Rama: Abuzuesit me pronat mund t’i shpëtojnë drejtësisë, por nuk mund të legalizojnë produktin

August 29, 2015 10:26

Rama: Abuzuesit me pronat mund t’i shpëtojnë drejtësisë, por nuk mund të legalizojnë produktin

Reforma rrënjësore me pronat është operacion për të goditur çdo akt të falsifikuar dhe për t’u dhënë fund abuzimeve. Kryeministri Edi Rama, i cili foli në konferencën me temë “Mbrojtja e Pronës”, zhvilluar në Vlorë, tha se autorët e grabitjes së pronës nuk do të mund të jetësojnë apo ta legalizojnë produktin e grabitjes.

Mund të shpëtojnë nga ndëshkimi penal autorët e grabitjes, po nuk mund ta jetësojë produktin dhe nuk mund të legalizojë produktin e grabitjes. Pra, hajduti ka vjedhur, vepra është parashkruar dhe ajo që ka vjedhur i njihet atij si pronë. Për këtë arsye, marrëveshja e nënshkruar sot ka një rëndësi themelore për të finalizuar një rrugë që do të jetë pa dyshim jo e lehtë, një proces të neutralizimit të produkteve të veprës penale të grabitjes së pronës. Dhe kthimin e pronës tek i zoti shtet, apo tek i zoti, qytetar…“, tha Rama.

Ndaj, sipas tij “ana tjetër e medaljes është çelja e kësaj faze të dytë përmes një operacioni shumë të thellë dhe të sukseshëm të goditjes të çdo akti të falsifikuar që ka prodhuar përmes veprës penale një interes të paligjshëm. Dhënia fund e gjithë kësaj historie skandaloze tejzgjatje dhe zvarritje përmes procedurave ligjore dhe transparente ka parasysh goditjen e produkteve të veprës kirminale të tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit”, theksoi shefi i qeverisë.

Shqipëria, vijoi Rama, nuk mund të jetë vendi ku grabitësit dhe falsifikatorët të gëzojnë një herë dhe përgjithmonë produktin e veprës së tyre penale. Për kryeministrin, më parë ka ekzistuar një sistem që ka siguruar një lidhje të shkurtër mes grabitësve, pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. “Procesi i tejzgjatur i kthimit dhe kompensimi të pronave nuk kanë bërë asgjë tjetër, përveçse ka krijuar kushte optimale për zgjerimin e këtij kanceri”, tha ai.

August 29, 2015 10:26
Komento

18 Komente

  1. TJ August 29, 10:40

    Duam te shohim produktin Z.Rama! Mjaft me fjale! Duam rezoltate konkrete! Ose e ben tani ose kjo nuk behet kurre me ne Shqiperi!

    Reply to this comment
  2. AA 748 KU eshte e vjedhur August 29, 10:42

    Kishte lezet dje ne Viene me direktiva per gjithe Europen se si duhet te shkoje perpara.

    Reply to this comment
  3. METEH August 29, 11:06

    Z.Rama,jepu fund katraurave 25 vjeçare te PD-se dhe gjykatave te korruptuara.

    Reply to this comment
  4. LOVE August 29, 12:23

    Po ato Lameizimet …ashtu legalizimet qe beren deri ne 20 qershor ky dhe rilindja
    ne cfare dosje abuzimesh do futen ?????
    per nder te partise qe asgje nuk po marr vesh 😛

    Reply to this comment
  5. perkthyesi August 29, 14:50

    Ceshtja e pronave, eshte me problematiku ne Shqiperi! E pabesueshme, por dhe pas 25 vjetesh, ende nuk eshte zgjidhur. Duket ashiqare se sa “mire” kane punuar keta palo pushtetare qe i kemi mbajtur me buke gjate gjithe kesaj kohe. Kerkohet nje zgjidhje e menjehershme, dhe abuzuesit, gjyqtaret apo kushdoqofshin, te perballen me drejtesine e reformuar, te futen ne biruce. Rruge tjeter nuk ka!

    Reply to this comment
  6. Arben August 29, 15:19

    TI JE I PARI MORE KRIMINEL.

    PLUMBI I ZGJIDH KETO PUNE.

    Reply to this comment
  7. lato August 29, 18:40

    Berisha ja fali katunareve pronat tona.Ai i nxiti ti zaptojne faktikisht,ti rrethojne,ti gardhojne,ti shesin e ti legalizojne.Na kane mbetur tapite e Zogut neper sirtare.Bej derman zoti Rama ketyre fakireve,;shpresa tek ti zoti qytetar! Berisha zbatoi teorine e Mao-tse dunit,fshati te rrethoje qytetin.I shkuli me fise nga shpellat dhe i nxiti te zaptojne tokat tona,me fise,te armatosur ..Komunat e tij te panumurta moren tagrin te shperndanin truall,te ligjeronin zaptimin.Te shpallen te shenjta tapite e vjetra dhe te mos njihen tokat e zaptuara me 7501 dhe me cdo leter komune!

    Reply to this comment
  8. Fillori August 29, 20:33

    Me ne fund po duket se prona do gjei te zotin. Kulmi eshte se Salushi me Lulushin dhe gjithe “STANI DEMOKRAT” u tallen pikerisht me parkatesine e prones ,duke e perdorur ate si burim korrupsioni per tu pasuruar vet dhe farefisin e tyre.

    Reply to this comment
  9. Arben August 29, 20:42

    .

    Reply to this comment
  10. korcari August 29, 21:10

    Shume zhurme por asgje. Te gjitha keto jane brockulla.Peshku qelbet nga koka dhe perderi sa nuk priten kokat e qebura as nga vete zoti Rama, nuk mund te kete zgjidhje.

    Reply to this comment
  11. ilirjan August 29, 22:13

    Deri tani ke dale fjasko ke derdellitur, ke ndeshkuar ca te vobekt si rasti i ndalimit te disa mjeraneve qe s’kane pasur mundesin e pageses se fatures se dritave, se ata qe kane pasur biznese dhe fatura milioneshe pa likujduar nuk po ndodh gje e aq me teper ata qe kane bastisur nga pushteti i radhes nuk po u hyn gjemb ne kembe. Me duiket se kesaj radhe do te kthehesh krejt ne dordolec se deri tani nofken donkishot e merituar. Do te shikojme betejen e radhes me ne krye kordhetarin koqo, me ata qe asnjeher nuk kane dashu cuarjen e prones tek pronari dhe drejtesise ne vend. Do te shikojme konkretisht zgjidhjen e pronave ne bregdet, konkretisht rastin kakomeja, skandalin e filluar nga nano, vijuar nga berisha ,ne perzgjedhjen e nje investitori rrufjan, qe e vulosi padrejtesin firmetari shaben memia me nje akt shitje nul, ku u dhunua e drejta e prones se pronareve, u shkaterrua prona prona private e shteterore dhe si per ironi edhe Posta e Policise Kufitare. Kjo beteje eshte e humbur per sa kohe ne krye te kesaj drejtesie do te jene njerez si rasti i prokurorit te rrethit Sarande, qe vecse pamjes si pinguin dhe cilimi, mbylli syte perballe nje rasti te tille ekstrem (eshte paaftesi,korrupsion, apo frike nga pushteti gjejeni vete), por qe ivestitori rrufjan filtron me pushtetin e radhes, sa e vertet eshte do ta shofim.

    Reply to this comment
  12. Blerta August 30, 00:35

    TOTALISHT FJASKO. VETEM FJALE. TE KISHE BYTHE TI, NUK DO LEGALIZOJE HAJDUTLLEKUN, AQ ME TEPER PA PARE. PO ASHTU, QE TE BESH ATE QE THUA DUHET TE FUSESH NE BURG METEN TE PARIN. KUR TA BESH ATE, ATEHERE DO TI DRIDHEN LEQET TE GJITHEVE DHE ATY DO TE KETE FILLUAR EDHE ZGJIDHJA E CESHTJES SE PRONES.

    Reply to this comment
  13. salah August 30, 05:29

    Orë teatër nga Edi Rama. Çdo gjë Zonat turistike, bregdeti, vendet e lashtësisë janë të vjedhura dhe Edi Rama ka 500.000 metra katror të vjedhur me kriminelët në Tiranë

    Reply to this comment
  14. Alphade August 30, 08:20

    Z. Rama , vertete do te shkoje prona te i zoti ose te shteti pas 25 vjetesh katraure qe ka
    bere binomi famekeq Berisha-Nano, me ligjin famekeq 7501 ??? Pa hedhur ne gjerizin e
    halese kete ligj Ju zoti K/minister nuk mund te beni asgje ! Sepse nuk do t’ju lejojne falan-

    Reply to this comment
  15. Alphade August 30, 08:24

    ngat berishiane me kallashnikov,kjo pa thonjeza , sepse berishizmi pikerisht per kete,per
    MBROJTJEN E PRONES SE GRABITUR KERKON DHUNE DHE GJAK ,ZOTI KRYE-
    MINISTER ?!

    Reply to this comment
  16. bregdetasi Himariot nga Kakomeja August 30, 08:29

    I nderuar Kryeminister,
    Ke dy raste domethenese fallsifikimesh pronash te cilat jane te kallzuara ne Prokurorine e Tiranes dhe te pushuara nga prokuroret *e paguar*,zgjidhja e tyre do tregoje sa vlejne deklarimet pompoze te ndeshkimit te tyre dhe sa serioz je ne deklarimet e tua mediatike per mbrojtjen e pronave te perbashketa publike dhe atyre private.
    1-Ceshtja e shitjes se 22 ha ne gjirin e Kakomese nga Aluizmi I Shaban Memise,shitje nul kunder ligjit te Legalizimit,Dosja ndodhet ne Gjykaten Penale Tirane,asnje avokat I shtetit nuk merr pjese ne mbrojtjen e saj?.
    2-Ceshtja e disa fallsifikatoreve te cilet pretendojne Aerodromin e Vrionit,80 ha kullota ne bregdetin e Konispolit deri ne kufi me Greqine, ceshtja e tyre ndodhet ne Gjykaten e Shkalles se pare Sarande dhe me sa duket Gjyqtaret e kasaj gjykate jane miqte e tyre.Avokati I shtetit ka qene inegzistent ne ndjekjen e ketij gjyqi.Rasti eshte kallzuar ne Prokurorine e Tiranes per perdorim dokumentacioni te fallsifikuar,por Prokuroria e pushuar ndjekjen penale me pretendimin se eshte parashkruar vepra penale fallsifikim dokumenti,megjithese me dokumentin e fallsifikuar pretendohet ne Gjykaten e Sarandes per kthimin e kesaj prone.(personi qe kerkon keto prona eshte juristi I Bashkise Himare V.Lapa,antar i fushates se kryetarit J.Goro.)
    Le te shohim konkretisht sa vlen fjala?.

    Reply to this comment
  17. Alphade August 30, 08:33

    Shenim :Z.Kryeminister une kerkoj pronen time, te trasheguar jo nga babai,por nga ster-
    gjysherit e mij ! Ju zoti K /minister qe te vendosni me te vertete rendin demokratik,per te
    ndertuar ndertuar kapitalizmin , me pare duhet te zgjidhni problemin e prones . Kete e ker-
    jne si SHBA ashtu edhe BE-ja . Ju zoti kryeminister nuk duhet te lejoni tash e tutje SOFiZ-
    MAT e lira “argumentuese” te Berishes lidhur me token ….

    Reply to this comment
  18. Alphade August 30, 08:44

    Banda mafioze berishiane qe i ka vene emrin PD, per te gjitha demet qe i ka sjelle Shqiperise
    dhe shqiptareve duhet nxjerre jasht ligjit dhe jo te kerkoje BE-ja bashkepunim e konsensur me
    kete bande ! Detyra e qeverise se Rames eshte qe te dergoje emeisare ne SHBA dhe BE per
    te sqaruar qendrimet e kesaj bande mafioze qe drejtohet e manipulon Europen se gjoja eshte
    nje PARTI,ku faktikisht nuk eshte e tille ……!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*