Rakip Suli shpall fitoren në Dibër

September 12, 2016 14:12

Rakip Suli shpall fitoren në Dibër

Deputeti biznesmen i PS-së në Dibër është i pari që ka artikuluar fitoren e Muharrem Ramës si kryetar Bashkie në Dibër. Kandidati i majtë është në avantazh ndaj Sherefedin Shehut.

Në lidhje të drejpërdrejtë për News 24, Rakip Suli tha se “dibranët me heshtjen e tyre surprizuan PS edhe PD. Sipas tij, askujt nuk ia merrte mendja, se PS do të fitonte edhe në bastionet e PD-së.

Më tej Suli e krahasoi kandidatin e djathtë, Sherefedin Shehu, me një limon të shtrydhur ose të “shtridhun” siç thotë ai.

Deputeti Rakip Suli i PS, duke folur nga Komisioni Zgjedhor Zonal i Dibrës

“Kanë fituar dibranët, as doktor Rremi, as PS-ja. Sepse përballë ishte një person si një limon i shtridhun (Sherefedin Shehu). Ka qenë 18 vite deputet dhe ska bërë asgjë për Dibrëën. Ai ka familjen në Amerikë dhe vetë jeton në Tiranë… Erdhën 40 deputetë të PD-së, këtu në Dibër, por ata ikin prapë nesër, ndaj dibranët nuk i besojnë. Ne patëm një kandidat “bio” origjinal si doktor Rremi.

12 vite e pati PD-ja drejtimin e Peshkopisë dhe s’bëri asgjë. Tani qeveria e majtë do të investojë në Dibër. Edhe unë si deputet do insistoj për fonde”.

September 12, 2016 14:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*