Rafael Nadal, i etur për fitore. Arrin finalen e Montekarlos

April 21, 2018 16:54

Rafael Nadal, i etur për fitore. Arrin finalen e Montekarlos

Rafael Nadal vazhdon të shkruajë historinë në tenis. Spanjolli do të luajë të dielën, në orën 14:30, finalen e turneut Masters të Montekarlos.

Nadal mundi në gjysmëfinale bullgarin Grigor Dimitrov me rezultatin 6-4 dhe 6-1, në 1 orë e 32 minuta lojë.

Në finale Nadal pret fituesin e çiftit Alexander Zverev-Kei Nishikori.

Të dielën, numri 1 i botës do të kërkojë në fushën “Raineri III” suksesin e 31 në turneun Masters 1000.

s.a/dita

 

 

April 21, 2018 16:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*