Qyteti Studenti, ku vetëm student nuk të duket vetja

February 4, 2018 23:54

Qyteti Studenti, ku vetëm student nuk të duket vetja

I nderuar z.Kryeredaktor

Një ndër dëshirat më të mëdha për të rinjtë shqiptarë është që të studiojnë në Tiranë, ku ndodhen universitetet më të mira të vendit.

Shume studentë nga rrethet arrijnë të realizojnë këtë  dëshirë, per t’u arsimuar në këto universitete dhe kjo ndikon gjithë jetën e tyre. Pas realizimit të kësaj dëshire, studentët kanë një pikëpyetje të madhe: ku do të jetojnë. Shumë prejt tyre, në pamundësi për të gjetur një shtëpi, ndoshta edhe për shkak të gjendjes ekonomike, detyrohen t’iu drejtohen konvikteve.

Disa thonë që jetohet mirë në konvikt, pasi studentët mund të menaxhojnë veten si psh nga ana e higjenës, ushqimit etj, por për mendimin tim kjo nuk është e vërtetë.

Jetesa këtu le shumë për të dëshiruar. Duket sikur askujt nuk i intereson më ky vend. Çdo ditë në konvikt duhet të përballesh me rreziqe, si psh nga prizat e korrentit. Kushedi që kur s’janë kontrolluar. Imagjino një dhomë, më tre studentë, të cilët detyrohen të përdorin vetëm një prizë për frigoriferin, rezistencën etj, pasi dy prizat e tjera janë shkrirë. Po dushet e përbashkëta skandaloze? Nëse një student vonohet rreth 5 apo 6 minuta dukë bërë banjo, merr paralajmërim (!).Po ta lexojnë këtë gjë politikanët tanë mund të qeshin me të madhe, sepse ju duket gallatë.

Kur vijnë për herë të parë studentët këtu, qëllimi është për të mësuar, por ky synimmë pas vjen duke u zvogëluar, sepse duhet të mendosh për këto probleme. Një dhomë studimi mezi e frekuentojmë sepse rreth 10 vende janë për t’u ulur. Unë njoh raste kur është pirë edhe drogë në këto ambiente.

E si mund të flasim për standard europiane, kur ekzistojnë këto probleme, në vendin ku duhet të përgatitet brezi i ardhshëm i intelektualëve të vendit?

Renato Shkulaku, student Informatike

 

 

 

 

February 4, 2018 23:54
Komento

3 Komente

  1. ish-student February 4, 23:58

    Ke thene shume pak…
    Ke harruar kryesoren: KURVLLIKUN
    Aty ka vite qe ka plasur kurvlliku sheshit
    Shumica prostituojne e ca te tjera dalldisen nga zhurma e Tiranes e lene breket rrugeve

    Reply to this comment
  2. ! February 5, 09:35

    aty duket qarte ,qe asgje nuk ka ndryshuar .
    jane te njetat godita ato te kohes se komuniszmit .
    s’ka ansji ndryshim ne konstruksion ,pra edhe kushte s’ka se si te ndryshoojne .Shteti shqiptare pastaj ka qen kto 28-vjet i zene me kakofonine plehrave politike dhe luftes se kafsheve ardhur nga malet per pushtet dhe askujt si ka interesu jeta ,kushtet e banimit te studenteve ashtusi si ka intersuar jeta ne pergjithesi e popullit Shqiptare .
    Problemi eshte se ne ate vend dhe ata qe kann nen zoterim kto konvekte ,mjaftohen me fitimet e tyre dhe s’i intersona aspak ndryshimi i kushteve te jetses se studentit ,lere pastaj qe mundet me qen ndonji plehr militant i x partie .Pra aty ne ate vend ka aa shume per te kritikuar ,per te sensibilizuar ,nderkohe qe mediat e tjera jane te okupura me tema degjenruse te shoqerise ,ose ato qe i Kalbin trute shoqerise me idiotizma nga me absurde ,me idiotat ne politike e kjo eshte pjes e fatkeqsise Shqiptare .Pastaj nuk ka aspak organizim ,Gruppe qe te protestojn mbi kto kushte skandaloze si studente .Ato mjaftohen te kalojne disa vjet aty ,sa te fusin ne dore Diploman dhe “hec bab per qaf krrab” i thonin dikur nji shprehje . Popull qe ka humbur cdo lloj ndjesie dhe orinetimi shoqeror ose me mir then Njerezore.

    Reply to this comment
  3. Lili February 5, 22:00

    Studentete duhet nje here vete te fillojne me kerkuar kushte per nje konvikt qe respekton ligjet : beni greve, beni nje padi per rezikim te jetes,kerkoni ministreshes suaj kushte per studentet..
    Aide toi le ciel t’aideras…Vini pak regulla vete edhe beni pak miremanaxhimin e
    Dhomes suaj : kush digj prizat le te paguje ndreqjen e tyre…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*