Rama: 8 shkolla të reja të arsimit profesional janë në proces

March 28, 2018 13:26

Rama: 8 shkolla të reja të arsimit profesional janë në proces

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për arsimimin profesional dhe rëndësinë që ka ai për ndërmarrjet dhe zhvillimin e vendit.

Kreu i qeverisë tha se arsimimi profesional është garanci për zhvillimin ekonomik kombëtar e familjar, si dhe një motor punësimi. Rama tha se janë në proces 8 shkolla të arsimit profesional.

Kryeministri tha se të gjithë ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe duan të punësohen do të trajnohen për aq kohë sa të jetë e nevojshme do të paguhen.

“Ata që kanë dalë nga ndihma ekonomike nuk kanë arsimin e duhur. Ka shumë njerëz që nuk dinë të bëjnë asnjë gjë sepse askush nuk u tha mundësinë të mësojnë diçka. Ajo që ne kemi vendosur është t’ju japim 55 mijë lek në dorë, pra më shumë sesa shpeshherë ndihma ekonomike që do marrin për tu trajnuar 1 muaj dy muaj sa të jetë nevoja dhe për tu punësuar”.  

Kreu i qeverisë tha se vendi ynë është shumë larg shteteve të zhvilluara të Europës, por nëse ne i japim përparësi arsimit profesional është një mundësi shtysë për punësimin.

“Nëse vendet e zhvilluara të Europës e përballuan më lehet krizën kjo lidhe me sistemin solid të punësimit të bazuar tek arsimi profesionale. Ne jemi larg shumë, por nesh kthejmë kokën pas, nga 3 mijë nxënës ne sot kemi 25 300 studentë të regjistrua. Por janë ende pak në krahasim me sa duhet të jenë për tu përgjigjur tregut të punës. Në anketimin e bërë më sipërmarrjet dhe investitorët e duhur, pengesa e parë që ata identifikojnë nuk janë taksat, inflacioni, por është mungesa e krahut të kualifikuar të punës. Adresimi i kësaj mungese është një domosdoshmëri”, tha Rama.

l.h/ dita

March 28, 2018 13:26
Komento

1 Koment

  1. kampaçurreta March 28, 14:36

    PRRALLA ME NASTRADIN, DHE NASTRADINI ESHTE EDI RAMA,DJE ISHTE SALI BERISHA,NESER MUNDE TE JETE LULJA,OSE LIKJA. NDERSA TUFA E MADHE E BUDALLENJEVE BROHORASIN DHE DUARTROKASIN SA HERE KANE TAKIME NASTRADINET. DERI TANI TUFA ESHTE E SHPERNDARE NEPER XHEMBAT HELMUES TE POLITIKES HELMI I TE CILES I U KA HYRE DERI NE CELIZAT NERVORE. DHE TUFA E TE RRASKAPITUR VAZHDON AVAZIN E VJETER TE DUARTROKITJEVE. PAS CDO PREMTIMI ELEKTORAL. NASTRADINET E DINE SHUME MIRE QE TUFA ESHTE NE AGONI TE PLOTE, SHUME NGA TUFA JANE NE PRAG TE VDEKJES PER BUKEN E GOJES, PER NJE NDIME MJEKSORE, FEMIJET DRIDHEN NGA TE FTOFTIT NE BANGAT E SHKOLLAVE ME QERPIQ, PA XHAMA E NASTRADINET PREMTOJNE DHE TUFA NUK E DIN AKOMA SE CDO PREMTIM KA FATUREN E TAKSES SI AJO E RRUGES KU POPULLI PO PAGUAN PER TE TRETEN HERE e para po paguan per kredine miliardeshe te Saliut e Lulit, e dyta po paguan miliarda per karburantin e Edit permes cmimit te naftes(mbi cmimi) dhe e treta po paguan perseri rrugen qe mori me qafe tere kombin (Shqiperine dhe Kosoven) dhe perseri tufa duartroket. Genjeshtrat i han tufa me lehtesi sic hengri Cmimin e energjise kur nastradini thoshte 9,5 lek por tufa nuk din te lexoje shqip dhe nuk din te beje asnje llogari qe eshte rreth 14 lek kilovati ( vlera e energjise + humbjet ne rrjet+shpenzimet e transportit+shpenzimete e shperndarje+ shpenzimet e kontrollit te kontatoreve +++ tatimi mbi vleren e shtuar) po keshtu per ujin, taksa absurde e cila ne shumicen e vendeve europiane nuk ekziston per banesen e pare. Kur ne Europe nuk ka asnje banese e cila ka nje numur civik ne breg te detit apo maje te malit pa rrugen e asfaltuar,pa linjen e ujit dhe te gazit dhe linjen telefonike. Taksa natyrisht qe duhen paguar ne nje mase te pranueshme sipas kushteve te popullsise. por ku shkojne keto taksa???? ATA QE KANE JETUAR NE PERIUDHEN E DIKTATURES E DINE SHUME MIRE QE NE MUAJIN MARS TE CDO VITI NJOFTOHEJ I GJITHE POPULLI PERMES SHTYPIT DHE TELEVIZORIT PER BILANCIN EKONOMIK TE SHTETIT DERI NE QINDARKA TE ARDHURAT DHE SHPENZIMET. NDERSA SOTE NUMUROJNE VETEM APARTAMENTET,HOTELET,TROJET E GRABITURA,PARATE E FSHEHURA JASHTE SHTETIT PREJ HAJDUTEVE,KRIMINELEVE, GJAKPIRESVE TE POPULLIT TUUUUUUUF. DHE PRAP DUARTROKASIM NE NJE KOHE QE POPULLI DUHET TE JETE NE SHESH PER ARRESTIMIN E TE GJITHE NASTRADINEVE DHE LARGIMIN R TYRE NJEHER E MIRE E KOFISKIMIN URGJENT I GJITHE PRONAVE E PARAVE TE GRABITURA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*