Rama: 113 HEC-e kanë marrë leje në zonat e mbrojtura

July 28, 2015 11:06

Rama: 113 HEC-e kanë marrë leje në zonat e mbrojtura

Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar se së shpejti qeveria do të dërgojë në parlament projektligjin për krimet mjedisore.

Gjatë një konference për zhvillimin e burimeve natyrore, Rama tha se qeveria nuk do të lejojë investime që dëmtojnë natyrën.

“Qeveria po punon për të vendosur rendin ligjor në këto terrene, në mënyrë që zhvillimi i HEC-eve dhe minierave të mos cenojë të ardhmen e vendit dhe të mos jetë në kurriz të gjeneratave të reja. Kemi si shembuj shumë kompani që i kanë shkaktuar dëme të rënda vendit. Janë 113 HEC-e që kanë marrë leje në zonat e mbrojtura dhe që nuk kanë respektuar kontratat. Gjithashtu, ne po përgatisim një seri aktesh nënligjore për të bërë rivlerësimet përkatëse”, tha Rama.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri ka bërë me dije se, është kryer monitorimi i të gjitha kontratave që u janë dhënë bizneseve në zonat e mbrojtura. Ndërsa, ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka vlerësuar se, kujdesi ndaj mjedisit është parë si një proces i izoluar ndër vite.

July 28, 2015 11:06
Komento

10 Komente

  1. Monika Kryezeza July 28, 11:40

    P!ER KE HEC-E FLET ATO QE NDERTOI UDHEHEQESI YT SHPIRTEROR SSali Berisha apo ato qe do ndertoje Xeni dhe Zahua!?Nderro urgjent keshilltaret dhe dergoi ne shtepi 100 perqind Blushat e karablushat qe te rrethojne e 25 vjet tallen me kete popull se si e ke zene jo vetem ligjeslaturen nuk e mbaron por do e mbyllesh me me turp se sa ‘babai’ yt i viteve ’90 Sali Neroni

    Reply to this comment
  2. Vullnet July 28, 11:51

    Po Lengaricen ? Do ta shpetoni kete mrekulli te natyres ?
    Po veten tuaj do ta shpetoni nga ky turp qe te pakten te mos ju peshtyne mbi varr brezat qe do vijne sic i bene shurren Enver Hoxhes mu ne koke te varrit ?

    Reply to this comment
  3. Lili July 28, 13:21

    Edhe sa i keni derguar ne prokurori per keto dème te shkatuar shqiptareve?asnje!pse?

    Reply to this comment
  4. Darius July 28, 13:57

    Po kujt po i plas trapi sa hece jane dhene e ku jane dhene!
    Jo 113 po 111111333333 nuk qenka dhene.
    Tani SHOKU RAMA ti je Coban i Kopese se Albanistanit apo Zedhenesi i Stanit???
    Ik futi ndonje vize te bardhe te vish ne vete bashke me Salen,se Likja ka fillu Nargjilene.

    Reply to this comment
  5. info-analitike July 28, 14:02

    Po edhe Rama vuri dore ne objektin e mbrojtur ashtu sic u shpall ne shtyp gara per projektin e ndertimit ne hyrje te Liqenit te Tiranes. Ky eshte shteti dhe rendi ligjor per te cilin brockollit gjatoshi???

    Reply to this comment
  6. Dita July 28, 14:09

    Asgjë s’kan bër pa gabime.

    Reply to this comment
  7. Arben July 28, 16:18

    ARBEN NDOKA, PS

    ESHTE I DENUAR PER TRAFIK QENIESH NJEREZORE DHE PROSTITUCION NGA GJYKATA E ROMES PER 7 VITE E GJYSEM BURG.

    AKTUALISHT DEPUTET NE PARLAMENTIN SHQIPETAR.

    Reply to this comment
  8. Albi July 28, 16:53

    Dhe pas kesaj deklarate, Damiani u nis per nje fundjave te zgjatur ne Paris nen shoqerine e Samir Manes, pronari i disa minierave ne Shqiperi. Urime, integrime!

    Reply to this comment
  9. korçari July 28, 19:34

    Dhe perfunndimi:nuk mund te anullohen kontratat se jane firmosur nga qeveria e meparshme,njelloj si me kontratat e tjera te Saliut.

    Reply to this comment
  10. denglat July 29, 07:15

    a quhet krim mjedisor
    shkaterimi i kurrores se gjelbert ne kodrat saukut
    shkaterrimi i zones se kopshtit zoo dhe botanik
    shkaterrimi i zones se malit te dajtit,kodrave te tufines qe ishin frymemarja e tiranes.
    kush e beri kete masaker dhe te tjera mjedisore.
    tirana eshte kthyer ne beton,e prishje lulishte e kulla pa lidhje urbanistike ,si nje shenje e keqe edhe per ndonje hallexhi i varferise qe ju sollet ne keto vite,ku ngjiten lart per ti dhene
    fund jetes mizerable,qe edhe kjo nuk eshte zgjidhje ose eshte e gabuar.
    bojaxhi deklaroji ju z.kryeminister dhe ish berisha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin