Rama, akuza kryebashkiakëve: Të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve

September 7, 2018 12:35

Rama, akuza kryebashkiakëve: Të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve

 

Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër edhe ndaj kryetarëve të bashkive të Partisë Socialiste.

Ai tha se ata janë arsyeja se pse nuk funksionon në disa raste platforma për bashkëqeverisjen.

Rama u shpreh se qytetarët nuk kanë marrë zgjidhje pasi kryetarët e bashkive nuk përgjigjen ndaj ankesave të tyre.

Gjithashtu, Rama tha se fushata të nisë menjëherë duke kërkuar nga kryetarët e bashkive të fillojnë llogaridhënien, ashtu si bëri qeveria para pushimeve.

“Atë që qeveria bëri para pushimeve, llogaridhënien, duhet ta bëjnë edhe të gjithë kryetarët e bashkive.

Aty do të kuptohet nëse PS e ka më kryetarin e bashkisë për betejë apo të gjejë një tjetër.

Kjo jo për të humbur kohë, por për të qenë “A”-ja e detyrë sonë, për të qenë pjesë integrale e njerëzve. Kryetarët e bashkive të PS nuk përgjigjen në ankesat e platformës.

Të gjithë ata që shkruajnë në platformë marrin zgjidhje dhe nuk i pyet askush me kë janë. Ndërsa çdo ministër përgjigjet dhe zgjidh problemet”, tha kryeministri.

a.s/dita

September 7, 2018 12:35
Komento

8 Komente

  1. Vladimir Dushniku September 7, 13:46

    Kryebashkiaku Veliaj jo vetem nuk ben pritje populli,por as me ka dhene pergjigje per disa letra dhe email qe i kam derguar personalisht!
    Bashkia e Tiranes,nepermjet UKT vjedh qytetaret e Tiranes me taksat e paligjeshme dhe nuk do t’ia dije as per rekomandimet qe i ka derguar KLSH per problemin ne fjale!
    Ne bashkine e Tiranes nuk vepron ligji,por “maliqi”!

    Reply to this comment
  2. Arben September 7, 17:31

    Shoket e ty, I vure kur te sillnin para dhe femra, apo nuk po

    te sjellin me.

    Reply to this comment
  3. EMIGRANTI September 7, 17:46

    Vete 20 here per certifikata ta japin gabim dhe ske ku te drejtohesh sherbehet nga kangjellat si te jemi majmune flas per ne vlore po deshi ky miku kam nja 5 cope certifikata qe te te kujtojne letrat me vlere qe dha sala

    Reply to this comment
  4. perkthyesi September 7, 18:00

    Zoti kryeminister, e kam theksuar dhe here te tjera ne komentet e mia, qe tu vihet detyre kryeadminstratoreve, qe bashke me stafin e tyre, te bejne vete gjithe dokumentacionin e pronave per fermeret e tokave ne administrim te seciles ish komune, sepse fundja per kete paguhen, jo per te tundur zinxhirin! Caktojini afat, se perndryshe, ata vetem e zgjasin pambarimisht, duke nxitur korrupsion dhe padrejtesi! Habitem se pse nuk eshte vepruar keshtu deri me sot, kur mendoj se ishte zgjidhja me e drejte! Ne te kundert, ceshtja e paisjes se pronareve me dokumentet e pronesise, si deri me tani, do zgjatet per ne kalendat greke….

    Reply to this comment
  5. Qukapiku September 7, 20:17

    Kryetaria e bashkise Gjirokaster,e ka shkarkuar n/kryetarin per bujqesine.Vet ajo nuk di sa fshatra ka nen huqem. Administrator ka emeruar persona jo kopetent dhe te pa afte.Edhe sot priten pyjet me aprovimin e saj.Gabimin qe bere ne 2015 duke caktuar femijte e lsi-se ne bashki,mos e perserit perseri.

    Reply to this comment
  6. info analitike September 7, 20:54

    Po mire mo kriepsiko po aty kush i vuri askushi apo ti dora vete. Po ti ku duhesh degdisur qe jo vetem i vure ne ato kolltuqe por edhe i mbrojte sa here i dilnin te palarat me krimet, trafiqet, shkeljet ligjore. Kush i zgjodhi keta bandite a mban pergjegjesi o i cmendur? Ti je i pari qe duhej te ikje fishek sepse je pergjegjesi kryesor per keta mmaskarenj qe ke vene ne krye te bashkive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*