Radari i policisë në Fier në rrezik, goditet nga dallgët e detit

November 27, 2017 10:57

Radari i policisë në Fier në rrezik, goditet nga dallgët e detit

Radari i Policisë së Shtetit në Hoxharë të Fierit është dëmtuar nga dallgët e detit.

Prej më shumë se 10 ditësh radari është drejt rënies në det, ndërkohë që dallgët godasin dhomën e pajisjes.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka hapur një tender për spostimin e radarit. Policia kërkon ta zhvendosë radarin 5 metër nga vendi ku ndodhet aktualisht, për shkak se rrezikohet nga dallgët e detit. Vlera e tenderit të hapur është 231 mijë lekë të reja, por për këtë procedurë tenderimi nuk është paraqitur asnjë ofertë.

Kjo bën që radari të vijojë të jetë në rrezik për t’u prishur, duke qenë se goditet nga dallgët e detit.

Radari është përkulur drejt rënies në det, por ende funksionon, saktësojnë burimet policore. Moti i keq ka bërë që dhoma ku ndodhen paisjet të preket nga goditja e dallgëve, por ata vijojnë të punojnë, për të zbuluar gomonet apo anijet e paligjshme në det.

Pritet që Policia e Shtetit të nisë një tjetër prokurim që të zhvendosë radarin me 5 metër, në mënyrë që të mos rrëzohet në det.

Radarët janë kthyer në “Mollë Sherri” edhe për politikën, pasi shpesh ka akuza për fikjen e tyre, në mënyrë që të mos pikasen gomonet me drogë. Por burime nga Policia e Fierit theksojnë se radari në Hoxharë të Fierit punon, por rrezikohet të rrëzohet në det për shkak të dallgëve, prandaj duhet të zhvendoset.

November 27, 2017 10:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*