Rama: AKU vatër gjobvëniesh, drejtorët e korruptuar të ikin vetë

October 9, 2017 12:21

Rama: AKU vatër gjobvëniesh, drejtorët e korruptuar të ikin vetë

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot drejtorin e ri të Autoritetit të Kombëtar të Ushqimit, një institucion deri dje ishte, siç tha Rama, një vatër korrupsioni dhe gjobvënieje

“AKU një problem kombëtar. Një institucion që vë gjoba, i nxin jetën sipërmarrjes, terrorizon dyqane e tregtarë të vegjël dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet. AKU nuk do të shkelë më nëpër doganat e Shqipërisë. Është tërësisht e panevojshme. Kjo histori do të marrë fund.”

‘Drejtorët e AKU që u emëruan politikisht të ikin vetë. AKU është një vatër e mbushur me korrupsion. Vatër ku gjobvënia për qëllime korruptive është standard. Ju e dini shumë mirë për çfarë po flas. Mes jush ka protagonistë të këtij korrupsioni.”

AKU do të drejtohet nga Agim Ismaili, i cili mori detyrën pak ditë më parë, duke zëvendësuar ish-drejtorin Dritan Sejko.

Edhe drejtuesi i AKU është “në provë në këto 100 ditë” tha Rama duke shtuar “kam besim se do të ndryshojë thellësisht drejtimin dhe sjelljen e këtij institucioni”.

October 9, 2017 12:21
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 October 9, 13:22

    “Drejtorët e AKU që u emëruan politikisht të ikin vetë. AKU është një vatër e mbushur me korrupsion. Vatër ku gjobvënia për qëllime korruptive është standard. Ju e dini shumë mirë për çfarë po flas. Mes jush ka protagonistë të këtij korrupsioni.”
    nëse kjo që thua është e vërtetë!?dhe nëse ti vepron me ndërgjegje për të pastruar me të vërtetë korrupsionin!?
    atëherë përse duhet të bësh një AMNISTI TË JASHTËLIGJËSHME”‘Drejtorët e AKU që u emëruan politikisht të ikin vetë.”????
    nëse këta persona,normalisht çdo person,që kanë kryer korrupsion?!
    duhet ti kalojnë drejtësisë dhe të marrin dënimin sipas ligjit!të dëmshpërblejnë shtetin dhe shoqëirnë,dhe jo të këthehen në të “pasurit” e rinj!!

    Reply to this comment
  2. Merqez Katunari October 9, 13:22

    Shtrengoja rripat ketyre pseudo – institucioneve qe jane inekzistente, partiake mbushur me njerez medioker qe edhe emrin e tyre mezi sa e shkruajne.
    Vetem ne shqiperi shikon thertore ne cdo cep si ne Afghanistan

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 9, 16:30

      ky është vetë korrupsioni i o merqez!!
      si mund ti thuash kriminelit,hik vetë se përndryshe të arrestova??
      krimineli=i korruptuari,nëse ke të dhëna që janë të tillë!?
      nuk lihen të largohen!!
      arrestohen!!
      ky do të largojë pushtat e LSIsë për ti zëvëndësuar me të tijët!!
      hapi sytë o M.katunari, e mos u bëj më slloganist se palloshi i tironës!!

      Reply to this comment
      • Merqez Katunari October 10, 01:38

        Po t’i hapim petet byrekut te historise shqiptare o miku im, kemi rreth 80 vite qe mbahemi me garjetin e demagogjise pushtetare, te pakten palloshi qe fitoi mazhorance si ne kohen e ppsh po e pranon qe kjo eshte vater e felliqur korrupsioni dhe ti dhe une na ka mbetur vetem te shpresojme tek ky pushtet i mire apo i keq i zgjedhur ne “demokraci”

        Reply to this comment
  3. Dhimbia e madhe Popull October 9, 15:03

    C’thua keshtu “o beu YNE”
    -drejtoret e korruptuar te ikin vete!
    A je ne vete !.Thuaj do i jepen drejtesise -hajdede…
    Dhimbia e madhe popull !

    Reply to this comment
  4. Arben October 9, 17:39

    DAKORT JEMI, PO DO TE TE LENE REHAT

    TY ATA, PA MARRE PARATE QE HODHEN

    NE FUSHATE PER TY

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*