Radikalizmi islamik dhe armët, një kokteil vrasës

June 13, 2016 12:25

Radikalizmi islamik dhe armët, një kokteil vrasës

“Të gjithë duket se konfirmojnë se ndodhemi përballë një akti terrorist me sfond islamik. Po çfarë do të thotë në këtë rast?

Eshtë gjesti i dhunës së cilitdo, në emër të një ideologjie politike, që synon të mbjellë frikë, panik mes njerëzve?

Ajo që më lë të habitur në këtë lloj radikalizmi islamik, †as për versionin e frymëzuar nga ISIS, është mungesa e marrjes përsipër.

Kur al Kaeda kryente sulme, kishte kërkesa: larg trupat amerikane nga Arabia Saudite, një shtet palestinez, e të tjera. Tani shoh vetëm nihilizëm, një lloj lartësimi të dhunës më brutale”.

Në telefon, nga shtëpia e tij në Nju Jork, Fareek Zakaria flet në të nxehtë për ngjarjen e Floridës. Politilogu amerikan me origjinë indiane, ekspert i botës së globalizuar, ဠet më ngadalë se zakonisht, sikur të dojë të dominojë emocionet.

Në këtë rast, një akt terrorist gjen një terren pjellor ekzekutimi në lehtësinë me të cilën, në Amerikë mund të sigurosh armë lufte.

Nuk ka dyshim që tema e armëve në SHBA luan një rol shumë të rëndësishëm përgjithësisht. Fakti që gjithësecili ka qasje ligjore në armatime të llojit ushtarak, i hap një autostradë kujtdo që i shkrep në kokë të bëjë një masakër.

Por terroristi që goditi në Orlando kishte një agjendë politike dhe e ka bërë gjithçka në mënyrë metodike dhe i përgatitur. A do të kish qenë kaq i efektshëm diku tjetër?  A do të kish arritur të siguronte armë kaq të rrezikshme në një vend tjetër?

Nuk mund ta dimë. Nuk ka nevojë të zgjedhësh mes Islamit radikal dhe qasjes së kollajtë në armët, të dyja luajnë një rol në këtë sulm të radhës. Pa ideologjinë radikale, ky vrasës nuk do të kish patur frymëzim, por pa mundësinë për të siguruar ato armë nuk do të kish arritur rezultate kaq shkatërrimtare.

Sulmi i Orlandos ka peshuar menjëherë në fushatën elektorale. Trumpi po përpiqet që ta shfrytëzojë në favor të vet. Po, fatkeqësisht. Dhe bashkë me të, edhe eksponentë të tjerë të të djathtës. Në të kaluarën, argumentat e ksenofobëve dhe radikalëve nuk kanë rezistuar gjatë: pas pak, njerëzit e pranonin se nuk mund të ndëshkohen kolektivisht 1.6 milionë myslimanë, për veprimet e një pakice.

Po kështu, shumë shpejt dukej qartë se për të përballuar këtë problem, ka nevojë për mbështetjen e shërbimit të fshehtë dhe bashkëpunimin e shumë myslimanëve në vendet ku ISIS është aktiv.

Nuk e di nëse këtëherë do të jetë ndryshe, duke parë dimensionet e sulmit dhe kujdesin në përgatitje. Por nës ekishte një plan, më trondit që këtë herë është vënë në shënjestër komuniteti i homoseksualëve. Deri tani, veprimet e ekstremistëve kishin radikalizuar të djathtën, jo të majtën. Ndërsa tani vihet në shënjestër një komponent i shoqërisë amerikane tradcionalisht liberal. Shenjë se islamizmi radikal synon një kundërvënie totale.

Po a jemi ende në prani të një gjesti të izoluar, apo sulmi i Orlandos shënon një hop në cilësi?

Në bazë të atyre që dimë deri tani, nuk duket se veprimi është udhëhequr nga ISIS. Nuk ka tregues në këtë kuptim në internet, vetëm mesazhe vlerësimi dhe lëvdata. Por kjo na shpie në zemër të problemit që kemi përpara: grupe të vegjël, apo edhe individë, mund të shkaktojnë dëme shumë të mëdhaja në komunitetet tona./BOTA.Al

June 13, 2016 12:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*