Qyteti princëror i Kaninës

September 7, 2017 10:02

Qyteti princëror i Kaninës

 Dr. Neki Dredha

Ky nderim për Kaninën përmbledh brenda vetes ngjarje e personazhe historike, kulturore e fetare, që kanë lënë gjurmë të thella në jetën shqiptare e më tej. Rrënjët dhe emri i kësaj kryeqendre zëmadhe vijnë prej kohëve nëpërmjet dëshmive e dokumenteve të ndryshme nga autorët antikë, të mesjetës e të kohëve të reja, si një qendër e rëndësishme e Kaonisë prej nga mendohet se rrjedh dhe emri Kaninë. Mirëpo, autorë të ndryshëm; në ecurinë e kohës, kanë hamendësuar emrat: Oenea (M. Frashëri te Historia e Shqipërisë), Thronion (Pauzania), Kioninë (Prokopi i Cezaresë). Mirëpo, sipas të dhënave të Prof. Pullumb Xhufit, mendimi më i saktë duket se është ai që shtron Zigizmondo Alberghetti në studimin e gjerë e të thelluar, që ai ia dërgoi Senatit të Venedikut në vitin 1691, ku mendon se emri Kaninë rrjedh nga emri Kaoni. “Kanina, sipas Alberghettit, shtrihej nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint”. “Madje autorë të tjerë – vijonte ai – e njësonin Kaninën me gjithë Epirin”. Në këto rrethana, ka të ngjarë që te emri Kaoni, në rrjedhën e kohës, ka rënë shkronja “o” dhe është shtuar shkronja “në” e shquar. Pra, emri Kaoni ka mundësi që të jetë ndryshuar në Kaninë. Ky emër shfaqet për herë të parë te shkrimet e disa bizantinologëve të shekullit të X-të. Sa për kohën e krijimit të kështjellës, ajo ka të ngjarë që të jetë e përiudhës së pellazgëve. Kjo mbështetet nga prania në themelet e saj të gurëve pellazgjikë dhe nga ngulimet trojane në rrethinat e maleve Keraune (Oriku, Amantia dhe Thronioni). Këta, sipas Medi Frashërit, ka mundësi që të kenë vënë emrat Oenea, dhe Sinus Oenea, për Kaninën dhe gjirin e Vlorës. Po këtë le t’ua lëmë studjuesve të fushës.

Nga të dhënat e historisë duket qartë se Kanina ka qënë, në rrjedhën e shekujve, kryeqendra administrative, ekonomike, kulturore, politike, ushtarake e fetare më e hershme e trevës labërore e më gjerë. Ajo falë pamjes mahnitëse dhe pozicionit gjeo-strategjik të saj ka qënë syri, veshi, parzmi dhe shtylla kurrizore e luftrave për liri e Pavarësi, si dhe burim i pashtershëm urtimi e frymëzimi atdhedashës për bashkimin e trojeve të kombit Shqiptar në një shtet të vetëm.

Kanina ishte pjesë e Peshkopatës Justiniana Prima të Horit, qysh nga viti 1019, që kishte në varësi 17 peshkopata, me nga 40 klerikë e 30 patrikë. Madje, peshkopi i Kaninës emërtohej edhe i Ilirisë. Në Kaninë përmenden edhe sot emrat e kishave të rrënuara, si kisha e Shën Marisë, e Shën Netjasë, e Shën Onufrit, e Shën Parashqevisë e të tjera, si dhe Manastiri i Kallogjerit, ku përgatiteshin priftërinj për trevat e ndryshme të Arbërisë.

 

***

Neki Dredha

Kanina, pararoja e Labërisë, ka hequr të zitë e ullirit. Mbi të kanë vërshuar legjionet romake, bizantine, hunët e Atilës, normanët, anzhuinët, sllavët, osmanët, venecianët, italianë dhe gjermanët. Ata plaçkitën, dogjën, shfarosën e bënë të domosdoshëm emigrimin e popullatës, në radhë të parë, të banorëve rrufepritës të Kaninës. Ky është, ndoshta shkaku që në Kaninë një pjesë e fiseve janë të ardhur nga gjiri  i Labërisë e trevat e tjera Arbërore. Por popullata e saj, ashtu si feniksi mitik,  rilindte përsëri. Kjo rimëkëmbje ndikoi, për fat të mirë, që Kanina të qëndrojë gjithmonë në këmbë, se merrte përherë krahë e forcë, si Anteu, nga toka mëmë, Arbëria.

Në Kaninë, në vitin 1368 lindi dhe mori hov djepi i fuqisë kastriote, kapedani i kështjellës, Pal Kastrioti, gjyshi i Skënderbeut, simbolit të krenarisë së kombit shqiptar.

Tek kjo zjarrishte liridashëse e gjithë kohërave, përzihet lashtësia e lavdishme e qytetit të Kaninës me besnikërinë e dhemshurinë e princeshës Rugjina (Rrexhina) Balshës, e cila luftoi me trimëri kundër osmanëve dhe u mbulua me dheun shpirtëror të Himarës në manastirin e Pondikonizit, në ujëdhesën e Korfuzit, ku prehet e malluar të kthehet në gjirin e Kaninës labërore.

Prej këtej Gjergj Araniti i Madhërishëm organizoi dhe udhëhoqi me trimëri herkuliane kryengritjet legjendare antiosmane të viteve 1431 e 1435. Fitorja e tyre e ngritën lavdinë burrërore të këtij gjigandi të lirisë gjerë në zenit.

Në këtë djep lavdiplotë lindi, u përkund dhe u mëkua me zgjuarësi e qëndrueshmëri të palëkundur Donika Kastrioti, mbretëresha zulmëmadhe e Shqipërisë, eshtrat e të cilës prehen ende në Valence të Spanjës.

Po këtu u lind, u rrit, u edukua dhe u arsimua me ndjenjën e dashurisë, dhemshurisë, urtësisë. bujarisë e përkushtimit fisnikëror kaninjot, Shënjtorja e Arbërisë ose më saktë e Kaninës, Angjelina Aranit Komneni (1440-1520), vajza e gjashtë e Gjergj Aranitit të madhërishëm dhe e konteshës Maria Muzaka. Eshtrat e saj prehen në manastirin e Krushedolit, në Vojvodin, afër qytetit të Sremit.

 

***

Te kjo brerore vezulluese u frymëzua edhe diplomati mendjendritur, largpamës e urtiplotë, Ismail Qemal bej Vlora,  i cili punoi me përkushtim atëror për ngritjen e Flamurit, Shpalljen e Pavarësisë dhe themelimin e Shtetit Demokratik të Parë Shqiptar.

Kanina ka qenë vatra e luftërave për liri e pavarësi. Qysh në vitin 1821 Seit Dalan Kanina luftoi me trimëri të pashembullt në krah të Not e Marko Boçarit kundër hordhive osmane, në afërsi të Artës.

Ishte Ismail bej Vlora i Parë, citon shpluhuruesi i historisë së Vlorës e më gjerë, Prof. Bardhosh Gaçe, që në nëntor të vitit 1828 krijoi “Besëlidhjen Shqiptare” në Berat. “Ka ardhur koha – theksonte Ismail bej Vlora – të punojmë për Shqipërinë”. Në atë kohë shqiptarët e kuptuan se çfarë duhet të bënin për vatanin, që ai të ishte i lirë, si gjithë shtetet e tjera të Evropës. Kjo shkëndijë liridashëse e ndezi më shumë gjakun e mëmëdhetarëve, që vlonte në dejet e Shahin Delvinës, Mahmut bej Vlorës e atdhetarëve të tjerë.

Në sheshin historik të Teqesë, aty te kubeja madhështore, ku prehen eshtrat e  kryeministrave kaninjotë, nisën kryengritjet e viteve 1428, 1434, 1447 të kryesuara nga Mahmut bej Vlora, Hadër Sulo, Beqir Velo Kanina i Parë, Dalan Seiti e Mustafa Bimo kundër reformave tinëzare osmane. Këta bashkë me djemtë syshqiponjë të Lumit të Vlorës, Dukatit e të Mallakastrës, me në krye Rrapo Hekalin, Zenel Gjolekën, Cane Miftarin e Dervish Aliun e të tjerë shpartalluan hordhitë osmane në Sinjë e në Greshicë. Në këtë kryengritje të përgjakshme dhanë jetën e tyre edhe 6 kaninjot fisnikë.

Idet e Mahmut bej Vlorës dhe zëri liridashës i kaninjotëve të tjerë ushtoi edhe në Lidhjen e Prizrenit (10 qershor 1878). Atje Mustafa Pashë Vlrora u zgjodh zëvendës kryetar për Toskërinë. Në vazhdën e luftrave për liri dhe pavarësi gojëtari i shquar Abaz Nuri (Hamzarai) dhe Arshi Selfua krijuan “Shoqatën e Gjuhës Shqipe”, më 14 janar 1902. Vehbi Nuri (Hamzarai), Xhevit Aliu, Hamdi Dervishi, Mahmut Myftiu, Beqir Velo, Elmaz Xhaferi, Halil Cano, Neim Bimo e të tjerë përhapën mësimin e gjuhës shqipe edhe te foletë e shqiponjave, në Labëri e gjetiu. Më 1908 ata hapën shkollën e parë të gjuhës shqipe në Kaninë me 40 djem e vajza. Mësuesi i saj ishte atdhetari mendjendritur Jani Minga.

Kanina dhe Vlora, mbështetur te Labëria syshqiponjë, ishte djepi i luftës për shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit të Gjergj Kastriot Skënderbeut më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemal bej Vlora, Isa Boletini e të tjerë.

Arshi Selfua ishte ndër të parët që priti Ismail Qemalin, kur zbriti nga lundra në Novoselë. Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, midis gazit dhe haresë së papërshkrueshme, që shpërtheu te Sheshi, ku u shpalos Flamuri nga Ismail Qemal bej Vlora, Sali Hyseni, mëmëdhetari sypatrembur kanininjot, veshur gjithë nur me rroba kombtare hoqi mirë e bukurë vallen, shoqëruar me vargjet e këngës, që thuri aty për aty:

 

O Smail beu me halle,

Jeshe djalë, e kur m’u zbardhe,?

Dyzet vjet nëpër krale,

Bëre një punë të madhe,

Në Vlorë lirinë e shpalle,

te osmanlliu s’u fale.

 

Këto vargje fjalëzjarrtë e ndezën më shumë këngën dhe harenë në “Sheshin e Flamurit”.

Pas shpalljes së Pavarësisë Elmas Xhaferi u emrua prefekt i Vlorës, kurse Muhamet Beshua komandant i policisë së Vlorës. Ismail Qemali e krijoi gardën e shtetit në shtëpinë e Hamzarajve me djelmoshat e Kaninës dhe me malësorët e Isa Boletinit, të cilët u strehuan e u mirëmbajtën me veshje e ushqime në vatrat bujare kaniniote.

Më 19 dhjetor 1912 Çeta e Kaninës, me në krye Beqir Velon e Idris Sadirin, bashkë me krerët e Dukatit, shpartalluan andartët grekë në Llogora. Në këto luftime u shquan: Muhamet Bedini, Jaho Veliu, Mehmet Halili, Halil Canua, Mustafa Luzi,  Sali Hyseni e të tjerë. Në rrjedhën e punimeve të Kongresit të Lushnjes Myqerem Hamzarai u zgjodh senator.

Kanina, që vallëzonte në gojën e ujkut, luajti një rol të rëndësishëm edhe në Luftën për Çlirimin e Vlorës, më 1920. Në kuvendin e Barçallas e të Beunit Myqerem Hamzarai u zgjedh antar i Komitetit Drejtues të saj. Më 1 qershor 1920 u krijua Çeta e Kaninës me mbi 50 luftëtarë syshkëndijë, si Idris Sadiri, Adem Latifi, Muhamet Besho, Muhamet Bedini, Musa Osmani e të tjerë. Kryetar i çetës u zgjodh Beqir Velo. Çeta e Kaninës kreu një sërë aksionesh. Në të gdhirë të 22 korrikut 1920 nëntë kaninjotë trima (Isa Kocaqi, Zeqir Rakipi, Musa Osmani, Salo Sadedini, Idris Sadiri, Muhamet Bedini, Sheme Hoxha, Mustafa Lamçe dhe Ramo Shaho [nga Berati]), dogjën 10 ballonë në Fushën e Aviacionit, në Ujin e Ftohtë. Çeta e Kaninës, me në krye heroin e luftrave për liri, Beqir Velon,  mori pjesë në rrethimi e kështjellës së Kaninës dhe luftoi trimërisht krah për krah me Çetën e Sali Muratit (Vranishtit) për çlirimi e saj nga italianët. Kurse në vitin 1923, nën ndikimin e Shoqatë atdhetaro-kulturoro-politike “Bashkimi”, paria kaninjote krijoi “Shoqatën e Djelmoshave të Kaninës”, me kryetar Mustafa Bega. Kjo Shoqatë ka kryer e kryen veprimtari atdhetaro-kulturore të mirëfilltë edhe nën drejtimin e shkëlqyer të oficerit urtiplotë, Sezai Osmani, mësuesit Agaçe Yzeiri dhe të artistit me fatazi krijuese, Fate Velaj.

Disa nga figurat e shquara kaniniote kanë qënë firmëtarë të Pavarësisë, si Zini Abaz Kanina dhe deputetë në Parlamentin e Shqipërisë, si Ibrahim Xhindi (dhe senator), Arshi Halili, Elmaz Xhaferi, Eqerem bej Vlora, Ibrahim Dervishi, Manush Myftiu e Aranit Çela. Kryetarë të Bashkisë së Vlorës kanë qënë Xhemil bej Vlora, Nuredin bej Vlora, Arshi Halili si dhe autori i këtij shkrimi.

 

***

Më 6 prill 1939 mbi 150 bijë të Kaninës, nën drejtimin e Muhamet Bedinit, zbritën në Vlorë, për të luftuar kundër italisë fashiste.

Kanina ka qenë ndër zjarrishtet e para të epopesë së lavdishme të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Qysh në fillim të luftës u rreshtuan mbi 100 të rinj e të reja kaninjotë në Çetën e Kaninës, drejtuar nga oficeri i talentuar, Tasim Bonjaku. Më vonë vendin e tij e zuri Faslli Jaho. Çeta e Kaninës ishte gur themeli në krijimin e Çetës Plak në Gjorm. Faslli Jahua ishte antar i shtabit drejtues të Zonës Operative Vlorë-Gjirokastër. Kurse Mynyr Xhindi, inxhinieri, u zgjodh Sekretar Organizativ i Qarkut të Vlorës, Manush Myftiu ish zv. komisar i Brigadës së V dhe Ibrahim Dervishi përgjegjës për sektorin e shëndetësisë. Në këtë luftë u shquan shumë bijë e bija kaninjote. Mbi 20 luftëtarë kaninjotë trima dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë, të cilët prehen në alltarin e ndritur të dëshmorëve të atdheut.

Kanina ka nxjerrë përherë figura të shquara historike e kulturore, siç ishte edhe ajo e gjeniut të letrave shqipe, filozofit, poetit e historianit erudit Prof. dr. Isuf Luzaj, “Nderi i Kombit”. Ai ishte i lidhur, si mishi me kockën, me Kaninë, vendlindjen e tij të dashur, ku kërkoi me ngulm të prehet përjetësisht trupi i tij. Këtë dëshirë e kanë shfaqur qysh herë edhe kaninjotët e mëdhenj, si Ismail Qemal bej Vlora, Nermin Vlora Falaschi,  bashkë me të shoqin, diplomatin e shquar italian, Renzo Falaschin.

