Ra si një lis Mitro Xhani!

July 25, 2018 17:47

Ra si një lis Mitro Xhani!

Nga Sevo Tarifa

(Kujtimet e një bashkëluftëtari)

Lufta për çlirimin e fshatit Dukaj të Tepelenës, rënia në fushën e nderit e dhjetë dëshmorëve, midis të cilëve Heroi i Popullit Mitro Xhani, (Balena), plagosja e njëmbëdhjetë luftëtarëve të lirisë, më kanë mbetur të pashlyeshme e të feskëta në sytë dhe mendjen time, si një nga partizanët adoleshentë, dëshmitar okular i kësaj beteje dhe i rënies së këtij Heroi e të dëshmorëve të tjerë.

***

25 korrik 1944. Në Dukaj ishte dislokuar batalioni  armik “Vermoshi”, i përbërë nga një njësit gjerman, një togë ballistësh, një kompani xhandarësh. Gjithsejt 207 kriminelë, vrasës, hajdutë. Një togë e këtij batalioni armik, qëndronte në Salari, e mbante regjimi kuisling i Tiranës, si një forcë të zgjedhur model, të stërvitur dhe të armatosur më së miri. Në Dukaj do të vepronte batalioni i dytë “Abaz Shehu” i Brigadës VI Sulmuese, në Salari batalioni i III i kësaj Brigade.  Obiektivi: çlirimi i fshatit Dukaj.

Forcat armike kishin masakruar e vrarë 12 djem e burra të këtij fsati, më i vogli i të cilëve, Haki Bajram Varfaj, 13 vjeç! Pushkatuan në oborrin e shtëpisë partizanin Ismail Osmën Bejko, kurse vëllain e tij, Dinen, e burgosën në kalanë e Tepelenës, e sakatuan: i prenë shputat e këmbëve e të duarve, hundën, veshët e buzët, i nxorën sytë dhe e hodhën jashtë mureve të saj!  (E bëra këtë hyrje të vogël, për ata pseudohistorianë, që shkruajnë e flasin si të jenë  kolaboracionistë të pushtuesve të huaj!) 

***

Populli i fshatit Dukaj kërkonte shpëtim nga partizanët. Komanda e Brigadës VI Sulmuese me komandant heroin Jaho Gjoliku dhe komisar Haki Toskën (Vogli), morën të gjitha masat për çlirimin e këtij fshati nga armiqtë gjakatarë, ujqër me dy këmbë. Mitro Xhani (Balena), zv.komisar i Batalionit të Dytë”, me një grup partizanësh e udhërrëfyes dukjotë territorialë, u njoh në vend me terrenin, forcat e armikut, itinerarin, sulmin dhe parashikuan fitoren, sipas parimit: “Njihe armikun më parë se të të njohë ai.”

Natën, duke u gdhirë 25 korriku 1944, batalioni “Abaz Shehu”, me pararojën në ballë, niset nga Damsi, zbret tatëpjetë, në kolonë për një, pa fjalë, pesë hapa larg njëri-tjrtrit. Kalon xhadenë, hedh Vjosën, ecën asaj rruge që gjarpëron nga Dragoti drejt Dukajt dhe pa u zbardhur mirë dita rrethon fshatin. Armiqtë i kishin llogoret të fortifikuara në kodrën shkëmbore që ishte në qendër të fshatit.

Fare afër armiqve u gjend pa pritur prej tyre skuadra sulmuese me 11 partizanë vullnetarë, që kishin shkuar aty barkas, këmba-dorazi. Trupi i tyre mbante erë djerse nga vështirësitë e kalimit rrugë e parrugë dhe në errësirë. Por sytë e tyre shikonin larg, në thellësi. Janë sy të partizanëve,“pararoja” e mendjes së tyre të zjarrtë, të ndritur e të patrembur, që do të ndesheshin me armiq, të cilët tani ndodhen para tytës së automatikëve të kësaj skuadre dhe goditjes së paprerë të batalionit partizan.

Pritej urdhri i luftimit. Dhe ky urdhër u dha: “Para partizanë”! E pashë Balenën që lëvizi në drejtim të armiqve të mbrojtur në llogore të betonuara, ndërsa ai dhe skuadra sulmuese ecnin e shtriheshin duke hapur zjarr e duke zënë “pozicione” në rrethana natyrore, pas ndonjë gardhi, shkurre ose guri të një terreni të hapur, aty përballë armiqve.

Mua më takoi të isha në tatëpjetën afër kodrës shkëmbore, i mbrojtur disi nga një gjysmë muri të rrëzuar me një degë hardhije, që sapo kishte lidhur kokrra. Edhe pse kisha shumë etje për ujë, si partizan nuk mund të zgjatja dorën e të merrja një kokërr!  Në çast “e humba” nga sytë Balenën, sepse një predhë e armikut goditi në gurin afër meje, një copë e të cilit, me forcën dhe presionin e tij më gjakosi në ballë e më rrëzoi përtokë. Partizani i moshuar Xhevo Ahmeti, që ishte pozicionuar aty pranë e ndjeu që automatiku im pushoi, kujtoi se u vrava dhe erdhi me vrap. Më gjeti shtrirë, më fshiu gjakun me dy fletë hardhije. Në fytyrën e tij lot hidhërimi, tani lot gëzimi, që bashkëfshatari i tij është i gjallë!

Sa u përmenda, sytë më shkuan përsëri te Balena, i cili vazhdonte duke manovruar në ngjitje drejt pozicioneve të armikut, duke qëlluar kundër tyre. Kjo na nxiti që edhe ne e të tjerë sulmues të ndiqnim  shembullin e zv.komisarit, të çanim më shpejt përpara e të ishim krahas e në mbrojtje të tij. Kisha nderin të isha 4-5 metra pranë heroit, po aq larg sa edhe kundrejt armiqve. Zjarri ynë vazhdonte me automatikë, gjithnjë drejt frengjive të llogoreve të armiqve, gjë që i pengonte ata të përdornin pushkën, prandaj dendësuan hedhjen e bombave të dorës.

Beteja po ashpërsohej. Forca të batalionit partizan ngjiteshin përpjetë drejt armiqve në kodrën shkëmbore. Dara e rrethimit të armikut po ngushtohej. “Ti kapim të gjallë”,- u dëgjua një zë partizani. Rreth Shkëmbit të Prerë zhvillohej sulm i paprerë. Në vijën e parë, afër llogoreve të armiqve, mbërriti me shpejtësinë e sorkadhes dhe zuri vend, Mitro Xhani. Ardhja e tij në vijën e sulmit u shtoi guximin partizanëve sulmues.

Nisi këngën automatiku që shkrepej nga dora e trimit Mitro Xhani, predhat e të cilit shkonin drejt frengjisë në llogoret e armiqve. Dëgjoheshin alarmi dhe gërthitjet e tyre, me një fjalor banal, gjithë të shara  çnjerëzore kundër luftëtarëve. Vazhdonin që, në pamundësi të përdornin pushkë nga ato frengji, se u pritej koka, armiqtë luftonin me bomba dore. Balena ishte në rrezik, fare afër zjarrit armik.

Ndërkaq, përmes atij zjarri të dendur të armikut me bomba njëra pas tjetrës, mbërriti në tym e flakë skuasdërkomandanti Mehmet Karabolli, i cili në një dorë mbante kapelën e kokës me granada angleze e në dorën tjetër pushkën. Iu afrua Balenës, i cili zgjati dorën dhe mori një prej tyre. E pamë që i hoqi siguresën dhe menjëherë e vërviti në llogoren e afërt të armikut. Llogorja u hodh në erë, armiqtë brenda saj u vranë, nuk dëgjohej më asnjë fjalë e tyre, nuk hidhej asnjë bombë tjetër. Por… në çast, zhdukja e llogores armike  bëri të duket trupi i Mitros dhe një nga armiqtë që ishte në llogoren tjetër më tej, merr shenjë e plumbi i tij e godet në ballë…

Ra si një lis Mitro Xhani! Automatiku i tij pushoi. U kuptua se zv.komisari u vra. Rreth trupit të tij u mblodhën partizanët që ishin aty pranë, rreth e qark në vijën e parë të sulmit. Ata që ende s’e dinin që ra Balena, vazhdonin sulmin. Sa u mor vesh, u ndezën gjakrat e luftëtarëve. Tani në sulm nuk ishte vetëm skuadra e sulmit e forca të tjera partizane, por i gjithë batalioni. Partizanët që ishin aty afër, qëndronin në nderim rreth trupit të shtrirë të Mitros. Frymëmarrja e tij nuk dëgjohej më, por sytë ende qëndronin të hapur, sikur po shikonin sulmin partizan që vazhdonte, sikur shihnin fshatin Dukaj të çliruar! Edhe pse jeta e Balenës u shua, automatikun trimi s’e lëshonte nga duart. Buzëqeshja e tij e trëndafiltë donte të thoshte: “Vazhdoni luftën, shokë. Rroftë Shqipëria e lirë! Lamtumirë!”.

Rreth trupit të Mitros bisedohej si do t’i thuhet Athinasë, shoqes së tij të jetës. Sytë e luftëtarëve ishin mbërthyer te Balena. Kur… Athinaja, duke parë partizanë në grup, mbërriti vetë! Sytë i shkuan te Balena shtrirë në tokë, nga balli me gjak varur faqeve.  Vuri re  partizanët me sy të përlotur dhe tha: “Shokë, trimat nuk qahen. Qahen me zemër”! Dhe në vend të lotëve nisi kënga. “O shokë të mbajmë/ dy minuta zi/ U vra Mitro Xhani/ Nga Piqerasi”.

***

Hakmarrje!  Zjarri goditës i partizanëve po shtohej. Ishte kulmi i luftës të asaj beteje të ashpër. Era e barutit mbushi atë hapësirë. Armiqtë delnin nga llogoret me duar përpjetë, disa dhe me shami të bardhë në dorë! S’dinin ç’të bënin. Nga t’ia mbanin. Disa shkonin te shkolla e fshatit, e cila ishte gjithashtu e fortifikuar dhe po sulmohej e ata vriteshin, të tjerë armiq hidhnin pushkën. Kishte ikur “burrëria” e tyre që pretendonin se ishin të tillë. Dëgjoheshin si refren dy fjalë: “Jam dorëzu”! Ishin me fytyrë të egërsuar. Me trup të përkuluar. Me frikë në palcë. Me sy të shqyer. Prej tyre kishte që vriteshin duke luftuar në tërheqje, të tjerë zbrisnin përroit për të shpëtuar kokën, por ishin të rrethuar dhe kapeshin rob.

Disa armiq fshiheshin nëpër shtëpi fshatarësh, por këta i dorëzonin te partizanët. Njëri prej xhandarëve që ishte strukur si miu në vrimë, doli në verandën e një shtëpie, dridhej si purteka dhe thoshte “Jam dorëzu”, por pushkën “Novanta uno”, me fishek në gojë e sigurecën hequr, e mbante në duar dhe nuk po e hidhte, përkundrazi donte të vristë dy partizanët që kishte përballë, por në këtë rast mori plumbin ballit, nga të dy luftëtarët, njëri nga të cilët ishte skuadërkomandanti trim Hulo Kullai! Më tej një xhandar tjetër rënkonte i plagosur rëndë. Një ballist, të cilin e kishte kapur plumbi “dum-dum” i partizanëve, digjej si qiriri. Disa robër mblidhnin dhe ngarkonin e shkarkonin materiale luftarake e të tjera të vjedhura në shtëpitë e fshatarëve.

Batalioni armik u asgjësua. U vranë 12 nazistë, 134 xhandarë e të tjerët ballistë. Shpëtuan vetëm 5 armiq, me komandantin e batalionit Dod Nikolla, që iku fshehurazi me bisht në shalë buzë Vjosës dhe shkoi në Vlorë i çmendur, duke thirrur : ”207, 207, 207”…, (aq sa ishte efektivi i batalionit armik). U kapën rob: (4 gjermanë, njëri marshall); 59 xhandarë, (midis tyre 1 toger, 1 kapter e dy rreshterë); 4 italianë; 17 ballistë. Robrit i kaluan gjyqit partizan, u gjykuan e u dënuan. Të tjerë u lanë të lirë.

U kapën 5 mitralozë të rëndë dhe 6 të lehtë; një sasi e madhe armësh e municionesh, 10 revolverë,10 orë xhepi, 3 dylbi, 15 kafshë ngarkuar me sende ushqimore, veshmbathje e sende të ndryshme, që i ishin grabitur popullit. Midis tyre ishte edhe paja e vajzës së Isuf Hysenajt, e cila u gjend në valixhet e mercenarëve dhe iu dorëzua familjes, sepse ishte caktuar data e dasmës për martesën e saj!

Kur batalioni u nis nga Damësi për betejën e Dukajt, itendenti i batalionit, Nase Doko nga Umelica, u ndau partizanëve “racionin” e bukës me një “thua” djath dhe i porositi: ”këtë e kini për sonte dhe për nesër”, por Sharra, partizani i njohur më “hamës” i batalionit, u përgjigj: “kjo mua s’më del as për sonte, jo ta lë për nesër, do ta ha të gjithë, se e di që duke fituar mbi armikun, do zëmë edhe bukë e ushqime për të ngrenë”! Dhe të nesërmen krahas materialeve të sipërme, në çantat e armiqve u gjetën me bollëk jo vetëm bukë gruri, por edhe mish të pjekur, vezë, raki, biskota e deri mjaltë. Doli fala e Sharrës!…Beteja e Dukajt përfundoi me fitoren e thellë të partizanëve.

***

Çlirimi i Dukajt u la me gjakun e Mitro Xhanit, të dëshmorëve të tjerë dhe të partizanëve të pagosur, njëri nga të cilët u nda nga jeta të nesërmen e sulmit. Të gjithë nuk i bënë dredha plumbit. Luftuan trimërisht. Fitorja e kësaj beteje shënoi datën e çlirimit të fshatit Dukaj më 25 korrik 1944. Atë ditë, në kodrën shkëmbore ziente kënga dhe vallja e partizanëve dhe e dukjotëve. Qeshnin e gëzonin pleq e fëmijë, burra dhe gra. Në vitet që pasuan, 25 korriku do të kthehej në festë popullore.

July 25, 2018 17:47
Komento

30 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku July 25, 18:39

    Eh ç’na ngope me perralla or Sevo Pile Tarifa.

    Reply to this comment
  2. Gjenerata e patrioteve te rinj July 25, 18:39

    Lavdi LANCit
    Lavdi Deshmoreve te Atdheut!
    Te rroje perket kujtimi dhe vepra e partizaneve, deshmoreve, Veteraneve, Heronjve te punes e te luftes!

    Lavdi dhe rrofte populli heroik shqiptar!

    Lavdi Komandantit Legjendar Enver Hoxha!

    Flm shoku Sevo per rradhen e kujtimeve mbi partizanet, Deshmoreve heronjte e LANC IT.

    Reply to this comment
  3. Gjenerata e patrioteve te rinj July 25, 18:40

    Lavdi LANCit!
    Lavdi Deshmoreve te Atdheut!
    Te rroje perket kujtimi dhe vepra e partizaneve, deshmoreve, Veteraneve, Heronjve te punes e te luftes!

    Lavdi dhe rrofte populli heroik shqiptar!

    Lavdi Komandantit Legjendar Enver Hoxha!

    Flm shoku Sevo per rradhen e kujtimeve mbi partizanet, Deshmoreve heronjte e LANC IT.

    Reply to this comment
  4. Epiriot me Zemer e Shpirt July 25, 18:41

    ”Mbren’ e Bosnjësë, Stefanë,
    Për të ndihur Venetisë,
    E rremnë ca venetjanë,
    Edhe ju derth Shqipërisë,
    Po Skënderbeu s’mënojti,
    Marinonë me Hamzanë
    I nisi dhe i dërgojti
    Me trima përmbi Stefanë,
    Me t’arritur shqipëtarët,
    Mbret’i Bosnjësë u thye,
    Edhe iku me të parët
    Pa kësul e pa qyrdye!
    Marinoja me Hamzanë,
    Me burratë trima Albane ,
    Gjithë Bosnjës’ anembanë
    I vunë flakën’ e zjarrë.”

    Kush ra ne lufte me Epiriotet
    keq eshte mundur e turperuar
    edhe keta kelysht e duces
    xhandare edhe mercenare
    fashista shqipfolesa cuberia
    qe ne hercego hervatskina
    atje or atje u fillon pedigria
    nuk vune mend kurre ne jete
    por sa here vijne ne Epir
    drurin qe hane e kane qelepir
    se shume prej tyre mbaruan
    gerxhet dhe gropat plehruan
    bashke me sllave dikur qemoti
    pastaj bashke me veneciane
    nje u bene edhe me turkane
    ne Epir perher gjeten belane
    njejte u bene edhe me saliun
    edhe biberaj ate diteziun
    keq kerciti druri ne mejdan
    ca i vrane u bene hatane
    Ne Epir kendon tradita
    ska tallava per turqelira
    dhe as turbofolk sllaverira
    eshte ajka e fares Albane
    me rrenje eshte Iliriane

    Reply to this comment
  5. Adriatik Islamaj July 25, 18:50

    Respekt per Ju Sevo Tarifa qe na solle ne vemendje nje nga betejat me heroike te Brigades se VI Sulmuese per clirimin e fshatit Dukaj. Lavdi vepres se Mitro Xhanit qe populli e perjetesoi ne vargje: “Ne Dukaj ne Tepelene, filloi lufta e paprere, me gjermane e me bejlere….”

    Reply to this comment
  6. Guri Naimit D July 25, 22:09

    Krenohen; se jane me te rinjte-“Pasues Veterani”.
    (Org. e”Pasuesve veterane” ne Toronto).

    Po mbushte viti qe ne Toronto,po behet nje pune e lavderuesme, me “Pasuesit Veterane”, Nisur nga 16 Shtaroi vitit kaluar,deri sot jane angazuar ne nume i konsiderushem(mbi 30t) nga te moshuar afer te 70tave tek me te rinjte 24-25 Vjecare,si jane dy DIVA djem, vertet bij te familieve me prejardhie te tille,deri nga gjyshat e tyre,martire te viteve te para te Pavaresise.
    Per t’u permendur jane dy djem,vertet te shkelqyer atdhetare,qe erdhen vete te organizatoret,per t’u angazhuar. Pa tjeter qe i falenderojme.sa urojme.
    Po i bej bublike kete sokola,po i quaj,se te tille jane,po me mire do te doja te me thone lexuesit,si i njohin ata:
    *Suprizen e pare,pas 20 grave dhe burrave veterane , (me arsim te larte te gjithe),ne Toronto,ma beri nje djale ish student nga Athina(njohur buzequmesht ne ato manifestimet solidarizuese atdhetare te viteve prag dhe pas 2000 jeshit,qe kush nuk e njeh ne Athine.ate djaloshin me flamur kombetar,mes demostruesve ne Athine,ato vite…Ne tetor 2017, behet”Pasues veterani”e pikerisht ne Toronto sa nisur studim pas universitar.
    Eshte Pasardhesi i Veteranit,a me mire kryeveterani,(ndjese paste,gjyshi tij,paraardhes),ish Oficeri- Mihal Jano, i miri Marsel M. Jano,sa ardhur ne Toronto me qellim prefeksionin te studimeve,Ne takimin e pare me grupin e veteraneve ne organizim.(Prezent familia ardhur nga Njy Jorku),na kerkoi antaresimin direkt..
    Ja c’mund ti themi me ketij djali, vertet atdhetar…

    **Po ashtu,jo me larg se10 dite,mes atij entuziazmi te Kampionatit boteror te futbollit,mes shumices shikues veterane nga mbare shqiperia(ne lokali “ILLY” mes Torontos,na prezantohet ne nje gruo veteraneve,djali i ri,Arnold Gezim Salillari,duke u prezantuar;jam “Pasues veterani”,me pranoni?!,
    Ne krah,ky djale,baba 24 vjecar,mbante te birin 1 vjecar ne krahe.)na cuditi me ciltersine e tij ne te folur ,ky djale korcar .Mbetem te shtangur, pas dy ditesh po aty,nje grup i vogel te moshuar “Pasues veterane”ia dorezuan dakumentin e antaresise.

    I paharruar mbeti ky moment se, nje Famile nga Tepelena e pikerisht Arben Ibrahimaj,bashkemoshatar me te,festonte 1 vjetorin e djalit tij,organizuar ketu ne kete lokal-“ILLY”, me mbi 30 shqiptare,deri punonjesit me te mire Ardiana kamariere.
    Uruam te gjithe,vajzen 1 vjecare NIAHA,sa familien e saj 4 vjet ne Toronto,pas mbi 5-se ne Zvicer, nisur nga Tepelena…Ishte i gezuar Arnoldi dhe per faktin,se ishe stabillizuar mire me pune,sa nje brigate pune komandonte.Dhe per kete e uruam.
    Ja te dashu r e te nderuar lexues,keshtu i kalojme dite ne pesionistet, mes atdhetareve tane,qe pergjeroen per VATANE.

    Toronto25-07-2018 Guri Gaimit D

    Reply to this comment
  7. Alba July 25, 23:14

    Lavdi Luftes Nacional Clirimtare dhe deshmoreve te atdheut. Gjaku i tyre shpetoj Shqiperine nga ndarja, dhe beri te mundur ekzistencen e shtetit shqiptar. Respekte!

