Qyteti ku nuk gjeni dot shtëpi me qira

February 8, 2018 11:28

Qyteti ku nuk gjeni dot shtëpi me qira

Procesi i qiramarrjes në këtë qytet është aq i gjatë sa është përfshirë në librin e rekordeve “Guinness”.

Bëhet fjalë për një prej qyteteve më të preferuara në botë nga turistët dhe jo vetëm, Stokholmi. Kryeqyteti suedez, konsiderohet si më i vështiri për të marrë shtëpi me qira të qëndrueshme në rast se dëshironi të jetoni aty.

Në bazë të të dhënave të marra, llogaritet që nëse dëshiron të zësh me qira një shtëpi në kohë të gjatë, procesi zgjat 9 vjet e nëse e dëshiron këtë shtëpi në disa prej lagjeve më të pasura, procesi mund të shkojë në 20 vjet.

Gjithashtu vështirësia shtohet pasi që Suedia është e para për numrin e personave që jetojnë vetëm.

Prandaj hapësirat nuk janë aq të mëdha. “Është një eksperiencë e lodhshme dhe acaruese”,- tregon një arkitekte franceze që jeton në Stokholm prej disa vitesh tashmë.

l.h/ dita

February 8, 2018 11:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*