Raiola sulmon Mirabellin: Po përdor Donnarumma-n për të fshehur problemet e Milanit

December 15, 2017 11:35

Raiola sulmon Mirabellin: Po përdor Donnarumma-n për të fshehur problemet e Milanit

Përmes një njoftimi të gjatë për shtyp, Mino Raiola iu përgjigjet akuzave të menaxhmentit të Milanit lidhur me polemikat që rrethojnë të ardhmen e portierit të datëlindjes 1999, Gigio Donnarumma.

Së pari, menaxheri i mirënjohur akuzon drejtorin sportiv Mirabelli për përdorimin e Donnarummas si një justifikim për ta sulmuar atë personalisht.

“I marr me sportivitet ato që thotë Mirabelli për mua dhe kundër meje, pasi të gjithë jemi në një vend demokratik dhe mund të themi atë që mendojmë. Mirabelli ka një problem personal me mua dhe përdor Gigio Donnarumma për të më sulmuar. Por unë nuk do të bëjë atë cirk në media dhe, më shumë, nuk dua që kjo të rëndojë në lëkurën e Gigio. Unë do t’i përgjigjem Mirabellit në vendet e duhura dhe në kohën e duhur. Gigio nuk kanë bërë asgjë të gabuar dhe për këtë arsye nuk është e drejtë ta shfrytëzojë atë për të bërë luftë me mua.

Është e qartë për të gjithë se problemi i Milanit nuk është Gigio, as Antonio. Çuditërisht, pra, as Mirabelli, as shoqëria nuk e kanë komentuar banerin që u shfaq në stadium. Ne kurrë nuk ia kemi imponuar Milanit për ta marrë Antonion. Ishte një zgjedhje teknike e Mirabellit, që tani duhet të paktën ta mbrojë. Unë dua t’ju kujtoj se këtë verë ka pasur shërbime ekonomike dhe tregtare për Gigion, të tilla sa asnjë lojtar nuk do t’i kishte refuzuar. Por Gigio dhe familja e tij kanë bërë një zgjedhje me zemër. Dhe e kam respektuar këtë zgjedhje. Interesi im sot është vetëm që Gigio të lihet i qetë, sepse vetëm kështu mund të bëjë më të mirën e tij.

Kjo gjë duhet të jetë, gjithashtu, prioritet i drejtorit sportiv të Milanit. Nëse jo, duhet të jetë prioritet i pronarëve të Milanit, apo përfaqësuesve të tyre. Për Mirabellin sot është e rehatshme për këto polemika, sepse heq vëmendjen nga problemi i vërtetë i Milanit: projekti i tij teknik. Nuk kam asgjë kundër Milanit, me të vërtetë e dua atë dhe dëshiroj që të ketë sukses. Unë jam i interesuar që klientët e mi të arrijnë rezultate të rëndësishme, por nuk është vetëm kjo. Gjithashtu, mendoj se për futbollin italian është e rëndësishme që Milani të kthehet në një faktor kryesor në Itali dhe në planin ndërkombëtar”.

December 15, 2017 11:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*