***

Kaninjotët janë të penës, të punës, të dyfekut, të këngës e të valles. Kënga kaninjote safi feks si gur xhevahiri në gjerdanin llamburitës të këngëve dhe të valleve vendçe labërore. Kaninjotët japin edhe sot ndihmesë të pareshtur në rindërtimin e përparimin e shoqërisë demokratike Shqiptare.  Historia e Kaninës është aq e lashtë dhe e lavdishme sa do ta kishte zili çdo qytet europjan. Në këtë shkrim të thjeshtë paraqita vetëm disa copëza të madhështisë së saj. Kjo na bënë të jemi jo vetëm krenar, por na nxit të kryejmë me nder dhe rigorozitet detyrat që na ngarkon shoqëria demokratike shqiptare, si dhe të vlerësojmë e t’u jemi mirënjohës kujtdo, që bën diçka të mirë për Kaninën. Në festa e në takime të gëzueshme kemi dëgjuar me endje fjalën dritëdhënëse të hulumtuesit dhe shpluhuruesit të historisë së Vlorës e të figurave të ndritura të Kaninës e më gjerë, Prof. dr. Bardhosh Gaçes. Po ashtu, Dr. Bujar Leskaj, frymëzuar nga historia e lavdishme e Kaninës dhe nga ndjenja e lartë e atdhedashurisë, ka dhënë një ndihmesë morale e financiare të çmuar për përgatitjen dhe vendosjen në Kaninë të bustit të themeluesit të Shtetit Demokratik Shqiptar, Ismail Qemalit. Ai, me bujarinë e zjarrtë që e karakterizon i dhuroi Muzeut Kombëtar të Pavarësisë bustin e birit rrënjëthellë të Kaninës, Ismail Qemalit. Në këtë vepër mjeshtërore, “Skulptori i Popullit”, Muntaz Dhrami, e shfaq babain e kombit shqiptar, Ismail Qemal bej Vlorën, ulur në tavolinën e tij të punës, duke firmosur Aktin lavdiplotë të Pavarësisë. Kjo vepër artistike, me kuptim të madhe atdhetar, u porosit dhe u mbulua me shpenzime vetiake nga biri atdhedashës i Vlorës, Bujar Leskaj. Ky dashamirës dhe admirues i historisë së lavdishme të Kaninës labërore ishte nxitës i flaktë edhe për dekorimin e qytetit famëmadh dhe të birit të saj urtiplotë, Isuf Luzit, me dekoratën e lartë: “Nderi i Kombit”. Ne kaninjotët u jemi mirënjohës kujtdo që e ka për zemër Kaninën, po në mënyrë të veçantë i shprehim mirënjohjen Prof. Dr. Bardhosh Gaçes dhe Dr. Bujar Leskajt, për të gjitha këto virtyte të larta njerëzore, që vlojnë në zemrën fisnike të tyre.

***

Në këtë të shënuar, tashmë tradicionale, të qytetit zulmëmadh të Kaninës, u shpreh edhe një dëshirë e veçantë ë bashkëqytetarëve e, padyshim, të gjithë mëmëdhetarëve të kombit tonë faqendritur, të cilët kërkojnë mirëkuptimin e pushtetit e të shtetit Shqiptar, për  vendosjen e përmendores së Ismail Qemal bej Vlorës në një nga  sheshet kryesore të Tiranës. Po ashtu, është në nderin Tuaj dhe detyrë e pushtetit dhe e shtetit amë, si dhe kënaqësi e veçantë për ne dhe mbarë vendin të sjell në vendlindjen e tyre eshtrat e bijave të tij zemërzhuritur nga malli për atdheun, që prehen në dhe të huaj, sikurse janë eshtrat e princeshës së Kaninës, Rugjina Balsha, mbretëreshës së Shqipërisë, Donika Kastriotit dhe të shënjtores së Arbërisë, Angjelina Aranitit. Kjo përkujdesje atërore do ta lartësonte nderin e shtetit tonë dhe do ta kthente Kaninën në një vend pelegrinazhi, siç është Jeruzalemi dhe Meka.

Kaninjotët vlerësojmë pamasë urtësinë, largpamësinë dhe përçapjet e matura të qeverisë Rama për zgjidhjen e çështjeve madhore të shtetit e të kombit tonë. Ato pasqyrohen mirë e bukur kudo në Shqipëri, veçanërisht në Vlorën e kthesave të mëdha të kombit shqiptar. Po midis halleve dhe plagëve të shumta që ka vendi ynë, të cilat kërkojmë shërim të shpejtë, ne duam të investohet, me ngut edhe për qytetin e Kaninës, që basenet ujore të malit të Lungarit, mos të humbasin në zhavorret e skutat shkëmbore të Gjirit të Vlorës, por të futen në rrjetin ujësjellës të Kaninës, që të shuajnë etjen shekullore të banorëve fisnikë të këtij qyteti princëror, që rrezon si brerore mbi kryet e Vlorës.

