Raketë kundër SHBA, Peniani: Jemi një shtet bërthamor

November 29, 2017 09:01

Raketë kundër SHBA, Peniani: Jemi një shtet bërthamor

Raketa ndërkontinentale e lëshuar gjatë natës, i tregoi botës se Koreja e Veriut ka tashmë kapacitetin teorik për të goditur shtetet amerikane, e madje edhe kryeqytetin Uashington.

Sipas të dhënave të para të publikuara nga Seuli e konfirmuara nga Pentagoni, raketa kishte një trajektore tepër të lartë, arriti shpejtësinë maksimale të 4 500 km dhe më pas fluturoi për 53 minuta duke përshkuar 960 km para se të binte në detin e Japonisë.

Por sipas llogarive, mund të kishte fluturuar për 13 mijë kilometra. Televizioni i Penianit njoftoi gjatë një transmetimi special se ishte lëshuar një raketë e re e llojit Hwasong 15 në praninë e udhëheqësit Kim Jon Un.

Prezantuesja e veshur me roze, tha me entuziazëm se Republika Popullore Demokratike e Koresë së Veriut ishte tashmë një shtet bërthamor.

Sipas deklaratës, raketa ishte një armë mbrojtëse kundër politikës imperialiste amerikane të shantazhit bërthamor, e nuk përbënte rrezik për vendet e tjera. E lëshuar në errësirë në orët e para të së mërkurës, pavarësisht se ra në ujërat e Japonisë, ajo fluturoi më lart se çdo raketë tjetër e testuar më parë.

Edhe në të kaluarën Peniani ka pretenduar se mund të godasë SHBA, por kjo është hera e parë që thotë se mund ta bëjë me këtë lloj të ri raketë që është një version i përmirësuar i të tjerave.

Sipas një analizë të unionit të shkencëtarëve me bazë në SHBA, raketa mund të kishte mbërritur me të vërtetë në SHBA, por ajo kishte një testate të lehtë, çka e bën të vështirë mbajtjen e një ngarkese bërthamore për një distancë të tillë.

 

November 29, 2017 09:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*