Racizmi ndaj Ozil në Gjermani, reagon Erdogan

July 24, 2018 17:16

Racizmi ndaj Ozil në Gjermani, reagon Erdogan

Vendimi i Mesut Ozil për t’u larguar nga kombëtarja gjermane e futbollit ka shkaktuar një debat të gjerë, jo vetëm në qarqet sportive, por edhe ato politike.

Së fundi diskutimi ka qenë në lidhje me marrëdhëniet e Gjermanisë me komunitetin e emigrantëve turq, të cilët janë në një numër të konsiderueshëm.

I pashmangshëm ka qenë edhe reagimi i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi pikërisht një foto e tij me Ozilin para startit të botërorit, ndezi polemika të shumta ndaj fantazistit.

“Kam folur me Ozil mbrëmë dhe mund t’u them se qëndrimi i tij meriton nivelin më të lartë të admirimit. E vërteta është se kritikët e tij nuk mund të përtypin foton e Ozil me mua. Trajtimi racist ndaj një të riu që ka dhënë gjithçka për kombëtaren gjermane të futbollit, vetëm për shkak të fesë së tij, është i papranueshëm”, deklaroi Erdogan.

Më herët ishte politikani turk në Gjermani, Cem Ozdemir, ai që reagoi duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit, pasi ky i fundit, me deklaratat e tij kishte nxitur reagime raciste ndaj Ozilit.

o.j/dita

July 24, 2018 17:16
Komento

4 Komente

  1. Arben July 24, 18:05

    Perpara Sulltan,

    Je shprese per popullin.

    Reply to this comment
  2. Natyralisti July 25, 08:57

    Njefare pseudo politikani turk Cem ne Gjermani kerkon dorheqje te Presidentit te DFB (Federata gjermane e futbollit) se me deklarime ka nxitur racizem ndaj Ozilit…
    Eshte vertet tragjikomedi, nje spurdhjak turk perfiton aq nga liberalizmi ekstrem sa ne vend te huaj i kerkon dorheqje nje Presidenti Federate Futbolli te atij vendi!
    Por…a eshte gjerman Mensut Ozil? A mund te behet me zor i tille? Dhe se fundi…ku e ka vendin e vet ky Ozil ne Gjermani qe nuk e lidh asgje apo ne Turqi ku e lidh prejardhja, fisi, gjaku, gjuha, feja, e se fundi Erdogani?
    Shume te nisur nga teza shabllone per nje multietni abstrakte kerkojne ta gjermanizojne Ozilin. Por me shume jane ata qe mendojne se Ozili e tjere si ai vendin e vet kane Turqine! Ato mund te jetojne ne Gjermani e gjetke por kurre nuk dalin nga origjina e tyre. Ato jane e mbeten te kombit qe i perkasin.
    Rasti i Ozilit eshte nje fakt me shume qe rrezon tezen e gabuar te shteteve europiane qe kerkojne te behen shumekombeshe si USA!
    Ne Europe kjo nuk ndodh, modeli USA ne Europe nuk adoptohet. USA qe ne fillim u ndertua shumekombeshe. Europa eshte e tille vetem se ka qene gjithmone e europianeve!

    Reply to this comment
  3. Taku July 25, 10:10

    Nuk e kane kunder muslimaneve jo. As se jane raciste. Kujt ja thua keto o andollak osmandhjere? Gjermanise qe i ka shqyer portat per refugjatet e qe ka mbajtur me buke 5.000.000 turqe? E kane me ti si diktator qe je. Antipatine qe kane per ti dashke tua adresosh gjithe muslimaneve , a thua se ti perfaqeson gjithe muslimanet e botes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*