“Raishtagu shqiptar”, akuzë ekstreme kundër maxhorancës!

September 11, 2019 12:52

“Raishtagu shqiptar”, akuzë ekstreme kundër maxhorancës!

Pas informacionit,
që Meta ka marrë,
këtu do të ndodhte,
“Raishtagu shqiptar!.”

Nga kjo deklaratë,
që ne kemi kapur,
si opozitar,
Iliri del hapur!

Raishtagu gjerman,
e dimë si ndodhi,
e dogji Hitleri,
të tjerëve u’a hodhi!

Kuvendin do digjte,
“Hitleri” shqiptar,
jo ata që vinin,
me flakë e me zjarr!

Pas informacionit,
fiks në datën tetë,
do digjte Kuvendin,
qeveria vetë!

Kur plot dhjetë protesta,
fiks aty u bënë,
kundër policisë,
Meta ynë ka qënë!

Me shumë vëmendje,
ngjarjet ndoqëm dje,
kundër policisë,
ishte edhe dje!

Sipas Presidentit,
të Atdheut tim,
Trusti i Lulelakrës,
ka qenë në veprim!

Për të shtyrë zgjedhjet,
ky ka qenë shkaku,
ose saktësisht,
e lagu-s’e lagu!

Dhe Meta vazhdoi,
me avaz të vjetër,
vetëm lojra fjalësh,
dhe asgjë më tepër!

Mbledhje e Komisionit,
qe fare pa tone,
dhe Meta na solli,
vetëm opinione!

Po të bëhej djegia,
në Qershor-në Tetë,
Hitleri do ishte,
Edi Rama vetë!

Dhe që mos i bëjmë,
fjalët si tërkuzë,
kjo-nga më të rëndat,
është si akuzë!

S’duhej -komisioni,
ashtu ta kalonte,
menjëherë spiegime,
duhet të kërkonte!

I fshehëm të gjitha,
dhe aty na mbeti,
që nga deputetët,
të ruhej sekreti!

Po këtë logjikë,
s’ka Zot ta kuptoi,
nga që u shtynë zgjedhjet,
Kuvendi shpëtoi!

Meta paska gjetur,
formulë të çuditshme,
jo nene dhe pika,
po frymë të përgjithshme!

Edhe Komisioni,
s’qe për të hetuar,
po Meta qe thirrur,
për t’u dekoruar!

Kjo palo estradë,
duhet të ndalohet,
se s’ka asnjë gjasë,
Meta të shkarkohet!

Në shkoftë për votim,
do të shkojë më kot,
numri magjik,
kollaj s’kapet dot!

Komisioni “Manja”,
nuk ka shok në Botë,
vetëm hetimor,
nuk i thua dot!

Ata që qenë sharë,
me libër shtëpie,
dje realizuan,
një film dashurie!

A.DUKA

September 11, 2019 12:52
Komento

4 Komente

  1. sensi September 11, 19:04

    Shqiptaret kane 30 vjet qe shohin tragji-komedi ne jetet e tyre nga keta palo sundimtare!

    Reply to this comment
  2. Albani September 12, 04:01

    1. Bejtexhiu nuk di as dhe gramatiken e gjuhes shqipe. Ne strofen XVI duhhet shkruar ” Po kete logjike/s’ka zot ta KUPTOJE” dhe jos ‘ka zot ta kuptoi.
    2.Ne se dekreti i Presidentit per anullimin e 30 Qershorit do te shte i gabuar. pla qe e quante te tille ka pasur te drejten ligjore te ankohej ne organin me te larte kushtetues. Duehj pritur vendimi i organit te larte kushtetues ku do te behej ankimi, dhe ne se ky organ do ta quante anullimin e 30 Qershorit te gabuar, atehere duhet te beheshin zgjedhjet apo votimet.
    Perderisa dekreti i Presidentit per shtrjen e zgjedhjeve nuk eshte/ishte anulluar eshte GABIM DHE AI QE KA BERE ZGJEDHJET/VOTIMET PA U ANULLUAR LIGJERISHT 30 QERSHORI, DUHET TE COHET PARA DREJTESISE PER PUC KUSHTETUES. ESHTE SHKELUR HIERARKIJA SHTETEROE DHE SHTETI KA KALUAR NE ANARSHI.
    O Bejtexhi: ne se dikush preket nga nje VKM te nxjere nga Rama,dhe e quan te gabuar kete VKM, mos valle i lind atij e drejta qe te mos e zbatoje ate VKM?

    Reply to this comment
  3. Anxhela September 12, 09:42

    Strofa e fundit brilante.Komisioni hetimor si mbledhjet e PS para viteve 90.Partia do ta denoje me stazh ne presidence.

    Reply to this comment
  4. kris 1 September 12, 13:21

    Po deshe gallate
    Ne atdheun tone
    Thuaj mister Rucit
    Ngre nje komision
    Te kendojne kopilat
    Oh me ze te dredhur
    Te qajne kanarinat
    Per meshkujt e tredhur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*