Rakacolli e shqetësuar për grumbullimet në fushatë: Disa subjekte politike të kenë kujdes, do shtojnë infektimet

April 7, 2021 17:21

Rakacolli e shqetësuar për grumbullimet në fushatë: Disa subjekte politike të kenë kujdes, do shtojnë infektimet

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli u shpreh mjaft e shqetësuar në mbledhjen e Komitetit mbi grumbullimet elektorale të disa subjekteve politike.

Rakacolli u bëri thirrje subjekteve politike të që të respektojnë masat anti-Covid, pasi vetëm kështu mund të mbajnë nën kontroll situatën.

“Këto vendime do rishihen pas dy javësh. Komiteti i Ekspertëve është shumë i shqetësuar për shkak të fushatës elektorale të disa partive politike. Po bëhen grumbullime të mëdha, pa respektuar rregullat.

Grumbullime nga këto subjekte politike do çojnë në rritjen e numrit të të infektuarve në të ardhmen. Ju bëj apel të gjithë subjekteve politike, që takimet e tyre elektorale t’i bëjnë në përputhje me rregullat e vendosura. Vetëm kështu do mundemi të vazhdojmë të kontrollojmë situatën”, tha ajo.

j.l./ dita

April 7, 2021 17:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim