Shpejtësitë skëterrë të fundjavës, policia: Mos, familja ju pret! (VIDEO)

July 22, 2018 11:03

Shpejtësitë skëterrë të fundjavës, policia: Mos, familja ju pret! (VIDEO)

 

Fundjava në muajt e nxehtë të verës rezervon aksidente të shumta dhe me synim parandalimin e tyre, Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në disa pika, duke përdorur Radarin dhe Dragerin.

Sipas policisë kontrollet kanë vijuar sistematikisht dhe vetëm kështu “do të kemi parandalim aksidentesh dhe jetë të shpëtuara”.

Gjatë 48 orëve të fundit, Rrugorja e Tiranës ka pezulluar 39 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, që arrijnë nga 140 km/h deri në 223 km/ h.

Sipas bluve të kryeqytetit, këto shpejtësi ekstreme në autostradën Tiranë-Durrës janë papërgjegjshmëri totale ndaj jetës.

“Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative për OASh për pezullim të Lejes së Drejtimit. Qëllimi jonë s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë”, thotë policia.

“Mos shpejto të arrish aksidentin, familja po të pret”, këshillojnë uniformat blu drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore e Tiranës, do shtojë akoma më shumë kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe apelon për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të automjetit.

a.s/dita

July 22, 2018 11:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*