 

 

 

 

September 7, 2017 10:02
Komento

8 Komente

  1. Arben September 7, 16:54

    ISMAILQEMAL VLORA DHE GJITHE FISI I TIJ,

    JANE NGA KANINA

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati September 9, 06:14

      Degjoni ketu !

      Kaninjotet kane nivel intelekti shume te ulet, edhe kur mbaorjne shkolla te larta , ata prape ngelen hajvane
      Jane deficente, tamam si ky qe ka bere kete artikull qesharak .
      Por kane nje gje kaninjotet qe jane shume hileqare

      Dhe kaninjotet kane nje veti tipike qe e kane , ne fakt te gjithe shqipot por ne Vlore esht me e theksuar , vendosin ne krye te vendit koketrashet –Jane shume nivel i ulet intelekti

      Emri Kanines , ashtu esht, se rjedh nga emri Kaonia, Te vetmen gje qe ka thene tamam

      Ndersa Kalaja e Kanines nuk eshte pellazge sic thote ky budallai aty, sepse Pellazget nuk jane ngjitur deri aty lart

      Por ky ,Neqiu ,flet sikur jeton ne kohe te Dulles,

      Sot eshte Epoka e GOOGLE –Nqs do te dish dicka coje ne Google dhe e gjen menjehere

      Kala e Knaines ,mund te jete shume e lashte , por ate e ka ndertuar ai perandori Ilir pas Justinianit, Justini,a Juli a dicka e tille ishte emri i tij
      Ai perandor ndertoi disa kala ne jug te Shqiperise , , dhe e ndaloi me ligj gjuhen greke ne Bizant , po nejse

      Ne lidhje me gjyshin e Skenderbeut ky kaninjoti, po flet kaninjoce , dmth po ja fut kot

      Gjyshi i Skenderbeut ka lindur andej nga Dibra ,ne Kastrat me duket

      Por aty ne Kanine ka dale per here te pare mbiemri Kastrioti ne vitin 1100, a me heret , sipas arkivave te Vatikanit , Dhe ky Kastriot atehere ishte “qefaloi” i Keshtjelles se Kanines ,dmth Komnadant , a kryetar i Rojeve te Keshtjelles

      Mirpo me duket se atehere Knaina ka qene nen pushtetin e Serbeve apo Bullgareve , nuk me kujtohet mire, por e gjej po te dua

      Dhe edhe Gjergj Araniti e mori Kalane e Kanines nga nje Serb qe ishte sundimtar i saj ,,Me duket se Gjergj Araniti e bleu Kalane e Kanines ao dicka e tille, por nuk e mori me lufte

      Sepse sic duket pasi vdiq perandori Serb Stefan Dushani , ju rane pendet serbeve dhe sic duket ky serb atje ne Knaine ka qene i vetmuar , ndaj edhe ai ja ka shitur Aranitit , sepse aty ishte njecike i vecuar nga pjesa tjeter e serbeve

      Por edhe Gjergj Araniti nuk ishte Kaninjot, ai ishte me duket nga Dibra , apo nga Durresi, por me shume ka mundesi nga Dibra , se ka lidhje me Moisi Golem Komnenin qe ishte nga Dibra ,

      Ndersa ato qe thote per trojanet ky “historiani” kaninjot esht turp kush i degjon
      Trojanet vajten ne Butrint dhe pastaj iken ne Itali
      Ndersa Andromaka dhe nje djal i Mbretit te Trojes Heleni u moren si rober nga djali i AKilit dhe jetonin diku aty ne jug te Butrintit , afer lumit Akeloi

      Ai thote aty se edhe Amantia ishin trojane

      Amantia ishin nje fis Ilir qe jetonin diku ne Veri te Kosoves ,
      Por kur ju erdhi Roma ne kufi ata e luftuan Romen me heroizem dhe Roma nga inati i internoi te gjithe dhe i coi aty ne VLore
      Aty ata krijuan bashkesine e tyre dhe e quajten vendin Amantia , sepse ata ishin Amantas

      Ka edhe nje polemike shume te forte per Amantian midis profesor Korkutit i cili ron akoma,dhe prof. Cabejt
      NE KETE DEBAT FITOI PROF. Korkuti

      Keto per Amantina i keni ketu ne Wikipedia , ndaj nuk po them ndonje zbulim

      Ajo qe me cudit esht emri i asaj Rexhina Balshes, sepse Balshajt jane nga Shkodra , po nejse

      Edhe Ismail Qemalin qe e kane keta, vertet ngriti flamurin, por Malua u kujtua per ate pune kur i erdhi pleqeria e thelle, nuk u kujtua qe ne rini, dhe atehere do ishte me e lehte per Shqiperine , Por sic thashe Kaninjotet jane hilqar,
      Ja ze ne goje kete vonesen Ismail Qemalit edhe Abaz Ermenji ne librin e tij historik

      Pastaj Malua beri thagmen me te madhe , i fali Greqise Camerine , me firme e me vule , kur ishte depudet.
      Ismail Qemali e shiti i pari Camerine dhe kur vajti si Kryetar i Qeverise shqiptar ne ANgli e kerkonte Camerine tek Ministri i Jashtem ANgles, aty Venizellosi i tha ,:Po ti e ke shitur Camerine tek Greqia
      Malua, si budall kaninjot qe ishte tha :..Jo nuk e kam falur aspak, se kujtonte se kish te bente me kaninjotet budallenj

      Atehere Venizellosi, dergoi ti sillnin nga Athina shkresen me firmen e Ismail Qemalit ku thuhej se Cameria esht pjese e Greqise
      Atehere kur ja treguan shkresen me firmen e tij Malua tha :Epo atehere une nuk isha Kryeminsiter
      Atehere Minsitri Angles i ktheu krahet , dmh i i tha te dilte jashte dere …

      Kuptohet se cfare idioti ishte Malua , qe hidhte firmen pa brejtje ndergjegje per te shitur nje vend qe nuk ishte i tija
      Por e beri vetem per te marre vota, se ishte depudet i asaj zone
      Por greket mendonin me larg-pamesi …..

      Ai po ka qene filozof i mire , Isuf Luzi, por edhe ai akuzohet se nxori ne prite tek italianet nje intelektual nga Tragjasi me mbiemer Muco , dhe e vrane italianet ate intelektualin tragjasjot

      Por qe sic thashe ajo qe me cudit mua me keta Kaninjotet eshte se jane njerez primitive , pa klas , dhe ne muhabet nuk kane nivel fare , Jane deficente hahahaha

      Ah tani mu kujtua, po ai Mynyr Xhindi ka qene intelektual me te vertete inteligjent ,
      por e vrane njerezit e Hysni Kapos , sepse ai Mynyri ishte i talentuar

      Nejse nje keshille per te gjithe ata qe jetojne ne Shqiperi :..Vendosni ne krye njerez inteligjente , mos vendosni deficente si ky ne artikull ,
      Mos vendosni ne krye mikun e shokun, porvendosni inteligjentin
      Dhe inteligjentet i keni midis jush , dhe ti respektoni duke i vendos ne krye , jo vendosni ne krye kokeqypet si ky gdheja ketu
      , se po lini nam dhe po shkateroni jeten tuaj…..

      Reply to this comment
      • franc December 2, 23:41

        pa kaninen sdo kishte shqiperi o budalla…pse kujton ti se u martua skenderbeu me doniken o injorant ????ismail qemali nga ishte?5 kryeministra t perandoris osmane kan qene nga kanina ..gjeneral t flotes osmane kan qene kaninjot po sqen kaninjotet intelektual athere kush jan dukatsit apo fshataret e lumit te vlores?sa per kalan je shume i pa lexuar duket qe je fshatar o i shkret..kalaja mer koqe eshte ndertuar ne shekullin e 3 para krishtit justiniani e ka rindertuar perandoria bizantine mer kar eshte krijuar ne shekullin e 3 mbas krishtit plus qe poshte kalas se kanines ka qene qytet tjeter qe permendet si thronion nga pausania mbas shkaterimit te ktij qyteti eshte ndertuar kalaja mbi qytet dmth..je jashte loje mblidhe veten se u felliqe

        Reply to this comment
  2. vera e nxehte September 7, 19:33

    Qe eshte e tille Kanina , eshte dhe nuk ka anje dyshim, bile shume pak eshte thene per te. Vone eshte kujtuar dhe Nekiu per te shkruar, por ne fund per ti bere qejfin Bujar Leskes, i ka dhene dhe nje furçe te pamerituar. Nuk ja vlen Bujari per ca para te vjedhura qe ti permendet emri ne Kanine!

