ndërtimit të shtëpive me gurë, çative me dërrasë dhe kalldrëmeve. Aty mund të vizitoni qendrën historike, pazarin unikal, kalldrëmet e tij karakteristike, kështjellen madhështore. Ku përveç se mund të vizitoni “Muzeun e Armeve” do mund edhe t’ju ofrohet një pamje spektakolare nga lart. Në Gjirokastër gjithashtu ju mund të vizitoni muzeun Etnografik, banesat karateristike te Zekatëve, Kadarejve, Çabejve etj.

Ne Vitin 1961 shteti shqiptar e shpall “qytet muze”.Ne Gjirokastër mund te vizitoni Muzeun Kombëtar te Armeve, Muzeun Etnografik e një sere banesash karakteristike si Zekatet, Skendulatet, Babametot, Angonatet, Dulajt etj. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombëtare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip.

Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitekturale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa.

Ne Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rëndësishmit janë “Antigonea”, rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Adrianopolit shek.II ps.k. ne afërsi te fshatit Sofratike. Mbresëlënëse dhe me vlera historike e arkitektonike janë edhe Kishat paleokristiane te Shën Marise Labove dhe Peshkepi.

Për te apasionuarit e natyrës me shume vlera jane Parqet natyrore si Viroit, Sotires, Ujit te Ftohte Tepelenë, Hotova, Pllaja e Cajupit (1200 m), Ujrat Ternale te Benjes (Permet) si dhe kanionet e Lumit te Suhes Zagorise dhe Vjoses.

Rrethi i Gjirokastrës  gjithashtu karakterizohet nga një pasuri e madhe kostumesh, traditash muzikore dhe zakonesh popullore. Rrethi është i famshëm për përpunimin e drurit dhe të gurit, për prodhimet blegtorale dhe rakinë.

Gratë shqiptare janë të njohura për aftësitë që kanë për punimet e dorës, të cilat janë trashëguar brez pas brezi. Kostumet lokale janë tradicionalisht të zbukuruar me qëndisma të komplikuara. Po ashtu prodhohen në mënyrë artizanale qilima e velenxa, triko, çorape e doreza që prodhohen me lesh natyral lokal. Të famshme në të gjithë vendin janë dantellat e Gjirokastrës; po ashtu punime me grep dhe qëndismat. Burrat përpunojnë drurin dhe gurin.

Veshjet tradicionale popullore të grave ishin të pasura me qëndisma që zbukuroheshin me fije metalesh të çmuara; ato të Lunxhërisë dhe të Dropullit mbahen nga më të bukurat. Kostumet tradicionale të burrave përfshijnë poture të bardha leshi, të gjëra në bel që përfundojnë të ngushta tek këmbët dhe shoqërohen me dollakë tek pulpat ose fustanellat e bardhë me pala, të shoqëruara me jelek dhe opinga me xhufka. Në kokë mbahej një kapllak i gjatë i zi, prodhuar me lesh qengji ose një qeleshe prej shajaku me majë.

Muzika tradicionale polifonike shqiptare mund të ndahet ne dy grupe të mëdha stilistike: ajo e luajtur nga gegët e Shqipërisë së veriut dhe ajo e toskëve dhe Labërisë në pjesën jugore të vendit. Termi iso lidhet me ison e muzikës kishtare bizantine dhe i referohet sfondit zanor mbështetës koral, që shoqëron këngët polifonike. Ky sfond krijohet në dy mënyra: duke kënduar në mënyrë të vazhdueshme me zanoren “e” përmes frymëmarrjes së valëzuar ose duke u kënduar me ton ritmik, sipas tekstit të këngës.  E interpretuar më shumë nga burrat, muzika tradicionalisht shoqëronte një varg të gjatë ngjarjesh shoqërore e familjare si dasmat, funeralet, festat e korrjes, festimet fetare dhe festivalet siç është i mirënjohur festivali folklorik kombëtar i Gjirokastrës. Muzika iso-polifonike shqiptare është njohur më 2005 nga UNESCO si “trashëgimi kulturore e paprekshme.”

