RAI vendos: Ermal Meta vazhdon garën në Sanremo

February 8, 2018 13:39

RAI vendos: Ermal Meta vazhdon garën në Sanremo

Këngëtari shqiptar Ermal Meta rikthehet në konkurim në festivalin prestigjioz të muzikës italiane Sanremo.

Meta konkurron në këtë festival në bashkëpunim me Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), e cila sipas organizatorëve ka ngjashmëri me këngën “Qetësi”, të Amber Calvani dhe Gabriel de Pacali, konkurruese në vitin 2016.

Sipas rregullave të brendshme të festivalit, ngjashmëria mes këngëve lejohet në masën 30%, që duket se Meta nuk e ka tejkaluar.

Këngëtari shqiptar reagoi në Instagram menjëherë pas pezullimit duke mohuar çdo akuzë, ndërsa sot RAI ka rikthyer në garë për çmimin e madh Metën dhe Fabrizio Moron.

o.j/dita

February 8, 2018 13:39
Komento

1 Koment

  1. Ja pra qe , February 8, 14:04

    loja vazhdon …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*