“Qyteti i zhdukur nënujor” në Greqi nuk u ndërtua nga njerëzit

June 5, 2016 12:42

“Qyteti i zhdukur nënujor” në Greqi nuk u ndërtua nga njerëzit

“Qyteti i zhdukur” në ujërat e Greqisë u krijua nga fenomenet natyrore. Strukturat e pazakonta u formësuan prej rrjedhjes së gazit në shtratin e detit për miliona vjet.

Rrënojat e supozuara si antike të një “qyteti të zhdukur nënujor janë në fakt formacione minerare të krijuara prej një fenomeni të rrallë gjeologjik, thanë shkencëtarët.

Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Anglisë Lindore zbuluan që strukturat e gjetura pranë ishullit grek Zakinthos në qershor të 2013-ës ishin formuar në fakt nga gazi metan që rridhte nëpër shkëmbinj.

Greece city

Studimi rrëzoi kështu pretendimet se strukturat ishin produkte të një civilizimi mitologjik ,siç kishte thënë zhytësi grek Pavlos Voutos, njeriu që i zbuloi. Disku dhe strukturat minerare në forma të rrumbullta ishin formuar nga çimentimi i natyrshëm i sedimenteve mbi tabanin e detit rreth 5 milionë vjet më parë.

Bakteret ushqeheshin me metanin që depërtonte nëpër shtratin e deit, duke shkaktuar një reaksion zinxhir kimik që nga ana e tij krijonte disqet minerare që u menduan fillimisht se ishin bazat e kolonave të mëdha të mermerta.

Zona u ekzaminua për herë të parë nga “Ephorate” – Këshilli i Antikiteteve Ujore të Greqisë para se shkencëtarët e detit nga Universiteti i Athinës të thirreshin për  të bërë ekspertizën e tyre.

June 5, 2016 12:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*