Raketat godasin makinat në ecje në Mariupol të Ukrainës (VIDEO)
Një video që tregon bombardimet e pro -rusëve në qytetin ukrainas të Mariupolit është publikuar në Youtube. Të shtunën, separatistët e bombarduan këtë qytet, rëndë. Raketat e tyre goditën edhe zona të populluara e qytetarë që udhëtonin me makinat e tyre. Në video shihet qartë se si një prej tyre godet një automjet. Mariupoli është rreth 100 kilometra larg Donetskut, raporton Lapsi. Qeveria ukrainase thotë se bombardimet në këtë zonë po kryhen nga ushtria ruse, që ka hyrë brenda territorit të Ukrainës. Rusët i mohojnë këto akuza.
Komento
3 Komente
Shiko komentet
po kjo a nuk eshte nje form terrorizmi kundrejt popullit Ukrainas?
PUTINI E KA NDARE MENDJEN PER LUFTE, POR DO VEJE NE TE S’EMES
Putini nuke eshte Berisha?