    Reply to this comment
  8. Guri Naimit D(Dh Xhoga) July 25, 23:55

    C’te tregoj me pare,shtepine djegur Varur Babane.

    Korriku dyzer e kater
    Tete vjec sa mbushur une,
    Tek sofati,”ballkoni Dangelise”
    Ballistat kendonin kenge(1):

    *O ju pjelle parizani
    Ne krah ne,kemi Gjermanin,
    Ata,nga Qaf’e dellinjes n; Frasher,
    Ne,shtepise partizanit i vume flaken

    Mbani mend jam Osman Gaduci(2)
    Nga ne s’keni ku te futi…,
    Sakaqe si shtepi e re,s’digjej,
    Kashte nga plevicat i futej.

    Mbi leme te fshatit,Kristo vellai,
    Ai bombat ne dore i kish,
    Deshi ballistat, ti sulmonte.
    Xhaxha Lilo e ndaloi:

    -Do na djegin gjithe Fshane
    Mos e nxit, o djale- hatane
    “-Ndaleni tha, do na bejne Hatane
    Nga Gjermani “trima”bere..

    Une Vocraku ne prere te tij,
    Mbaj ment nje syresh (3)
    Pyeti – Ckeni fytur ketu,
    Do ju digjet-ta nxjerrim.

    Balist qe po qe njeri
    Mes flakeve nga binxa Nxjerre
    Pajen e Nuses partizanit.
    Keq na vjen ata,e denuan.(4)

    Ballist ish,po njeri, qe ai
    Shpetuar pajen e nuses partizanit,
    Sa nje bir nga fshati Nikollare,
    Keq na vjen,degjuar,ate vrare.

    Shpetio te nuses paje.(5)…
    Balistat e quajte tradhetar.
    Nje jete ate masaker kujtoj
    Sot thinjur,juve ua tregoj.

    C;tu tregoj me pare
    Shtepine djedur,varur Babane,
    Trimeroheshin Ballistet
    Se ne krah kishin gjermanet…

    1-Duke na djegur shtepine -Vellai partizan,baliste kendonin kenge( Zavalan,lagjia “Ballkon e Dangellise”
    2-Krimineli ballist-donte ta diqte dhe babane..
    3.Nje i penduar Balist-shpetoi paje e nuses partizanit,
    4-Ate Ballistin,nga Nikollare, ata vete e vrane,
    5-Ata e quajten,spiun partizan..

    Toronto25-07-2018 Guri Naimit D.

    **

    Reply to this comment
  9. Sturmfuehrer July 26, 09:49

    Perralla bolshevike qe i kemi degjuar 50 vjet. Habitem si vazhdoni te botoni propaganden e dulles.

    Reply to this comment
  10. Dashamiresi D July 26, 15:27

    Nje urim gjyshit krujues Sevo Tarifa,
    sa “Plaku “Xhumakut”qortim!

    Ore “Plaku Xhuxhumaku” (ne thonjza po ta ve emrin), qe je plak xhuxhumak je, po mos u bej torollak….
    Matu para e te flasish dhe… me ke flet?!.
    Ate,Sevon e njeh nje bote e tere.
    Tregona vertet peralla ne s’ka c’te besh.
    (Si bashkemoshatar kete”keshille’,ti Mere si te duash.)

    Dashamiresi D(jo per te tille Xhuxhumake)

    Reply to this comment
  11. artur July 26, 16:11

    VFLP!

    nip partizani krenar!

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 26, 19:10

      Krenar per cfare me badall, apo deshe te thoshe krekar.

      Reply to this comment
      • artur July 27, 10:23

        Plak o plak, shume trim je pas tastjeres se kompiuterit. Me siguri je nje njeri i ndrydhur qe as nuk e shikon driten e diellit se me siguri nuk do te kesh as shoqeri sa pe rte pire nje kafe. Edhe pse tani qe e mendoj si kerpudhat pas shiu po na dilni ju nazi-fashista, balliste e kolaboracioniste.

        Reply to this comment
  12. Lexuesi i durueshem July 26, 19:51

    Lavdi Deshmoreve te Luftes Nacional-Clirimtare!
    Nderim per veteranin e Luftes Antifashiste NCL, Sevo Tarifa, per tablone e kesaj ngjarjeje te jetuar, e cila vjen tek lexuesi me realizem e vertetesi autentike.
    Nderim per pasardhesit e veteranit te LNCL!
    Poshte bashibozuket tradhetare bashkepunetore me pushtuesit dhe pasardhesit e tyre te sotem, qe edhe ketu ne kete ngjarje lehin si zakonisht me mllef e dashakeqesi te pashoqe! Pfffffffff!

    Reply to this comment
  13. BUJARI JU DEGJON July 26, 20:48

    I nderuari Sevo Tarifa,ne Dukaj nuk u vra vetem Mitro Xhani…
    Nuk do beje krim po te permendje qofte edhe shkarazi emrat e deshmoreve te tjere qe rane ne Dukaj me 25 Korrik 1944.
    Me vjen shume keq per kete “harrese” tuajen…

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku July 26, 21:50

      epo ti nuk e di qe ata te tjeret qe u vrane ate dite, e tradhetuan marksizmen me vone, pranda edhe Sevo Pile Tarifa nuk i permend se ka frike nga Komandanti Legjendar Brekedhjere.

      Reply to this comment
      • Trimi July 27, 13:43

        Tani mund ta quash si të duash o plak xhuxhumak, se si duket aq shumë të ka rënë kokës saqe ke mbetur vertet xhuxhumak edhe nga mendja.
        Tani është brekdhjerë Komandanti se nuk është më, po me sa shoh, atëhere kur të paska dhjerë ty në turi, nuk ke qenë i zoti të ngrije zërin e kokën, por veç të hapje gojën, ndaj më mirë mos fol se të del era…

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku July 27, 15:10

          O trim, komandanti mua me hengri mutin. Sa ishte gjalle komandanti qihej ne bithe, pasta i vriste ata qe e qinin. Keshtuqe komandanti vrau ata qe e kishin qire me pare. Mua nuk me ngrifesh nga komandanti keshtuqe shpetova. Po ti besoj e di qe komandanti ishte burri me i lig qe i ka ardhur ndonjehere ne krye popullit te dhjere, por krenar shqiptar. Pastaj vjen Saliu me Zogun, Tosin e Thanasit dhe kete bytheqirin tjeter qe kemi sot, po ky s;ka takat qe t;i vrasi ata qe e qine ne bythe, ju jep para dhe i merr me te mire. A e more vesh o trim leshi?

          Reply to this comment
  14. Ooo sevo July 26, 22:33

    Mire o sevo mire, po dy gjera kishja. E para, si more ishe thare per uje dhe nuk kepute nje kokerr rrush! E dyta, te sharat e ballisteve ishin cnjerezore? Po ke kohe, do permiresohesh..

    Reply to this comment
  15. Plaku bytho xhuxhumaku July 26, 22:39

    Sturmführer oder/und Messer-Schmidt du bist ein Arschloch und ein doofer Arschlecker.
    Blödmann.

    Reply to this comment
  16. Enveri July 27, 00:27

    Po fol edhe ti Sevo Tarifa per krimet e tua a te shokeve te tu,zhduket fise e burgoset e persekutuat fshatra te tere vetem se ishin kundra jush sepse nuk donin koleren komuniste ,,,,,mbyll gojen se krimet tuaja i kaloin ato te fashizmit ju dhe foshnjat i persekutonit i interrnonit se ishin te armikut.Te te vrasi i huaji eshte krim,,,po te te vrasi vllai vllane çfar quhet çfar eshte?!?!?!!!

    Reply to this comment
  17. Mark U.K July 27, 08:39

    Sa te poshter ishin komunistet.Shkonin ne nje zone ku ishin gjermanet e qitshin pushk edhe kote.Ateher gjermanet i hynin zones e digjnin vrisnin kedo vetem per tu hakmarr.Per nje gjerman te vrar vrisnin 100.Shqiptart detyroheshin te beheshin me komunistet partizan nga halli.Na plasi menermethanen kjo shurrani qe ka shjruar budadhiqe qe na benin ne komunizem.Habitem si jan gjall ka shurrana si lufta ka 74 vite si ka mbaruar.

    Reply to this comment
    • Golik July 27, 13:34

      I paharruar kujtimi i dëshmorëve të Atdheut, që dhanë jetën e tyre për çlirimin e Shqipërisë!
      Në luftën e Dukajt, ka rënë dëshmor edhe xhaxhai im Barxho Asqeri Abazi nga Progonati.
      I nderuar Sevo, nqs në kujtesën tuaj ruani ndonjë episod apo kujtim për të, ju lutem mund të më shkruani.

      Reply to this comment
  18. ELIOT July 28, 13:44

    PRAP KY SPIUNI SEVO .. CDO DITE N AA NXJERRE NGA NJE HERO …KANE DHENE JETEN DUKE VJEDHE PULA DHE KY NA I BEN HERONJ …MOR SPIUN I PISET ..HEJDE NE FRANC E DO TE TREGOJEN NJE VARREZE KU JANE 10 MIJE HERONJ NGA AMERIKA QE NA SHPETUAN NGA GJERMANET ..ME EMRA DHE MBIEMRA DHE FITEN QE RANE ..PER CLIRIMIN E EUROPES …. HAJDE MOR SPIUN TA SHIKOSH REALITETIN PER HEROJTE E VERTETE .APO JE MBYLLUR NE FSHATIN TEND TE MUTIT QE E LA ENVERI SI NE AFRIKE ..IK MORE DEBILE SE NA I PERSHTOROSE ME COBANE QE SDINI CBENIN POR VETEM MOREN NJE PUSHKE DHE E LANE JETEN PER QE ENVER BEU TE JETONTE SI BORGJEZ …JA PERSE E DHANE JETEN COBANET …MERCI

    Reply to this comment
  19. fteri July 28, 18:16

    Sevo Tarifa një kolloz në histori ,faleminderit për kontributin real që po u jep brezave të ardhëshëm në Shqipëri .

