Rama akuza nga Kuvendi: Njerëz të paguar nga krimi po bëjnë avokatin në studio televizive

February 12, 2020 12:45

Rama akuza nga Kuvendi: Njerëz të paguar nga krimi po bëjnë avokatin në studio televizive

Akuza të rënda vijnë nga kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.

“Njerëz të paguar nga krimi i organizuar po bëjnë avokatin e krimit të organizuar në studiot televizive”, u shprej ai.

Kryeministri ka paralajmëruar një ofensivë që e ka quajtur shembullore dhe si asnjëherë tjetër më parë për organizatën kriminale pagëzuar prej tij si KÇK, brenda sistemit të drejtësisë.

“Është fakt se në këtë fazë kur reforma në drejtësi po zbatohet dhe vetingu pastron llumin një pjesë e llumit, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar kanë hyrë në fazën e fundit të karrierës së tyre të shkurtuar nga reforma, që po i vjen fundi me një përshpejtim marramendës të aktivitetit të tyre kriminal.

Këto ‘aksidente’ të përplasjes mes ligjit që thyhet përballë makinerisë së krimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë që nxjerr vendime që realisht dëshpërojnë edhe synojnë gjunjëzimin e opinionit publik, vendime të tmerrshme, që edhe nuk janë bërë publike që nga lirimi i të dënuarve me burg të përjetshëm për vrasje në mënyrë spektakolare të shkeljes së ligjit deri te tjetërsimet spektakolare të pronave me interes kombëtar në zonën e bregdetit”, tha Rama.

j.l./ dita

February 12, 2020 12:45
Komento

5 Komente

  1. mirel February 12, 14:02

    Ndersa ti njerez kriminele dora vete i bere deputete te PS dhe Kryetare Bashkie.
    Me i fundit eshte ai i Kamzes. Dhe sa te tjere do dalin?

    Reply to this comment
  2. Vasili February 12, 14:22

    Ngjarjet,ndjekin linjen e parashikuar:
    Mafia e kulles,qe vec sundimit politik,pajisi veten dhe njerzit e saj me nje super pushtet ekonomik(ata vazhdojne te posedojne dhe te drejtojne,aktivitete te medha nacionale.
    Dege tjeter e fuqishme e kesaj mafie,jane institucioni i ´´drejtesise´´,i cili tani qe mbas vetingut,duhet te ish tulatur,ne te kundert eshte bere shume agresiv ne drejtim te tolerimit te krimit,duke e inkurajuar me shume ate.
    Kjo gjendje anormale,qe dirigjohen,nga boset e kullave,tregon qe gjithe keta derivate te krimit,ndihen te sigurte dhe te pa trembur,nga institucionet e reja te drejtesise.
    Shteti mafioz i kullave te errta,vazhdon te ndihet,nga qytetari,shume me i forte,nga ai qe quhet shteti ligjor,qe vazhdon ta kete ndeshjen ne fushe kundershtare dhe ne fushe te minuar.

    Reply to this comment
  3. Konti Sbalta February 12, 18:51

    Fevziu ,Mecja , Zhei , Peka e ndonji tjeter grumbullojne,lloi lloj llumi neper kazanet e tyre mediati te paguar nga kushe di se nga kush “financus”te brendshem apo te jashtem per te thartu ar trute e atyre qei shohin dhe degjojne keto Tv

    Reply to this comment
  4. mirel February 12, 19:04

    Ramuti te merret i pandehur pse ka zbatuar TVSH ne fondet e Rindertimit te demeve te termetit.
    Viktimat jane jashte akoma sepse Ramuti kerkon te vjedhe fondet.
    Qeveria shpalli gjendje emergjente, dhe shpalli dhe ministrin e Rindertimit, (hajdutin Arben Hametaj), dhe ne kete situate emergjente “harroi” te ndermerte nje VKM per heqjen e TVSHse.
    Ky eshte krim i mirefillte i bere nga vete Kerministri dhe ministri pergjegjes hajduti i Rindertimit, Ahmetaj.
    Kriminelet qe vrasin jane ne shtet dhe jo ne TV

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta February 12, 19:17

    Fevziu ,Mecja , Zhei , Peka e ndonji tjeter grumbullojne,lloi lloj llumi neper kazanet e tyre mediatik te paguar nga kushe di se nga kush “financus”te brendshem apo te jashtem per te thartuar trute e atyre qei shohin dhe degjojne keto Tv.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim