Rama arrogant? Ja si përgjigjet ish-zv.ministrja e brendshme

August 3, 2017 09:14

Rama arrogant? Ja si përgjigjet ish-zv.ministrja e brendshme

Në një intervistë për DITA ish-zv.ministrja e brendshme Elona Gjebrea thotë se PS ka marrë votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme, por duhet të ketë bashkëpunim mes partive për reformat e rëndësishme në vend.

E pyetur nga gazetarja e DITA Entela Resuli nëse ka një marrëveshje Rama -Basha për të bashkëqeverisur, 49 vjecarja që kryesoi listën e deputetëve të Tiranës thotë:

“Duhen pyetur z. Rama dhe z. Basha, por unë mendoj që kemi marr votat e mjaftueshme për të qeverisur të vetëm. Gjithashtu kemi kaluar në një stad tjetër me një pjekuri politike që e tregoi edhe marrëveshja, e cila u përshëndet nga shumë persona dhe që krijoi një lloj ç’tensionim të situatës politike në vend. Kur partitë politike bashkohen së bashku për reformat politike mendoj se është një arritje”

Resuli e pyet Gjebrean edhe për zërat kritikë që e akuzojnë kreun e qeverisë si arrogant. Ja përgjigja e saj:

-Ka një “frikë” në terren që qeveria e ardhshme mund të jetë shumë arrogante…mund të ndodh kjo?

Nuk besoj, ne kemi një kryeministër që është…

-Shumë arrogant…?

Nuk është arrogant, është shumë komunikues dhe kërkues dhe nuk të lë të futesh në atë botën euforike të petkut të një ministri apo qeverie. Nuk besoj se kemi arsye të bëhemi arrogant, përkundrazi kemi shumë përgjegjësi dhe njerëzit presin shumë nga ne, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm për të përmbushur pritshmëritë e njerëzve.

 

****

Intervista e plotë botuar sot nga DITA mund të lexohet KETU

August 3, 2017 09:14
Komento

9 Komente

  1. Kris August 3, 12:32

    Zogu arrogant?Noli? Enveri,Mehmeti? Berisha apo Rama? Edhe mund te jete e vertete sepse rethohen nga servile dhe hajdute ne administraten e tyre dhe ju duket vetja me lart se cdokush tjeter. Mentalitet shqiptar! Berisha u “qiu nenen” te gjitheve dhe thritshin “baba”! Por mendoj qe Rama eshte i duhuri per te qene Kryeminister! Eshte lindur dhe rritur ne Tirane! C’mund mund te prisje nga Vicidolsi Sali?

    Reply to this comment
  2. MH August 3, 14:01

    Te gjithe ato qe nuk jane ne rregull me ligjet dhe normat e shoqerise e quajne Ramen Arrogant.Sepse asht njeshk me ligjin ne sherbim te popullit pa dallime politike partiake dhe krahinore.Atyre nuk ia mban te shprehen lirshem.Sepse edhe ligjet do ti quanin arrogante.Te cilet vete i kane miratuar dhe votuar.

    Reply to this comment
  3. Tom August 3, 15:53

    Nuk ka asgje per tu habitur me zonjen Elona Gjebrea, pasi eshte rasti tipik i marrjes se dikujt nga rruga dhe vendosjen e saj ne ekspoziten e pushtetit, por pa i dhene te drejten te flase per te kaluaren, te tashmen, dhe te ardhmen, sepse ata qe te katapultojne ne kete menyre e dine fare mire se sapo kjo zonja te hapi gojen do te kuptohet fare shkoqur se sa di e cfare perfaqeson. Pale nese do te pyetej se cfare lidhje ka kjo zonje me Partine Socialiste ajo me siguri do te konfuzohej dhe do te perpiqej te germonte ne kujtese per te gjetur ndonje lidhje a ndonje te afert ne rrethin e saj, por si me zorr dhe pa i lene asnje shans tjeter, kujtesa i ve ne goje emrin e Lindes, perendise se saj mbrojtese e mbeshtetese, gruas se Zeusit te veshur me strece ne teatrin e komedise shqipetare.
    Nese do te kembengulej dhe do te te pyetej per sikseset ne rend, ne sigurine per qytetaret, ne luften kunder krimit e korrupsionit, ketu zonjes nuk do ti mungonte pervoja, qofte ajo personale por edhe politike tashme. Personale, sepse i shoqi ka qene nje ish i denuar per vjedhjen e depozitave te qytetareve ne nje banke, para disa viteve, denim qe tashme mund te jete parashkruar dhe si i tille i lejon zonjes dhe mbeshtetesve te saj qe te mos permendet ne kerkesat per CV dhe sidomos tani ne rrugen e sukseshme politike, e cila ne fakt eshte edhe nga me te lehtat ne rastin kur Linda dhe Edi jane engjejt e tu mbrojtes.
    Ne pervojen politike, zonja si zevendesministre dhe ministri Saimir Tahiri e kane jo vetem tek shpallja e Shqiperise nga shtypi i huaj si Sera Europian e prodhimit te kanabisit, por edhe tek nje sere antireformash, si ajo qe rendi dhe siguria e qytetarit dhe karriera ne polici, dy gjera qe per keta dy tipat, nuk kane lidhje me njera tjeteren, i takojne Gjenerates se Re, packa se qytetaret jane te barabarte ndaj tre gjerave ne jete, lindjes, kerkeses per te siguruar jeten, dhe vdekjes.
    Se sa seriozisht e ka Edi Rama, luften kunder krimit dhe korrupsionit, duket qarte me emerimin e kesaj zonjes me te kaluar kriminale ne familje, ne detyren e zevendesministres se brendeshme dhe me pas, si personi numur nje ne listen per deputet te Partise Socialiste, pa patur asnje lidhje me PS.
    Serioziteti i Edit do te duket akoma me shume nese ne qeverine e re do te ricikloje si minister, ish ministrin e deshtuar te brendshem Saimir Tahirin, nje djale rrugac, qe ashtu si kjo zonja u katapultua ne krye te rendit..

