Radha në pikën kufitare të Kapshticës, MEPJ: Mbeten në fuqi rregullat e vendosura nga pala greke

August 29, 2020 12:29

Radha në pikën kufitare të Kapshticës, MEPJ: Mbeten në fuqi rregullat e vendosura nga pala greke

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimit të radhës së qytetarëve që po prisnin për të kaluar pikën kufitare të Kapshticës.

Ajo njofton se për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë.

Gjithashtu numri i personave që lejohet të hyjnë në Greqi nga Kapshtica do të vijojë të jetë 300. Përmes deklaratës zyrtare, Ministria e Jashtme u ka kujtuar qytetarëve edhe njëherë rregullat kufizuese të shtetit grek, për të cilat mesa duhet nuk do të ketë lehtësime për qytetarët shqiptarë që kanë mbetur në pritje.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19, si më poshtë:

Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;

– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;

– Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);

– Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokësore nga Shqipëria”, njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

o.j/dita

August 29, 2020 12:29
Komento

1 Koment

  1. Arben August 29, 16:07

    normale, jane kushtet greke per integrim urupian.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim