Rama: Nuk na takon të ndahemi nëpër festa, Basha humbi një dolli

June 12, 2014 19:54

Rama: Nuk na takon të ndahemi nëpër festa, Basha humbi një dolli

Partia Socialiste festoi dje 23-vitet e themelimit të saj. Në kuadër të kësaj date të rëndësishme për të gjithë socialistët, PS zhvilloi një pritje në mjediset e lulishtes së Muzeut Kombëtar, pjesë e së cilës ishin personalitete të larta të vendit. Kreu i kësaj partie dhe kryeministri Rama në fjalën e tij të rastit tha se në këtë përvjetor PS ka hapur një kapitull të ri bashkimi duke u dhënë fund dasive. Sipas tij ishte pikërisht bashkimi në një çati që solli të majtët në pushtet, e në këtë mënyrë i dha fund vjedhjes së votës dhe ktheu normalitetin në vend.

Dollia për Bashën

Që në nisje të fjalës së tij, Rama e cilësoi këtë përvjetor të rëndësishëm, pasi i gjen socialistët dhe progresistët e dalë nga e njëjta çati, të bashkuar, siç tha ai. “Sot nuk dua të flas për të shkuarën por s’mundem ta filloj fjalën veçse duke u nisur nga e shkuara. Kjo ditëlindje na gjen nën drejtimin e vendit falë mbylljes me sukses të ndasisë me të shkuarën. Mbyllëm kapitullin e ndarjes dhe hapëm kapitullin e bashkimit. Në këtë ditë të shënuar të vitit të 23-të, të gjithë ne si dhe progresistët fjalën ia kushtojmë bashkimi. Është ditë për të gjithë ne, nuk jemi në një parti, por themeluesit e LSI u lindën dhe rritën në këtë shtëpi të madhe të së majtës europiane. Askush ndër ne nuk mungon se është i ftuar, çdo i ftuar ndjehet në festën e vet. Pas pësimesh dhe mësimesh që na mësuan për të mësuar si të ndihmojmë Shqipërinë dhe shqiptarët më ndihmuan mua dhe Ilirin të gjejmë brenda vetes fuqinë për bashkim kundër rrënimit ku e rrokullisi vendin qeverisja e së djathtës. Falë këtij bashkimi që solli fitoren dhe i riktheu popullit të drejtën të qeveriset nga shumica e zgjedhur fitoi dëgjim zëri i qytetarëve”, tha Rama. Teksa komentoi mungesën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, Rama tha se po të ishte i pranishëm do ngrinte edhe një dolli për të, meqë sot ka 40-vjetorin e lindjes. Kreu i qeverisë dhe PS-së apeloi t’i jepet fund luftës së ftohtë në politikë, ndërsa u shpreh se ai vetë do të merrte pjesë në festën e PD-së, nëse do të ftohej. “Nëse do na kishin nderuar me pjesëmarrjen do ishim të gëzuar, do ngrinim një dolli edhe për Bashën, ka lindur në një datë të shënuar, por shpresojmë të jemi së bashku vitin tjetër. Ditëlindja ime nuk përkon me ditëlindjen e PD-së, por nëse më ftojnë do shkoj me kënaqësi në festën e tyre, edhe pse s’do kem fatin të ngrihet një dolli për ditëlindjen time. Nuk është shenjë për t’u bashkuar me PD por edhe të ndarë nëpër festa modeste nuk shkon më. Nuk shkon më asnjë ndarje demokratike, të jetohet mes nesh si një luftë e ftohtë vëllavrasëse në kohë që synojmë t’i bashkohemi BE”, u shpreh kryeministri. Pas festës demokratët thanë se nuk është e vërtetë që nuk kanë qenë të pranishëm. Sipas një reagimi të selisë blu u dha se në ceremoni ka qenë i pranishëm ish-kryetari i PD-së, Tritan Shehu.

June 12, 2014 19:54
Komento

4 Komente

  1. Aliu nga Selenic June 13, 00:13

    Eshte e vertet.Partia Socialiste e shqiperis eshte e vetmja forc me vitalitet te forte politik moral dhe kombetar.Ajo u transformua vullnetarishte ne partin socialiste duke pranuar ndryshimin si nje proces te pa diskutueshem dialektike.
    Kjo forc politike i ka futur krahet atdheut qe nga themelimi i saje e deri me sote.Kjo po i perballon vetem ndryshimeve demokratike. Eshte perpjekur dhe eshte munduar te frenoj rrenimin ekonomik pore nuk pati mundes ndersa ne lidhje me ceshtjen kombetar kjo force plotike qe 23 vjet po lufton me mish e me shpirte per te evituasr nje haskmsrrje te mdhe te pergatitur dhe te inskenyar ne kohe dhe hapesira te herepasehershme.
    Keshtu u evitua gjakderdhje qe u piketua nga qarqet antishqiptare dhe bashkpuntoret e tyre shqiptare ne Shokder me 2 Prille 1991.
    U evitua gjakderdhja ne vitin 1986 ku Berisha shpalli rezultatin e zgjedhjeve pe ha u mbyllur kutute evotimit madje qe ne eren 14,te
    U evitua gjakderdhje ne vitin 1997, 1998 dhe u evitua edhe me rastin e 11 Janarit do11.
    Per te gjith keto jemi krenar qe jemi socialiste.
    Gjate madatit te saj 1997-2005 partia socialiste e shqiperis perballoi edhe luften e Kosoves dhe krizen Kosovare. per te gjith keto deklaroi se Partia Socialiste eshte nje force e vetem ne realizimin e aspiratave te popullit shqiptare.!

    Reply to this comment
  2. Meteh June 13, 05:48

    Urime dhe fitore gjithnje PS.Z.Rama ja beri ftesen edhe PD-se,por si mund te vije Basha-Sali ne festen e PS-se kur per çdo dite kata mjeran shpifin per PS-ne se eshte PP me emer te ndryshuar,sikur PD nuk eshte e tille.Saliun e ka mbuluar turpi i vjedhjes dhe krimeve dhe nuk ka fytyre te dal para PS-se e Rames qe e ka shar me liber shtepie.

    Reply to this comment
  3. info analitike June 13, 07:16

    Jo mor Edi jo, se diletantizmi juaj dhe i qeverise tuaj po krijon krisje edhe brenda mazhorances.
    http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=213404&NomeCategoria=&Titolo=&IDCategoria=1&reply=376709
    http://mapo.al/2014/05/deputetet-e-ps-kunder-qeverise-jo-arnime-pronat-dhe-legalizimet/

    Cuditerisht nje qe jep leksione neper Europe po qeveris me nje grup kalamajsh te llastuar qe e vetmja gje qe bejne mire jane pozat e perdredhjet kur dalin ne TV.
    Keshtu nuk shkohet ne Europe por drejt falimentimit te shtetit.

    Reply to this comment
  4. tomsojeri June 13, 12:36

    ,Nuk po te kuptoj or Ed !Ku po flet e kur na pake mar “kryqin e Krishtit”ne dor e po kthen faqen tjeter, sic thot Ai, kur po ha shpulla perdit nga njera !!!!,,Ore Ed ,do pajtohesha me ty per kte “shpitmadhesi politike ” qe tregon nje prejardhje traditash mirkuptimi politik me kultur te lart shoqerore e kombtare !Zoti mos ktheft perseri ne fuqi ate qe hiku e do shofesh cfar “dollish” do derdhen ne tavolinat e “mirkuptimit “,do shofesh hakmarjen e terbuar pa hezitim qe mbreteroj gjat gjith qeverisjes se kaluar !Je shum paqsor e kjo tregon se nuk e ke ndjer dhimbjen popullore as fizikisht as moralisht e as ekonomikisht ! Po jeton delirin e kryeministrit shqiptar e ruga qe ke zgjedhur do vonoj shum te korigjoj katastrofen qe solli e kaluara ! Nuk kerkojm hakmarje ,kjo shemtir qe vjen e trasheguar ne ndergjegjet e shqiptarit nga thellesi shekujsh e fesh !Nuk kerkojm kanun por duhet te regullosh nje shtet te pakoruptuar,mashtrusish,hajdutesh e kriminelesh mafjoz !Te regullosh drejtesin qe ka nxjer jasht funksionimit shtetin dhe ajo te vendos me ligjet ne fuqi e te ndaj capin nga sheqeri ! Festa ka perpara shum Shqiperia por ato nuk mund te bashkojn ne festimet e tyre hajdut e te ndershem ,pasanik te varfer qe i kan pasuruar ,kriminel e viktima !Populli kerkon drejtesi e jo hakmarje ,ky zakon primitiv qe akoma nuk po e le te qet ! ……..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*