    Reply to this comment
    • Kunder Tomit August 4, 00:31

      Te kesh turp ti mor zoteri Tom, qe flet keshtu veresije per nje zonje si Elona, qe me perkushtimin, zgjuarsine dhe qytetarine e saj ka lene pas shume burra te regjur me politiken e ketij cerek shekulli, madje ka rene ne sy edhe te nderkombetareve per korrektesine dhe punen e saj te palodhur… Mund te derdhesh helm per kedo, po jo per Elonen! Ajo cdo gje e ka fituar me pune e jo me brryla, madje ajo i perket botes akademike qe shume pak e dine se nga vjen ajo… Bota e akademise dhe shkences kerkon shume shume pune, per shume pak shperblim apo buje…Ajo i hyri i nje dite kesaj bote te politikes pse ju kerkua, mund t’i thoshte edhe jo. Por shyqyr Zotit i tha Po. Dhe i lumte Edi Rames qe e perzgjodhi dhe i kerkoi te jepte kontributin e saj….. Dhe Shqiperia me ne fund ka disa njerez te tille plot me vlera ne politike, te thjeshte, modeste, te palodhur dhe te ndershem… Lum si elektorati qe e ka votuar Elonen!

      Reply to this comment
      • Enerieta September 11, 05:11

        Zoti Tom te falenderoj qe na sqarove ‘fijet’ se si kjo idiotja perfundoi ne Parlamentin Shqiptar! Njihet mire nga rrethi ku ka punuar kjo tipja se sa debile dhe e paafte eshte! Mendonim se servilizmi qe e karakterizon I shtroi rrugen e politikes, e justifikonim me ‘fatin’ e budallait! Po sa te thella qenkan punet! Burrin e paska pasur te denuar, kjo vete ka fisomsur pa fund per perdorimin e fondeve te OJFve per fushata te deputeteve te eleminuar tashme per gjithmone nga politika..me pak fjale eshte nje gjarper!! Edi eshte kopuk I madh qe e ka mbushur parlamentin me torrollake si puna e kesaj qe ti komandoje me nje te levizur te qepallave. Ku u katandisem!! Zoti marrte hak!

        Reply to this comment
      • Ariani September 12, 00:07

        Vertete, vetem elona mund ti dilte ne mbrojtje elones. Gjithe komplekse inferioriteti, prapaskena, palacolleqe eshte! Edi e shikon si zvarranike vertete dhe ja ka koken nen kepuce, po tipa si kjo edhe planetin ndotin me shpirtin katran qe kane! Eshte koha e saj ti tregoje te tjereve se sa ‘e zonja’ eshte dhe do ta vertetoje shume shpejt hahahaha. Po mendoja, ate ‘akademine’ qe na tregon mos valle ja ka kopjuar ndonje tjetri se mendja e kesaj se ka ate kapacitet. Eh, moj elone moj elone…

        Reply to this comment
  4. monika August 3, 16:08

    ..po pra, Ramen e quan arrogant Like floriri ! hajde besoje po deshe…

    Reply to this comment
  5. Emigranti August 3, 17:23

    Edhe diell te behesh nuk i ngron te gjithe .Keto vite te demokracise Ke mi pare shume kryeministra ka pasur nga ata qe Kane vrare qytetare , protestues , Kane vjedhur, Kane shkateruar gjithecka e te barazosh me Edin do te thote o s’je shqipetar e nuk e do kete vend osè nuk te funksionon truri.Ku ta gjesh nje KM si Ai qe po ja ndryshon pamjen atdheut.Te besh aleance me popullin do te thote te vesh me shpatulla pas muri burokracine e cila te lidh duart e kembet te ze frymen, te vdes.Godet te koruptuarit , matrapaze e xhambaze, cdo njeri qe i sherben me hile popullit.Ne kete aleance me qeverine mund te angazhohet cdo qytetar pa dallim partiak, sepse nga bashkimi i flamurit Kuq e blu eshte formuar flamuri i PS.Pra bashkimi socialisteve me demokratet.Prandaj duhet qe Edin duhet ta mbeshtetim te gjithe.

    Reply to this comment
  6. Krist August 4, 00:41

    Zonja Gjebrea,nuk ju pyeti njeri,se si duhet te jeni,por si jeni realisht,me ne krye zotin Rama.Pyetja kerkon pergjigjen e vet dhe te lihet pa pergjigje,duke bere lojra fjalesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*