Rajoni i Puglias furnizim me ujë nga Shqipëria, Guvernatori zbulon planin

November 26, 2017 21:13

Rajoni i Puglias furnizim me ujë nga Shqipëria, Guvernatori zbulon planin

“Corriere Della Sera” shkruan se Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë. Gazeta ka zbardhur detaje nga vizita e guvernatorit të rajonit Michele Emiliano në Shqipëri ku ai u takua me kryeministrin Rama.

Sipas guvernatorit, ai i ka bërë një propozim kryeministrit shqiptar, që të ndërtohet një tub përkrah atij të gazsjellësit TAP për të sjellë ujin nga Shqipëria në Salento.

“Një tub që transporton ujë dhe që në krah kalon edhe një gazsjellës që do të përfundojë në Salento,  ku do të zgjidhë njëherë e mirë të gjitha mungesat e ujit si në Puglia ashtu edhe në Campania”, ka thënë guvernatori.

“Disa ditë më parë isha në Shqipëri ku takova kryeministrin Rama. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Toni Blair të cilin po kështu e takova. Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento kështu që unë i bëra një propozim në rakordim me kryeministin shqiptar: përse të mos ndërtojmë një tub që do të ecë përkrah atij të gazit që do të sjellë ujin e Shqipërisë, që ka aq shumë nevojë për ta shitur, në Salento, ku akoma marrin ujë nga pusi? A nuk është edhe ky një kompesim mjedisorë? Është e mundur”, ka thënë Emiliano”, shkruan Corriere.

Shkrimi origjinal: http://corrieredelmezzogiorno.corriere.it/bari/cronaca/17_novembre_25/emiliano-acqua-dall-albania-tubi-accanto-gasdotto-tap-501b9b78-d201-11e7-a2a9-2c18c4fdfd63.shtml

November 26, 2017 21:13
Komento

7 Komente

  1. NjeQytetarOptimist November 26, 21:49

    Pasuria e popullit shqiptar eshte marramandes.. I ka bere politikanet tane barkderra dhe grabiqare nga te katert anet.. Kemi pasuri natyrore sa shendetsia dhe arsimi duhet te ishin falas neqoftese do dinim si ta ndeshkonim politikanin.. Gjeni nje vend ne Europe me pus nafte ?!?!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 November 27, 08:09

    dhe këto gjëra ne i dëgjojmë vetëm nga të huajtë!
    pothuajse asnjëherë nga K/ministrat tanë!
    normalisht ulërijnë për politikën e tyre të sukseshme të tyre.
    ka ndonjë problem këtu??

    Reply to this comment
  3. info analitike November 27, 08:29

    E gezofshi shoke qeverine e qelbesirave qe po ju shesin qesim cdo pasuri kombetare nderkohe qe shqiptaret ende vuajne per ujin. Vazhdoni ankohuni se Saliu u shiti detin se kryepsikopati e ka shitur me kohe vendin duke e dhene copa copa me koncesion. Ja ku e keni dhe Toni Pleren, keshilltarin veresie qe perfiton si nga Alijevi ashtu dhe nga Rama&co

    Reply to this comment
  4. As November 27, 08:50

    shume mire

    Reply to this comment
  5. I.Troplini November 27, 10:30

    Çfarè ironie,

    çfarè tallje me shqiptarèt? Pèr cilin ujè flasin kèta derdimenè parazitè?
    Pèr atè, qè edhe nè qendèr tè Kryeqytetit, na vjen me orar?
    Apo pèr atè, qè nè komplekset turistike, e blejnè nga autobotet, sa frengu pulèn, vetem e vetèm pèr tè ofruar tè paktèn, minimumin e njè cilèsie shèrbimi bashkèkohor.
    Shteti i shqiptarève, nè listèn e prioriteteve pèr modernizim, nuk deklaron gjèndjen katastrofale tè rrjetit tè furnizimit me ujè tè popullatès, por na tregojnè pèrralla me tuba qè garantojnè ujin e pandèrprerè nè zonèn e Puglia..
    I dinè shqiptarèt pèr hunj gardhi, kèta bajraktarèt turkoshakè. Mbase kanè tè drejtè tè mendojnè nè kètè mènyrè, deri kur tu duhet tè pèrballen me protestèn e atij qè i marrin votèn pèr rilindje.
    Aty, “iu bie ndèrmend”, se nuk janè nè arat e babait por nè borderonè e atyre qè i quajnè kokèpalarè.
    Me kètè tubin e ri, duan ti lajnè nè Puglia.

    Reply to this comment
  6. Kuq e zi November 27, 17:30

    Ky guvernator ka problem me popullaten e puglias qe eshte kunder tap-it dhe si kompesim per tapin kerkon uje… ne rregull,
    Por kerkesen duhet tja beje azerbaixhanit jo shqiptareve sepse gazi nuk eshte i joni
    Pra tap e uji i pijshem nuk jane bashke
    Nqs flitet per uje lumi ku para se te derdhet ne det cohet me tub ne itali e atje pastrohet per uje te pijshem edhe behet pazar
    Po qe se flitet per shpime industriale ne asnje menyre sepse italia uje me shishe shet ne te gjithe boten dhe ska nevoje per ujin tone

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*