Rama: 25 milionë dollarë për pastrimin e kanaleve vaditëse e kulluese

March 4, 2016 14:17

Rama: 25 milionë dollarë për pastrimin e kanaleve vaditëse e kulluese

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti kanë qenë për të inspektuar punimet e rindërtimit të digës dhe rritjen e kapacitetit ujitës të rezervuarit të Thanës.

“Rindërtimi i digës dhe rritja e kapacitetit ujitës të rezervuarit të Thanës është pjesë e programit më të madh të ujitjes dhe kullimit në këta 25 vjet, që ka ndërmarrë qeveria shqiptare”, shkruan kryeministri në një postim në “Facebook”.

Sipas tij, 25 milionë USD janë vënë në dispozicion të bashkive këtë vit për pastrimin e kanaleve vaditëse e kulluese, që nuk janë prekur prej njëzet e kusur vitesh.

“Një flotë tërësisht e re mjetesh për këtë funksion, do t’u vihet së shpejti në dispozicion njësive të reja të qeverisjes vendore dhe përfitimi i kujtdo punon në fshat nga reforma administrative-territoriale do të jetë i jashtëzakonshëm”, thekson në postimin e tij, kryeministri Rama.

March 4, 2016 14:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*