M.H/ Dita

September 13, 2018 14:50
Komento

12 Komente

  1. intelektuali September 13, 20:00

    PO C’A THU O GAZETA DITA

    sepse:

    Ja cfare thote Wikipedia:

    “Gjirokastër është një qytet në jug të Shqipërisë , në një luginë mes maleve , në 300 metra mbi nivelin e detit . Qyteti i vjetër është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Qyteti është i njohur edhe nga Kalaja e Gjirokastrës , ku zhvillohet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës çdo pesë vjet. Është vendlindja e ish-Diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha, por edhe e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare .

    Qyteti shfaqet në histori në 1336 me emrin e saj grek, Αργυρόκαστρο – Argyrokastro, si pjesë e Perandorisë Bizantine. Ai u bë pjesë e Dioqezës së krishterë ortodokse të Dryinoupolis dhe Argyrokastro pas shkatërrimit të Adrianopolis. Gjirokastra më vonë u be moll sherri ne kundërshimet midis Despotatit të Epirit dhe fisit shqiptar të Gjon Zenevisit para se të binte nën sundimin osman për pesë shekujt e ardhshëm (1417-1913). Gjatë gjithë epokës osmane Gjirokastër u njoh zyrtarisht në qitapet e turqishtes osmane si Ergiri dhe gjithashtu Ergiri Kasrı. Gjatë periudhës osmane konvertimet në Islam dhe një fluks i konvertuar myslimanë nga fshatrat përreth e bënë që Gjirokastëra të shndërrohej nga një qytet kryesisht i krishterë në shekullin e 16-të në një me një popullsi të madhe myslimane në fillim të shekullit të 19-të. Gjirokastra gjithashtu u bë një qendër e madhe fetare për sufizmin bektashian. E rimarrë nga Ushtria Helenike gjatë Luftës Ballkanike të 1912-1913 për shkak të popullsisë së saj të madhe greke , ajo përfundimisht u inkorporua në shtetin e ri të pavarur të Shqipërisë në vitin 1913. Kjo coi ne konflikt me popullsinë greke lokale, të cilët u rebeluan; pas disa muajsh të luftës guerrilase Republika Popullore Autonome e Vorioepirit u themelua në vitin 1914 me kryeqytet Gjirokastrën. Ajo iu kthye përfundimisht Shqipërisë në vitin 1921. Në vitet e fundit, qyteti dëshmoi protesta antiqeveritare që çuan në luftën civile shqiptare të vitit 1997.

    Së bashku me shqiptarët myslimanë dhe ortodoksë , qyteti është gjithashtu shtëpia e një pakice të konsiderueshme greke. Qyteti bashkë me Sarandën konsiderohet si një nga qendrat e komunitetit grek në Shqipëri dhe ka një konsullatë të Greqisë.”

    prandaj:

    GJELLA ME KRIPE “PATRIOTIZMI”, POR KRIPA ME KARAR

    Reply to this comment
  2. Alban Hamzai September 13, 21:21

    Shume sakte eshte shkruar nga INTELEKTUALI per Gjirokastren .Shkrimi I emrit per here te pare eshte ai I v.i v.1336 me emrin “Arjirokastron” nga pearndori I Bizantit,Ioanni Kantakuzino .Te gjitha te tjerat ,princesha Argjiro, Gjin Bua Spata etj jane shume me te vonet . Dhe ne deferin e regjistrimit te pare Osman,atij te v.1431-1432,botuar ne v.1954 nga osmanologu I madh turk Prof.Halil Inalcik shkruhet qyteti me emrin Arjirokastro dhe Arjirikasri .Ky version I fundit mbeti ne perdorimin e perditshem te administrates osmane ,por me nje ndryshim te vogel fonetik :per shkak te harmonise vokale,qe eshte nje nga parimet baze te osmanishtes,”a”-ne fillestare te emrit osmanet e kthyen ne “e” ,qe te pershtatej fonetikisht me “i”-ne e rrokjes vijuese,duke e quajtur “Ergjirikasri”,ose shkurt “Ergjiri” ,emer i perdorur edhe ne disa kenge popullore .Por te gjitha format e perdorura si emer per qytetin nuk jane gje tjeter vecse variante pak te ndryshueshme nga njeri-tjetri e qe kane ne themel emrin paraosman “Arjirokastron “-qyteti i ergjende . Qyteti antic i Adrianopolit ,para se te ishte romak,ishte ndertuar nga greket 400 vjet para romakeve .Ja cfare shkruan Prof.Dhimiter Kondi ,drejtor i punimeve arkeologjike te ekipit shqiptaro-Italian :”$00 vjet histori te cilat deri me sot nuk i njihnim ,mesuam ekzistencen e qytetit antic grek 400-500 vjet me pare se ai romak …Qyteti romak i Adrianopolit u ndertua mbi qyteterimin e zhvilluar grek…” .Ju lutem botoni komentin tim!

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana September 14, 03:08

    Qirje Hamzaqisit I vjen shume pershtat citimi qe ben internacionalisti ” me intelekt “, por une mund te shtoj edhe nje element tjeter per t’ iu bere qefin grekerise. Ne vitin 1992 , ne nje atlas gjeografik per shkollat, ne nje prej kompanive me te njohura sic eshte “Staples”, hapa kreun mbi Europen dhe per Shqiperine lexoj, pervec popullsise, siperfaqes etj., se ne Shqiperi fliten dy gjuhe zyrtare, greqisht e shqip, se monedha e vendit eshte leku dhe dhrahmia etj. Pra ky information mbi Shqiperine u serviret nxenesve e studenteve ne ditet tona ne gjuhen angleze ne shba e gjetke. Keshtu qe shoku me ” intelekt” dhe qirje Hamzaqis mund t’i shtojne edhe kete bagazhit te tyre te megalodon. Vetem nje gje te vockel duhet te dine se Wikipedia e te tjera profka te angleze e Jane shkruar nga ata we e masakruan kombin shqiptar, bashke me kerpudhat greke qe paguajne e nderhyne kudo per te propagandist kudo, ne cdo fushe e ne cdo aspekt disinformation, shtremberim e mohim te se vertetes. E njejta gje duhet thene per Gjirokastren. Gjirokastra eshte nder qytetet e Mesjetes se Hershme te ndertuar nga arberit, sic eshte edhe Kruja, Petrela, etj. Emri ka ne perbehet fjalen latine “kaster”, qe eshte keshtjella dhe kjo eshte e trasheguar nga ilirishtja ne arberit te shqiptaret dhe Jo greket. Zoterinjte duhet te dine e mos te bejne sikur harrojne se Bizanti Nuk ka qene ndonjehere I grekeve aq me Pak Greqi. Nga ana tjeter, pas antikitetit te vone ( te pakten), vendit ku eshte Greqia e some ka qene I zbrazur nga elementi grek, prandaj dhe popullin nga elementi.shqiptar Nuk gjeti asnjehere pengese. Eshte fakt I njohur gjithashtu se shqiptaret kane qene ne cdo kohe mjeshterit e gurit e te ndertimit ne Ballkan dhe Jo greket e as sllavet. Dhe se finding, por Jo e fundit, mashtrimi I paskrupullt se Gjirokastra e Saranda, kane popullsise te madhe greke!?. Kane harruar Korcen, Permetin, Vloren, Durresin, Elbasanin, Pigradecin etj., qe te gjitha se Bashkia, deri ne Arts, perbehet Epirin, qe ka qene dhe eshte shqiptar.

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana September 14, 03:12

    Qirje Hamzaqisit I vjen shume pershtat citimi qe ben internacionalisti ” me intelekt “, por une mund te shtoj edhe nje element tjeter per t’ iu bere qefin grekerise. Ne vitin 1992 , ne nje atlas gjeografik per shkollat, ne nje prej kompanive me te njohura sic eshte “Staples”, hapa kreun mbi Europen dhe per Shqiperine lexoj, pervec popullsise, siperfaqes etj., se ne Shqiperi fliten dy gjuhe zyrtare, greqisht e shqip, se monedha e vendit eshte leku dhe dhrahmia etj. Pra ky information mbi Shqiperine u serviret nxenesve e studenteve ne ditet tona ne gjuhen angleze ne shba e gjetke. Keshtu qe shoku me ” intelekt” dhe qirje Hamzaqis mund t’i shtojne edhe kete bagazhit te tyre te megalodon. Vetem nje gje te vockel duhet te dine se Wikipedia e te tjera profka te angleze e Jane shkruar nga ata we e masakruan kombin shqiptar, bashke me kerpudhat greke qe paguajne e nderhyne kudo per te propagandist kudo, ne cdo fushe e ne cdo aspekt disinformation, shtremberim e mohim te se vertetes. E njejta gje duhet thene per Gjirokastren. Gjirokastra eshte nder qytetet e Mesjetes se Hershme te ndertuar nga arberit, sic eshte edhe Kruja, Petrela, etj. Emri ka ne perbehet fjalen latine “kaster”, qe eshte keshtjella dhe kjo eshte e trasheguar nga ilirishtja ne arberit te shqiptaret dhe Jo greket. Zoterinjte duhet te dine e mos te bejne sikur harrojne se Bizanti Nuk ka qene ndonjehere I grekeve aq me Pak Greqi. Nga ana tjeter, pas antikitetit te vone ( te pakten), vendit ku eshte Greqia e some ka qene I zbrazur nga elementi grek, prandaj dhe popullin nga elementi.shqiptar Nuk gjeti asnjehere pengese. Eshte fakt I njohur gjithashtu se shqiptaret kane qene ne cdo kohe mjeshterit e gurit e te ndertimit ne Ballkan dhe Jo greket e as sllavet. Dhe se finding, por Jo e fundit, mashtrimi I paskrupullt se Gjirokastra e Saranda, kane popullsise te madhe greke!?. Kane harruar Korcen, Permetin, Vloren, Durresin, Elbasanin, Pigradecin etj., qe te gjitha se Bashkia, deri ne Arts, perbehet Epirin, qe ka qene dhe eshte shqiptar. Mos harroni gjithashtu se greqishtja re eshte futur nga murgu Kozma dhe Patrikana e Stambollit, atehere kur shqiptare anatemohej si gjuha e djallit, nga turku dhe nga prifti.

    Reply to this comment
    • intelektuali September 14, 14:46

      Ore zoteri,

      PO EDHE FIDEL “KASTRO”-N PO E QIT SHQYPTAR NHA PETRELA MORE MAVRI?

      sepse:

      Askush nuk eshte kunder patriotizmit, por me patriotizem nuk mund te sajosh qytete imagjinare per te cilat historia e besueshme ka mjaft dokumenta te shkruar. Ja shikoje ne Janinen e Ali Pashes nje hotel me emerin KASTRO:

      http://www.hotelkastro.gr/en/

      Qe eshte ne zemer te Kalase se Janines, beje vete deduksionin llogjike qe te mosh shkruash llogje budalli duke fyer enciklopedine elektronike Wikipedia, e cila eshte e lincesuar nga te gjitha institucionet shkencore te Botes dhe gezon nje besueshmeri te larte nga historianet.

      Reply to this comment
  5. intelektuali September 14, 14:47

    Ore zoteri,

    PO EDHE FIDEL “KASTRO”-N PO E QIT SHQYPTAR NHA PETRELA MORE MAVRI?

    sepse:

    Askush nuk eshte kunder patriotizmit, por me patriotizem nuk mund te sajosh qytete imagjinare per te cilat historia e besueshme ka mjaft dokumenta te shkruar. Ja shikoje ne Janinen e Ali Pashes nje hotel me emerin KASTRO:

    http://www.hotelkastro.gr/en/

    Qe eshte ne zemer te Kalase se Janines, beje vete deduksionin llogjike qe te mosh shkruash llogje budalli duke fyer enciklopedine elektronike Wikipedia, e cila eshte e lincesuar nga te gjitha institucionet shkencore te Botes dhe gezon nje besueshmeri te larte nga historianet.

    Reply to this comment
  6. Aleksander Thana September 14, 19:08

    Zoti ” intelekt”, je ” hazer xhevap”, por po te mos shkruaje broculla do te kishte vlere per ty e te tjeret. Gabimet e mija jane gabime shtypi nga celulari dhe s’ pata kohe t’ I rikthehesha korigjimeve. Te me falin lexuesit, por Nuk shkruaj budalleqe. Ne rast se ti is jep Gjirokastren qirje hamzait apo llaj cobanit, nuk je as i pari, as I fundit. Une shkruajta se fjala ” kaster” eshte latine, per keshtjelle dhe eshte e ndertuar dhe banuar nga shqiptaret. Une nuk mund te them me saktesi se cfare perqidje serbesh ka ne Peje apo Prizren , por ne rast se do te me duhet do t’ u referohem autoreve shqiptare te Kosoves e jo Wikipedeias. Sa per Gjirokastren s’ ka nevoje te ma thuash as ti e as Wikipedia. Po te jap nje shembull tjeter ( e keto per fatin tone te keq Jane te shumta): duke shfletuar Fjalorin Enciklopedik Kolumbia, te hartuar e botuar nga Columbia University, ne indeksin per Iliret, gjejtapasaktesi te llahtarshme per etnosin ilir dhe per gjuhen e tyre, si gjuhe primitive, e pa zhvilluar dhe e zhdukur. Keto teori jane normale Tek serbet e sllavet ne pergjithesi, por kur pashe autoret e shkrimit, u habita edhe me teper. Emri I autorit ishte Biberaj. Duke ditur se kush jane Biberajt, gjykova se ” antikomunizmi” I tyre Nuk justifikon antishqiptarizmin e tyre. Kaq per sot.

    Reply to this comment
    • intelektuali September 14, 23:54

      Megjithate mire qe pranon gabimin dhe sic flitej ne Kohen e Qepes te Enverit:

      PO REFLEKTO O SHOKU THANA, REFLEKTO!

      sepse:

      Puna nuk eshte per politike, por per histori te shkruar me dokumenta dhe fakte te besueshme Wikipedia eshte nje burim enciklopedik universal i pranuar nga te gjithe,

      prandaj:

      C’PUNE KANE BIBERAJT KETU?

      Reply to this comment
  7. Alban Hamzai September 14, 22:08

    Z.Alekandriqis Thanis ! Ato qe kam shkruar une (Alban Hamzai) nuk I kam marre nga Wikipedia ,por nga botime shkencore ,une po te citoj autore si Prof.Halil Inalcik,ose lexo studimin e Prof.Ferit Duka etj. Kurse ato qe ke shkruar ti z.Aleksndriqis jane llafet e kafeneve shqiptare ku behet kungullizimi I mendjeve si ajo tendja dhe keto mendje te kungullizuara kujtojne se jane edhe te patriotizuara .Shkenca e ka nje document se kur del per here te pare emri Gjirokaster :v.1336-Arjirokastron. Z.Alekandriqis Thanas,a mund te na thoni ju nje document ku te shkruhet dicka tjeter dhe jo perrallat e kafeneve? .Une po te citoj dhe dokumentin e pare Osman te v.1431 ,po ti z,Aleksandriqis me perralla do te besh historine? Keto perralla z.Aleksandroqis tregoi duke pire raki ne bythen e ndonje peme qe te filloni te gerhisni sa me shpejt ,ju patriotet e perrallave ,te gerhitjeve e te pordheve . Ju lutem shume botoni komentin tim!

    Reply to this comment
  8. Aleksander Thana September 15, 05:20

    Qerje Hamzaqis, apo qirje Panajotis Varkaqis, apo turkofagos, pallazgkikosis, platonis etj., mos me ngaterro me seren tende te megaliidese. E di qe te djeg, por kruhesh vete. Kjo faqe nuk eshte simpizium apo konference shkencere albanologjike e ballkanologjike, te cilat ti duket se di deri diku perderisa I referohesh Cabejt e Korkutit etj., por po t’i citosh keta jashte kontekstit, do te dalesh atje ku do ti, qe edhe Malin e Tomorrit do ta nxjerresh grek. Ne rast se lexon te madhin Cabej, ti mesiguri do ta urresh, si filogrek qe je. Ai I nxjerr greket lakuruq e s’ ka gjelle fiku qe I mbulon. Por t’i paguhesh mire per punen qe ben. Edhe dicka tjeter, Jo ti , qofshe grek I konvertuar e I paguar, qofshe coban e cfaredo tjeter antishqiptar, nuk je ne gjendje te besh profesorin empirik, pra, jo ti, por asnje grek akademist, sot e njeqind vjet te tjera, nuk do te jene ne gjendje te mendojne e te shkruajne realitetin mbi shqiptaret. Ka rreth 200 vjet qe obskurantizmi i papait dhe shovinizmi I verber ju ka erresuar syte dhe ju ka shplare trute. Injoranca juaj I tejkalon limitet e lejueshme. Autori Francez qe ka shkruar ne vitet ’60 librin ” L’ Albany Petit planet”, i ka pershkruar greket e sotem si ” njerez dembele qe rrojne me reston e se kaluares”! Greket Nuk hahen dote me shqiptaret se dalin me kepuce te kuqe. Jasu palikaraqis! ( s’ mund te them ” levendis” se e kini marre nga shqipja e shqiptaret qe rrojne ne ate qe sot quhet Greqi per jete e mot, e qe do te thote t’i ” lesh vend vetes”, e greket e filogrek, jane e kunderta.)

    Reply to this comment
  9. Aleksander Thana September 15, 08:28

    Kur ti te kuptosh se c’pune kane Biberet dhe Hamzate, do e besh si puna e policit qe qeshi kur shkoi ne shtepi pasi kuptoi shakane qe ishte bere pese ore me pare.

    Reply to this comment
  10. Alban Hamzai September 15, 10:14

    Vazhdo Aleksandruqis Thanuqis me perralla ne bythe te fikut dhe tjerrje te leshit .Ore njerez te kungullepsur,historia behet me dokumenta e jo me perralla kafenesh .Dhe nje keshille se nuk ja vlen te merresh me teper me njerez te kungullepsur :per shkencat e natyres lexo lebra te rinj,per histori lexo libra te vjeter .Ne filmin turk”Duke prodhuar bashkeshorte” ,ku ngjarjet zhvillohen ne nje krahine te larget,protagonist I thote dikujt:” Dhoma pa libra eshte si nje trup pa shpirt”. Dhe ne Shqiperi mbi 90% e familjeve shqiptare nuk kane asnje liber ,prandaj ndodh kungullizimi I njerezve te tipit Thanuqis .Por nuk ka gje,e verteta ,sado e hidhur te jete,eshte me e mire se mashtrimi me I embel .Prandaj eshte ne te miren tuaj ne vecanti dhe te te gjitheve ne pergjithesi qe Thanuqsat e kompani te shkeputen nga historite e kafeneve dhe te mesojne te vertetat .Sepse po u vazhdua keshtu ,atehere ,sic thoshte I ndjeri Robert Elsie ,Shqiperia do te vazhdoje te mos kete histori ,por citate.Ju lutem botoni komentin tim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*