Radha për pronat si radha e… qumështit?

May 21, 2016 09:22

Radha për pronat si radha e… qumështit?

Pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist, të cilët nuk kanë bërë ende kërkesë për kthimin e pronës kanë afat deri në fillim të javës tjetër. Agjencia e trajtimit të pronave tha se ata që nuk e respektojnë këtë afat e humbasin përfundimisht pronën.

“Të gjitha strukturat e agjencisë janë vënë në dispozicion të qytetarëve për të pritur të gjitha kërkesat e reja për njohje pronësie të cilat duhet të depozitohen deri në ditën e hënë datë 23 maj të këtij viti, afat ky i cili i bazuar në ligjin e ri është përfundimtar”, u shpreh Drejtoresha e Agjencisë.

Ajo tha se pronarët duhet të paraqesin vetëm dy dokumente për pronën që pretendojnë, pozicionimin hartografik të saj dhe një dokument arkivor të njohur zyrtarisht. Ky apel i drejtoreshës ka bërë që dje në zyrat e AKKP-së të bëhej një… miting. Të gjithë u dyndën për të bërë aplikimin ndërsa stafi e kishte të pamundur t’i përgjigjej një fluksi kaq të madh, siç shikohet edhe nga foto e DITA-s.

Njerëzit shtyhen për të bërë kërkesën si dikur për radhën e qumështit. Kishte nga ata qytetarë që mundoheshin ta kalonin edhe me humor duke folur herë pas herë “edhe dy se u nisëm” për të treguar gjendjen anormale që ishte krijuar aty.

Punonjës të AKKP-së të kontaktuar nga DITA nuk ishin të surprizuar nga ky fluks. “Duke u parë se si i lënë punët shqiptarët për momentin e fundit ndërkohë që kanë pasur tre muaj afat, nuk është ndonjë surprizë për ne. Do bëjmë të pamundurën që t’u përgjigjemi të gjithëve deri në përmbyllje të afatit”, u shpreh një punonjës i AKKP-së për DITA-n.
akkp2 akkp

May 21, 2016 09:22
Komento

8 Komente

  1. Ardi May 21, 09:46

    Pronat ti jepen atij qe investon dhe krijon te ardhura jo vetem per veten por edhe per shtetin dhe shoqerine njesoj si ne perendim.
    Shumica e popullsise nuk ka prona dhe qe te ushqehen duhet te presin investimet nga shteti dhe pronaret.

    Reply to this comment
  2. Vurkari May 21, 09:48

    Gënjeshtra dhe presion primitiv që nga frika njerëzit të pranojnë ligjin hajdut të kompensimit të rilindjes së kufomave komuniste

    S’ka ligj në botë që të heq të drejtën e pronës po nuk aplikime në kohë.

    Drejt e në gjykatën evropjane dhe e shohim

    Reply to this comment
    • mirel May 21, 14:26

      Sakte,
      NUk ka ligj ne bote te heqi te drejten e prones.
      Eshte shantazh I hapur per te grabitur pronat dhe per te ligjeruar kompemin e vjedhjes.

      Reply to this comment
  3. info analitike May 21, 15:12

    Presion i shpifur ndaj pronareve. Ne asnje ligj te botes nuk mund t’i heqesh tjetrit te drejten e prones me afate te tilla absurde. Nuk mund te trembesh pronaret me genjeshtra si ajo e pezullimit te gjyqeve te Gjykates se Strasburgut. Nje sjellje e tille vecse rrit akoma me shume faturen e shtetit ndaj pronareve. sepse te drejten e prones nuk mund t’ia heqin me afate te tilla qesharake e antikushtetuese.

    Reply to this comment
  4. Hasan Shima May 21, 18:07

    O Edi mashtrues, premntove prona pronarit, premtove se do godisje te gjithe perfituesit qe nuk kane qene pronare, por vetem genjeve dhe tashti u mbyl;l edhe deren pronareve. Kot nuk e ke vene bijen e antarit te byrose te vjedhe ne emer te ligjit ne favorin tend. TURP e quan veten rindas, rilindje e hajduterise, mashtrimit dhe korruosionit.
    Hasani

    Reply to this comment
  5. Lal Prenga May 22, 02:01

    Ka 15 muaj qe I jemi drejtuar Agjencise , vetem genjeshtra, tallje e verdallosje pa fund! Kemi vendimin e gjyqit , vendimin e komisionit te ndarjes se tokes , vendimin e pleqesise se fshatit! Im ate eshte gati 80 vjec dhe ka mbjelle me qindra peme frutore! Ka perballuar kercenime me jete dhe bllokim te rruges! I jemi drejtuar gjithe institucioneve shteterore, nga kryeministri, prokurori I pergjithshem, avokati I popullit , prefektura! Kemi marre pergjigje pa lidhje dhe zgjidhje! Toka eshte e lire dhe ndodhet ne nje zone malore e braktisur ne mase! Keta te sotmit ashtu si dhe Doktor MORTJA i djeshem nuk kane vullnetin as deshiren per ta zgjidh kete problem madhor! Vete, si kryeministri I sotem si D MORTJA i kane ndertu shtepite mbi pronat e tjeter kujt, kurse mua nuk me lejohet kalimi ne rrugen e bllokuar nga barbare, pasi nuk kam certifikate ! Kam konsultuar permbarues, gjykates , prokurore, te gjithe kane konstatuar vlefshmerine e dokumentacionit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*