    Reply to this comment
  3. Moza September 7, 22:50

    Lexova kete shkrim per Kaninen dhe gjej emrin e gjyshit te bashkeshortit tim Muhamet Bedini! Familje fisnike me vlera qe koha nuk i zbeh.
    Mirenjohje dhe respekt per te gjithe historianet, shkrimtaret dhe njerzit qe shkruajne e studiojne historine per te nxjerr ne pah vlerat e qytetit te tyre. Vlonjatet i karakterizon dashuria per qytetin e tyre si asnje krahine tjeter shqiptare.
    Nuk duhet folur dhe shpifur per njerez qe jane shume te lidhur me qytetin e tyre, qe respektojne dhe ngrejne lart cdo vlere historike dhe njerezore si z.Leskaj

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D(Dh.Xh.) September 8, 03:14

    Kanina-KANINE,po..
    Dr.Neki DREDHES i lumte ajo PENE.!
    Faleminderit Dr. Neki Dredha per sa keni tratuar ne kete shkrim, shkecor do ta quaja, per Kaninen me historine dhe burrat dhe grate e ndiera te saj ne rjedhen e historise qindra vjecare. (Mua me vjen zor te komunikoj me ju, ani se jam mesues historie,me bere fillestar,per historine e Kanines sa shkruani. Paci miresi.Jo me kot ai Popull i Vlores sw Ismail Qemalit me shoke,qe ju i permendni shume qarte, Ju ka vleresuar deri bere kryetar.Erudicioni juaj me shokoi mua, 82 vjecarin,qe them se po vdes me libra ne duar.
    Ju lumte e PAC uraten se je akoma i ri.
    Me shume konsiderate Dhe pershendetie gjithe “BINJAKEVE” tuaj, ne ate kryeqender te Trimerise, Burrerise e Mendies Shqiptare.KANINES.
    Aty,ne Vlore e gjeti qetesine, xhaxhai im Andrea,kthyer me 1947 sa u clirua vendi,familiarisht me 5 femije vocrake,ani se u nda nga jete pa u gezuar me arritiet e tyre,qe ajo kohe,pvsh. se shahet si “MONISTE”i beri kuadro me arsim te larte e sa njeres te nderuar te Vlores ne keto 70 vite
    .Faleminderit Vlore me bijte dhe bijat e tua, qe na bejne te ndihemi mire ne kohet me te veshtira. Dhe ajo mbeshtetia qe po i behet kryeministrit aktual, nga Vlora dhe vlonjatet, flet shume.
    Si gjysh Ju pershendes dhe nje here.
    Shkruaj me emrin Guri Naimit D, Pasi emrin ma ka marre nipcia, lindur e po rritet rrugeve te emigracionit. Pacin(se jane 4 nipa e mbesaK), miresi me porosine e gjyshit:
    BJERI BOTES ANE E MBANE-PO mos e HARRO VATANE!”
    Nga Tornto qe sot me keni dhene nje “TRINITRINE”, Juve, me shkrimin Tuaj i nderuari Dr. Neki Nezha..

    Toronto07-09-2017 Guri Naimit D.(Dh. XHOGA)

    Reply to this comment
  5. Guri Naimit D(Dh.Xh.) September 8, 13:46

    Kanina-KANINE;Ty te lumte ajo PENE,Dr N.DARDHA.

    I nderuari Dr,Neki Dardha Ju lumte ajo mendie komanduar ate dore, sa keni shkruar per Kaninen dhe kaniniotet ne shekuj. Eshte nje studim gjithe perfshires qe cdo qender banimi shqiptare duhet ta beje.natyrisht Kanina si shume te tjera simotra jane ne KRYE.
    (Nuk di, pse koemtin e dieshem, nuk ma keni vene o te miret e asaj redaksie.)
    Guri Naimit D.(Dh Xh)

    Reply to this comment
  6. Guri Naimit D. September 9, 14:06

    Me falni per gabimet otografike i ndeuar Dr.Neki Dredha.
    Guri Naimit D

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*