Rama: Të zgjidhet menjëherë situata e përmbytjes në Kashar

October 29, 2018 15:04

Rama: Të zgjidhet menjëherë situata e përmbytjes në Kashar

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar akset ku po kryhen punimet në rrugë, të cilat do të krijojnë një rrjet gjarpërues në të gjithë Shqipërinë.

Shefi i qeverisë pa nga afër punimet në aksin Vorë-Fushë Krujë, të cilat siç tha edhe ai, po ecin me ritme të shpejta dhe me standardet e duhura.

Programi i Rindërtimit vijon intensivisht në gjithë akset problematike të vendit, ku  sipas Ramës nuk u vu dorë prej dekadash. Në bashkëbisedim me përfaqësuesit e firmës ndërtuese, Rama deklaroi se duhet të zgjidhet njëherë e mirë situata e përmbytjes pranë zonës së Kasharit.

“Të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne, jo siç i bënit ju. Edhe Rruga e Arbrit po ecën shumë mirë.  Të zgjidhet situata e ujit në Autostradën e Kasharit.”, tha mes tjerash Rama.

l.h/ dita

October 29, 2018 15:04
Komento

1 Koment

  1. Fidel Kastro October 29, 20:10

    Fjale te madhe paska thene dhe me urdher te peshkut ashtu do te behet!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*