Raketa “Satan 2”, Rusia teston armën e frikshme

March 30, 2018 18:40

Raketa “Satan 2”, Rusia teston armën e frikshme

 

Rusia testoi raketën e saj të re balistike ndërkontinentale të premten, ndërsa vazhdon të rritet tensioni mes Moskës dhe Perëndimit.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video që shfaq lëshimin e raketës RS-28 Sarmat, e cila nga NATO e të tjera ka marrë nofkën “Satan 2”.

Lëshimi i raketës u bë nga kozmodormi Plesetsk në Mirny.

Autoritetet ruse thanë se këtë herë u përdor teknika që njihet si lëshim i ftohtë, gaz i ngjeshur për të shtyrë raketën lart para se motorët e saj të hyjnë në aksion.

Duke e cilësuar lëshimin si një sukses, ushtria ruse përsëriti komentet e para disa javëve të presidentit Putin, i cili tha se kjo raketë e re nuk ka limit të rrezes së veprimit dhe asnjë sistem mbrojtje raketore nuk e ndal dot.

“Satan 2” mund të mbajë disa testata bërthamore që mund të godasin objektiva të ndryshëm dhe pretendohet se ka fuqi shpërthyese aq të madhe sa mund të shkatërrojë një sipërfaqe me përmasat e Teksasit.

a.s/dita

March 30, 2018 18:40
Komento

1 Koment

  1. fteri March 30, 19:31

    Prej kësaj arme ,Rusia ka prekatit fundin e saj !
    Kjo ngjan me thënjen lapidare : Kush ngre shpatën kundër tjetërit ,ai do vdesë prej shpatës tijë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*