Rama: Afati final i vetëdeklarimeve shtyhet gjer në 31 janar 2015

December 29, 2014 17:51

Rama: Afati final i vetëdeklarimeve shtyhet gjer në 31 janar 2015

Afati për vetëdeklarimet në zyrat e ALUIZNI-t do të shtyhet deri më 31 janar 2015. “Për shkak të fluksit të madh të vetëdeklarimeve edhe si rrjedhojë e interesimit të shumë emigrantëve, afati final i vetëdeklarimeve u shty në 31 janar 2015”, lajmëron Rama në facebook.

Kryeministri deklaron se vetëm gjatë një viti , qeveria e majtë ka arritur që të legalizojë aq shtyp;i sa demokratët kanë legalizuar në tetë vitet e qeverisjes së tyre. Rama shkruan se ndryshe nga qeverisja në kohën e demokratëve që legalizimet u bënë me para nën dorë, tashmë legalizimet janë falas.

“Nga 2005 – 2013 u bënë 21.720 legalizime me para mbi e nën dorë. Vetëm në 2014-n u bënë 21.000 legalizime falas”, shprehet ai.

December 29, 2014 17:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*