    Reply to this comment
  20. Guri Naimit D(Dh Xhoga) July 29, 04:22

    Sevo Tarifa eshte atdhetar mbi atdhetare,,
    sjelle-Historise LAPIDARE !
    (Nje RRUGE me SHUME episode.)
    Me vjen keq,qe ne faqet e kesaj gazete te nderuar “Dita”,cfaqen komentues naive,spo permend emra,qe nuk paraqiten vertet si opozitare e te argumentojne kundershtarin,pa ofeza e mbi te gjitha atdhetare.
    *Faleminderit i nderuar profesor,qe do me falni,pos ketij komenti,tu sjell nje shkrim te nje atdhetari vertet krijues sic eshte Vasil Prenci-midis jush.
    Ai vjen me te 11-tin Roman,liber atdhetar titulluar:
    “fermani i pergjakur”,botim i vitit 2018-te pas te 10tit te botuare ne vite. Nga IX kapituj po ju sjell permbylljen e ketij kapitulli,titulluar: “PERPLASIA”.
    Ajo qe me shtyu te zgjedh kete, eshte se behet fjale per krahinene “BENDES”sot e njohur Zall-Dajt-Zall-bastar.me personazh kryesor,nje fshatar,fshat Kroqe te Selites-malit,une vite njohur;(“Korier i minatoreve te viteve -50 kur ndertihej Hidrocentrali Selites,(Lenin pas perurimit),sa mesues e drejtor shkolle ne vite 60-70-t.
    *Fjala eshte per Veli Allen nga Kutreqi-Selites,lindur rreth viti 1830,lene histori me pushtuesit turq,prag viteve te shpallies se Pavaresise.
    Ja c’shkuan pena e Vesil Prencit:
    ** (Ne vend te parathenies):
    Pashait Osman,Cangerllie Pashes,nuk i dihet as varri ne te cilen u kall(varros) me ceremoni ushtarake,kurse Veli Alles,qe mbrojti nderin e vajzave dhe te grave te Bendes i kendohet kenge trimerie..
    Nepermjet ketij libri,synuam te gdhendim ne kujtesen e brezave,vepren e tij.Kujtimi i gjalle i nje vepre mberrin te pasardhesit,me forcen qe e perballin bashkekohesit..
    ***
    Ne takimin me banoret e fshatrave te Bendes e mori fjalen shtruar-shtruar, hoxhe Azapi i cili, pasi lavderoi Allahun e plotfuqishem,nisi te flasi duke iu drejtuar here njerit dhe here tjetrit, per te shkrire akujt e armiqesise dhe per te vendosur nje maredhenie miqesore.
    -Ne kete bote ka tre lloj njerezish.-Lloji i pare jane njerezit me mend ne koke,qe e mekojne dhe e shohin pak a shume te ardhmen,qe nuk kane asnje gje te panatyreshme.
    -Lloji i dyte jane njerezit qe s’dine gje se ne cilen rruge eshte e drejte apo e shtrember ! Vetem se ne kete gjendie,kane rene jo me deshiren e tyre,por nen ndikimin e atyre,qe kane pasur e kane per rreth. Po t’i keshilosh,hyjne ne rruge te drejte e,pranojne te verteten, behen te degjueshem. Krahas kesaj,shume here jetojne duke bere sic ndiejne e degjojne.
    – Kurse lloji i trete jane njerezit qe as dine gje vete,as ua vene veshin paralajmerimeve dhe keshillave! Bejne vetem sipas deshirave te veta duke pandehur se dine gjithcka.Keta jane me te rrezikeshmit !
    O rob i Allahut,po se sa ai lart,te ka krijuar nga njerezit e lloit te pare,gezohem dhe e falenderoj ate.Por nese je nga te dytet,te rekomandoj t’ua vesh veshin paralajmerimeve dhe keshillave qe te behen.Por kurre te mos futesh ne llojin e trete,sepse ata s’jane te mire as per Allahun,sa per njerzit.
    Shume vite me pare, Sultan Bajazit Rufeja,pasi e zuri rob princin Karaman i cili, grabiti dhe u vuri zjarrin xhamive ne Burs, i tha:
    – E, more Karaman, c;te te bej tani une ty?!
    Princi Karaman iu pergjigj:
    _Fermani* i fundit eshte i sulltanit tim !
    Atehere , Mehere Celepiu i tha:-Eja e betohu se nuk do t’u besh me dem myslimaneve.
    Dhe Karamani,duke e vene doren ne gjoks,u betua:
    -Sa te jete ky shpirt ne kete trup,nuk do te heq dore nga besnikesria dhe bindia ndaj osmaneve !
    Pas ketyre fjaleve,Sulltani e fali dhe ia riktheu principaten.mirpo,sapo doli nga audienca e sulltanit ,Karamani,nxori nga gjoksi nje pellumb qe e kishte fshehur per mashtrim,para se hynte brenda,ia keputi koken dhe u tha njerezve per rreth:
    -Une u betova per kete pellumb.Me qe ai tani s’eshte me gjalle,edhe betimi im,s’ka me fuqi.!
    Dhe keshtu,duke e perdorur fene per mashtrim,vazhdoi me armiqesine e tij te mepareshme.A nuk duhet te kuptojme ne nga kjo,sa hilet ndaj sulltanit i ndeshkon vete Allahu me doren e vet? A nuk e keni mashtruar dhe prere ne bese ju Sulltanin prej kaqe e kaqe vjet?
    Udhezimet qe kemi marre nga porta e larte kerkojne ta kryejme me cdo cmim detyren e ngarkuar,te kontrollojme nje per nje gjithe femijet e lindur gjete ketyre dhjete viteve.Te dhenat tona tregojne se mos regjistrimi i djemve ne defteret tane,ka nje synim te mbrapshte dhe armiqesor, ndaj Portes se Larte.
    Duke e kuptuar se hekuri ishte mire te rrihet sa ishte i nxehte, menjehere pas tij,fjalen e mori Canderlle Pasha duke mbajtur me madheshti para vetes fermanin e perfolur nga fshataret e Bendes.
    – Nuk me thoni,pse nuk eshte zbatuar urdheri i Padishahut,Allahu ia shtofte lavdine?! e vazhdoi.
    -Kemi kerkuar prej disa ditesh kontrollin e femijeve nga mosha pese deri dhejte vjec.Ku jane ata ? Po luani me nervat tona;dmth me zjarrin.Dhe zjarri do t’ju djege e perveloje! Qendrimi juaj na detyron te perdorim force .Cfare te mbjellesh do te korresh ! Ne emer te padishaut,urdheroj te filloje kontrolli ne cdo shtepi te Bendes.E verteta dhe dielli nuk mund te mbulohen me. Zbatoni urdherin !
    Heshtien qe sundoi nje cast rreth e qark e prishi nje ze qe dridhej nga zemerimi dhe emicioni:
    _Do ju pegjigjem une pasha ! ushtoi ai.
    Kryet e njerezve ne oborin e xhamise,me sy te shqyer nga habia,u kthyen si lulet e dielli drejt diellit nga ai,qe fliste me hakerrime.Ishte bashkefshatari i tyre ,Veliu,i cili,pasi cau rrugen me trup e supe,u gjind tre kater metra,perballe Canderlle Pashes.Qendrimi i tij i vendosur, tregonte per barren e guximeshme qe kishte marre perdiper.Menjeher ai nxori me shpetesi nga brezi nje kobure me mulli dhe ia drejtoi ne balle gjeneralit osman.
    -Jam Veli Alla,- Pasha !- u degja zeri tij.- Pa u farru(vrare)te gjithe burrat dhe djemte e Bendes,nuk mund t’i prekni vajzat dhe grate tona!
    Ju nuk mund t’i poshteroni ato!
    U degjua nje e shtene e thate dhe klithma e Pasha Osmanit qe u rrezua per toke. Nje vije e kuqe gjaku u zvarrit si gjarper ne dysheme dhe ndau ne dysh banoret nga nizamet.(ushtaret). Kete te fundit,si te ishin zgjuar nga gjumi,iu versulen Veli Alles,qe kishte qelluar Canderlle Pashen, Rrekeja e gjakut te pashait ndaloi si e lodhur ne fermanin me ngjyre te verdhe,i cili nuk kishte te ngopur me gjakun e tij…
    Hoxhe Azapi e lexoi si shenje te keqe pergjakien e fermanit.ne castin kur midis gjindies u degjua klithma e sokellima,ai ishte i pari qe levizi nga vendi dhe briti me fryme te tmerruar.
    -U pergjak fermani! fermani i padishahut ! Ngrini lart fermanin! -udheroi ai zaptijet.*qe tashme u shfaqen te shumete ne qender te oborit te xhamise.
    Kater Zaptije iu versulen per ta kapur Veli Allen. Veliu u perpoq t’u shpetonte nga duart dhe vrapoi me sa i henger kembet,drejt gardhit.ndonse ia doli ate ta kaperxente ,nukmundi te vraponte me tej, se kishte thyer njeren kembe.
    Mbi trupin e tij u zgjaten duart e zaptijve te cile,mesh sharieve dhe mallkimeve e lidhen kembe e koke me zinxhire.
    Pas tij, arrestuan edhe disa burra te tjere nga fshati ,perkrahes e simpatizante te Veli Alles,te trembur nga ndonje perplasie me banoret e Bendes,Po ate nate, ekspedita e deshtuar osmane nisi marshimin andej nga kishte ardhur. Ne rrejeshtat e reparteve mungonte vetem gjenerali Canderlle Pasha. Hoxhe Azapi,nuk i rreshti fjalet dhe lutiet,qe shpirtii tij te prehej ne parajse.
    Fytyra e hoxhe Arapi,ishte cmerzitur,sikur kishte luajtur nga trute e kokes. Kishte ndodhur gjema pa menduar.Ishte vrare koka e ushterise osmane. E keqia nuk perfundonte ketu…ishte pergjakur edhe fermani i Padishakut! me nje shpejtesi maramendese,qe nuk e kishe menduar kurre me pare,ngjariet e jetes po e bindnin se:
    “Sa me shume rere,rrithte nga ora e qelqte e jetes,aq me qarte sheh njeriu neper te”.
    Ndihej i turbullt,shpirtvrare dhe si trup pa koke.po keshtu i dukej edhe ekspedita osmane dhe misioni i pergjakur.Nuk e ngushelluan dot as frazat moralizuese qe shkoi neper mend:
    – Kohet e lumterise dhe fatkeqeise,ndjekin gjate historine njera-tjetren,ashtu si vargmalet natyren.”
    Nuk donte te ndalej gjate as edhe tek vargjet e trishtuara te poetit tij te zemres,dervish Jonus Emres:
    ” Erdhem nga mitra amesore ,ne pazar:
    bleme nga nje qefin dhe ukthyem ne varr…”
    Por ne nje cast te mevonshem, iu duk se gjeti prehien kur perseriti duke marre fryme lehtesuar:
    “Nese Zoti ju ben te qani, Ai do t’iu beje te qeshni perseri”.

    **Faleminderit i nderuar Vasil Prenci, historine sjelle, qe dhe kemi c’te tregojme; Krenohemi ne shekuj me;
    Historine e popullit tone sjelle Sevo Tarifa.
    Nderim per lexuesit dhe ju, i nderuari Vasil Prenci..

    Pasuesi Veteran 82 vjecar.

    Toronto 28-07-2018 Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin